Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e FENIXI
    Anėtarėsuar
    13-01-2006
    Postime
    27

    Republika e Korēes

    Me 1916 ushtrite aleate ishin vendosur ne te gjithe Shqiperine. Deshtimet e aleateve me te vegjel i kishin detyruar fuqite e medha te zinin pozicionet e tyre ne vend. Ne vjeshten e vitit 1916, Italianet kerkuan te okuponin Korcen. Kjo kerkese u kundershtua nga Venizellos, ish kryeminister i Greqise, i cili ne ate kohe ishte i shkeputur nga Athina dhe kishte formuar nje fare qeverie proaleate ne Selanik. Gjithashtu u kundershtua edhe nga serbet, qe nuk e shihnin me sy te mire shtrirjen e Italise aq teper dhe qe preferonin okupimin e Korces nga trupat venizelliste. Pas shume bisedimesh u vendos qe trupi special italian i Maqedonise te mbetej ku ishte dhe Korca me rrethet te okupohej nga trupat franceze, te cilat konsideroheshin si te painteresuara ne ceshtjet territoriale ne Shqiperi. Dhe ashtu u be: Italianet zgjaten vijen e luftimit te Vjoses deri ne Selenice te Kolonjes, dhe trekendeshin grek Kakavije- Kalibaq- Perat. Francezet mbasi okupuan Manastirin zbriten deri ne Kostur dhe iu afruan kufirit shqiptar. Ushtria bullgare okupoi Pogradecin dhe Goren deri ne Maliq dhe Zvezde. Ne Pogradec ishte edhe Themistokli Germenji, i cili pat ardhur bashke me shoket e tij qe ishin ne bashkepunim me autoritetet bullgare dhe me oficeret austriake te sherbimit informativ te instaluar ne Pogradec.

    Themistokliu filloi aktivitetin e tij per shpetimin e Korces dhe hyri ne kontakt me shoket e tij nacionaliste qe ndodheshin ne Korce. Me ta mbante korrespondence te rregullt, u jepte udhezime sipas rastit, dhe 2-3 here kishte guxuar te hynte naten fshehurazi ne qytet per te bere mbledhje me shoket e tij. Themistokliu nuk ishte i kenaqur nga veprimtaria e bullgareve dhe i akuzonte keta se kishin aspirata jo vetem per Korcen, por edhe deri ne Elbasan. Ne tetor te 1916-es nje dite befazi, zbret nga Gryka e Mborjes nje fuqi ushtarake franceze prej 400 kaloresish, te cilet hyne ne Korce si pa gje te keqe dhe menjehere u dhane ultimatum autoriteteve greke qe te largoheshin nga Korca e te terhiqeshin ne Janine. Brenda dy diteve greket u larguan nga Korca me nje deshperim te madh, duke manifestuar rruges ne favor te Mbretit Konstandin. Pas ikjes se grekeve, Korca per 3-4 dite mbeti pa ndonje flamur qeveritar. Kavaleria franceze, qe komandohej nga kolonel Dekueni, mbante vetem qetesine, ndersa pas tri diteve erdhi nga Kosturi nje fuqi ushtarake greke, e perbere pjeserisht nga civile anadollake dhe pjeserisht prej ushtaresh me veshje te rregullt. Kjo ishte ushtria venizeliste e porsaformuar. Venizelua, mbasi u nda nga qeveria e Konstandinit, kishte ardhur ne Selanik dhe atje kishte formuar nje qeveri me vehte, aleate me anglo-francezet dhe kishte filluar te organizoje nje ushtri, qe ne te vertete ende nuk peshonte rende. Fuqite franceze nuk largoheshin nga qyteti dhe fuqite venizeliste u perhapen ne rrethin e Korces e vajten deri ne Voskopoje. Ne kete kohe cetat shqiptare, te organizuara nga austriaket dhe qe komandoheshin nga Sali Butka, sulmuan Voskopojen dhe pasi i shpartalluan fuqite venizeliste i vune zjarrin katundit. Djegia e Voskopojes shkaktoi nje panik te madh ne Korce dhe u kuptua se fuqite venizeliste nuk ishin ne gjendje te perballoniin situaten e krijuar dhe te ndihmonin francezet ne perballimiin e cetave shqiptare tej kufijve te Korces. Cetat e Sali Butkes zbriten deri ne Teqen e Melcanit dhe ne jug deri ne Boboshtice. Kishte ardhur koha qe nga kjo gjendje te perfitonte Themistokliu dhe te hynte ne marreveshje me francezet.

    Bisedimet per keto marreveshje thuhet se kane filluar me ndermjetesine e Raul Vinet, nje francez instaluar prej kohesh ne Manastir, qe ishte martuar me nje korcare. Themistokliu ishte i mendimit qe Korca te shpetonte nga zgjedha greke dhe ne te ardhmen Konferenca e Paqes te mos ta gjente ate te okupuar prej tyre. Francezet nuk e priten keq ate. Me 8 dhjetor 1916, Themistokliu me nje fuqi te armatosur prej 2-300 vetash, hyri naten ne Korce. Nje dite me pare francezet debuan nga Korca gjithe mbeturinat venizeliste dhe se bashku me keta, internuan ne Selanik disa nga eksponentet e propagandes greke, si Efrem Gjinin, dr.Llambi Dardhen, Kostaq Nacen, dr.Harisiadhin e tjere. Me 9 dhjetor u biseduan dhe hollesite per organizimin e administrates shqiptare qe do te themelohej ne Korce. U vendos qe te shpallej nje Republike Shqiptare e Korces, nje keshill qeveritar me 12 persona, nje gjykatore, drejtori e financave, organe policore dhe te xhandarmerise, drejtoria e arsimit, zyra boterore e tjere. Ngjarjet e kryengritjes epirote te 1914-es dhe propaganda shekullore greke kishin sjelle nje percarje pak a shume te madhe midis popullit. Themistokliu ne kete situate veproi jo vetem si nje patriot i shquar, por u tregua edhe si nje politikan i mire per te zhdukur gjurmat e se kaluares. Dhe per te siguruar nje bashkepunim midis elementeve me pikepamje e rryma te ndryshme vendosi qe ne keshillin qeveritar te merrnin pjese edhe persona qe ishin si krere te propagandes greke. Me taktiken e tij mundi te zgjedhe ne keshillin qeveritar disa nga keta, te cilet i thirri ne shtepine e tij duke i vene perpara nje fakti te kryer. Kur populli ishin mbledhur perpara prefektures me 10.12.1916, Keshilli qeveritar me ne krye Themistokline erdhi ne Prefekture. Aty nje toge ushtaresh franceze i priti me nderime te posacme dhe me pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolen ne ballkonin e prefektures duke mbajtur qe te dy nga nje fjalim te shkurter. Midis brohoritjeve te popullit u ngrit flamuri kombetar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korces. Keshilli qeveritar kishte funksione te fuqise ekzekutive dhe te asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikes. Kryesine e Keshillit e mbanin me radhe per nje muaj rresht cdo anetar i saj dhe ky, per ate kohe, zinte vendin e Kryetarit te Republikes. Themistokliu u emerua prefekt i policise, nderkohe qe nje francez perfaqesonte komanden franceze dhe kryente detyrat e nje prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe.

    Koloneli Dekuen u tregua nje shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgje per te ndihmuar mbarevajtjen e Republikes. Hinterlandi i kesaj republike ishte shume i ngushte. Sali Butka qendronte ne Melcan e ne Boboshtice. Francezet bene c'eshte e mundur per ta bindur ate te vinte ne Korce e te bashkepunonte me ta. Derguan ne Melcan nje delegacion shqiptar bashke me nje major francez, te cilet e keshilluan te dorezohej por Saliu nuk e pranoi, megjitheqe ngritja e flamurit ne Korce Saline e kishte kenaqur. Ai e gjente ne interes te Republikes qendrimin e tij jashte valles dhe e quante si nje sigurim me te mire per poziten e Themistokliut, i cili per cdo eventualitet kishte nje vend ku te mbeshtetej. Por gjate vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rende, prandaj Venizelua kishte filluar te loste intrigat e tij kundra Republikes, te cilen e kishte hale ne sy dhe e shihte si nje pengese serioze per realizimin e aspiratave te tij mbi Korcen. Ai e dinte se tere keto suksese te Republikes se Korces i detyroheshin personit te Themistokliut. Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Keta filluan intrigat kunder Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kunder tij disa persona me influence ne Korce. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Keta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u pergatit nje peticion kunder Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marreveshje te fshehta me kundershtarin. Komploti u pergatit si duhet.Mbasi u muar si duket edhe pelqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, nje mbremje, nje kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korce te cilet u drejtuan per ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan kete per ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e te mos u dorezohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshem e duke patur besim ne drejtesine franceze, u dorezua menjehere dhe u nis bashke me ta per ne Selanik. Atje, brenda tri kater diteve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua per aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marreveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi kete aktivitet. Ai insistoi duke thene se pas marreveshjes kish vepruar besnikerisht dhe si nje aleat i vertete me francezet dhe kerkoi qe te mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marreveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor per aktivitetin e tij te meparshem duke e denuar me vdekje. Mbasi denimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejten e Presidentit te Republikes Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtesisht dhe tradhetisht. Populli i Korces dhe vecanerisht shoket e Themistokliut ishin te shqetesuar per fatin e tij. Ne mengjez kur pritnin ndonje lajm mbi fatin e tij, pane qe shetitnin neper rruget e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vene neper dritaret mitraloza. Ne oren 9 te asaj dite, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Keshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte nje person i ashper e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur ne lufte pese djem. Pra, me brutalitetin e tij qe e karakterizonte i njoftoi keshillit qeveritar pushkatimin e Themistokliut dhe i kercenoi keta, se ne rast te ndonje manifestimi, kishin per t'u marre masa te rrepta. Gjithashtu i porositi qe te keshillonin popullin te mbante gjakftohtesine dhe te qendronte i urte. Sigurisht nuk ngjau asgje. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qendrimi politik i Frances.

    Qe ate dite u shpall mosekzistenca e Republikes se Korces. Emri i Republikes u nderrua ne emrin kazave-qeveritare e Korces. Keshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Keshillit te Paresise (Conseil del notables). Ky keshill u formua nga persona te tjere me konservatore. Kompetencat e keshillit u kufizuan krejt. Nuk kishte nje te drejte legjislative, nuk kishte te drejte per emerimin e nepunesave e te perpilonte buxhetin apo te kontrollonte financat. Gjithe te drejtat e kompetencat e keshillit qeveritar i kaluan delegatit te Frances, gjithe vulat zyrtare, timbrat e Republikes u nderruan, zyrat qeveritare vazhduan te funksiononin nen mbikqyrjen dhe urdherin e delegatit francez. Francezet vetem ne punet e gjykates shqiptare nuk nderhyne asnjehere dhe vendimett e saj i respektonin. Kjo gjykate me personelin e saj te ndershem i solli mjaft sherbime vendit. Pas pushkatimit te Themistokliut, organet e sigurimit francez i vazhduan persekutimet e tyre. Ato arrestuan nje pjese te bashkepunetoreve te Themistokliut si Qamil Panaritin drejtor i Policise, Mehmet Pupen, komisar i policise, si edhe Mehmet, Sejfullah e Maliq bej Pojanin, te cilet u denuan me vdekje. Mbasi denimi i tyre u zbrit ne 20 vjet te burgosurit u derguan ne Guaiane. Nje koloni franceze ne Ameriken e Jugut. Bashke me keta u derguan edhe 30 vete te tjere. Me denimin e tyre, Republika e Korces mori fund!

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    VDEKJA E THEMISTOKLI GĖRMENJIT


    "…Nė baladėn qė dua tė bėj pėr Themistokli Gėrmenjin dua tė fut njė ndodhi nga jeta e Dantonit.
    Kur ushtima e topave gjermane dėgjohej nė Paris, shokėt pėr ta shpėtuar, ģ thanė Dantonit: shko nė Angli. Dhe ai u pėrgjigj: po a e marr dot Francėn, La douce France, me shuajt e kėpucėve tė mia? Dhe nuk iku. Dhe u vra, duke e ditur qė do tė vritej. Edhe Themistokliut ģ tha e shoqja: Mos shko se do tė tė prishhin. Po ai u pėrgjegj: Po tė shkoj unė do tė ketė Shqipėri. Po tė mos shkoj, s’ka Shqipėri. Dhe shkoi ģ bindur qė do ta prishnin. Po unė dua tė ve ato fjalė qė tha Dantoni – a e marr dot Shqipėrinė me shuajt e kėpucėve tė mia?"

    Lasgush Poradeci

    "Themistokli Gėrmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti breshėrinė e plumbave burrėrisht dhe si shqiptar ģ vėrtetė"…

    Koloneli Ogyst Mortje


    Togu ģ ushtrisė franceze merrte shenjė pushkatimi!
    Nuk dua tė m’ģ lidhni sytė, ua tha pa pikė frikėsimi.

    E pėr dėshirė tė fundit donte t’ģ lexohej njė letėr!
    Njė letėr, ēuditej oficeri ģ togut francez!
    Ushtarėt prisnin urdhėr.

    Themistokli Gėrmenji thoshte fjalėt e fundit:
    Edhe pse u dėnova me vdekje, po vdes ģ pafajshėm
    dhe jam ģ bindur se vdekja ime do t’ģ shėrbejė Shqipėrisė,
    por mė vjen keq se po vdes nga plumbat e francezėve
    me tė cilėt lidha besė pėr t’ģ shėrbyer ēėshtjes shqiptare
    si dhe miqėsisė me Francėn.

    Po s’ka gjė!?
    Kjo dhembkė do tė jetė e ėmbėl,
    duke ditur se po vdes nė luftė pėr lirinė e atdheut tim,
    Shqipėrisė sime tė dashur…
    Po vdes ģ lumtur dhe ģ kėnaqur
    se e kam ndėrgjegjen tė pastėr
    dhe shpirtin e qetė
    nė pėrmbushjen e detyrave
    kundrejt Shqipėrisė…

    Lutja e fundit qė u drejtoj francezėve
    ėshtė tė mos e rrėxojnė flamurin kombėtar shqiptar,
    tė cilin e kam ngritur nė Korēė,
    dhe tė mos bėhen shkak
    e tė mos prishet kjo copė Shqipėri.
    Kaq u tha ushtarėve francezė.
    Atyre qė vinin nga nėna e lirisė dhe e arteve,
    nga Franca.

    9 Nėntor 1917:
    Togu francez ģ pushkatimit
    zbatonte urdhėrin nga Kėshili ģ Luftės sė Armatės sė Lindjes,
    zbatonte qejfin e gjeneralit Hanri Sal:
    Zjarr…
    Toka e Selanikut u la prapė me gjak shqiptari.
    Republika Shqiptare e Korēės u la me gjak dhe me lot.
    Pas pushkatimit, oficeri ģ togut lexoi fundin e letrės:
    Rroftė Shqipėria!
    Rroftė Franca!
    Edhe pas vdekjes sime, rroftė Franca!
    Franca, nėna e lirisė dhe arteve.

    9 Nėntor 1917.
    Njė ditė nga ditėt e nėntorėve tė Shqipėrisė,
    Flamuri shqiptar binte nė gjysėmshtizė:
    Kėrkoj ndjesė nga gjithė atdhetarėt,
    nė u kam bėrė ndonjė tė keqe pa dashur,
    lexonin tutje pas pushkatimit, letrėn e tij tė fundit.


    Njė Nėnė kishte lėnė,
    po s’ish e vetėm ajo,
    s’ishte vetėm as Evdhoksia,
    as vetėm Eiēeja e vogėl s’ishte,
    as ndarja e Hektorit me Andromakėn s’qe,
    me dhembje e me mall druante shoqja e re:
    Themistokli!
    Do ikėsh, do shkosh, do nisesh?!
    Mblidhej trazuar nė ankth tek pyeste Evdhoksia.
    Do shkoj.
    Do nisem.
    Do vejė atje ku thėrret Liria,
    se po s’shkova unė, do shkojė Shqipėria…

    Njė Nėnė kish lėnė,
    rėnduar nga supet,
    rėnduar nga vitet,
    po s’ish veē ajo,
    vetėm Eiēeja e vogėl s’ģshte,
    s’ish vetėm Evdhoksia,
    ishte me tė e gjithė Shqipėria:
    Do shkoj.
    Do nisem.
    Do vejė atje ku thėrret Liria,
    se po s’shkova unė, do shkojė Shqipėria…


    http://krahuishqiponjes.blogspot.com/
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Tema tė Ngjashme

  1. Republika E Kosovės...
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 15:58
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  4. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •