Moskë- Më pak i pasur, por gjithmonë romantik, miliarderi rus Roman Abramovich i ka bërë të fejuarës së tij bukuroshe një dhuratë simbolike, me një domethënie të madhe: një copëz Hëne.
Moskë- Më pak i pasur, por gjithmonë romantik, miliarderi rus Roman Abramovich i ka bërë të fejuarës së tij bukuroshe një dhuratë simbolike, me një domethënie të madhe: një copëz Hëne.
Në këmbim të dhuratës, Abramovichi kërkon faljen e të dashurës së tij për shtyrjen që i bëri dasmës së planifikuar. E gjithë kjo, ndodhi për shkak të probleme të shumta që i dolën si pasojë e krizës finaciare, që padyshim preku edhe miliarderin.
Sipas të përditshmes online Glomu.ru, Abramovichi i ka dhuruar Darias një hapësirë Hëne, në pjesën e dukshme të sateliteit, me koordinata shumë të favorshme.
Ai e ka marrë këtë pjesë Hëne nga organizata ndërkombëtare 'The Lunar embassy', që shet simbolikisht pjesë të satelitit.
Pjesa e blerë prej tij është një pasuri e cmuar, pasi është e mundur që të shihet shumë pastër me ndihmën e një teleskopi të vogël.
Rreth 3 milionë njerëz kanë blerë pjesë të Hënës; mes tyre edhe ish presidenti amerikan Jimmy Carter dhe aktori Tom Cruise e John Travolta.
Idea e shitjes së “pjesëve të hënës” vjen nga Dennis Hope, që në vitin 1980 duke shfrytëzuar një boshllëk juridik regjistroi të drejtën e pronësisë mbi Hënën e Marsin.
Krijoni Kontakt