Në makinën e F.A. nga Kondova policia e Ohrit ka gjetur marihuanë të pastër, çmimi I të cilës në tregun e zi arrinë në 2500 euro.
Vozitësi I kreut të BFI-së me inicialet F.A I lindur më vitin 1979 është pjesë e rrjetit ndërkombëtar për kontrabandë me drogë ku në një aksion të koordinuar para dy ditësh në afërsi të Strugës u zbulua nga policia e Strugës dhe e Ohrit tregojnë burimet policore për televizionin Alsat-M. Kundër vozitësit të kreut të BFI, një banorit nga Kondova njërit nga Ohri dhe një shtetas tjetër shqiptar SHPB Ohrid ka ngritur kallëzim penal nën dyshimin për kryerje të veprës penale, prodhim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike pa autorizim. Njëri prej tyre gjendet në arrati ndërsa të arrestuarit janë dorëzuar zyrës për krim të organizuar pranë prokurorisë publikë në Shkup.
“Në afërsi të fshatit Misleshevë në magjistralen Ohër - Qaf Thanë është ndaluar makinë ku në ulësen e prapme është gjetur sasia e drogës. Droga është marrë nga ana e inspektorëve dhe iu është inspektoratit për ekspertizë në MPB. Bëhet fjalë për drogë e pastër marihuanë çmimi I të cilit arrin 2500 euro në tregun e zi", njoftoi zëdhënës i SHPB Ohër, Stefan Dimovski.
Marihuana e gjetur në makinën e tipit Opel Astra me targa të Shkupit. Sipas burimeve të Alsatit personi i cili është në arrati ka qenë në makinë tjetër 1 kilometër para makinës ku u konfiskua droga me qëllim që ti informon të tjerët për kontrollin e mundshëm policor. Policia din identitetin edhe të këtij personi dhe në këtë moment punon në drejtim të arrestimit të tij. Nuk bëhet fjalë për kontroll të rregullt por për aksion të organizuar sepse personat gjatë kohë kanë qenë nën hetim, theksojnë burimet policore të cilët shtojnë se ka pasur dyshim për gjetje dhe konfiskim të sasisë më të madhe të drogës.
BurimiV ALSAT
Krijoni Kontakt