Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2008
    Postime
    34

    Çfarë mendoni për kapacitetet ushtarake të dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë?

    Në kohën kur duket se ndikimi global i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të bie, kombi shqiptar mund të kenë arsye të ndjehet i rrezikuar meqenëse gjthmonë iu është nënshtruar rrezikut permanent nga fqinjët e tij sa herë që është lënë në "mëshirën e fatit". Kërkoj mendimin e forumistëve mbi atë se: a duhet që Shqipëria dhe Kosova të ngrisin kapacitetet e tyre ushtarake, nëse po në çfarë afati (dmth të llogarisni me vite të sakta apo përafërsisht), cilat konflikte mendoni se kanë gjasa më të mëdha të ndodhin etj.
    Ju lus që të jepni mendime të argumentuara, të bazuara në realitetin gjeopolitik qoftë ai ndërkombëtar apo regjional (në Gadishullin Ilirik).
    Diskutim të mbarë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Sipas raportit me te fundit te CIA-s ne vitin 2025 amerika do te duhet ta ndaj pushtetin suprem me vende si Rusia , Kina , India , Brazili. pra do kemi nje bote shume polare . Pra per 17 vjet shqiperia dhe kosova para se te kene nje ushtri duhet te kene nje Ekonomi te forte qe te mbeshtesi dhe industrine e armatimeve . Un mendoj se mbas 5-10 vjetesh qenia jone ne NATO nuk do na sherbej shume sepse NATO sdo mund te na mbroj nga sulmet e mundshme qe mund te na vijne nga shtete te tjera brenda NATOS si psh. Serbia ose Greqia , qe un i vleresoj si kundershtaret kryesor dhe me te rrezikshem . Vendet e tjera Kufitare me Shqiprine dhe Kosoven jane : Mali i Zi dhe Maqedonia .

    Te dhenat sipas CIA The World Factbook :

    SHTETI Pop. Sip(km2) (*) Forcat Forcat Paramilit
    aktive rezerv.

    Shqipri&Kos. 5.746.486 39.635 22.500- 800- 5.000
    Mali i Zi 678.177 14.026 6.500- 0- 0
    Maqedonia 2.061.315 25.333 12.850- 60.000- 7.600
    Serbia 8.032.338 77.474 38.000-207.500-110.000
    Greqia 10.722.816 131.940 177.600-291.000- 4.000

    (*) = kto te dhena jan marre nga wikipedia

    Mendoj se eshte me mir ta nisim nga fundi nese do te kishim nje sulm cili nga fqinjet do na rrezikonte me shum . Ne nje konflikt te armatosur ka disa faktor vendimtar qe vendosin fatin e luftes :

    1. Numri i Ushtrise
    2. Strategjia qe ndjek Ushtria
    3. Armatimi i Ushtrise
    4. Morali i Ushtrise
    5. Terreni ku do te zhvillon luftimet
    6. Mbeshtetja Popullore per Luften
    7. Aftesia ekonomike per te mbeshtetur Luften
    8. Vjelja e informatave sekrete per levizjen dhe aktivitetin e Ushtrise kundershtare si dhe mbrojta nga rrjedhja e informacioneve .

    Skenari I - Sulm nga Mali i Zi

    Sic shifet nga shifrat lart nje sulm malazez eshte me i lehti per tu perballuar per arsye se kemi nje popullsi 9 here me te madhe forcat aktive ushtarake 3.5 here . Malit te zi mund ti hapet nje lufte tre fronteshe nga deti ne perendim nga jugu(nga shqipria) dhe nga lindja(nga kosova) . Mali i zi ka dhe nje dobesi tjeter pasja e kryeqyteti shume afer me kufirin . Eshte e veshtir te hapesh frontin lindor per arsye se eshte e mbrojtur nga malesite qe ndajne malin e zi me kosoven po per te njejten arsye qendron veshtiresia per te na sulmuar ne . Nderkohe qe ne rast se sulmi do kaloj nga malesia e madhe . Ushtrit malazeze do te kalojne nga Tuzi dhe vendbanime te tjera shqiptare dhe qe aty mund te filloj pengesa shqiptare . Per mos te folur qe edhe sikur vetem nje lufte ne dy fronte do ta gjunjezonte menjeher malin e zi mqs edhe nje nga arsyet e zhvillimit ekonomik eshte turizmi qe do te pesonte ulje drastike sepse asnje vend nuk shkon ne nje vend ku ka konflikt . ( un per vete jo :P). Pra Mali i zi me kapacitet aktuale eshte nje rrezik i vogel por qe mund te behet me i madh ne rast se eshte i kombinuar me ndonje shtet tjeter .

    Skenari II - Sulm nga Maqedonia

    Ne rastin e sulmit nga maqedonia gjendja behet pak me e komplikuar . Po te vendosi te sulmoje kosoven shum lehte ushtrit e republikes shqiptare brenda max 36 oresh te ndihmuar dhe nga popullsia vendase dalin nga dibra e vogel - diber e madhe - gostivar - tetove dhe gjenden prane shkupit dhe kercenojne kryeqytetin maqedons . ne rast se sulmohet shqipria shum lehte ushtrit shqiptare brenda jo me shum se 12 oresh dalin perseri ne tetov duke shfrytezuar itinerarin kukes - kosove - malesi e sharrit - tetove. dhe kemi te njejten situate.
    gjithashtu nje avantazh i joni eshte mqs supozojm se do jet maqedonia qe do sulmoj e para do i duhet te kaloj ne zona me popullsi shqiptare ne maqedoni dhe ne zona malore . shum mir mund te lejohet nje avancim dhe pastaj ne zonat shqiptare ne maqedoni ti prihet komunikacioni ushtrise me qendren . kshuqe e rrethon shum kollaj . por duhet patur parasysh se maqedonia me nje total prej 80.000 ushtaresh dhe ushtrit shqiptare me nje total 28.000 ushtaresh . perparsia e shqiptareve eshte se ne total jan rreth 4 her me shum duke perfshir dhe popullsin shqiptare ne maqedoni. ne nje mobilizim te pjesshem qe shkon zakonisht 7-10% te popullsis maqedonsit sdo mund te mobilizojne me shum se 150.000 ushtar ( nga 2 milion te pakten 500.000 jan shqiptar) nderkohe qe ushtrit shqiptare te shqipris dhe kosoves duke i llogaritur me nje 7% behen rreth 400.000 ushtar dhe te llogarisim qe te pakten 1 ne 100 veta shqiptar te maqedonis do te aktivizohet ne njesi guerrilase . kshuqe maqedonia ska shanse te fitoj nje lufte te gjate per me teper veshtiresine nga terreni , guerrilasit dhe inferioriteti numerik. kuptohet ka te bej ne kte rast shum edhe aftesia e ushtrise sone dhe cilesia e armatimeve . Pra e rendesishme eshte qe ne aspektin kohor deri ne nje muaj ushtrit shqiptare mos te pesojne humbje te medha .

    Skenari III- Mali i zi dhe Maqedonia

    Eshte i njejti skenar si me lart thjesht tashti duhet te luftohet ne disa fronte . Po perseri e njejta strategji e luftes . e rendesishme mos te pesojm humbje te thella . ne kete rast do jet pak me e veshtir por une besoj se ne rast se ushtrit shqiptare nuk zmbrapsen shum brenda 3-4 javeve te para atehere lufta eshte e fituar .


    Skenari IV - Serbia/ Greqia ; Skenari V - serbia dhe/ose greqia + maqedoni dhe/ose mal te zi

    Me kapacitet aktuale i vetmi shans eshte shperndarja e ushtrise dhe aplikimi i nje lufte guerrilase se serbia zoteron forca te gatshme 12.5 here me te mbedhaja se ne ne aspektin afatshkurter ndersa ne nje mobilizim total pra afat gjate 1.6 here. eshte shum e veshtir per ushtrit shqiptare te ndalojne sulmet serbe ne fillim se ka nje disproporcion shum te madh . e vetmja menyre eshte te kesh armatime dhe ushtar me te mir dhe te dish 90% te levizjeve te saj pra sherbimet sekrete te jen shum te efektshme .

    Me greqin ne terma afatshkurtra zoterojne nje ushtri rreth 17 here me te madhe dhe ne afat gjate 2 here me te madhe . Greqia le te themi eshte armiku yn me i rrezikshem se ka ekonomi me te forte , ka mbeshtetje dipllomatike me te forte .
    Ndersa nje sulm 4-sh kemi kte inferioritet numerik 33 here afat shkurter dhe 3.7 here afat gjat por problemi eshte se deri ne termin afat gjate eshte nje lufte ne ne shume fronte vet ekonomia se perballon dot dhe ushtria sulmet armike .

    Tre skenaret e para jan momentalisht te perballueshme . per skenaret e tjera dalin disa rruge zgjidhje . ose duhet te rrisim kapacitet tona ushtareke deri ne ate pike sa te mund ti perballojm vet edhe nje sulm 4-sh , ose deri ne ate pike sa te perballojm nje sulm vetem nga greqia ose vetem nga serbia dhe ne rast te nje sulmi greko - serb te krijohen aleanca te tjera per ti hapur greqis ose serbis nje fron te dyt . psh greqis nga nje sulm turk ose serbis nga nje sulm kroat ose bullgar ose hungarez etj .

    Per te rritur kapacitet ushtareke si tokesore ashtu dhe ajrore e detare duhet ne radhe te pare nje ekonomi e forte . nje buxhet i madh . Duhet qe shqipria mqs kosoves bashkesia nderkombetare sdo te lejoj te ket ushtri te madhe dhe duket se forcat e nato-s do te jen edhe per ca kohe . un mendoj se deri ne vitin 2015 duhet perqendruar te ekonomia per ta forcuar. duke marr nje rritje mesatare te popullsis prej 0.9 % ne vit do te kemi arrit 6.1 milion. brenda vitit 2018 duhet arritur nje ushtri : tokesore-70.000 , detare -15.000 , ajrore-6.500 . ndersa ne 2025 : tokesore-110.000 , detare -20.000 , ajrore-12.500. gjithashtu i duhet vene theks cilesise se armatimeve , flotes detare , flotes ajrore . se ne fund cilesia(e ushtarakeve dhe e mjeteve luftarake e armeve) do te bej dallimin.

    Nje sulm grek ose serb ka nje probabilitet shum me te madh per te ndodh se nje sulm malazez ose maqedons.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Per maqedoni e mal te zi , ska nevoj me u merzit , Maqedonis shum fort ju kundershtua Ushtria Clirimtare Kombetare , me djem te ri , qe skishin kurfar pervoje ushtarake dhe vetem me kallashnikov ne duar.

    Problemi qendron nese dot implikoheshin shtete tjera : Serbia per te ndihmuar ndonjerin nga kto shtetet ose eventualisht Bullgaria.

    Per momentin , mendimi im , shqiptaret skan fuqi ushtarake me luftu me Serbin e as me Greqin.
    Vetem nese krijohen pakte : Kroaci-Shqiperi vs Serbi-Mal te Zi .
    Ose Shqiperi-Truqi vs Greqi-Serbi ( kjo pak asht qesharake , sepse Turqia vet do ta krynte me shtete si Greqia e Serbia , por mjafton me marr ndonje ndihm ushtarake nga Turqia).

    Shqiperia me duket ska asnje aeroplan ushtarak ? Dhe me siguri shum pak pilota ushtarak , te kohes se Enverit.

    Serbia ka 29 aeroplana te tipi MIG 21 dhe 5 aeroplana MIG 29 dhe dhjetra aeroplana te llojeve tjera. Fat i joni qe aeroplanat me te mire serbet humben gjat bombardimeve te Nato-s .

    Poor

    Qeveria e Serbis ne vitin 2006 ndau 30 milion euro per modernizim te 6 aeroplanave dhe 7 helikoptereve. Do te modernizoheshin 5 aeroplanat MIG 29 dhe nje aeroplan transportues Antonov AN-26.
    Ministri atekoh thot : Dua qe te kthej emrin e aviacionit serb dhe te bejm profesionalizimin e ushtris serbe deri ne vitin 2010 . Dmth. ATA DO TE JEN GATI.

    E mos te krahasohemi me Greqine ( F-16 , Mirage ... huh , zor )

    Po nashta na dalin ne ndihm kto ....
    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...egy_F16tr4.jpg
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    mos lini nam me keto gjera se nuk kan lezet. shqiperia ne NATO me greqin do jet aleate. nuk ka me lufte me fqinjet se lat nam. fqinjesia e mire dhe asgje tjeter. me ushtri si shqiperia dhe kosova luftojn akoma me belcik te bajram currit.
    vari leshte

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Buxheti i Greqis : 115 miliard $
    Buxheti i Serbis : 9.8 miliard $
    Buxheti i Shqipris&kosoves : 5 miliard $

    tani pa pas buxhet te pakten sa serbia aha skena gjo ne vije . Pastaj vertet greqia mund te doje fqinjesine e mire po shqipria&kosova duhet te pergatiten per me te keqen dhe te ken nje plan alternativ . se sduhet me e prit me ardh e keqja pastaj me me mendu ca me bo , po me kto qe po na drejtojn aha...............

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2008
    Postime
    34
    Falemnderit Kobra7417 për informatat interesante dhe për shtjellimin e tyre. Dua të i përkujtoj diskutantët se nuk është qëllimi këtu që të "ndjellim" konflikte të reja, mirëpo asessi të mos kemi iluzione se "ujqit" e moçëm do të "zbuten". Nuk kemi pretendime për të sulmuar të tjerët, po që të mbrohemi. Prandaj ju lus që të diskutoni pikërisht në këtë frymë.
    Ju falemnderit.

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    them se Shqiperia dhe Kosova shum pak po mendojn per konflikte , kan menduar greket , turqit , serbet , qe kan bler me qindra aeroplane e helikoptere. Normal qe duhet te jemi te pregaditur per cdo mundesi , sepse pretendimet serbo-greko-sllave jan te qarta , e si mund te rrish duarkryq .
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  8. #8
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    a duhet që Shqipëria dhe Kosova të ngrisin kapacitetet e tyre ushtarake, nëse po në çfarë afati (dmth të llogarisni me vite të sakta apo përafërsisht), cilat konflikte mendoni se kanë gjasa më të mëdha të ndodhin etj.
    Suksesi i lulezimit te Gjermanise ishte mungesa e buzhetit ushtarak.E Japonise gjithashtu, sepse u morr ne kautele ose protektorat nga SHBA.
    Neve nuk na duhet buxheti ushtarak sepse shume mire kete buxhet mund ta investojne te fusha te tjera ekonomike.Firmosja per NATO i ve kapakun gjithe kercenimeve ne Ballkan.
    Megjithse disave i pelqen te luajne lojen Empire Earth dhe harrojne qe jane ne realitet e jo ne pc pasi nuk ia kane fare idene e nje lufte te re ne Ballkan dhe pasojat shkaterrimtare te saj.

  9. #9
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Kobra7417 Lexo Postimin
    Buxheti i Greqis : 115 miliard $
    Buxheti i Serbis : 9.8 miliard $
    Buxheti i Shqipris&kosoves : 5 miliard $
    I lexon këto që ke shkruajtur këtu ti apo jo?
    Mos u merr me hamëndësi, sepse një konflikt i armatosur me ndonjë nga këto shtete Ballkanike, automatikisht do të thotë një konflikt shumë i gjerë
    Sepse do të implikonte shtete si Turqia, Rusia, Amerika, dhe shtete të tjera që kanë interesa në Gadishullin Ballkanik
    Lufta jonë është ti qëndrojnë larg luftës, ne duhet të rritim kapacitetin kulturor dhe intelektual dhe jo kapacitetet ushtarake.
    Për të gjithë ju që komentoni këtu, a e dini ju se një nga kushtet e antarësimit në Nato është limiti 16 000 trupa aktive. Mos shikoni ëndrra me sy hapur
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Paulus Lexo Postimin
    Në kohën kur duket se ndikimi global i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të bie, kombi shqiptar mund të kenë arsye të ndjehet i rrezikuar meqenëse gjthmonë iu është nënshtruar rrezikut permanent nga fqinjët e tij sa herë që është lënë në "mëshirën e fatit". Kërkoj mendimin e forumistëve mbi atë se: a duhet që Shqipëria dhe Kosova të ngrisin kapacitetet e tyre ushtarake, nëse po në çfarë afati (dmth të llogarisni me vite të sakta apo përafërsisht), cilat konflikte mendoni se kanë gjasa më të mëdha të ndodhin etj.
    Ju lus që të jepni mendime të argumentuara, të bazuara në realitetin gjeopolitik qoftë ai ndërkombëtar apo regjional (në Gadishullin Ilirik).
    Diskutim të mbarë.
    Kjo pyetje eshte shum serioze,dhe tani qe kemi dhe kosoven mund ti shpallim lufte si amerikes edhe rusis.
    Po lind pyetja?sa raki duhet te pi nje njeri,per tu bere tap.
    Ju lutem jepni mendime te argumentuara,se cfar rakie duhet pire ne realitetin gjeopolitik.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  4. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •