"Ja kristiani i pare, themeluesi i natyres kristiane! Perpara atij kane ekzistuar vetem disa ndjekes sektesh hebraike."
Nietzsche, Morgenrote 1,68 -1881.
Vizion i pergjithshem mbi ambientin paulician
Sauli lind ne Tarso, kryeqendra e Kilikise ( Turqia e sotme) rreth viteve 5-10 pas Krishtit, ne nje familje te klases se mesme me origjine hebraike nga fisi i Benjaminit. Eshte njohes i gjuhes hebraike dhe aramaike sebashku me greqishten-gjuha nderkombetare e kohes. Gjitashtu, nga fjalet e Palit mesojme se ka ndjekur shkolla talmudike(kryesisht ate te rabinit Gamalieli) dhe doktrina hebraike eshte e mirenjohur nga predikuesi i ardhshem i fese se re. Formimi fetare i Saulit nuk vjen vetem nga hebraizimi, origjinat dhe mundesite ekonomike, por edhe nga besimi prekristjan i rajonit ku lindi dhe jetoi "Apostulli".
H.G.Wells eshte i mendimit se ai qe me vone do te njihej me emrin Pal eshte influencuar nga Mitraizmi per faktin qe ky kult pagan eshte i mirenjohur ne Kiliki dhe vendlindja Tarso eshte nje nga qendrat e adhurimit te Mitres. Rendesine e kultit mitraik ne Tarso e konfirmon Plutarku tek "Vita Pompei"( c.24). Nganjehere Mitra njihet si "Zoti i lindur nga shkembi"- pohon Samuel Golding. Pali ne Letren e I Korintasve 10:4 shkruan : "
pinin[pasardhesit- D.D] nga i njejti shkemb shpirterore
Ai shkemb ishte Krishti". Sipas Bohling, Leipoldt dhe Durant ne kete qytet ekzistonte nje kult dedikuar Sandan-it, Perendia e bimesise, i cili vdiq dhe u ringjall ashtu sic beri edhe vete Mitra, pa anashkaluar edhe ekzistencen( ne te njejtin qytet) e kulteve te Atis, Osirit dhe Adonit qe vdiqen dhe u ringjallen. Pa dyshim nje nga meritat e Palit eshte trasformimi i vdekjes se Krishtit ne nje lloj sakrifice Hyjnore ku gjaku i Birit fal mekatet e popullit. Teroria e faljes se mekateve me sakrifica njerezore njihej nga babilonezet qe sakrifikonin per hire te perendise Marduk te zbritur ne toke nga Ea ( i Ati). Herkuli dhe Dionisi misherojne plotesisht kete model. Ne kultin e Mitres gjaku i demit te sakrifikuar pastron individin nga mekatet. Tertuliani, nje nga eterit[themeluesit-D.D] e Kishes, pranon se paganet njihnin sakrificen dhe lidhjen e saje me faljen e mekateve. "Akoma sot ne Rome derdhet gjak njerezore per nder te Jupiterit latin"- pohon Tertuliani rreth vitit 200. Nje nga intelektualet me te medhenj te Krishterimit primitv, Origeni, ne shekullin e III sjell deshmi te sakrifices per hire te shpetimit te komunitetit ne boten heleno-latine dhe barbare.
Ne kete ambjent u rrit Sauli qe filloi nje karriere ne administraten romake dhe shpejt u rrembye nga vala e herezise se personazhit me emrin Yeshua te cilin Sauli nuk e njohu kurre. Ai fillimisht eshte nje persekutues i ndjekesve te pare te Krishtit. Merr pjese ne martirizimin e Stefanit, martiri i pare. Kjo deri ne momentin emblematik te ktheses si rrezultat i vizionit te Krishtit. Pikerisht ky vizion eshte interesant ne aspektin e vertetueshmerise te burimeve te cilat kane arritur ne ditet tona. Ka tre pjese Biblike qe e citojne. Aktet e Apostujve, 9:7 : "
Shoket e udhetimit te Saulit u ndalen pa fjale: zerin e degjuan por nuk verejten njeri". Aktet e Apostujve, 22:9 : "..Edhe shoket e mi shikuan driten [ate cka shikoi edhe Pali-D.D] por zerin nuk e degjuan..". Ne te dy rastet Sauli pyet: "kush je ti ?" , pra ai shikon personin qe shoqerohet me nje drite te fuqishme. Aktet e Apostujve, kapitulli 26, Pali i rrefen historine e vizionit te Krishtit[drites- D.D] Herodit, por ne kete tregim(version)nuk gjendet Anania e kapitullit 9 dhe 22. Qe te tre rrefimet-versionet e vizionit paulician qe me pas shnderruan Saulin ne nje propagandues te devotshem, nuk korrespondojne. Kjo moskoherence per te vetmet fakte qe disponojme mbi Palin zbeh shume historicitetin e kesaj figure.
Burimet mbi veprimtarine e shen Palit
Deri sot nuk ka asnje epigraf ose deshmi autoresh jokristiane mbi jeten dhe veprimtarine e Palit. Te dhenat qe disponojme jane teresisht fetare.
Se pari jane Aktet e Apostujve ku Pali ka nje pjese te konsiderueshme vecanarisht ne pjesen e dyte. Se dyti jane vete Letrat e Palit te cilat numerohen rreth 13. Kohet e fundit mjaft studime kane hedhur poshte autenticitetin e autoresise se Palit ne keto letra. Se treti, shkrimet e themeluesve te Kishes si Jeronimi, Klementi , Eusebio etj, disa shekuj pas jetes se Shenjetorit. Se fundi, te dhenat Apokrife ku hyjne: Letra e III Korintasve, Letrat e Palit dhe Pjetrit, Aktet e Palit, Letra e Senekes etj. Sic shihet autoret jane biblike ose kishtare. Dokumentacioni i lene nga Pali eshte shkruar ne gjuhen greke dhe kopja me e vjeter ne dispozicion eshte "P46" qe permban pothuajse te plota letrat korintasve, hebrenjeve, romakeve, selanikasve, filipianeve, kolosianeve, galatianeve, efesianeve. Mungojne letrat derguar Titit dhe Timit qe B.Eherman ne "Gesł non lo ha mai detto" u kundershton kategorikisht autoresine pauliciane nga stili, gjuha dhe permbajtja. Ky papir datohet rreth viteve 175-225, nje shekull e gjysem pas vdekjes se Palit! Scot Bidstrup ne "The Bible and Christianity: the Historical Origins" rreshton letrat selanikasve(2), korintasve(2), filipianeve, romakeve, Filemones dhe kolosianeve (kjo e fundit me rezerva) si pjese e veprimtarise se Palit, ndersa te tjerat jane nga autore te tjere te mevonshem. Perseri edhe ky autor perjashton letren e Titit qe eshte me rendesi pasi ketu ndodhet nje i ashtuqujtur "fakt" i vizites se Palit ne Iliri. Periudhen pauliciane e kane jetuar mjaft historiane dhe kronikane te famshem si : Marko Anneo Lukano, Silio Italiko, Klaudio Tolomeu, Valerio Massimo, Tito Petronio, Marko Valleio Paterkolo, Teoni i Izmirit, Flegonti, Plutarku, Apolloni, Seneka, Taciti, Fedro, Flavio Josifi, Kuinto Ruffio, Plini i Ri, Plini i Vjeter,Gaio Valerio Flako, Filoni i Aleksandrise, Lisia, Marko Fabio Kuintiliano, Dionis Pruseu, Appian Aleksandini, Horo Lucio etj. Ne kete liste jane edhe disa nga emrat me te ndritur te historise antike qe cuditerisht nuk njohin as Palin dhe as personin te cilin ky hebre i helenizuar e ngriti ne piedestal.
Faktet mbi viziten e Palit ne token Ilire
Sic e citova me lart, burimet kryesore jane biblike. Qe te gjykohet duhet degjuar jo vetem akuza ose i akuzuari, por te dy palet qe ne rastin tone reduktohen ne nje te vetme sepse burimet jane gjithmone kishtare, pra te nje ngjyre qe nuk eshte historike. Ne keto burime te pretenduara per fakte ka tre momente te vetme.
Krijoni Kontakt