Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Krasniqi: Shqipëri-Kosovë të shpalosin bashkimin

    Krasniqi: Nëse shkelen parimet e GK-së, Shqipëri-Kosovë të shpalosin bashkimin

    Shqiptarët duhet të shpalosin letrat e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nëse ka përpjekje për të shkelur parimet e Grupit të Kontaktit të cilat përjashtojnë mundësinë e ndarjes, bashkimin me ndonjë shtet tjetër dhe kthimin para vitit 1999. Kështu u shpreh kreu i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi në reagimin e parë institucional lidhur me miratimin e raportit të Ban Ki-Moon që përmban planin 6 pikësh.


    “Nëse dikush tenton të ndryshojë deklaratën e Grupit të Kontaktit, sidomos tri parimet e saj, ndoshta shqiptarët duhet të mendojnë edhe në atë aspekt. Është e drejtë e tyre" tha Krasniqi.

    Krasniqi i bëri komentet të premten pas takimit në Prishtinë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama në përvjetorin e 96-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka marrë nga Krasniqi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në sfond të së cilës është punuar figura e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

    Lidhur me pasojat e mundshme nëse preket sovraniteti i Kosovës, Rama është përgjigjur: “Këto duhet t'i llogarisin ata që shikojnë këtë ëndërr me sy hapur. Për sa na takon ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm".

    “Ne mendojmë që deklarata ishte e balancuar. E rëndësishme është që askush në Këshillin e Sigurimit nuk kontestoi sovranitetin e Kosovës dhe në këto momente është shumë e rëndësishme që edhe në Këshillin e Sigurimit u konfirmua sovraniteti i Kosovës" tha Krasniqi.

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 28-11-2008 më 15:08
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kryemafiozi edvin.. .. donte te gjindej ne kosove..diten kur ai mendonte se lul basha do perfundonte ne biruce..

    lideret kosovare e priten padronin e tyre edvin.. shum buzagaz..
    ata fort mire e dinin se ke kishin mes tyre..
    kishin .. armikun e rruges se bashkimit kombetar.. qe intensivisht punon per te burgosur.. nismetarin e rruges kombetare.. lul bashen.. kishin shtazen me armani qe intensivisht pengon cdo ore e minut.. ministrin rezultativ te punve te jashtme te shqiperise.. ne kryerjen e detyrave ne sherbim te shtetit shqiptar dhe ne te mire te kosoves..
    asnji fjale nga keta lidere.. drejtuar edvinit.. si psh.. edvin o shrlatan hajn e vampir.. lere te punoje atdhetarin lul basha..
    perkundrazi.. cdo minute jetojne dhe ata me shqetsimet e edvinit.. qe jan 180 grade.. disfazim.. me interesat kombetare..



    pacin faqen e zeze pritsat e edvinit me ne krye sejdiun e krejt lopcaret enveriste mbas tij.. deri tek pojataxhiu kanibal kupo enver krasnoje -iq.i..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ende e kam enigme perse portreti i lul bashes i ngjan aq shume shokit enver, biles edhe me shume se iliri e sokoli ...

    mos valle, perpara rreth 35 vjeteve, prinderit e tij kane qene te punesuar ne bllok, tek ndonje vile e hatashme????

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Shqiptarët nuk duhet ta përjashtojnë as luftën, nëse ajo u imponohet

    Prishtinë, 5 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se shqiptarët nuk duhet ta përjashtojnë as luftën, nëse ajo u imponohet. Në një intervistë për TV "Kohavision", kreparlamentari Krasniqi gjtihashtu tha se shqiptarët duhet ta mendojnë bashkimin kombëtar nëse ndahet Kosova. "Edhe Skënderbeu ka thënë se lufta është çmenduri, por nëse të imponohet është urti", tha Krasniqi, duke shtuar se populli shqiptar është i paqes, por nëse dikush mendon ta bëjë Kosovën cop copë, atëherë duhet të mendojnë se si do të përgjigjen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë i mbështes deklaratat e zotit Krasniqi. Edhe pse ato janë deklarata politike, që bëhen si kundrapeshë e deklarateve Serbëve, ato përsëri janë shumë realiste. Në rast të ndarjes së Kosovës do të thotë se të gjitha rezoluat e nënshkruara deri tani nga Këshilli i Sigurimit dhe Kombet e Bashkuara zhvleftësohen, dhe automatikisht pjesës së mbetur të Kosovës i jepet e drejta të bashkohet me Shqipërinë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Askush nuk mund të zhvillojë bisedimet politikë ne emër të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës nuk do të diskutojë më rreth planit gjashtë pikësh të OKB-së, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë dhënë qëndrimin e qartë për këtë plan. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, e cila i prezantoi kryesisë së Kuvendit prioritetet e qeverisë së saj, gjatë kryesimit të radhës së Bashkimit Evropian.
    Ambasadorja çeke në Kosovë, Janina Hrebickova i prezantoi sot kryesisë së Kuvendit objektivat Çekisë për Kosovën gjatë kryesimit të saj me Bashkimin Evropian. Por, presidenca e radhës së BE-së, Republika Çeke, nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve midis Prishtinës e Beogradit gjatë mandatit të saj, duke përfshirë ndoshta edhe planin gjashtëpikësh.

    Ambasadorja Hrebickova, nuk saktësoi kohën apo mënyrën e organizimit të këtyre bisedimeve, por tha se presin sinjale nga misioni i OKB-së në Kosovë, si dhe nga Prishtina e Beogradi.

    “Varet prej Prishtinës dhe Beogradit të cilat duhet të bëjnë hapin e parë. Do të ketë reagime dhe pastaj do të mund të shihen mundësitë se çfarë lloj takime teknike do të mund të mbahen. Pastaj varet nga misioni i OKB-së në Kosovë, dhe ne do të shohim me Komisionin Evropian dhe me EULEKS-in, të sjellin një pako me një lloj skenari se si do të procedohet me këtë proces”, ka thënë Hrebickova.

    Ndërkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi kundërshtoi çfarëdo bisedime politike, por nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve për çështje teknike, të cilat janë paraparë edhe me pakon e Ahtisarit.

    “Kuvendi i Kosovës ka detyra të tjera. Për gjashtë pikëshin institucionet e Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre. Asnjë institucion nuk i ka mohuar bisedimet me Serbinë për çështjet që janë më interes reciprok, por natyrisht institucionet e Kosovës dhe askush në Kosovë nuk ka të drejtë të zhvillojë bisedime politike për procesin politik në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës do të përqendrohet në zhvillimet e ardhshme, me theks të veçantë në përgatitjet për proceset integruese. Ai kërkoi nga Çekia ta njohë punën e institucioneve të Kosovës, që sipas tij përfaqësojnë vlera evropiane.

    “Dëshirojmë që gjatë këtij gjashtë muajshi politika e Çekisë dhe e BE-së të ketë një qasje të re dhe të avancuar në raport me Kosovën, me politikat që vendet e rajonit tonë duhet t’i ndjekin për integrimet rajonale, e pastaj për të qenë më të lehta integrimet evropiane”, ka theksuar Krasniqi.

    Moto e presidencës çeke të BE-së është Evropa pa kufij dhe ambasadorja Hrebickova premtoi bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e proceseve integruese.

    “Ne vërtet besojmë se çdo vend në Ballkanin Perëndimor ka, jo vetëm të drejtën, por ndoshta më shumë detyrë të punojë shumë me ne, për të qenë një kandidat serioz për procesin e stabilizim asociimit dhe eventualisht për anëtarësim në BE”, ka thënë ambasadorja Hrebickova.

    Presidenca çeke e BE-së ka tri objektivat kryesore: ekonominë, energjinë dhe politikën e jashtme. Çekia pretendon të ketë një plan të qëndrueshëm gjatë kryesimit të saj me BE-në, duke thënë se ajo koordinuar në mënyrë të plotë me Francën, prej të cilës ka marrë mandatin dhe me Suedinë, të cilës do t’ia dorëzojë mandatin me 1 korrik.


    | s.b & RTK staff |

    12 janar 2009 - 14:08:04
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Krasniqi akuzon OKB-në

    Nga më 07.03.2009 në ora 21:22
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka akuzuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara për tentime të vazhdueshme për inicimin e dialogut në nivel teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.

    “Unë mendoj që administrata ndërkombëtare vërtet duhet t’i ndërpresë veprimet e saj, që vërtet janë të paligjshme dhe janë kundër Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog për çështje teknike me Serbinë, derisa ky vend nuk e njeh Kosovën e pavarur dhe nuk pushon të kontrabandojë krimin në Kosovë.

    “Me Serbinë për çështje teknike nuk mund të bisedohet; jo që nuk është vullneti i palës së Kosovës, pala kosovare e ka vullnetin dhe në të gjitha punët që i ka bërë që sa vite, ka treguar një gatishmëri për të shtrirë dorën, edhe pse atë dorë do të duhej ta shtrinte Beogradi, ne po e bëjmë këtë për ta zhvilluar vendin tonë, por Beogradi nuk është i gatshëm për të biseduar me institucionet e Kosovës dhe ata këtë e kanë përsëritur disa herë”, ka thënë Krasniqi.

    “Përderisa Beogradi nuk e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, përderisa Beogradi nuk e ka gatishmërinë për të ndërprerë kontrabandimin e mallrave, të njerëzve dhe të krimit në Kosovë, institucionet e Kosovës, por ndoshta edhe vetë institucionet ndërkombëtare nuk do të duheshin të bënin kërkesa që të bisedohet me njerëz dhe institucione të Serbisë, që vërtet gjithçka kontrabandojnë në Kosovë – kontrabandojnë krimin, kontrabandojnë korrupsionin, kontrabandojnë banditizmin”, ka thënë ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Përpjekjet e Zannierit për dialog me Beogradin do të dështojnë

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se përpjekjet e Zannierit për dialog në mes të Kosovës dhe Beogradit do të dështojnë. Pas takimit me ambasadoren franceze Delfin Borione, Krasniqi tha se politika e bojkotit nga Beogradi është pengesë për krijimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve. Kryeparlamentari komentoi edhe ftesën e kryeministrit Thaçi për presidentin serb duke thënë se ajo është shprehje e vullnetit të mirë për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësore me Serbinë.
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i ka quajtur sot të dështuara përpjekjet e shefit të UNMIK-ut, për dialog mes Kosovës dhe Serbisë duke ditur se çfarë politike kundër Kosovës po udhëheq Beogradi. Sipas Krasniqit politika e kreut shtetëror serb është pengesë për raporte të mira mes dy shteteve. Përkundër respektit për iniciativën e Zannierit, mendoj se kjo është e parealizueshme theksoi Krasniqi.
    “Ne kemi respektuar të gjitha angazhimet e KB në ndërtimi e institucioneve demokratike në Kosovë. Tani misioni i KB është në përmbyllje dhe realisht e respektojmë këtë përpjekje të fundit të tyre për të vendosë marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë, por është e pamundur sepse në Beograd kemi një politikë të bojkotit dhe pasigurisë në Kosovë. Të mira përpjekjet, por do të mbesin pa rezultat”, ka thënë Krasniqi.

    Kryeparlamentari komentoi edhe ftesën e kryeministrit Thaçi për presidentin serb, duke thënë se ajo është shprehje e vullnetit të mirë për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësore me Serbinë.

    Kryeparlamentari Krasniqi u përgjigj edhe rreth deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it për mundësinë e bashkëpunimit me strukturat paralele serbe.

    “Ne nuk përzihemi në punët e EULEX-it, ata detyrat i marrin nga Brukseli, jo nga ne”, deklaroi Krasniqi.

    Kryeparlamentari Krasniqi i kërkoi qeverisë franceze të ndikojë tek vendet e Unionit Afrikan për njohjen e Kosovës. Në takimin e kryeparlamentarit me ambasadoren franceze Delfin Borione u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit mes parlamenteve të dy shteteve si dhe iu dha përkrahje nismës për krijimin e grupit të miqësisë Kosovë-Francë.



    | s.b & RTK staff | 10 mars 2009 - 12:37:0
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  3. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •