Shkup, sulmohet njësiti policor Alfa
26/11/2008
15:00:13
Në afërsi të Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup, përsona të panjohur rreth orës 12:30 kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj patrullës policore të njësiteve “Alfa”.
Sipas informacioneve të para jozyrtare mësohet se tre policë janë të lënduar, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike.
Deri më tani, policia akoma nuk ka dhënë informacione të detajuara lidhur më këtë ngjarje. MPB është duke hetuar rastin. (INA)
************************************************** **************
Sulmohet patrulla e Alfave afër FMN-së në Shkup
11 26, 2008
02:44:00
Persona të panjohur pasdite rreth orës 12:30 kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj partullës së njësitit policor Alfa në afërsi të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
Në sulmin, sipas njohurive të para, ka policë të plagosur. Drejtori i Spitalit ushtarak Viktor Kamilovski pohoi se një pjesëtar i plagosur i Alfave është hospitalizuar, por nuk saktësoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë.
MPB-ja tani për tani zyrtarisht nuk kumton informacione për incidentin. (mia)
Krijoni Kontakt