Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26

Tema: Guns

  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Guns

    Per vite me rradhe “armiqte-gogola”arriten t’jua nxijne jeten Shqipove trima. Aty ku Zoti - edhe Ky athere aleat me ta - i kishte shemtuar rruget duke i vizatuar te drejta, Vullnetaret Heroike, me tokmak, uri ne bark dhe vrull revolucionar i zbukuronin me dredha. Sikur avioneve armiq - atyre qe arrinin t’i shpetonin zjarrit vigjilent kunderajror - t’ju shkonte mendja te uleshin mbi rruget tona e kishin kot. Cdo njezet metra kishte nga nje kthese. Pas cdo kthese nje hendek. Per cdo hendek dy katundare trima, burre e grua, te armatosur me kose e me cfurk. Kur nuk ruanin hendekun, te dy punonin token dite e nate per te care bllokadat.

    Aty ku nuk bente dot kthesa dhe hendeqe – sepse nuk kishte rruge - populli heroik mbillte rrush. Jo vetem sepse i pelqen rakia - si mund te thone gojet e liga, - por mbi te gjitha sepse hardhite gjethe-medha maskonin mire shtyllat-bajoneta. Keto prisnin me padurim qe qielli, ne vend te shiut, t’ju jepte armiq me parashuta. Nderkohe, Shqiptaret, sypatrembur e mosperfilles per keshilltaret e Frontit te Planifikimit Familjar, vazhdonin te pillnin me rendiment te larte. Kjo kryesisht per inat te armiqve, por gjithashtu edhe per tu ndjere krenare ne oren e gjeografise, kur mesuesja ju shpjegonte se kishin perqindjen me te larte te shtimit, per fryme, te popullsise, pas Kines se epokes perandorake. Keshtu, udheheqja mendoi mire t’ju ndertonte te gjithe te lindurve te rinj nga nje shtepi, per kur te kishin arritur moshen madhore. Ne vendin e “Gjithe Popullit Ushtar”, shtepite e reja nuk kishin si te mos ishin te vecanta. Me cati e mure prej betoni qe ju rezistonte predhave; me dritare si frengji mesjetare prej nga ku, po te doje, armikun e beje shoshe; me tunele te nendheshme per ti lidhur shtepizat me njera-tjetren, duke favorizuar miqesine dhe shoqerimin, pa vene ne rrezik lekuren, qe kerrcenohej nga plumbat armiq. Keshtu, per Popullin Ushtar u ndertuan rreth 700 mije ngrehina me pese yje.

    Punetoret e Gramshit e te Policanit nga ana e tyre, ashtu si mjeleset qe luftonin ne tjeter front, djersisnin qe t’ja kalonin ritmit te shtimit te popullsise. Nga nje arme per cdo koke Shqiptari. Nga dy fisheke per cdo koke armiku - sepse nuk i dihej, nganjehere as Sypetritet tane nuk e qerronin dot Qoftelargun me te paren. Njeqind arka me municion ne vit per shoket nga Angola. 200 per Khmeret e Kuq. 1000 per Ushtrine Popullore. 5000 per Popullin Ushtar. Nderkohe qe, persa i perkiste bashkeshorteve, situata ishte paksa me e komplikuar, per ceshtjen e vendndodhjes se pushkeve automatike nuk kishte vend per dyshime: Ne rast alarmi, cdo shqiptar ne moshe lufte e dinte se ku i flinte arma. Dinte si ta c’montonte, kontrollonte, pastronte, rimontonte, karikonte, merrte shenje e me te te vriste armikun, nese ky nderkohe nuk e kishte humbur durimin dhe nuk e kishte palosur i pari.

    Komunizmi, per fat, ra bashke me muret qe ngriti. Ne ambasada, vendin e shokeve kubane e zune legatet e Papes. Armiqte e dikurshem na dolen dashamire qe ju ishin lutur perdite perendive te tyre per clirimin tone. Qe kur lopet braktisen stallat e kooperativave dhe filluan te benin mu nga hauret kapitaliste, tek mjeleset u rizgjua i zjarrte instikti i ndukjes se gjinjve me zell te papare. Keshtu, edhe qumeshti i bekuar, qe i kishte bere Shqiptaret ti shikonin enderrat me dy seri - si filmat e Rai-t- rifilloi te rridhte lume.

    Por rruget ama nuk u drejtuan. Vullnetaret nuk munguan, por ishte vullneti ai qe paskej shterur. Pervec dredhave - zoti paska qene shakaxhi i madh - me kohen u mbushen edhe me gropa. Hardhite i hengren dhite dhe Shqiptaret u mesuan te pijne leng rrushi te shtrydhur ne vendet fqinje e te dehen me pije te reja me baze malti te fermentuar. Kerpudhat prej betoni, pervec te huajve qe kane interesa kaq te cuditshme dhe vec i fotografojne, nga Shqiptaret nuk i perfilli askush.

    Armet, mbeten edhe ato. Si perhere nga nje per koke Shqiptari. Me dy fisheke per cdo koke ish-armike.

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ben

    ma fal injorancen te lutem po kjo gjithe c'ke shkruar ka pak ,ose shume shume pak arome letersie...ndoshta gabohem...megjitheate kerkova ndjese qe ne fillim. Une do ta quaja reportazh per "..." ose dicka te tille..te perafert po ama jo me shume se reportazh.
    megjitheate urime ....

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Macia, nda ne rrokje fjalen MACIA dhe te ajo qe del thellohu, mbasi ta besh kete, mos e perserit me, sidomos ne rastet kur se kupton subjektin.

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Pak Dialog me Macen...

    Letersia eshte univers me vete. Shume i gjere madje. Nuk e mohoj qe stili i shkrimit eshte ndoshta gazetaresk. Reportazh nuk ma ha mendja, sepse nuk me duket se raporton gje. Ne fakt eshte pjese e shkeputur e nje ideje me te madhe dhe si e tille eshte veshtire te vleresohet. Eshte pa dyshim pjese ironike. Madje here here shakaja eshte e " trashe". Une e postova sepse mendoj se ne forum mund te kete lexues qe ju pelqen.

    Ne fund te fundit, letersia, per fat, nuk eshte vetem atdhe' i poeteve.

    :-)

    Pershendetje
    BenAlbani

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mirseerdhe beni
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    flm ben

    je shume urdheror....une po te bindem.
    por me duket se ndonje personazhg aty je ti...me sa shoh nga lloji i tingullit te urdherit.
    Megjitheate...per gjithe sa je pergjigjur nuk je korrekt me cfare une kam thene me lart.
    urime ne "njohjen" thellore te letersise.
    bye.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Per: flm ben

    Postuar mė parė nga macia_blu
    je shume urdheror....une po te bindem.
    por me duket se ndonje personazhg aty je ti...me sa shoh nga lloji i tingullit te urdherit.
    Megjitheate...per gjithe sa je pergjigjur nuk je korrekt me cfare une kam thene me lart.
    urime ne "njohjen" thellore te letersise.
    bye.
    Heeeeeej! Miq e dashamirė! Po sikur tė shkruaj dhe unė diēka pėr kėtė temė debati. Them debati sepse thjeshtė nuk po dialogoni. Mirė nuk po e zgjas!
    BenAlbani i nderuar!
    Urimet mė tė sinqerta pėr ēka shkruan nė GUNS!! Nė gjinitė e letrave, kjo qė ke shkruar ti (dhe jo rastėsisht e ke cekur, por ngase je talent befasues i kėsaj gjinije) ėshtė mė e vėshtira! Janė tė rrallė ata qė "plugojnė" nė plantacionin e PAMFLETIT! Ka qenė vetėm njė Faik Konitza dhe i madhi Nonda Bulka! NDAJ URIMET MĖ TĖ MIRA NGA ANA IME! Me kėtė fillesė pamfletike, mė kėtė SYNOPSIS - qė do t'a kishin zili edhe krijues tė tjerė, - ti BenAlbani im i nderuar ia ke zaptuar nivelit cilėsor atė qė quhet MAJA STIGMATIZUESE! Urime, urime, urime! Padyshim qė PAMFLETI yt ka dimensione aq shprehėse, aq tronditse, saqė u jep njė shuplakė tė fortė tė gjithė atyre qė mendojnė se: "Kemi qenė mirė kiur ishim KEQ(!)..... Nėse do tė kisha mundėsi tė bėja film SUZHETIN tėnd pamfletik, qė ėshtė kronika tronditėse e kohės sė Qoftėlargut, Shqipėria do merrte nė Festivalin e Kanės ēmimin e madh tė Jurisė "Albanian's Orwell society".
    BenAlban, tė pėrqafoj dhe tė uroj me gjithė zemėr: TĖ LUMTĖ!
    Agim Doēi - Poeti


  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Te lumte

    BenAlbani faleminderit qe e postove, po e pate shkruar vete edhe nje here tjeter te lumte.

    Mua per vete me pelqeu shume, gjate gjithe kohes qe e lexoja buzeqeshja, kur arrita nga fundi me erdhi pak keq qe ironia vazhdonte te funksiononte, do doja te ishte pak me ndryshe, por me sa duket e meritojme nje fat te tille.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ben

    Paske qene Konica dhe nuk te paskam njohur!!!
    me faaaaaaaaaaaal ti, se per Konicen kujt i plasi.

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Ju falemnderit

    Ndoshta e kam gabim, por paragrafin e pare te kesaj pergjigjje te shkurter kam qejf t'ja dedikoj Mackes ( duke shpresuar qe ajo te mos jete idhtare e flakte e Gegerishtes dhe te marre inat keshtu "titullin" perkedheles Toske prej koteleje :-)

    Une nuk jam shkrimtar. Shkruaj thjesht ( kryesisht ne forum ) per pasion dhe per te kaluar kohen. Kritikat, keqkuptimet, mospelqimin i marr parasysh qe ne fillim dhe nuk zemerohem me askend, sepse nuk do te kishte kuptim. Shpresoj qe ne te ardhmen "muzat" te tregohen zemergjera ndaj meje, ne menyre qe te kem mundesine te shkruaj dicka te frymezuar, qe te te pelqeje ( edhe ) ty.

    Falemnderit Agim ( a kam leje t'ju drejtohem me "ti" ? ) per pergezimet. Besoj se do te te kisha falenderuar gjithashtu edhe ne rast se do te kisha marre prej teje vec kritika, pasi eshte e veshtire, ne forum ( por edhe jashte forumit ) te gjesh dike te afte dhe te gatshem te jape nje mendim profesional, qofte edhe nje te shkurter.

    Shkrimin natyrisht qe e kam punuar vete. Te shkruarit eshte "ves" familjar dhe pavaresisht se nuk besoj se kam per te arritur ndonjehere nivelet e paraardhesve te mi te dy brezave te meparshem, une prape perpiqem, qofte edhe sikur vetem per te marre kritikat e Maces :-)

    Pershendetje te gjitheve.
    BA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •