Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Tradhëtia nëpërmjet internetit!

    Nje problem i perhapur po behet ai i tradhetive virtuale: disa e tolerojne e disa absolutisht jo!

    Nqs chati, jetet virtuale, bloget, komunitetet beper web etj pak e nga pak nderrojne marredheniet, po sjellin me vete edhe dinamika te reja ne cift, duke perfshire aspekte si pelqimi, dashurite dhe tradhetite. Ne fakt duket se po fillon te jete problemi i cifteve per mijevjecarin e ri, saqe per kete aspekt jane bere shume hetime, studime dhe statistika: Tradhetia ne web, eshte tradheti e vertete?
    Per tradheti virtuale mund te kuptohen nje miriade gjerash: i fejuari qe ben "te pelqyeshmin" ne chat, ose ai qe kenaqet duke joshur me nickname te cuditshem e te eger, apo djali qe nderton nje avatar mbi Second Life dhe sillet si Don zhuan (fillojne te thuhen edhe shume anektoda mbi cmendurira virtuale: p. sh ai cifti qe njihet, martohet dhe ndahet virtualisht, por me aq pasion saqe perfundojne ne Gjykate seriozisht!). Sidoqofte e gjitha kjo nuk do te thote qe ne jeten reale pastaj i dashuri juaj do te arrinte me te vertete te joshte nje vajze tjeter. Madje shpesh eshte pikerisht anonimati qe e ben kaq te gezueshem, ndersa ju e dini shume mire qe eshte paksa i ngathet edhe i turpshem per ksoj gjerash. Ama, te vetmen here qe mund te kete lene dritaren e chatit hapur, dhe ju nuk rezistuat te hudhni nje shikim, bam! Nje gjuajtje ne zemer! Keni lexuar gjera te cilat me te vertete as qe e imagjinoshit qe mund te dilnin nga goja e tij (ops, nga tastiera). Ja qe kane ndodhur pra, shikoni qe i dashuri juaj luan rolin e josheshit nepermjet web-it, dhe tonet qe perdor jane me nje shpirtkeqesi te forte... asnje grua apo burre qofte nuk mund te mohoje qe te djeg icik te shikosh keto skeletera ne dollap.
    Virtuale apo jo, eshte gjithmone nje plage te shikosh qe personi te cilin ju doni "ushtrohet" ne artin e joshjes me vajza te tjera!
    Por pastaj mendoheni mire, merrni fryme thelle, e ju duket qe fundja nuk eshte nje gje kaq tragjike... eshte thjeshte nje loje! Po, mbase nje loje qe jua ka mbajtur te fshehte mbase sepse e dinte qe do te nxeheshit, por perhere mbetet loje. E gjitha nuk shkon me shume se ne skermin e chatit, prandaj per cfare arsye te nxehemi kaq shume? Fakti eshte qe tradhetia te ben te vuash jo vetem per xhestin fizik ne vetvete, por per renien e besimit: na duket sikur na bie Bota siper kokes sepse zbulojme qe ai te cilin e mendonim te kulluar si uji, ka ne te vertete dicka te turbullt ne vetvete. E ne tradhetite telematike kjo gje nuk ndryshon: kane te bejne me nje aspekt te jetes se tij qe ju jeni te perjashtuar, mbi te cilat genjen ose eviton diskutimin. Pra, pak a shume besimi budalla. Sidoqofte reagimet e mundura ne keto raste jane dy: ose vendosni mos e beni dicka dramatike, ose filloni nje kryqezate nga e cila doni me besim e ndershmeri. Ne rastin e dyte me shume probabilitet do i beni nje skene te ashper xhelozie, do deshironi te lexoni te gjitha bisedat e tij, e do doni qe t'ju betoje qe zdo e beje nje gje te tille kurr here tjeter. Problemi eshte qe ju nuk do ndalni asnjehere se qeni ne dyshim, duke i kontrolluar keshtu posten sa here te keni mundesi, duke krijuar nicknames te ri e avatare per te hyre ne Boten e tij. Pak a shume, jeta do behet e komplikuar sa here qe do e shikoni te ulet afer nje kompiuteri. Mundesia e dyte eshte ajo qe te flisni me njeri-tjetrin e te mundoheni te ... qeshni mbi kete gje e t'i hudhni nje gur siper! Nuk eshte drame, nqs jeni te sigurta qe ne realitet ai me mish e me kocka eshte per ju i besueshem. Keshtu mund t'i thoni vetem qe e keni zbuluar rastesisht, qe ju ka ardhur keq se s'ju ka foluar per kete gje asnjehere, qe gjeja ju trishton pak, por edhe qe ju vjen pak per te qeshur.
    Arsyetoni mire: fundja eshte qesharake te mendosh qe nje njeri i qete si arush si ai te arrije te beje djalin-sexy duke u fshehur pas nje nicku prej divi! Madje mund te behet nje loje qe mund ta realizoni te dy! Ja nje histori emblematike mbi ate qe mund te ndodhi nepermjet chatit (e ka treguar nje vajze qe quhet Daniela, nje designer e re, e cila jeton ne Milano):

    "Ajo qe me ka ndodhur mua eshte e pabesueshme thote, por betohem qe ironia e shortit ka qene me te vertete e ashper me mua! Kisha nje marredhenie ne distance prej kohesh, prandaj gjendesha shpesh duke kaluar netet ne chat me te dashurin tim. Nder kohe flisja edhe me ndonje shok, ose beja miqesi te reja virtuale. Keshtu nje dite me kontakton nje i panjohur, me te cilin filloj e flas per gjera te thjeshta pak a shume, por pas pak batutash fillojme e flasim per dashuri. Fillojme te hyjme ne detaje e te flasim per eksperiencat tona. Ai do te dije shume gjera keshtu qe une disa i shpik vete per t'i bere qejfin: disa i marr nga jeta reale thote, duke qeshur nga pak. Nder gjerat e shpikura eshte edhe ajo qe tradhetoj rregullisht te dashurin tim me burra te ndryshem. Ah sikur mos e kisha thene kete genjeshter! Kur pash te dashurin tim kishte ne dore nje flete te stampuar me gjithe biseden qe kisha bere ne chat! Ishte pikerisht ky, ai "fanatiku seksual" misterioz! Tha qe kishte filluar kete gje vetem per shaka, por pastaj u gjend perpara nje pranimi tradhetije nga fjalet e mia e prandaj i iku mendja! Mu desh nje jete (tregon ne fund kjo vajza) per t'ia mbushur mendjen qe ishte nje budallallek, e po ia fusja vetem kot me nje njeri qe as nuk do e kisha takuar ndonjehere ne jete!"

    Si perfundim kujdes djema e vajza, web-i duke i sigurte, por mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth!

    Ju si do e merrnit nje gje te tille? Cfare reagimi do kishit?

    P. S Perkthyer nga e nenshkruara:P nga http://donne.it.msn.com/relazioni/no...8&imageindex=1
    La vita è bella...

  2. #2
    Ars longa vita brevis Maska e arti-jeta
    Anëtarësuar
    17-10-2008
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    51
    dashuri ne internet nis me kiss e me lezet , po he pa frike se mbaron me block dhe nji delete!?
    Mos jeto me friken e vdekjes, por vdis me gezimin se ke jetuar

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga arti-jeta Lexo Postimin
    dashuri ne internet nis me kiss e me lezet , po he pa frike se mbaron me block dhe nji delete!?
    Nga provoja apo veç ja fute? Shprehje Interesante.

    Interneti eshte për tu tall, dhe tallu me te, mos u be viktime e tij.

    Edhe unë mendoj si kjo larte.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Si perfundim kujdes djema e vajza, web-i duke i sigurte, por mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth!
    deri diku jam dakort

    te gjithe kemi miq dhe shoke
    dhe c'do njeri ka te preferuarin e tij

    te folesh me nje te panjohur ne virtual(Chat) per mendimin tim eshte njesoj sikur te folesh me nje mik qe te hahet muhabeti.

    pastaj varet c'fare statusi ke
    dhe me c'fare mendje hyn ne msn


    mjafton mos te kalosh kufirin
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-11-2008
    Vendndodhja
    do i Q! r0pt3 albaguard robokopi, se eshte ()!thm0tr3 njeri o rracQ!m smer vesh ti o plera shqipris.
    Postime
    61
    sme behet von fare per kameren, e hap pa mu drridhur fare gishti kur klikoji maosin.


    frikacaket dhe dallaveraxhinjte qe kopjojne kameren dhe rregjistrron fytyren e dikujt per tu tallur eshte vec se nje plesht i vogel qe mcifet mbrapa pc=kompjutrit.


    Un per vete flas me lloji lloji njeriu nga moshat me te ndryshme, ka dhe njerez qe si njohe fare dhe e hap kameren qe ai/ajo qe po bisedojme ta shohe mir njeriun me ke po flet, me pak fjal spo flet me nje robot po me nje njeri dhe prandaji hapet kamera ne shumten e rasteve qe dhe tjetrri ta kuptoji kush eshte femer mashkull.

    ja kalofshit mir te gjithe

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga arti-jeta Lexo Postimin
    dashuri ne internet nis me kiss e me lezet , po he pa frike se mbaron me block dhe nji delete!?
    Ketu behet fjale me teper kur je i dashuruar ne jeten reale e tallesh neper internet, pa dijenine e partneres...
    La vita è bella...

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    deri diku jam dakort

    te gjithe kemi miq dhe shoke
    dhe c'do njeri ka te preferuarin e tij

    te folesh me nje te panjohur ne virtual(Chat) per mendimin tim eshte njesoj sikur te folesh me nje mik qe te hahet muhabeti.

    pastaj varet c'fare statusi ke
    dhe me c'fare mendje hyn ne msn


    mjafton mos te kalosh kufirin
    Nuk besoj se duke bere shaka e duke mos i marr gjerat me seriozitet neper chate e kshu me rradhe, ben qe te kalosh kufirin; thjeshte tradheti ideja qe ti hyn pa dijenine e partnerit tend duke e zhgenjyer ate ne rast se e merr vesh, edhe se ne te vertete nuk ka asgje te keqe
    La vita è bella...

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga A-Zemer Lexo Postimin
    sme behet von fare per kameren, e hap pa mu drridhur fare gishti kur klikoji maosin.


    frikacaket dhe dallaveraxhinjte qe kopjojne kameren dhe rregjistrron fytyren e dikujt per tu tallur eshte vec se nje plesht i vogel qe mcifet mbrapa pc=kompjutrit.


    Un per vete flas me lloji lloji njeriu nga moshat me te ndryshme, ka dhe njerez qe si njohe fare dhe e hap kameren qe ai/ajo qe po bisedojme ta shohe mir njeriun me ke po flet, me pak fjal spo flet me nje robot po me nje njeri dhe prandaji hapet kamera ne shumten e rasteve qe dhe tjetrri ta kuptoji kush eshte femer mashkull.

    ja kalofshit mir te gjithe
    s'ka fort lidhje kamera, se kjo e tejkalon ate qe thuhet ne teme:P por thjeshte biseda ne nje chat, bisede qe ne fakt mund te jete pa rendesi, bisede e rastesishme pra
    La vita è bella...

  9. #9
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346
    Ndoshta duket si shaka por në fakt nuk është aspak shaka, se duke dashur të bëj shaka me tjerët ka rënë në duart e partnerit të saj dhe gjithmonë sipas asaj që lexova më lart, për pak shaka edhe atë në chat ka vuajtur gjithë jetën.

    Për mendimin tim shumë mirë i është bërë, le të vazhdoj prap të tallet ajo nqs. i ka pëlqyer chati dhe "shakatë".
    Lumturia nuk vjen vetë, atë duhet ta krijojmë ne.

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    LoL *Lorisa* sa e eger je mi

    Nejse jane gjera qe ndodhin, pastaj s'me duket se partneri i saj ka bere ndonje gje te bukur duke e provokuar ne ate menyre
    La vita è bella...

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Edgar Allan Poe
    Nga Veshtrusja në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 05-06-2013, 21:07
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. SIDA-Semundja me damke!
    Nga ZEMEReZJARRTE në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-05-2003, 15:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •