28 nëntori është një nga ditët më të bekuara te kalendarit shqiptar. Kjo ditë është festa më e madhe kombëtare për ne shqiptarët pasi brenda saj festojmë shumë festa.
- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfant i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
Në këtë 28 nëntor, kemi edhe një gëzim ndryshe nga vitet e tjera, pasi ky 28 nëntor e gjen Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Viti i parë ky ku shqiptarët në Kosovë dhe shteti kosovar do të festojë së bashku me shtetin am shqiptar.
GËZUAR FESTËN KOMBËTARE, DITËN E PAVARËSISË!
GËZUAR 96 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR!
GËZUAR 100 VJETORIN E GJUHËS SHQIPE!
GËZUAR 64 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË!
Por krahas urimeve të kësaj dite të shënuar, desha t'iu ftoj që të reflektoni për disa minuta dhe të shprehni edhe mendimet tuaja mbi këto cështje:
- Cilat janë arritjet më të mëdha të popullit shqiptar në këto 100 vjetët e fundit?
- Cilat janë sfidat më të mëdha të kohës në të cilat jetojmë?
- Cilat janë aspiratat tuaja kombëtare për të ardhmen?
Gëzuar për shumë vjet,
Albo
Krijoni Kontakt