Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Sulmohet me gurë shtëpia e familjes Mripa, në veri të Mitrovicës

    Sulmohet me gurë shtëpia e familjes Mripa, në veri të Mitrovicës

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm /e enjte/ është sulmuar me gurë shtëpia e Adem Mripës, e cila gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës. Sulmi është dënuar ashpër nga kryetari i kësaj komune, Bajram Rexhepi, i cili ka kërkuar nga organet reagim energjik për ti gjetr kryrësit e këtij akti vandal.
    Sulmi, sipas deklaratës së kryefamiljarit Adem Mripa, ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit, të ditës së enjte, kur katër ekstremistë serbë kanë gjuajtur gurë në shtëpinë e Mripës, me ç’rast i janë thyer xhamat e dritareve dhe janë shqetësuar pa masë anëtarët e familjes, të cilit gjendeshin në gjumë.

    Kryetari Rexhepi ka kërkuar nga organet e rendit që të reagojnë në mënyrë energjike dhe të gjejnë kryerësit e kësaj vepre kriminale, në mënyrë që me ta të merren organet e drejtësisë dhe të ua shqiptojnë dënimin e merituar.

    Po ashtu, kryetari Rexhepi ka kërkuar nga KFOR-i dhe policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, që të ndërmarrin edhe masa të tjera preventive të sigurisë, duke i shtuar edhe patrullimet në të gjitha lagjet veriore të banuara me shqiptarë, në mënyrë që të parandalohen aktet e këtilla kriminale dhe shqiptarëve që banojnë atje, por edhe të gjithë qytetarëve tjerë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, t’iu sigurohet jetë e qetë, lëvizje dhe qarkullim i lirë, në çdo kohë dhe në të gjitha drejtimet.

    Qëllimi i këtyre provokimeve të ekstremistëve serbë është futja e frikës dhe panikut ndër qytetarët jo-serbë të lagjeve veriore, me qëllim që t’i lëshojnë pronat e tyre dhe ngritja e tensioneve për të vështirësuar vendosjen e EULEX-it në veri të vendit, ka theksuar Bajram Rexhepi dhe ka kërkuar nga banorët shqiptarë që jetojnë atje, që të mos i lëshojnë pronat e tyre dhe që të mos bien pre e provokimeve të ekstremistëve, gjë të cilën ata e dëshirojnë për të realizuar qëllimet e veta, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim pranë KK Mitrovicë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Hallall ju qofte asaj familje , nuk e di ku po e gjejne gjithe ate force me qendru ne shtepi te tyre pas gjithe atij presioni qe po u behet gjithe keto vite .
    Lirisht mund te them qe jane nje nga shembujt me te mire te rezistences se pas luftes ne Kosove , perkatesisht ne Mitrovice .
    Respekt familjes Mripa .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    MOS TA DIJ THAQI SE PO NA QET NE BELE ME SHKIE
    Eshte mjerim qe keto familje jan len ne meshiren e shkive,po kjo qeveria e jon qfar ben a nuk eshte turp qe nuk ju ndihmon ketyre familjeve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    MOS TA DIJ THAQI SE PO NA QET NE BELE ME SHKIE
    Eshte mjerim qe keto familje jan len ne meshiren e shkive,po kjo qeveria e jon qfar ben a nuk eshte turp qe nuk ju ndihmon ketyre familjeve.
    Ajo qeveria tjeter cfare beri sipas jush?

  5. #5
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Si para ca puajsh pash ne tek Raiuno nje dokumentar ku disa familje ne fshatrat e mitrovices ne veri i dergonin femit me Nje mikrobuz te vogel ,sepse ne kembe kishin merak qe serbet mos i banin ndonje gja te lig.
    Ata nuk kishin ndermend te lenin katundin por kerkonin me ze te madh mbrojtje nga qeveria e re e Kosoves

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po pse o sabri talibani po i rrehni njerzit more terrorista


    Dënohet sulmi ndaj kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame

    Prishtinë, 2 dhjetor - Me rastin e sulmit ndaj kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dr. Xhabir Hamitit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me anë të një deklarate e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin fizik ndaj dr. Xhabir Hamitit të kryer të dielën rreth orës 19.00 në hyrje të shtëpisë së tij nga grupi prej pesë vetash duke e konsideruar të njëjtin një vepër e njerëzve të lig dhe qyqarë. "Për sa jemi në dijeni, ky është rasti i parë kur sulmohet fizikisht një nëpunës i BI së, pedagog i fakultetit dhe titullar i Bashkësisë Islame, pa asnjë shkak ose arsye përse detyrohemi ta kuptojmë se sa të mjerë janë sulmuesit", thuhet në deklaratë. Kryesia e BI së sulmin ndaj kryekuvendarit të BI së e konsideron sulm ndaj të gjitha organeve dhe institucioneve të BI së, prandaj kërkojmë nga organet kompetente të pushtetit që keqbërësit t'i zbuloj sa ma parë dhe të njëjtit të nxirren para organeve të drejtësisë. Kryesia e BI së, pa pretendim për t'i prejudikuar gjërat, është e vendosur dhe e paluhatshme në veprimtarinë e saj tradicionale këtu e gjashtë shekuj më parë, dhe se nuk ka fuqi e cila mund të na devijojë e shmangë nga rruga jonë islame tradicionale, thuhet në fund të deklaratës së BI. Edhe Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë ka reaguar me rastin e sulmit ndaj Dr. Xhabir Hamitit, prof. i këtij Fakulteti, duke e quajtur këtë sulm të "papranueshëm me elemente kriminale, që rrezikon jo vetëm jetën në këtë rast të të atakuarit, por krijon premisa për shfaqje të dhunës, e shantazheve si ndaj individëve ashtu edhe ndaj institucioneve". "Aktorët e këtij akti të shëmtuar e kriminal, jemi thellë të bindur që janë në shërbim të së keqes dhe veprimet e këtilla në këtë fazë nëpër të cilën po kalon Kosova janë shumë të dëmshme dhe dëmtojnë rëndë përpjekjet për konsolidimin e institucioneve tona", thuhet në këtë reagim të nënshkruar nga dekani Dr.Rexhep Boja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    lexoni qfar kerrcnimi me ban sabri taliban-terroristi me mjekerr cjapi

    ----------------






    Mesazh Privat: Vepro si te duash por...
    22-04-2008, 19:14
    Sabriu
    "Dr.dituria"

    Maska e Sabriu

    Anëtarësuar: 30-12-2005
    Postime: 1,100



    Vepro si te duash por...
    Ke hyre ne ujra te turbulluara,terhiqe postimintende te keshilloi se po te rane ne gjurme nje dite familja jote ka mundesi ta gjej koken tende ne kanten e mbeturinave pikerisht nga keta me mjekrra.
    Ti duhet ta dish se ata nuk i duroine ofendimet.

    Sabriu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Mbidoza e modernizmit të familjes
    Nga Cimo në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollëve Bua
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •