Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Tani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!

    Në shtetin e ri të Kosovës, kremtojmë ditëlindjen e heroit tonë gjithëkombëtar Adem Jashari

    Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Drenicës heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq që ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenja atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronj tjerë të kësaj ane. Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet. I lindur dhe i rritur në një familje dhe në një vendbanim që me të drejtë quhet epiqendër e ngjarjeve të mëdha për Kosovën, ku ndjenja e atdhedashurisë është gjëja më e shtrenjtë, Adem Jashari, nga këtu qysh si fëmijë i vogël do të mësojë nga burrat e mëdhenj të kësaj familjeje sesi për atdhe nuk bën kursyer as jetën, dhe kështu trimi i madh do të bëhet edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë ata do ta pasonin rrugën e stërgjyshërve të tyre në kryengritje kundër forcave çetnike serbe, dhe fjalëve të odës së tij i kishte mbetur besnik duke mos i larguar kurrë nga mendja këto fjalë ai dhe familja e madhe e tij ranë heroikisht duke u bërë vulë që vendosi për largimin serbëve nga Kosova dhe zgjoi nga gjumi Diplomacinë e fjetur ndërkombëtare e cila edhe vendosi ta sulmonte Serbinë e degjeneruar dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Edhe pas vdekjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, shokët dhe atdhetarët tjerë nuk u ndalën ata i përhapen fushëbetejat kundër serbëve, duke parë këtë akt vetëflijues për nder të atdheut dhe në shërbim të tij në çdo kohë, shumë bashkatdhetarë nga bota perëndimore dhe nga viset e tjera shqiptare do të rreshtoheshin në radhët e UÇK-së në shërbim të atdheut. Sakrificën e këtij heroi e kanë çmuar dhe vazhdojnë ta çmojnë jo vetëm shqiptarët por edhe një numër i konsiderueshëm i popujve që ja dinë rëndësinë lirisë, madje homazhe pranë varrit të Adem Jasharit, kanë bërë edhe disa nga personalitet më të larta të politikës botërore. Ky hero i madh me përmasa gjithëkombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e kishin nisur rrugën e luftës për liri për hir të këtij apo atij lideri apo të asaj apo kësaj partie, por është e ditur botërisht se rruga nëpër të cilën ishin nisur atdhetari Adem Jashari me familje si dhe shumë familje të tjera heroike ishte rruga e fitores së madhe, ngadhënjimit mbi forcat çetnike serbe, gjë që edhe ndodhi. Sot në këtë nëntor të vitit 2008, i pari në shtetin e ri të pavarur të Kosovës të njohur nga shumë shtete demokratike dhe dashamirëse të popullit tonë, Kosova ka arsye të jetë e lumtur sepse gëzon fakti se sërish oda e familjes Jashari është duke u ripërtëri me emrat e atyre që neve na kthyen dinjitetin, gëzimin dhe harenë, që të tjerët na kishin privuar disa shekuj me radhë. Në Republikën Kosovës, e cila tanimë është shtet i pavarur, shumë institucione shkollore, sheshe dhe rrugë të qyteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë janë zbukuruar me shtatore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe heronjve tjerë. Në librat e rijë të shtetit tonë sot flitet edhe për luftën tonë për liri, sot nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës nuk kanë frikë të shkojnë në shkollë, sot shteti ynë po ndërtohet ne po e bëjmë ardhmërinë për brezat në vazhdim. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.


    Shkruan. Hajdin ISLAMI

    (Autori është Prof, gazetar si dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vushtrri)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-11-2008 më 16:35

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Tani edhe ne e kemi shtetin ton, te falemnderit Allah i meshirueshem dhe ti o Amerikë, falemnderit Baci Adem , Baci Shaban , Baci Hamzë, Agim Ramadani, Sali Ceku, Fehmi dhe Gjev Ladrovci , dhe ju Martirët e tjer të kombit. Allah-u ju vnovte ne xhennet, Amin.

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Figura te shquara te historise shqiptare.
    Nga gjergj arianiti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 09:33
  3. Kadare: Lufta e parë morale u bë në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 10:27
  4. Ushtria Çlirimtare e Kosovës - UÇK
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 12-09-2004, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •