Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Jim Marrs

  1. #1
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Jim Marrs

    Kush e sundon botėn?”. Ky libėr i Xhim Marrsit, i sapobotuar nė gjuhėn shqipe nga shtėpia botuese “Bota shqiptare” ėshtė njė libėr i rrallė. Ai flet pėr shumė ngjarje dhe histori tė rėndėsishme tė njerėzimit, por duke parė nė kėtė histori mė tepėr nga pjesa e hijeve, duke zgjidhur kėshtu, sipas autorit, shumė enigma qė egzistojnė nė mėndjet e njerėzve. Krahas kėtij digresioni tė thellė dhe shpjegues nga autori pėr momentet decisive tė gjithė historisė sė njerėzimit, ka edhe njė ndriēim verbues pėr shumė ngjarje historike qė janė ende nė mjegull.
    Libri i Xhim Marrsit nuk ėshtė fiction. Ai ėshtė njė libėr shkencor qė pėrpiqet tė tregojė tė vėrtetat e xhunglės sė jetės sė brezit tonė duke dhėnė informacion me shumė referenca pėr grupet legale apo okulte qė dominojnė sot fatet e njerėzimit, vula e vendimeve tė tė cilėve ndikon nė mėnyra tė ndryshme mbi jetėt tona. Kėto tė fundit mund tė prosperojnė apo tė bien nė kaos, ekonomik apo institucional edhe prej dėshirės sė kėtyre polifemėve. Kėto grupe, shpesh herė tė lidhura nga trashėgimia e gjakut brenda familjes, kanė njė fuqi tė tillė organizimi dhe ekonomike sa qė me vendimet e tyre mund tė zhdukin ndoshta tė gjithė planetin. Fatmirėsisht, edhe pse parimi i tyre i veprimit ėshtė makiavelist dhe me objektiv fitimin maksimal, ata janė aq tė ditur sa ta kuptojnė se nuk mund tė pritet dega ku kanė hipur. Ata e dinė se edhe pse janė tė shėnuar mė sė paku nga fati, janė tė hipur nė njė anije me njerėzimin. Krijuesi i tyre, pavarėsisht se quhet Adona, Zot, Krisht, Allah apo Konstruktor i Gjithėsisė, ju ka venė atyre vulėn e tė qenit i pėrkohshėm fizikisht, njėlloj si gjithė qėniet e tjera tė ngjashme me ta dhe gjithė qėniet e tjera tė planetit tonė. Njė fuqi e tillė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė histori. Ata pra duken se janė vetė Zoti pėr fatet e planetit tonė. Ata kanė si instrumenta zbatues institucionet e tyre financiare, kompanitė e tyre kozmopolite dhe multinacionale. Teknologjia dhe rrjetet e tyre tė komunikimit janė tė papara dhe tė padėgjuara nė historinė e njerėzimit. Kėshtu autori tregon historitė e familjeve si Rockefellerėt, Morganėt, pėr Bilderbergėt, pėr superfuqinė vendimmarrėse botėrore si Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė nė USA (CFR e cila drejtohet sot nga Brzezhinski, ka zėdhėnės Holbrukun dhe nuk mund tė bėhesh dot njeri i rėndėsishėm nė SHBA apo nė botė, pa qenė antar i saj apo pa marrė bekimin e saj), pėr Komisionin Trilateral, etj.
    Mėnyra e trajtimit tė kėtij libri ėshtė, kapitull mbas kapitulli, nga ditėt e sotme nė thellėsi tė historisė sė njohur dhe tė shkruajtur, nga ngjarjet para 11 shtatorit tek Sumerėt e Babilonisė, 7000-11000 vjet para Krishtit.
    Autori tė trondit me prapaskenat e konspiracionit nė drejtim tė tregtisė midis armiqve nė kohėn e apogjeut tė Luftės sė Ftohtė nga armiqtė matanė Perdes sė Hekurt, me Luftėn dhe Paqen pas Luftės sė Koresė dhe tė Vietnamit, me vrasjen e Kenedit, me dritėn qė hedh ndaj zv.Presidentit (President i emėruar pas vdekjes sė J.F.Kenedit) mė tė ēuditshėm dhe enigmatik, Lindon Xhonson, tek i cili tė ēojnė tė gjitha rrugėt e ngjarjeve tė bujshme dhe prapaskenat e viteve 1960. Autori tė habit me historitė e ēuditshme tė ngritjes sė Rajhut tė tretė dhe Adolf Hitlerit. Ai paraqit gjithė grupin e brendshėm dhe tė jashtėm (Ēurēilli, vėllezėrit Dullas, Krupėt, Siemensi, etj) tė atyre qė urdhėruan Hindenbergun tė sillte nė pushtet kėtė ēifut antisemit, mė i egėr me racėn e vet edhe se Nabukodonosori dhe, pėr kėtė shkak, mė i ēuditshmi qė ka njohur historia.
    Po, po, nuk ėshtė lapsus, sipas autorit, origjina ēifute e Adolf Hitlerit. Autori jep edhe shpjegime pėr kėtė origjinė tė tij: pėr gjyshin e Hitlerit nga babai, Aloisi, i cili madje ishte njė ēifut nga njė derė e madhe bankierėsh, nga Rothschildi i Vjenės.
    Po kėshtu autori flet pėr undergroundin dhe edukimin okult theosophist tė Hitlerit me idetė e shoqėrive sekrete si dhe pėr njeriun qė e ndihmoi se si tė orientohej politikisht dhe pėr t’u vendosur nė krye tė partisė naziste.
    Nė njė prej kapitujve autori pėr Rebelimet dhe Revolucionet e mėdha ku trajtohen luftrat midis shteteve, shoqėritė sekrete tė agjitacionit, pėr lėvizjet anti masonike, pėr Revolucionin Francez, kush kishte interes pėr tė dhe si e realizoi, pėr jakobinėt dhe jakobitėt. Autori tregon nė kėtė kapitull se kush ėshtė grupi qė udhėheq sir Francis Bacon dhe cfarė pėrfaqėsojnė ata nė ag tė Rilindjes Europjane. Po kėshtu autori shpjegon prapaskenat e Revolucionit Amerikan dhe sidomos ndikimi i ideve tė Iluminatit, ku ze fill masoneria moderne europiane. Autori flet nė disa faqe pėr njė komplot masonik. Njė personazh i cili do t’i habisė lexuesit dhe do tė duket nė kufijtė e tė pabesueshmes, ėshtė njė ‘njeri’ qė jeton prej 3000 vjetėsh nė tokė dhe qė quhet Sen Xhermen. Po kėshtu flitet edhe pėr disa shoqėri sekrete europiane si Rosicrucianėt dhe mė tej, nė kapitullin e IV, flitet pėr shoqėritė sekrete tė vjetra, mesjetare si: Kalorėsit Templarė, Asasinėt (organizata e fshehtė islamike nga e cila morrėn stilin e organizimit dhe shumė sekrete qė vinin nga prehistoria, kryqėtarėt qė pushtuan Jeruzalemin), katharėt. Autori flet pėr Kryqėzatat dhe vdekjen e Kalorėsve Templarė me nė krye Shėn Bernardin, nė Alba, kur flet pėr Kryqėzatėn Albigensiane ku u shfaros dinastia e merovingėve, pasardhėsve tė Krishtit nga gjaku, prej Kishės dhe mbretėrve francezė me gjak karolingian tė fillimshekullit tė 14-tė. Autori i shpjegon se ē’janė Merovingėt qė rilindin me Klovisin.
    Njė tjetėr kapitull tronditės flet pėr origjinėn e njerėzimit. Tė dy presidentėt republikanė si Regan dhe Xh. Bushi, nė mandatin e tyre tė dytė janė shprehur nė favor tė historisė jo konvencionale tė Xh.Marrsit. Nė kėtė kapitull thuhet se origjina mė e lashtė e gjuhės sė shkruar tė ngelur deri sot, janė Sumerėt dhe tė gjitha rrugėt pėrfundojnė tek ta. Autori kėtu shpjegon ndėrtimet e pashpjegueshme tė Piramidave duke hedhur me bindje hipotezėn se planetin tonė, nė mėnyrė tė pėrsėritur sipas njė kohe tė caktuar, e shkelin jashtėtokėsorė, tė cilėt janė krijuesit e njerėzimit nė kushte laboratorike, sipas autorit, i cili edhe vetė nuk ėshtė arrogant nė tezat qė ofron. Ai thjesht mendon kėshtu dhe nuk kėrkon t’i imponohet lexuesit por t’i sjellė njė alternativė tė vetėn mbi origjinėn e njeriut nė tokė. Ai thotė se popullsia e kėtij planeti tė quajtur Nibiru nga Sumerėt e lashtė, quhej populli Anunak dhe mbreti i saj ėshtė Anuja me dy djemtė qė e vizitojnė Tokėn, Enki dhe Enlili. Anunakėt janė shumė para me shkencėn dhe nuk vdesin pėr shkak tė pėrdorimit tė enzimave. Ata e krijojnė njeriun sa herė qė vinė pas pėrmbytjes sė tokės nga turbulencat e mėdha qė shkakton ky planet kur i afrohet pėr pak kohė ēdo vit platonik (rreth 25,5 mijė vjet), Tokės. Ata vinė pėr tė marrė ar nga toka dhe ulen nė Lindjen e Mesme pėr shkak tė lėndės djegėse qė aty ndodhet me shumicė dhe qė atyre u nevojitet. Ata e duan arin se e pėrdorin pėr bombardimin e mbėshtjelljes dhe krijimit tė atmosferės sė planetit tė tyre Nibiru, pėr shkak tė dėmtimeve ekologjike tė ngjashme me shkatrimin ekologjik tė kohės. Autori madje pretendon se kėta sundimtarė dhe zotėr tė racės njerėzore (autori thekson se ata e trajtojnė njeriun ashtu sic trajton ky njė qen). Mė pas ata lindėn fėmijė nga bashkimi me femrat e njeriut duke krijuar nefilimėt (me gjuhėn sumere) tė cilėt janė njė mutacion i tyre me racėn laboratorike njerėzore. Nefilimė apo gjysėm hyjni ishin psh Atlasėt, Herkuli, Akili etj dhe kėta u zhdukėn mbas fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė. Autori pretendon se zhdukja e qyteteve tė tilla si Sodoma, Gomorrahu etj, janė kryer para largimit tė tyre nga toka dhe me goditje nukleare pėr shkak tė mosbindjes sė njeriut dhe nefilimėve dhe aleancės sė tyre me disa rebelė nga Anunakėt. Autori pretendon pėr egzistencėn e Abrahamit nė kėtė kohė dhe pretendon se ata janė larguar nė kohėn e Moisiut nga Izraeli dhe lartėsitė Golan pėr herė tė fundit. Madje edhe ngjitja nė mal e Moisiut ėshtė njė parabolė e Biblės pėr momentin e largimit tė tyre dhe kėrkesės sė tyre pėr tė ruajtur historinė e krijimit prej tyre tė racės sonė njerėzore. Autori shpjegon edhe mutacionet e lėkurės sė rracave tė sotme njerėzore, madje ai tregon se edhe minotaurėt apo njerėzit me koka luani apo luanė me koka njerėzish janė krijuar prej tyre nė laborator. Autori pretendon se edhe drithėrat qė pėrdor sot njeriu s’janė gjė tjetėr vec se farėra gjenetike tė sjella prej tyre nė tokė pėr tė ushqyer veten e tyre. Si pėrfundim, libri tė trondit. Atė nuk mund ta fillosh dhe pastaj ta kesh mendjen te njė punė tjetėr.


    Burimi Lajmit


    Eshte nje artikull interesant qe e lexova sot tek Gazeta Shqiptare Online, edhe mendova ta sjell edhe ne forum sepse ja vlen ta lexoni. I vetmi nenforum qe fliste per kto "teori" ishte ky, ndaj shpresoj qe kam hap temen ne vendin e duhur, nese nuk eshte ne vend te duhur, ju lutem ta transferoni ku te jete e pershtatshme.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2008
    Postime
    8
    Nje liber i jashtezakonshem.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    kjo eshte nje pjes e se vertetes se madhe

    Nefilimė apo gjysėm hyjni ishin psh Atlasėt, Herkuli, Akili etj

    [URL="http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=48121"]Kjo eshte e verteta ose me mire fillimi i daljes se vertetes ne shesh dhe te verteten gjuha shqipe qe per mua eshte dhe do te mbetet gjuha e gjuhve dhe mbase dhe vete gjuha e zotit tone dhe se zoterit tan jan keta zoterinjt qe vijn nga jasht toka.personalisht ka vite qe merrem me kerkime historike shkencore se e kam hobi.dhe per her te pare ketu ne forumin shqiptar po jap ca detaje( te vogla )te cilat i kisha ruajtur ndoshta per nje liber timin ne te ardhmen .;ec mo po e hap thesin se fundja me vellezrit e mi shqiptar po flas dhe ai qe di te kuptoje le te kuptoj e cili nuk do te kuptoj mos ta kuptoj.dhe une te gjithe keta emra qe jan me larte do ti deshifroja keshtu se me besoni te gjith keta jane ne gjuhen shqipe eeeee.

    nefelim=ne- fillim=filimi
    atlas=at+las=lasht=aterit e lasht
    herkuli=hera e- ka -le:era ishte perendesh pellzge e eres dhe erkuli djali i saj e thote vete emri erkul era e ka lindur e ka le dialekti geg
    hakili cila eshte pjesa e hakilit ne histori cfare beri hak hili dhe une do te thoshja keshtu hak se mori hak vrau hektorin dhe hil se kishte hile ai mund te vritej vetem ne thember pra hakil =hak+hil=hile.nese kuptuat o te dashur miq e mikesha kjo eshte e verteta per mua dhe keshtu qe e besoj kete tez jan shum pak se njerzit kan frik te shikojn pertej asaj qe eshte shkruar ne bibel apo ne kuran. shum tem e bukur urime per temen.e se harrova dhe sumeret=sum+eret pra shum+heret +shum te hershem ose nese keta kan qen rrace e zez deshifrimi do ishte keshtu shum te erret pra shum te zij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sulioti : 17-12-2008 mė 18:08 Arsyeja: nje detaj i vogel

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Mentaliteti i pėrmbysur
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 07:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •