Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 62
  1. #21
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga ai_shoku Lexo Postimin
    Vet me shau i pari
    Brari ka nje urrejtje te pamase ndaj komunistave. Une them qe ai ka te drejte , sepse konsekuencat e komunizmit dihen tashme. Nga ana tjeter, ai bie ndesh me veten e tij, sepse Sala po deshmon qe eshte nje pjelle e tyre. Brari kujton se eshte akoma ai Sale i viteve 92-96, kur beri disa gjera te mira si psh, kur i vuni vizen grekeve pas asaj ndodhise se Peshkopise ne 94. Me tej ai vazhdoi dhe beri person non-grata gjarperin grek Nicolas Gage. Nder te tjera, Sala ka bere shume edhe shume gabime pas 97. Duke filluar qe nga vrasja e Azem Hajdarit, qe sot akoma nuk dihet kush ka qene prapa kuintave, dhe deri tek keto shitje tenderash qe i behen Grekeve dhe serbeve pa i kerkuar asnje favor kombetar ne shkembim. Por, i vetmi favor qe ata ndoshta i kane ofruar eshte qendrueshmeri ne pushtet. Kjo faktohet edhe nga thenia e Nicolas Gage pas takimit qe ai beri me Salen ne 2005, ku nder te tjera ai lloj zvarraniku u shpreh se Sala ka ndryshuar qartesisht dhe tashme eshte ne krahun tone. Marreveshja per varrezat greke verteton fjalet e Nicolas Zvarranik Gage te bera ne 2005.

    Qe ta kesh te qarte ti shoku, PD eshte vetem nje dege e PS. Mosdenimi i perbindshave si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha etj me ka lene shume pikepyetje. Sot DEKA Co. eshte nje nga kompanite me te fuqishme ne Ballakn. Dhe kjo ka nje kuptim: Djemte E Enverit Krenaria Atdheut------ DEKA!

    Une jam demokrat, dhe nuk i duroj dot ato fara komunistash si Pedi Rama me shoke, por sot po vertetohet dita dites qe Sala po bashkepunon me keta perbindesha komuniste. I vetmi demokrat ka qene dhe do jete Azem Hajdari. Vrasja e tij ka nje domethenje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    derkaizer..

    nuk ka thene brari ndonje here se .. i urren pamase komunistet..
    ideja komuniste ka lindur si alternative.. qe ne nje shoqeri te kene te hane e vishen e banojne si njerez te gjithe.. dhe kjo ska asgje te keqe..
    ne se shqipot ja msyne botes.. kjo erdhi sepse bota ishte bere me e mire se "bahcja me lule" e enverit.. dhe kjo bote me e mire nuk u be pa idene komuniste..
    ishte levizja komuniste ne europe por dhe ne amerike.. qe solli kto nivele jetese te puntorit perendimor..
    gjat 50 viteve qe ne shqiperi sundonte klika e enverit.. asnji dite.. ne asnje mbledhje a plenum a kongres..(le te hapi kush te doje qitapet) a organizat partie nuk u tha gjys fjale.. per rrogen.. per kushtet e punes.. per nivelin e jeteses.. se baneses apo pallatit a lagjes ku banojne njerzit..
    per cdo gje u fol.. por kurre se.. e do i ngrati puntor pak me te madh.. pesmedicin.. (pagen) se e do me te larte.. pagen mujore kooperativisti apo puntori i fermes.. se e do me te ngrohte supen e fasulen ushtari apo i semuri ne spital.. se u duhet e ngrohte dyshemeja vocrrakve neper cerdhe e kopshte.. qe te mos u kullojne hundet nat e dit..
    keto gjera.. keto mendime ishin.. pikerisht ajo cka perbente objektin e gjuetise.. se sigurimit enverist.. pra te hapin sy e veshe partia e sigurimi..se mos dikush ben pesh pesh e diskuton..rrog.. jetes.. mirqenje..
    e kunderta ka ndodhur ne perendim..
    ne 50 vitet e tyre te pas luftes.. ne perendim.. cdo dite shtypi gazetat radio televizori.. parlamentet e debatet qeveritare..kan pasur kryeteme.. rrogat e puntoreve.. kushtet e punes.. gjendja sociale e vegjelise.. cmimet.. pensionet.. e drejta per x problem a y.. nevoje..

    se cfar fytyre mori ideali komunist ne perendim e cfar ne lindje..pra ne krahun stalinist.. kjo eshte ceshtje qe diskutohet.. por.. fakti eshte qe.. puntori ne boten perendimore.. e ka shijuar djersen qe ka derdhur ne fabrik te kapitalistit.. shum here me me dinjitet e lezet.. se puntori ne fabriken shtetrore te stalin enverit..

    a kam un arsye te urrej bartesit e ideve komuniste apo majtiste ne europe.. te cilet kan pjesen e vet te meritave..ne arritjet e shoqerive perendimore..
    jooo..

    pra te jemi te qarte kur etiketojme..

    enverizmi eshte gje tjeter..e majtizmi ne perendim gje tjeter..

    ne perendim majtizmi ka qene nje rrot e bicikletes.. qe bashk me rrymat e tjera demokratike a liberale apo dhe konservatore.. ( rrota tjeter) te cilet ne luft me njera tjetren por dhe ne kompromise me njera tjetren sollen.. ate cka dime e qe po e provojme ne qe jemi jasht.. pra shoqerine njerzore demokratike perendimore.. ku puna pune..por dhe jetesa.. njerzore..

    kurse enverizmi stalinizmi jane skllaverira me fytyre kanibaleske.. e nuk mund te etiketoj me te njejtin emer.. ata qe e quajn veten te majte apo komuniste ne france a itali me te quajturit komuniste ne shqiperi..

    por dhe vet ne radhet e atyre qe e quajten vehten..komuniste.. ne shqiper..un di te bej dallimet..

    i themi qemal stafes komunist.. por me kte nick.. smund te etiketojme dhe ramizin nexhin enverin.. apo edvin altin gjinush caush zabit.. mejdan ruco dado erion.. mafiozet..

    prandaj brari ketyre u ka vene nickun.. kanibale..vampire..polpotiste..


    ..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar mė parė nga niemand Lexo Postimin
    landi45 jo per Enverista me te flliqur qe jeni ju nuk ka ne kete tokė te zez.. !! Ju e doni 1997 .. se vetem ne at menyr arrini ne pushtet per ti rikthy perseri .. Caushat / Edvinat me kompani ..

    niemand

    une nuk dua as pd as ps ore shqipe po du njerez qe shqiperia te ece perpara se keture u kam pi lengun po ti qe mbron o njerin apo tjetrin krah u pafsh hajrin

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar mė parė nga niemand Lexo Postimin
    landi45 jo per Enverista me te flliqur qe jeni ju nuk ka ne kete tokė te zez.. !! Ju e doni 1997 .. se vetem ne at menyr arrini ne pushtet per ti rikthy perseri .. Caushat / Edvinat me kompani ..

    niemand

    i cifsha robt sales e edvinit ps e pd se shihe shqiperin qa hoqi prej tyre
    une jam per shqiperin the per nje qeverisje nga intelektuale dhe figura te kombit jo politikane sahanlepires

  5. #25
    Durres-Kukes, pse nuk funksionon metoda e krahasimit

    Nga Vehip Guri*

    E Shtune, 29 Nentor 2008

    Nga te dhenat e raportit per rrugen Durres - Kukes - Morine, botuar ne media para pak ditesh, kupton se per llogaritjen e kostos se ndertimit te nje rruge eshte perdorur metoda e krahasimit. Nepermjet kesaj metode eshte llogaritur diferenca e kostove te ndertimit te segmenteve te aksit rrugor Milot - Rreshen - Kalimash - Kukes - Morine, per njesi/matje - m2. Ne pamje te pare te duket qe llogaritjet, ne mos jane te sakta, jane te pakten shume afer realitetit. Por ky eshte vetem nje iluzion. Perdorimi i menyres krahasuese per llogaritjen e kostos se ndertimit te nje aksi rrugor, jo vetem qe nuk te jep rezultate te sakta, por edhe per te marre vlera te peraferta nuk mund te sherbeje. Me poshte, po perpiqem qe te parashtroj arsyet e kesaj teze, qe praktika e ndertimeve rrugore e ka kthyer ne "postulat".

    1- Duke iu shmangur te treguarit te historise se projektimit te Rruges Durres - Kukes eshte me interes per ceshtjen qe po prekim, te kujtojme vetem qe, per koston e ndertimit te ketij aksi rrugor jane deklaruar dhe publikuar shume vlera, te ndryshme nga njera-tjetra, madje disa te habitshme deri dhe qesharake. Keto vlera ishin produkt i studimeve te ceketa, siperfaqesore me metoden e krahasimit, por qe perkraheshin dhe i besonin pa u thelluar me mendimin per te stimuluar fillimin e ndertimit te rruges apo per te marre stafeten e nismetarit. Nga ana tjeter, keto orientuan shtrember masat per studimin, projektimin dhe organizimin e fillimit te ndertimit. Keshtu, duke u perseritur disa here nga specialiste te ndryshem apo drejtues te shtetit, ne konferenca dhe referate, ne televizione e kudo ne media, u be e besueshme qe rruga nuk eshte e veshtire te ndertohet, madje nuk kerkon dhe shume para.

    Ky mendim, pak euforik, qe qarkulloi disa vite rresht u be shkak qe te lindnin iniciativa nga me te cuditshmet, te cilat deshtuan, dhe koha vertetoi qe nuk garantuan fillimin e ndertimit te kesaj vepre. Pervec kesaj, gjithashtu u be shkak qe, nga dita qe filloi ndertimi me te vertete dhe seriozisht i rruges e deri me sot, te perflitet per tejkalim imagjinar te fondeve dhe rritje artificiale e korruptive te kostos se ndertimit, gjithmone bazuar vetem ne metoden e krahasimit, akuza qe fatkeqesisht vinin edhe nga specialiste. Le te perpiqemi qe ne menyre te kuptueshme, per te gjithe, te shtjellojme faktoret qe e nderlikojne dhe e bejne shume te veshtire percaktimin e kostos se ndertimit te rrugeve, gje qe perjashton perdorimin e metodes se krahasimit.

    Metoda e krahasimit

    Per te llogaritur koston e ndertimit te nje banese, te nje spitali apo veper tjeter shoqerore, metoda e krahasimit mund te sherbeje sepse mjafton qe konstruksioni te jete i njejte, apo afersisht i njejte, me nje projekt te njohur dhe mund te llogaritet nje kosto ku gabimi ne vleresimin e kushtimit eshte i vogel. Kjo gje nuk mund te behet ne ndertimet rrugore. Ndertimet rrugore jane nga me te veshtirat ne inxhinierine e ndertimit. Jane te veshtira sepse perfaqesojne nje kompleks veprash inxhinierike dhe se studimi dhe projekti i tyre varet nga shume faktore.

    Kompleksiteti i faktoreve eshte i ndryshem per cdo aks rrugor, pra cdo aks rrugor qe programohet per studim, si ne fazen e projektimit ashtu dhe te ndertimit ka vecorite e tij, qe ne asnje rast nuk kane ngjashmeri me nje tjeter. Dy apo me shume akse rrugore mund te kene te njejten gjatesi, gjeresi dhe kategori rruge, por ne asnje rast nuk mund te nxjerresh perfundim, qe edhe kostot e projektimit dhe ndertimit te tyre jane te barabarta apo te peraferta. Kete teze tashme e ka provuar eksperienca ne ndertimet rrugore edhe ne vendin tone, keshtu qe eshte kthyer ne "postulat". Ky "postulat" eshte i vlefshem edhe per segmente te vecanta qe bejne pjese ne nje aks rrugor autostradal. Keshtu, ne aksin rrugor Milot - Rreshen - Kalimash - Kukes - Morine, veshtiresite e projektimit dhe te ndertimit ndryshojne shume nga segmenti ne segment, per pasoje dhe kostot ndryshojne ne cdo kilometer, jo me, ne segmente rrugor me gjatesi me te madhe. Perse ndryshojne:

    1- Relievi dhe lloji i formacionit

    Referuar vetem njerit prej faktoreve, atij te terrenit qe pershkon aksi rrugor Milot - Kukes - Morine, ndryshimet jane te medha nga nje segment ne tjetrin. Te ndryshme jane: perberja e formacioneve, fortesia, pjerresia e shpatit, prezenca e zonave me qendrueshmeri te dobet, lloji i makinerive qe perdoren per kryerjen e punimeve te dheut, distancat e largimit te materialit te padobishem nga traseja e rruges, masat e nevojshme per sigurimin e jetes se punetoreve, numri i veprave te artit etj. Per keto arsye dhe shume te tjera te paparashikuara, qe te detyron terreni, kostot ndryshojne nga kilometri ne kilometer dhe nga segmenti ne segment. Keshtu, segmentet jane te pakrahasueshem dhe nuk mund te perdoresh teorine e analogjise per te bere vleresime te kostos apo per te nxjerre perfundime teknike.

    Per ilustrim mund te nenvizojme qe, kostoja e ndertimit te segmentit Tirane - Vore, pjese e autostrades, eshte e ndryshme nga ajo e segmentit tjeter Vore - Durres. E njejta gje eshte e vertete edhe per kostot e ndertimit qe kane dy rruge te ndertuara, ne dukje ne kushte te barabarta, te te njejtit aks rrugor, rruga Fushe Kruje - Milot kundrejt rruges Milot - Lezhe. Kostot e ketyre rrugeve apo segmenteve jane te ndryshme edhe pse kalojne ne terrene fushore, per shkak te formacionit, prezences se ujerave nentokesore, numrit te strukturave te drenazhimit te ujerave etj.

    Gjithashtu, kjo gje vlen edhe per projektimin dhe ndertimin e urave, metoda e krahasimit ose e analogjise eshte e pabazuar, e pavlefshme dhe aspak teknike.

    Ėshte e paarsyetueshme qe kostoja e ndertimit te nje ure ne luginen e lumit Fan ne segmentin rrugor Rreshen - Tunel te jete e krahasueshme me koston e ndertimit te ures, per njesi matje te zgjedhur (m2 ose ml), ne Gjegjan te Kukesit, apo ne Bardhoc, pjese e segmentit Kalimash - Morine, apo krahasuar me koston e ures, qofte dhe ne segmentin rrugor Kalimash apo Fushe Dukagjin. Krahasimi nuk mund te behet sepse terreni eshte i ndryshem, lumi qe kapercehet nuk eshte i njejte, pra jane te ndryshme nenstruktura, themelet, hapesirat e drites dhe elemente te tjere te ures.

    2- Projektimi (vizatimet teknike)

    Ka ndodhur dhe ndodh shpesh ne vendin tone, dhe ne shtete te tjera, qe projektimi dhe kompletimi me vizatime teknike per ndertimin e veprave te medha rrugore, dhe jo vetem, nuk kryhet deri ne fazen e projektzbatimit. Vecanerisht per ndertimin e veprave te komplikuara, sic jane dhe autostradat. Kjo per shkak se eshte shume e veshtire, por mund te themi dhe e paarritshme qe projektuesi te mund te kete ne dore te gjitha te dhenat e nevojshme per te menduar dhe zgjidhur perfundimisht konstruksionin e te gjithe elementeve qe bejne pjese ne rruge, vizatimin teknik dhe percaktimin e volumeve. Projektuesi te dhenat i merr kryesisht nga studimi gjeoteknik i te gjithe gjatesise se trasese se rruges, nga studimi gjeoteknik i vecante per tunelin, nga studimi per themelet e strukturave betonarme apo metalike, nga studimi i shpateve te malit, ku eshte parashikuar te kaloje aksi i autostrades, nga studimi i materialeve natyrore qe do te rekomandoje per perdorim, dhe nga nje sere studime te tjera qe formojne kuadrin e plote te te dhenave per te bere nje projekt zbatimi. Keto studime marrin shume kohe dhe kane kosto shume te larte, sepse kerkon aparatura te posacme dhe laboratore te specializuar. Pervec kesaj, ndodh qe rezultatet e kerkimeve te mos vertetohen gjate zbatimit te punimeve te ndertimit, si per shembull, ne ndertimin e tuneleve apo ne germimin e shpateve me pjerresi te madhe dhe te paqendrueshme. Gjithashtu, jane dhe shume faktore te tjere, po kaq te rendesishem, qe per vepra te vecanta jane me shume ndikim, te cilat arsyetojne dhe percaktojne vendimmarrjen per fillimin e shpejte te realizimit te vepres. Por, te gjithe keta faktore jane kosto dhe risin kushtimin e vepres. Efekti mund te llogaritet nese vendos kritere dhe module per konvertimin ne vlere - leke te secilit faktor.

    Pikerisht per keto arsye, praktika e projektimit dhe ndertimit te veprave te tilla me permasa jo te zakonshme dhe te veshtira teknikisht, ka ofruar zgjidhje te tjera te cilat pershpejtojne proceset, sic eshte edhe menyra e fillimit te punimeve te ndertimit bashke me hartimin e projektit te zbatimit dhe vizatimeve teknike gjate procesit te ekzekutimit te punimeve.

    Per shembull, po marrim autostraden Milot - Rreshen - Kalimash - Kukes -Morine, ndertimi se ciles filloi me projektime per segmentin autostradal Rreshen - Kalimash dhe me projekt teknik e projekt zbatimi per disa segmente te tjera. Nen pergjegjesine dhe kontrollin e inxhinierit konsulent, hartohen vizatimet e punes gjate kryerjes se ndertimit te segmentit me te veshtire Rreshen -Kalimash dhe per dy grykat e tuneleve. Keshtu eshte vepruar per zbatimin e projektit te financuar nga Banka Boterore "Projektit i Mirembajtjes se Rrugeve te Shqiperise" ne vitet 2000 - 2004. Studimi dhe projekti teknik u realizua nga nje kompani konsulenti e njohur. Percaktimi i akseve qe iu nenshtruan ketij projekti u be nga inxhinieri konsulent mbeshtetur ne shikimin vizual, volumet e punimeve u llogariten per njesi gjatesie, pa matje. Tenderimi u zhvillua me volume pune te peraferta, te cilat ne perfundim te punimeve, preventivi ne shumicen e kontratave u ndryshua 100%. Te gjitha udhezimet , vizatimet dhe ndryshimet e volumeve ne procesin e ndertimit u be nen kontrollin, pergjegjesine dhe drejtimin e inxhinierit supervizor. Se shpejti fillon ndertimi i aksit rrugor Shkoder - Hani i Hotit. Nje nga arsyet qe proceduarat jane te vonuara ne kohe eshte dhe fakti qe vlera limit e ndertimit te vepres eshte ndryshuar dy here, sepse projekti dhe vizatimet teknike, per mungese kohe dhe te dhenash, nuk jane kompletuar. Per kete arsye eshte zgjedhur te procedohet si ne tenderim ashtu edhe per fillimin e ndertimit, me projekt dhe vizatime te paperfunduara plotesisht. Keto do te kompletohen gjate ndertimit duke i paraprire zhvillimit te punimeve per te mos penguar kontraktorin.

    Ne praktiken e ndertimit te rrugeve, gjate 15 viteve te fundit ka ndodhur ne disa objekte, segmente te rrugeve nacionale te kategorise se pare, qe edhe pse kane pasur projekt teknik dhe vizatime teknike, perseri volumet e punes kane ndryshuar, madje me ndryshime edhe te vleres limit deri ne masen 20-30% , per shkak te dukurive te paparashikuara qe jane shfaqur gjate zbatimit te punimeve te ndertimit. Ne fund mund te theksojme qe, mbas perfundimit te ndertimit te te gjitha akseve kryesore te realizuara deri tani me fondet e organizmave te huaja, pikerisht per arsyet e mesiperme, jane dhene fonde shtese, sepse jane gjykuar te nevojshme dhe te drejta per t'u dhene kontraktoreve. Si perfundim, ne ndertimet rrugore te veshtira teknikisht, me shume te panjohura qe kane shtrirje te madhe ne gjatesi, dhe qe pershkojne terrene malore, mendoj qe bindja per t'u mbeshtetur vetem ne projektin dhe vizatimet teknike, (nese keto mund te arrihen te behen), per te llogaritur koston e ndertimit te con ne rezultate jo te vlefshme dhe te pabesueshme.

    3- Mobilizimi i kantierit dhe punimet ndihmese

    Per te ndertuar seksionin rrugor me gjatesi rreth 35 km, perfshi dhe tunelet, prej Repsi deri ne Kalimash, eshte e nevojshme te kryhen punime ndertimi qe sherbejne per mobilizimin e kantierit me te cilen kuptojme rruge per levizjen e mjeteve dhe makinerive, per komunikimin e grykave te dy tuneleve, per te atakuar urat qe do te ndertohen etj. Pra, eshte nje sistem i tere rrugesh qe do te ndertohen ne territorin qe pershkon gjatesia prej 35 kilometrash. Keto punime jane te standardit per te garantuar ne cdo stine levizjen pa pengesa, madje kane permasa qe te sigurojne pa rreziqe kalimin e mjeteve dhe makinerive transportuese, ngritese te kapaciteteve te medha. Gjithashtu, volume te medha punimesh duhet te kryhen per ndertimin e shesheve per vendosjen e fabrikave te betonit, te inerteve, te prodhimit te strukturave betonarme apo metalike te parafabrikuara, si dhe ndertimin e ngrehinave per nje pushim dhe clodhje te rehatshme te punonjesve. Punimet e mesiperme dhe shpenzimet per t'i kryer ato i kalojne disa here vlerat e zakonshme qe zbatohen ne preventivat dhe projektet e rrugeve qe jane ndertuar tek ne. Kjo, per shkak te terrenit te thyer dhe te hapesires se ngushte te lugines ku zhvillohet aksi i autostrades Milot - Kukes - Morine. Sigurisht nga punimet qe pershkruam me siper, kostoja e ndertimit per njesi matje - m2 apo ml, per autostraden eshte e ndryshme dhe e pakrahasueshme me cfare eshte ndertuar deri tani ne Shqiperi.

    4- Menaxhimi

    Nje nga elementet, gjithnje e me i vleresueshem i kostos se ndertimit eshte dhe kapaciteti drejtues i kompanise qe ka marre te drejten e ekzekutimit te kontrates. Ky element ende nuk e ka peshen e vet ne kompanite shqiptare ne teresi, por vecanerisht ne kompanite e ndertimit te rrugeve, madje mund te themi qe nga administratoret apo presidentet e kompanive, llogaritet si nje nga elementet ku mund te zvogelohen shpenzimet. Ky element me ndikim ne kosto dhe ne cmimet e ndertimit eshte disa here me i vogel ne vlere per kompanite vendore, krahasuar me kompanite e huaja te ndertimit dhe posacerisht me kompanite "Bechtel" apo "Enka", sepse investimet e ketyre te fundit ne pergatitjen e drejtuesve, ne trajnimin e tyre, ne krijimin e kushteve per pasurimin e dijeve teknike, ne vleresimin material etj., jane disa here me te medha. Po keshtu, e pakrahasueshme eshte shkalla e plotesimit me makineri, si ne llojshmeri ashtu edhe ne sasi e ne moshe, qe te gjitha te vena ne perdorim per ndertimin e autostrades. Kompania "Bechtel" kryen ne nje vit mesatarisht 15 deri 25 miliarde USD volum pune. Ka rreth 32 mije punonjes. Para disa vjetesh kompania festoi 100 vjetorin e krijimit. E fuqishme eshte edhe kompania Enka. Me e madhja ne Turqi. Join Venture e ketyre dy kompanive eshte nje kosto e mesatarizuar e punimeve te ndertimit te autostrades Milot - Kukes - Morine. E pare ne kete aspekt eshte nje tregues pozitiv per shpenzimet ne teresi.

    Keto te dhena vlejne jo per t'u influencuar ne gjykim, por per te arsyetuar se kompanite e fuqishme, me potencial teknik, teknologjik e menaxherial, ashtu sic kane ritme te larta pune, cilesi te larte te ndertimit dhe siguri e garanci ne punimet qe kryejne, kane gjithashtu dhe kosto te larte, prandaj jane te pakrahasueshme cmimet me te cilat punojne, ne raport me cmimet qe punojne kompanite vendase.

    (*) Akademia e Inxhinierise Civile

    koha jone



    Shkrim i drejte.
    Krahasimi mund te perdoret vetem ne fazen e projektidese ne ndertime te tilla, faze kur percaktohet ne forme te trashe kostoja e perafert e ndertimit dhe per te nisur mbi kete baze procedurat e metejshme.
    Ashtu si ne shume fusha dhe ne kete rast po provohet se ne Shqiperi niveli profesional dhe integriteti moral jane ende ne nivele te uleta.
    Profesionisti duhet ta mbroje emrin e tij dhe jo ta lere ate qe te behet pjese e ndyre e lojes politike apo pjese edhe me te ndyre te prapaskenave dhe kurtheve tipike per shoqerite mafioze.
    E gjitha filloi per shkak te pakenaqesive te nje megaklani politik dhe ekonomik qe kontrollon struktura te tera te shoqerise shqiptare, i cili nuk mund te pranonte qe te humbiste nga duart nje investim te tille, per te cilin ai ishte pergatitur me kohe dhe kishte organizuar strukturat qe nga nivelet me te larta politike deri ne qelizat me te thjeshta.
    Ndryshe nuk ka se si te kuptohet e gjithe farsa e ngritur kunder te gjithe atyre qe mundesuan zbatimin e nje investimi te tille kaq jetik, duke nisur qe nga shpifjet tipike komuniste ndaj kompanise prestigjioze Bechtel (lexoni shkrimet ne forum te sjellura nga korrieret) etj etj qe tashme jane thene ne kete forum dhe do te ishte mire qe te gjitha te permblidheshin ne nje rubrike te vecante te forumit.
    Pra i lus moderatoret dhe personalisht Albon, qe te gjejne kohen e vyer dhe te hapin nje rubrike te vecante me problemt e ketij investimi.

  6. #26
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    'Luli' nuk paraqitet ne prokurori.
    Prokuroria dergon me poste aktakuzen.................................
    paradoks Shqiptar

  7. #27
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Luli qė zgėrdhiet tė shkoj dhe tė jap llogari ku shkojnė paratė e Shqiptarėve, po ja ka marė dorėn dhe Luli tani.
    Kėlyshi bastard i Enver Hoxhės
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te ish luli bastard i enverit.. ti floryhen i pari bashk me edvinon te dytin e rucin te tretin e nexhin te katertin e gjinushin te pestin.. e zabitin te gjashtin.. e meten te shtatin.. e kshu me radhe.. do benit nje kala per te mbrojtur lulin.. e as ina e as ai katana e as vishinsket e tjere ne prokurori nuk do u shkonte ne mend te pickojne lulin..
    as mjafti me g99 nuku do i benin demonstrata fratinit te ardhur si mik koleg i lulit..e as berluskonin.. nuk do e linit te vinte ne tiran..me lul minister te jashtem.. ne biruc..
    pra ju kullon nga hunda hipokrizia..or djema skicofrena..

    luli pikerisht se nuk eshte kelish i enverit.. urrehet nga sojet tuaja..

    kjo ben muuuu..

    lulin e urren mafia enveriste..sepse do bej nje rruge.. mes dy pjeseve te kombit.. nje rruga te madhe.. popullore kombetare.. e kombi do lidhet pa kaluar ne filtrin enverist qe vazhdon te kontrolloje kanalet politike ekonomike.. mes kosoves e shqiperise..

    pacin faQEN E ZEZE KREJT POLTIKA KOSOVARE..QE BEN SEHIR se si kanibalet e 97-tes.. persekutoret e 50 viteve.. i jan qepur poshtersisht nje djaloshi te talentuar sic eshte lul basha.. qe cdo dite prej sa qe ka hyr ne politik punon per shqiperi e kosove.. me te gjitha energjite e talentin e tij..

    u duhet prere ganxha e zeze.. e qelbur kriminale..keshtjelles enveriste me nick..prokuroria..
    qe per llogari te krye mafiozit edvin.. babait te ri te enverizmit.. e kanibalizmit.. po persekuton hapur.. kryediplomatin shqiptar me nje guxim e paturpshmeri fenomenale.. edhe se ai eshte angazhuar ne pun te medhaja politike me rendesi per shqiperi e kosove..

    keta kelisher vampiresh.. po e kafshojne cdo minut.. figuren e lulit.. me qellim qe ta lodhin e ta shkaterrojne psiqikisht.. sepse po plasin nga marazi.. nga paraqitja elokuenca e talenti e aftesia e arritjet ne koh rekord.. te kryediplomatit tone.. ne maredhenjet me boten..

    turp per mero bazen qe cdo dite vjell vrerr kunder lulit.. duke u bere nje lazarone e neveritshme ne kazanin e mafies ruco edviniste..
    kurse ina.. po duket qarte..se eshte zgedhur pikerisht per te vazhduar linjen vishinskoiste aranito celiste enveriste.. ramizoiste.. nexhiste.. ne lubjanken me nick prokuroria..

    prandaj kush eshte burre duhet te ngrihet e te mbroje lulin.. nga falangat kanibale enveriste ne tirane e prishtine..

  9. #29
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    PER Z. Brari
    "luli" eshte djali i Enverit. PO e zbukuroj pak se bastard eshte fjale e huaj
    Me sa di une "luli " ne greqi u thone pedeve.
    Sa shume po lufton per Kosoven "luli" e pame ne kundershtimin qe i beri planit 6 pikesh te Ban Ki Majmunit
    Sa per kanibalet e '97 ka vetem nje emer: Sali Mos harroni zoti Brari dekleraten e Berishes se "parate tona jane parate me te pastra ne bote"
    Dhe se fundmi jo per te te bere qejfin por me mire do ishit ju per kryediplomat.

  10. #30
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    arsyetoni me mendje te ftohta popull, nuk ja vlen ti shani nanen njoni tjetrit per rrocklaa te ina rames apo lul bashes.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  3. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •