Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56

Tema: Loçkë?!

  1. #1

    Loçkë?!

    Çka do te thotë, ose çka nënkupton per ju fjala : LOÇKË?!

    p.s.
    E bera ket pyetje, sepse sa kam vrejtur, rreth kesaj fjale ka diferenca mendimesh, ne mes Shqipetareve te Kosoves, Shqiptareve te Shqiperise dhe Shqiptareve te Maqedonese.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  2. #2
    Bhoooooouuuuuuuuuuu...
    Sa qesharake kjo puna e Loçkes ...! -Krejt e perdorni (im) edhe kush nje mendim nuk e dha qe disa ditë!?
    bhouuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!

    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    Çka do te thotë, ose çka nënkupton per ju fjala : LOÇKË.
    Zemra, dicka brenda saj qe e ndjen me thell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RaPSouL : 29-11-2008 më 23:39
    Sui generis

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Locke eshte - si me i thane - zemra e zemres.
    Ajo pjesa me e bute brenda zemres. Keshtu e quan populli.
    Te pelqen?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Ti absolute je locke nga trute .
    Keshtu i thone ketej nga jugu .
    TE KAM NJE SHARJE BORXH ,HERE TJETER .

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar alnosa për postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  7. #6
    Pasi ia nist me 'kallxue' kuptimin e fjales , se shpejti po e them edhe une se si mendoj cka eshte : Brendesia e Ëmbël e Shpirtit, ose berthama e- thelbi i shpirit, ose ta paramendojme, qe shpirti eshte Bostoni (shalqini) e zemra e bostonit eshte me e embel. pra Loçka eshte embelsira e shpirtit, pjesa me e embel edhe me e ndishme e shpirtit... Ne Japonisht i thojne KOKORO!
    A po t' pelqen Bapto?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABSOLUTE : 30-11-2008 më 00:20
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  8. #7
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Ti absolute je locke nga trute .
    Keshtu i thone ketej nga jugu .
    TE KAM NJE SHARJE BORXH ,HERE TJETER .

    Alnosua, nuk te mora mire vesh..! Ma spjego t'lutna c'esht locke nga trute?
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  9. #8
    Locke dicka e perzier me zemer e me shpirt, dmth ate qe ta do zemera dhe shpirti shkurtimisht i thua locke.

  10. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fjalori Elektronik Shpjegues

    LOÇKË

    1. Kokërr e rrumbullakët që lidhin disa drurë, gogël; lende; boçë. Loçka lisi (dushku). Loçka ahu. Loçkë pishe. Loçka pambuku.

    2. Diçka e rrumbullakët; kokërdhok. Loçka e syrit.

    3. fig. Pjesa më e brendshme e diçkaje; thelbi. Loçka e zemrës (e shpirtit).

    4. fig. përk. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Loçka e nënës! Loçka ime!
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #10
    kokërdhok.
    .....
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •