Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Na merziten me keto akuza ndaj njeni tjetrit thjesht per presion! Une kam dosje per krimet e tua, per vjedhjet e tua, sikur te ishte asgja vjedhja apo vrasja e tjetrit. A e konceptojne keto njerez se cka don me thane "ti ke lidhje me boten e krimit"?!
    S'e kane per gja me i thane tjetrit vrases, mafioz, hajdut e tue ba keshtu po vazhdojne me e shkaterrue moralisht ate popull, se mbas pak ditesh vrasesi nuk asht ne burg, por asht partner biznesesh, mafiozi nuk asht ne banken e te akuzuemve, por ne ndonji post te nalte e parlamentar.
    Kjo menyre te akuzuemit e mandej heshtje asht turp per te dy palet qe s'arrijne me shkue ma tej se sa kercenimet mafioze.
    Ku asht "vrasesi" Fatos Nano?
    Ku asht "kryehajduti" Edi Rama?
    Ku asht "shkaterruesi" i Shqipnise Sali Berisha?
    Ku jane "kapot" e krimit?!
    Nuk kam prova per krimet e tyne, por mjafton me i ndie kur akuzojne njeni tjetrin per me i cilesue krejt te padinjitet. Palaēo!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    ...Do ishte interesante sikur nga "disa" ketu ne forum te degjonim nje fjale te mire:
    - Per Kosoven
    - Per AUTOSTRADEN QE DO NA LIDHI ME KOSOVEN
    - Per Demokracine ne Shqiperi
    - Per Ameriken si aleaten tone (qe na shtoi edhe 10000 KM katror)

    Nuk e diskutoj qe te gjithe jane SHQIPTAR....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 07-12-2008 mė 18:56

  3. #53
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13 Lexo Postimin
    Na merziten me keto akuza ndaj njeni tjetrit thjesht per presion! Une kam dosje per krimet e tua, per vjedhjet e tua, sikur te ishte asgja vjedhja apo vrasja e tjetrit. A e konceptojne keto njerez se cka don me thane "ti ke lidhje me boten e krimit"?!
    S'e kane per gja me i thane tjetrit vrases, mafioz, hajdut e tue ba keshtu po vazhdojne me e shkaterrue moralisht ate popull, se mbas pak ditesh vrasesi nuk asht ne burg, por asht partner biznesesh, mafiozi nuk asht ne banken e te akuzuemve, por ne ndonji post te nalte e parlamentar.
    Kjo menyre te akuzuemit e mandej heshtje asht turp per te dy palet qe s'arrijne me shkue ma tej se sa kercenimet mafioze.
    Ku asht "vrasesi" Fatos Nano?
    Ku asht "kryehajduti" Edi Rama?
    Ku asht "shkaterruesi" i Shqipnise Sali Berisha?
    Ku jane "kapot" e krimit?!
    Nuk kam prova per krimet e tyne, por mjafton me i ndie kur akuzojne njeni tjetrin per me i cilesue krejt te padinjitet. Palaēo!
    loja e akuzave te ndersjellta eshte pjese e skenarit punisto-sigurims per te zgjatuar sundimin me te padrejte qe ka pare historia Shqiptare, ate te punizem-sigurimit.

    per mua ka nje permbledhese, e ajo eshte: morali i kalbur.

    nuk mund te trasheqohej nje moral me i mire prej sistemit dhe partise nga e cila ata zullumqare kane dale ...

  4. #54
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Dhe jo vetem kaq, por dje,

    prokuroria kerkoi largimin nga trupi gjykues te gjyqtares Fatmira Hajdari pa deklaruar ne seance asnje shkak dhe perligje te kerkeses se saj. Kerkesa per largimin e Fatmira Hajdarit nga gjykimi, u komentua si pamundesi e korruptimit nga prokuroria te kesaj gjyqtareje qe ajo ta jepte vendimin si e do Ina Rama dhe perdoruesit e saj.
    Jo mer Brar jo mos i ngaterro gjerat.

    Fatmira Hajdari nuk duhet te jete ne trupin gjykues pasi eshte e veja e te ndjerit Azem Hajdari qe ka qene nje nder lideret e PD. Znj. Hajdari mban lidhje te aferta me PD dhe lidershipin e saj dhe i pandehuri Basha eshte anetar i PD. Kjo lidhje mes nje anetari te trupit gjykues dhe te pandehurit e ben Znj. Hajdari qe te influencohet ne vendimin e saj. Ky quhet konflikt interesi dhe sipas te gjithe librave juridik ka baze te mjaftueshme per te kerkuar heqjen e saj nga trupi gjykues.
    Brar lexo ndonjeher libra, jo vetem veprat e saliut. Hap fjalorin dhe kerko: Konflikt Interesi.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shiu..

    me brarin e ke a me gazeten?

    ms i ngaterro gjerat o shiu i edvinit..

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ke te drejte o brar qe e urren kaq shume edvinin. Po ju nxjerr ne pension me gjith Sali e me gjithe ty.
    Edhe erion veliun shume inat e ke. Edhe ai shume po kontribon tju nxjerre ne pension.
    Se jane te dy me te ri, smbajne era dhi, jene cuna qyteti, me vizion tjeter.
    Ske ci ben. Ndyshimet gjithe historine e kane bere pinjollet e sistemit. Ju jeni viktima te sistemit se beni dot.
    Vidhni dhe ca deri ne qershor pastaj e dime te tere do merni valixhet e do ikni se do tju kerkoje drejtesia e inetrpoli, rrugeve te botes. Saliu i pari do ja mbathe, i dyti Luli, i treti Sevgjini, i katerti Agim shehu, pastaj Bumci, eshume shume te tjere.
    Dhe ti si brar nuk do jeshe me brar ketu po do hysh me username tjeter e do te mbrosh ndonje birbo tjeter qe per fat te keq pjell kjo toka jone ashu sic mbron sali gerdecin sot.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bogdani: Edi Rama, njeriu qe pastroi parate e "Hakmarrjes per Drejtesi"

    E Enjte, 11 Dhjetor 2008


    Partia Demokratike reagoi diten e djeshme ashper ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, ne lidhje me akuzat e tij per korrupsion ne qeverine Berisha. Zedhenesi i PD, Gerti Bodgani tha se Rama eshte edhe njeriu i cili ka ne sfondin e tij afera korruptive te panumerta dhe lidhje te erreta me boten e krimit te organizuar. "Edi Rama, harron qe eshte njeriu qe pastroi parate e "Hakmarrjes per Drejtesi" me lejet e ndertimit, politikani i vetem qe ne dosjen e tij ne Prokurori, ka kilometra te tera telefonatash me serial killer, perfshire edhe afera intime", theksoi Bogdani ne deklaraten per shtyp. Sipas tij, Rama duke marre rolin e kryehetuesit politik dhe armikut te eger te rruges Durres-Prishtine, kerkon te fshehe pjeset e erreta te historise se tij, te lidhur me krimin dhe korrupsionin. "Rama i njohur ndryshe si Mr. 15% apo Mr. 2-kateshi, eshte kryebashkiaku qe me 22 dokumentet qe duhen per lejen e ndertimit ne Tirane, ka renditur veten dhe kryeqytetin ne pozicionin e 176 ne bote, apo me sakte ne 5 kryeqytetet me te korruptuara te botes, per lejet e ndertimit", vijoi zedhenesi i Partise Demokratike. Sipas Bogdanit, qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha beri qe Shqiperia te renditet ne 10 vendet me te suksesshme ne luften ndaj korrupsionit kete vit, duke u bere vendi i pare ne Ballkan per kete lufte. F.M



    Akuza

    "Armiqesia e tij ndaj korridorit te shqiptareve, lidhet me faktin se ajo shenon fundin e karrieres se tij politike. Rruga ka kushtuar 2 here me pak se sa ka vjedhur Rama dhe qeverite socialiste ne nje vit, sipas raporteve te BB", tha Bogdani.


    kj

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Po mire, Basha si nje qytetar i barabarte perpara ligjit nuk duhet te shkoje para gjykates dhe te perballet me te???? nqs del i pafajshem mund te ngreje nje padi kundrejt prokurorise. kaq frike e paska kete punen e gjyqit????? apo merr shembull nga "babai" i tij z. Sali qe nuk shkoi as per tu pyetur (per te ndihmuar) te gjyqi per vrasjen e "bashkeluftetarit" te tij te ndjerit Azem Hajdari. Nuk e kuptoj pse gjithe kjo frike.
    Pse nuk kane pak qytetarizem keta politikane sot???
    Me kujtohet rasti i z. Rramush Haradinaj qe, ne momentin qe e akuzuan nga Haga dha direkt doreheqjen nga kryeminister per interesat e vendit te tij. Dhe gjithsesi ne fund doli i pafajshem.
    Po keta tanet, pse nuk tregojne njehere te vetme nje ndjenje sado te ulet qytetarie dhe te mendojne qofte edhe njehere te vetme per kete vend??
    nuk e di se si mund te duket ne syte e botes qe nje minister i jashtem te akuzohet nga prokuroria dhe nuk denjon te paraqitet per te marre vesh padine, dhe jo me te jape doreheqjen.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Prokurori i Lul Bashes, Arben Kraja, akuzonte me 27 korrik 1990 dy Shkodranė per arratisje.



    Hetuesi i diktaturės Kraja, akuzonte mė 27 korrik 1990 dy tė rinj nga Shkodra se kishin shkelur “normat e moralit komunist” pse donin tė arratiseshin nga Shqipėria

    Dy tė rinj shkodranė, Beniamin Bizi dhe Arben Luēi, nisen nga Shkodra drejt Durrėsit e mė pas drejt Tiranės. Nė Vorė tė Tiranės i zė njė patrullė policie, i arreston sikur Vora tė ishte vijė kufitare. I dorėzon mė pas nė Degėn e Punėve tė Brendshme Shkodėr. Kjo ia kalon ēėshtjen pėr kompetencė Hetuesisė.
    Edhe juristi mė i thjeshtė ndoshta nuk do tė guxonte tė niste njė ēėshtje penale pėr njė vepėr penale tė me materialin e nisur “kryesisht” qė duket qė kjo shkollė hetuesish e prokurorėsh tė kohės sė Enverit ia kanė marrė dorėn. Dy tė rinjtė punėtorė tė arrestuar mė 26 korrik 1990 nė Vorė, njoftohen me aktakuzė njė ditė mė vonė pėr “veprėn penale”. Njėri prej tyre nuk e pranon, ndėrsa tjetri nėn trysninė e pėrdorur e pranon dhe kėrkon tė mbyllet kjo ēėshtje. Hetuesi i diktaturė pėr ēėshtjen penale nr.310 harton edhe planin pėr hetimin e kėsaj ēėshtjeje tė nisur “kryesisht”, duke pėrfshirė edhe pyetjen e familjarėve tė personave, etj. E mjera Shqipėri me prokurorė e gjykatės tė shkollės moskovito - enveriste qė nisnin ēėshtje sipas formulės “kryesisht”, tė cilėt i kanė ngelur si “dopio-gjashtė” me parimet e partisė nė kokė. E keqja nuk ndalet deri kėtu se nisin akoma “kryesisht”. Dhe nuk ka si tė mos tė vijė keq kur ata qė kanė firmosur dhe certifikuar ato qė njihen si krime tė diktaturės komuniste, tė dėnuara nga disa rezoluta nė vendet e BE-sė, nė Shqipėri, apo nė vende tė tjera ku sundoi regjimi komunist.

    Aktakuzė kundėr tė pandehurve, Arben Hiqmet Luēi, Beniamin Fahri Bizi

    Akuzohen se: nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė shkuar me datėn 26.07.1990 nė qytetin e Tiranės pėr tė hyrė nė njė ambasadė tė huaj e pėr tė kaluar kufirin nė mėnyrė tė kundraligjshme, vepėr penale kjo qė parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 tė K. Penal.
    Hetuesia e Rrethit Shkodėr nė datėn 27.7.1990 ka filluar ēėshtjen penale nė ngarkim tė tė pandehurve Arben Luēi dhe Beniamin Bizi, pėr veprėn penale tė pėrgatitjes pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar se:
    Dy tė pandehurit janė banorė tė qytetit tė Shkodrės dhe kanė shoqėri me njėri-tjetrin. Duke qenė tė paformuar dhe me karakter tė dobėt, ata janė bėrė pre e propagandės sė armiqve tė brendshėm e tė jashtėm. Tė ndikuar nga propaganda qė bėnte televizioni she stacionet e huaja tė radios pėr shtetasit shqiptarė qė u futėn nė ambasadat e huaja, nė fillim tė muajit korrik, ata tė dy kanė vendosur qė me datėn 27.7.1990 tė ishin nė Tiranė dhe atje tė futeshin nė njė ambasadė tė huaj duke realizuar kėshtu qėllimin e tyre pėr tė dalė jashtė shtetit nė mėnyrė tė kundraligjshme. Dy tė pandehurit takohen ndėrmjet tyre me datėn 25.7.1990 nė darkė dhe e vendosin qė tė nesėrmen me trenin e orės 14.00 qė niset nga Shkodra tė shkonin nė Tiranė dhe tė prisnin qė me datė 27.7.1990 tė futeshin gjatė ditės nė ndonjė ambasadė. Tė nesėrmen, pra me datė 26.7.1990 janė nisur pėr nė Tiranė me trenin e orės 14.00. Nga shtėpitė e tyre janė larguar pa lėnė adresė fare se ku do tė shkonin. Pasi kanė arritur nė Vorė kanė parė se kishte shumė policė qė po kontrollonin personat e dyshimtė qė ishin aty. Nė kėto kushte, i pandehuri Beniamin i ka thėnė tė pandehurit Arben qė tė ktheheshin pėr nė Shkodėr. Por ky i fundit i vendosur plotėsisht pėr veprėn qė do tė kryente, nuk ka dėgjuar dhe bile ka ndikuar fort tek i pandehuri tjetėr pėr t’ia mbushur mendjen qė tė vazhdonin rrugėn pėr ku ishin nisur. Dhe kėshtu tė dy tė pandehurit zbresin nga treni nė Vorė dhe nisen nė kėmbė, nėpėr fusha pėr tė hyrė fshehurazi nė Tiranė. Por gjatė rrugės ata u kapėn nga njė patrullė policie dhe shoqėrohen fillimisht pėr njė rajon policie nė Tiranė dhe pastaj sillen nė Shkodėr dhe ndalohen. I pandehuri Beniamin e pranon plotėsisht akuzėn qė i bėhet dhe paraqitet shumė i penduar pėr veprėn qė ka kryer. Ndėrsa i pandehuri Arbeni mban qėndrim shumė negative gjatė zhvillimit tė hetimeve dhe nuk pranon fare qė tė jetė nisur pėr tė hyrė nė ambasadė. Nė kėto kushte, dy tė pandehurit kanė konsumuar plotėsisht elementet e veprės penale tė pėrgatitjes pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit, nėpėrmjet hyrjes nė ambasadė tė huaj. Vepra e kryer nga tė pandehurit paraqet rrezik tė theksuar shoqėrore. Po kėshtu, rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore paraqet edhe i pandehuri Arben Luēi, i cili nuk pranon fare akuzėn dhe mban njė qėndrim shumė negative gjatė hetimit tė ēėshtjes.
    Duke i konsideruar hetimet e plota dhe akuzėn tė vėrtetuar nė bazė tė nenit 105 tė K. Pr. Penale, ju paraqesim pėr gjykim tė pandehurit:
    1-Beniamin Bizi, i biri i Fahriut dhe i Ylfetes, i datėlindjes 1964, lindur dhe banues nė Shkodėr, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare me origjinė dhe gjendje shoqėrore punėtore me arsim 8 klasė, i pamartuar, i padėnuar, pa imunitet, i arrestuar.
    2-Arben Luēi i biri i Hiqmetit dhe i Liries, i datėlindjes 1962 lindur dhe banues nė Shkodėr, me arsim tė mesėm, i paorganizuar, pa imunitet, i padėnuar, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me origjinė nėpunės dhe gjendje shoqėrore punėtore, i pamartuar, i arrestuar.
    Akuzohen se: nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer veprėn penale tė pėrgatitjes pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit, qė parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 tė K. Penal.
    Akt akuza sė bashku me materialet e tjera tė dosjes hetimore i kalon pėr gjykim Gjykatės sė Rrethit Tiranė.


    Kjo akt akuzė u pėrpilua sot mė datė 4.8. 1990 nga unė hetuesi Arben Kraja.


    Hetuesit e djeshėm, prokurorėt e sotėm

    1990/Veprimet e paligjshme tė hetuesit Arben Kraja

    Dėrgoi nė burg dy tė rinjtė shkodranė







    Imagjinoni sikur kjo ngjarje tė mos i takonte korrikut 1990, por sė paku janarit 1990. Do ishin dhėnė rreth 15 vjet burg pėr dy tė rinj qė me akuzėn e dhėnė nga organet e diktaturės do tė pėrfundonin menjėherė nė Burrel ose Spaē. Nė rastin mė tė mirė do t’i nėnshtroheshin punės nė minierė e nė rastin mė tė keq do tė pėrfundonin nė birucė tė mbyllur pėr dimėr e pėr verė. Kjo pėr shkak tė njė sistemi kriminal por edhe pėr shkak tė njė mekanizmi diktatorial qė kėrkonte patjetėr “karburant” me viktima e mohim tė pandėrprerė lirie pėr shtetasit e vet.
    Gjatė diktaturės hetuesit mund tė ngrinin njė akuzė si tė donin. Mjafton tė pėrmendet ky fakt i hetuesit Arben Kraja, pėr tė parė sesi akuzohen shtetas “pėr kalim kufiri” nė arat e Vorės sė Tiranės. Shėtitja nė arat e Vorės pėr hetuesin Kraja ka marrė domethėnie tė “prishjes sė moralit komunist” dhe vepėr tė mirėfilltė penale. Kjo ėshtė sajuar aq trashė saqė ka vėnė nė siklet edhe Gjykatėn Popullore tė Tiranės, sė cilės i duhej tė pėrligjte “arratisjen” nė mes tė Shqipėrisė.
    Po si veproi hetuesi Kraja nė atė kohė? Padyshim ka vepruar keq. Ka ngritur versionet hetimore dhe veprimet hetimore.
    Nė versionet hetimore shkruhen:
    “1.Ndodhemi para veprės penale tė pėrgatitjes pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit.
    2.Ndodhemi para veprės penale tė sjelljes sė padenjė.
    II.Nė lidhje me autorin
    1.Dy tė pandehurit kanė bashkėpunuar me njėri – tjetrin pėr realizimin e qėllimit kriminal tė tyre
    2.Dy personat e mėsipėrm, kanė qenė ato ditė edhe me shokė tė tjerė”.
    Nė veprimet hetimore pėrshkruan:
    “1. Tė punohet me tė ndaluarit Beanimin Bizi dhe Arben Luēi pėr tė pėrcaktuar shkakun e largimit nga Shkodra, vendin se pėr ku janė nisur, me kė kanė qenė, etj.
    2.Tė pyeten familjarė tė tė ndaluarve pėr faktin se nga i kanė nisur djemtė, ēfarė adrese kanė lėnė kėta tė fundit para se tė largoheshin nga shtėpia, etj.
    Pasi tė kryhen kėto veprime dhe tė tjera qė do tė dalin tė nevojshme pėr t’u kryer tė vendoset pėr mėnyrėn e pėrfundimit tė ēėshtjes”.

    Njė rrip pėr hetuesin

    Por kjo komedi e “drejtėsisė komuniste” nuk mund tė mbyllje deri kėtu. Beniamin Bizit i bėhet kontrolli personal. Nė gati gjysmė faqe letėr, shėnohet vetėm njė rrip mesi inkilit ngjyrė kafe.
    Pas kėsaj procedure ka vazhduar shpjegimi, marrja nė pyetje nga hetuesi Arben Kraja. Dy tė rinjtė janė nisur nga Shkodra drejt Durrėsit. Ata dashur tė lėvizin nga Durrėsi drejt Shkodrės, por nuk kanė kapur trenin. Nė Vorė i ka kėrkuar dokumentet policia popullore dhe pa asnjė shkak i ka arrestuar “pėr kalim kufiri”.
    Nė pėrfundim tė ēėshtjes, Gjykata Popullore e Rrethit tė Tiranės e ka pasur tė vėshtirė tė trajtojė mė shumė kėtė ēėshtje dhe e ka mbyllur me 2 dhe 3 muaj burg pėr tė dy tė ndaluarit....




    ------------------------------------------------------
    .................................................. .................


    Faik Konica :

    Shqipėri tė kam dhjer,
    s`mė kuptove asnjėher
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 11-12-2008 mė 08:41

  10. #60
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Durrės-Kukės, Apeli rrėzon prokurorinė

    Gjykata e Apelit rrėzoi pėr tė tretėn herė Prokurorinė e Pėrgjithshme, lidhur me afatet e hetimit pėr dosjen e shumėpėrfolur ‘Durrės-Kukės’. Pas njė seance qė zgjati afro njė orė, mes shumė batutash gazmore, gjyqtari Dalip Bushi vendosi tė lėrė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Tiranės, ku Sokol Tona pranoi ankesėn e ish-zv/ministrit tė Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtorit juridik tė kėtij institucioni, Andi Toma, tė cilėt pretendonin pėr zvarritje tė qėllimshme tė afateve hetimore nga ana e organit tė akuzės. I pandehur nė Gjykatėn e Lartė ėshtė dėrguar Toma, sė bashku me ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Ndėrsa Apeli vendosi pėr shfuqizimin e vendimit tė zyrės sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr zgjatjen e afateve hetimore (6 nėntor deri nė 6 dhjetor 2008), Gjykata e Lartė caktoi 30 janarin e 2009-ės, si datė pėr nisjen e procesit penal ndaj ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha dhe ish-vartėsit tė tij, Andi Toma.
    Seanca
    Seanca gjyqėsore pėr shqyrtimin e ankesės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė kundėrshtonte vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė e cila urdhėroi ndėrprerjen e hetimeve pėr Durrės-Kukės, nisi me njė kėrkesė nga njė anėtar i trupit gjykues. Zeqine Sollaku, bashkėshortja e ish-kryeprokurorit Sollaku, i paraqiti kryesuesit tė seancės dhe kryetarit tė Gjykatės sė Apelit dorėheqjen e saj. Gjyqtarja u shpreh se pėr faktin qė hetimet pėr ēėshtjen kanė nisur nė kohėn kur kryeprokuror ishte bashkėshorti i saj, Theodhori Sollaku, kjo pėrbėn konflikt interesi, ndaj nė kėto kushte nuk mund tė vazhdonte. Kėrkesa e Zeqine Sollakut u pranua dhe nė vendin e saj u caktua njė tjetėr gjyqtar. Seanca nisi njė orė e gjysmė mė vonė. Pasi lexoi vendimin e arsyetuar tė Gjykatės sė Tiranės, gjyqtari Bushi ftoi palėt tė paraqisnin pretendimet e tyre. Prokurori Luan Kaloēi tha se vendimi i gjyqtarit Sokol Tona ėshtė i pavlefshėm, pėr faktin se nuk ėshtė kompetencė e Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr tė shqyrtuar njė kėrkesė kur bėhet fjalė pėr njė procedim penal tė lidhur, ku i akuzuar kryesor ėshtė Lulzim Basha, i cili mban postin e ministrit tė Jashtėm. Pėr pasojė, kėrkesa tė tilla duhen shqyrtuar nga Gjykata e Lartė, ashtu sikurse parashikohet nė Kushtetutė. Ai i kėrkoi gjykatės tė shpallte moskompetencėn dhe ta dėrgonte pėr shqyrtim kėrkesėn nė Gjykatėn e Lartė. Pala e mbrojtjes argumentoi se hetimet janė zvarritur pa asnjė shkak, pasi prokuroria e ka mbajtur dosjen nė duar pėr afro dy muaj, pa kryer asnjė veprim hetimor. Avokati Genci Gjokutaj theksoi se kompetente ėshtė Gjykata e Tiranės, pėr faktin se dy klientėt e tij Teliti dhe Toma, nuk kanė cilėsitė qė parashikon Kushtetuta. Kolegji penal pasi dėgjoi pretendimet, vendosi tė lėrė nė fuqi vendimin e datės 18 nėntor 2008, tė marrė nga gjyqtari Sokol Tona, i cili urdhėroi ndėrprerjen e hetimeve. Ky vendim bėn tė pavlefshme tė gjitha veprimet e prokurorisė pėr ēėshtjen Durrės-Kukės, tė ndėrmarra pas datės 6 nėntor 2008. Lidhur me kėtė ēėshtje ka dhe njė vendim tė gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila pranoi kėrkesėn e ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, pėr pavlefshmėri tė fletėthirrjes dhe njoftimit tė akuzės me postė, nė njė kohė kur prokuroria kėrkoi me ngulm shpalljen e moskompetencės dhe kalimin e dosjes nė Gjykatėn e Lartė. Zallamahisė sė krijuar proceduriale duket se do t’i japė zgjidhje Gjykata e Lartė, ku tashmė gjendet dhe dosja e shumėpėrfolur penale ‘Durrės-Kukės’, me tė pandehur kryesor ministrin e Jashtėm, Lulzim Basha.
    Marre nga Gazeta Shqiptare.

    E dini cfare me beri pershtypje ne kete artikull? Znj. Sollaku dha doreheqjen nga trupi gjykues per shkak se ka konflikt interesi. Vendim shume i drejte dhe profesional mu duk. Eshte interesant fakti se Znj. Hajdari nuk beri te njejtin veprim megjithese dhe ajo kishte konflikt interesi. Me gjykatese si Znj. Hajdari eshte bere rrumpalle drejtesia shqiptare.
    Moderator, e di vet ti...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  3. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •