Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nderohet denoncuesi i masakrave serbe në Kosovë, William Walker

    25/11/2008

    gazeta shqip..



    Topi dekoron ambasadorin Uilliam Ualker

    Nderohet denoncuesi i masakrave serbe në Kosovë


    Presidenti Bamir Topi jep medalje mirënjohjeje për Uilliam Ualker. Një prej diplomatëve më aktivë amerikanë para dhe gjatë luftës në Kosovë, ambasadori Uilliam Ualker ka marrë nderimet e merituara dje nga zyrtarët e lartë të vendit. Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha kanë pritur dje ambasadorin Ualker, duke e vlerësuar atë për kontributin e rëndësishëm në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës në momentet e vështira dhe vendimtare të vitit 1999. Në këto kohë, Ualker kryesoi misionin verifikues të OSBE-së, pas marrëveshjes me ish-presidentin Millosheviç për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ambasadori Ualker ishte diplomati i parë që bëri publik masakrën serbe në Raçak, pas të cilës nisën edhe bombardimet mbi Serbinë, duke akuzuar trupat serbe për krime kundër njerëzimit. Gjatë takimit me Presidentin Topi, ambasadori Ualker ka vlerësuar ndryshimet pozitive në Shqipëri dhe rajon gjatë dekadës së fundit, duke veçuar faktorin shqiptar si moderator të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Roli i ambasadorit Ualker gjatë krizës së Kosovës është vlerësuar edhe nga Kryeministri Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për kombin shqiptar në momentet e tij më të vështira.



    ---

    dy llafe..



    Cdo shqiptar atdhetar do duhet t i jet mirnjohes.. per jete xhaxhi uollkerit.. plakut trim qe i tregoj klintonblerave.. se.. sa eshte sahati ne kosove.. dhe.. ndodhi ajo qe dihet..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Ambasadori Walker – hero i popullit të Kosovës dhe i së vërtetës botërore për Kosovën





    Prishtinë, 20 janar 2009

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ambasadorin amerikan z. William Walker, i cili po qëndron në Kosovës me rastin e shënimit të përvjetorit të 10-të të masakrës së Reçakut. Z. Thaçi dhe z. Walker në takimin e sotëm kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe prioritete e Qeverisë së Kosovës.

    Ishte një takim me mikun tim dhe të gjithë Kosovës, ambasadorin Walker, me njeriun që në momentet më të rëndësishme për vendin tonë e tha të vërtetën para gjithë botës, për gjenocidin e Serbisë që bënte në Kosovë. Është njeri i respektuar prej institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, është një hero i popullit të Kosovës dhe i së vërtetës botërore për Kosovën, - u shpreh kryeministri Thaçi.

    Unë i jam gjithmonë mirënjohës z.Walker për përkushtimet dhe punët që ka bërë Kosovën, paqen dhe stabilitetin edhe në rajon, duke shërbyer edhe në Kosovë. Gjithmonë ambasadori ka pasur miq dhe ka qenë i mirëpritur në Kosovë. Tani ka ardhur në përvjetorin e masakrës së Reçakut për të dërguar mesazhet e duhura, - theksoi kryeministri Hashim Thaçi dhe shtoi se ambasadorin William Walker e ka njoftuar për punën e institucioneve kosovare, në vitin e pavarësisë, po ashtu lidhur me Kushtetutën, simbolet, Konferencën së Donatorëve dhe vizionin për të ardhmen, për njohjet që kanë ndodhur për Kosovën, si dhe për njohjet e reja që do të ndodhin.

    Unë besoj, tha kryeministri Thaçi, që me kontributin e të gjithëve, por edhe mbështetjen e vazhdueshme të ambasadorit Walker që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj, ne do të kemi sukses më të plotë.

    Nga ana e tij, ambasadori William Walker shprehu falënderimet për pritjen e organizuar nga kryeministri Thaçi dhe potencoi se ka ardhur në Kosovë për të kaluar kohën me shokët e fshatit Reçak, në dhjetë vjetorin e masakrës së vitit 1999.

    Ambasadori Walker pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi vlerësoi lartë të arriturat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u shpreh se mbështetja ndërkombëtare për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Ne qoftese eshte nje i huaj emri i te cilit duhet te shkruhet ne historin shqiptare me shkronja te arta ai per mendimin tim eshte william walker.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •