Nuk e di qka kerkon daci-maci e shum maqoka e maca tier
por mbrem ne TV RTK emisione te ndara shum mire e spjeguan Ktyeministri z.Hashim Thaçi Zedhensi i Qeverisz. Memli Krasniqi dhe Zevendesministresha e punve te jashtme z.Vlora Çitaku
qe nuk jan perfshi 6 gjashtpikeshi dhe pik. ne Deklarata presidenciale te KS.
KS i OKB merr parasysh raportin, nuk përmend 6 pikëshin
New York, 27 nëntor. Deklarata presidenciale e KS me asnjë fjalë nuk përmend “gjashtë pikëshin kundërthënës”, dhe as “neutralitetin e statusit”, por ka mbështetur shtrirjen e EULRX-it në gjithë territorin e Kosovës dhe mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin perëndimor.
| s.b & RTK staff |
27 nëntor 2008 - 09:55:56
Deklarata presidenciale e KS të OKB-së
1. Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të
bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare.
2. Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane që të avancojnë
perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal. /Sulejman Gashi/
Krijoni Kontakt