Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 168
  1. #141
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Gezuar festen e pavarsis..! Uroj qe Shqiperia te kete nje rruge te ndritshme dhe te begate drejt europes..!

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Arrow Pershkrim Me Vleren E Nje Eseje

    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Një 28 Nëntor i veçantë

    A e dini se dikur, rreth viteve 1999-2002 kam punuar me... Jo, më vjen keq ta them ashtu si e thonë rëndomë emrin profesional të tyre. Do t'i quaj vajzat e lira, edhe pse nuk ishin aq të lira. Por në këtë shkrim të shkurtër nuk dua të merrem me anën e jashtme të figurës së tyre, që rëndomë dhe gabimisht, ua përcaktonte e ua përcakton puna që bëjnë. Besoj se e merni vesh për kë po flas.

    Milano ka disa piaca, pra qendra urbane. Njëra prej tyre, në veri të qytetit, quhej Piaca Durante. Ishte shumë e populluar nga shqiptarët. Më së shumti nga familjarë, por edhe nga vajza të trotuareve, e nga djemtë e tyre, natyrisht. Mbushnin hotelet. Unë merresha me tregtinë e kasetave dhe të videokasetave muzikore. Ishte koha kur kjo ushtri e trotuareve jetonte në Itali në mënyrë klandestine, pa dokumente, kësisoj nuk mund të shkonin e të vinin nga Shqipëria. Muzika, sidomos ajo popullore, ishte e vetmja që i lidhte me vendin. Falë kësaj pune, njoha shumë e shumë vajza si lule, që bënin atë punë. Po edhe djem, natyrisht, se çdo vajzë kishte djalin e saj, tutorin, siç quhej në gjuhën e mediave, i cili merrej me sektorin e jashtëm, dmth me sigurimin e banesës, me gjetjen dhe ruajtjen vendit të punës e deri me mbrojtjen e ortakes së tij nga zullumet që mund t'i ndodhnin. Ndërsa ajo, vajza, punonte direkt në prodhim. Ishte pra një sipërmarrje e përbashkët, dhe po kështu ndaheshin edhe të ardhurat. Po s'e kisha për këtë, dua të tregoj tjetër gjë.

    Shumë klube e bare të zonës veriore të Milanos, po edhe të kuartiereve të tjera, ishin bërë "pronë" e shqiptarëve. Rrallë futej aty për një kafe në këmbë një italian. Një klub i tillë ishte edhe ai në rrugën Abruzzo. Pronar i barit ishte një egjiptian, i cili i ripte shqiptarët, se e dinte që i fitonin paratë kollaj.

    Atë ditë ishte 28 Nëntor 1991. Aty nga mesdita, në bar u mblodhën shumë shqiptarë, të gjithë të të njëjtitit sektor. Isha edhe unë. (Gole, mos më përgojo, se jam burr me namuz). Qe diçka e bukur. Pas gjysmë ore bari gëlonte nga shqitarët, vajza e djem. Ishin ato, po po ato, vajzat e trotuareve. Të gjitha të bukura, hijerënda. Të veshura mirë. Të pastra e gjithë nur, sa do t'i kishin zili zonjat e rënda milaneze. Të shoqëruara nga djemtë e tyre. Nuk e di nëse ishte bërë më parë ndonjë noftim, por bari u mbush përplot, aqsa nuk merrte më. Egjiptiani thirri përforcime: erdhën dy kameriere brune. Wisky, birra, pasta, muzikë (ate e kishim gratis nga valixha ime). Nuk vonoi edhe kërcimi. Egjiptiani u shashtis. "
    - Sa bukur, sa bukur!
    Ato vajza që rrinin gjithë natën trotuareve për të pritur klientët, herë fytyrngrysura e herë grindavece me njëra-tjetrën, tashti këndonin e gëzonin gjithë hare.
    U ngrita më këmbë mre gotën në dorë. Dikush tha. Qetësi!
    - Epooo... Gëzuar Festën e Flamurit!
    - Gëzuar, Gëzuar... shpërtheu nga çdo tavolinë.
    - Kush e di Himnin? Himnin, kush e di?
    U drejtuan sytë nga unë. Ndërkohë, po rrëmoja në xalixhen time dhe shpejt e nxorra kasetën me Himnin, të cilën e kisha sjellë në Milano enkas për shoqatën. E vumë në magnetofon dhe... të gjithë në këmbë, të gjithë duke kënduar Himnin!

    Më ishte afruar egjiptiani i barit dhe po më ndukte për mënge. "
    - Ç'është?... më pyeti.
    Ia shpjegova se sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, që do të thotë Dita e Pavarësisë, dita kur vendi i tyre është bërë i pavarur. "
    - Pse nuk më thua?.. u hodh egjiptiani dhe porositi ezmerkat e tij: - Një xhiro nga unë për të gjithë!.
    Kjo do të thoshte: ofroj unë diçka për të gjithë.

    Nuk e di sa ndejtëm, mbase tri a katër orë. Pastaj, një nga një a dy nga dy nisëm të dalim. Egjiptiani ma bën me shënjë. Vete pranë tij dhe shoh aty dy karabinierë.
    - Këta zotrinjtë duan të flasin me ju.
    - Urdhëroni,- u thashë.
    - Jo, jo asgjë, ndërkohë morëm vesh gjithçka. Gëzuar Festën tuaj, zotëri!

    dilaver baxhaku

    dbaxhaku.blogspot.
    Z. Baxhaku, te pergezoj per fotot qe ilustronin shkrimin. Ne medjat elektronike shqiptare nuk eshte dhene dicka e tille. Turp per bese, turp e faqja e zeze qe edhe ne Diten e Flamurit pushtetaret nuk gjeten gjuhen e perbashket, vec ate te urrejtjes. Paska pasur te drejte Konica qe i etiketonte shqiptaret si e zeza vetes apo Fishta qe shkruante se " me shpejt mbush nje thes me pleshta se ban dy shqiptare nje mendje."
    Edhe "baxhaku" ketu ne Shqiperi shkruan e pasqyron gjera te mrekullueshme te se kaluares e bashkekohore. Ju lumte, duket jua hiqka geni patriotizmin, Ju "baxhakeve"...

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Gezuar festen e panvarsise te gjithe shqiptareve ne bote.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    URIME DITA E FLAMURIT DHE DITLINDJA E ADEM JASHARIT!

    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #146
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Gezuar diten e Flamurit .



  7. #147
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Gezuar 28 Nentorin, Diten e Flamurit


  8. #148
    Gëzuar Ditën e Flamurit - Festën e Pavarësisë
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Gezuar diten e Flamurit te gjitheve.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    15
    Gezuar diten e Flamurit gjithe shqipetareve!

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •