Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Java Shqiptare ne Itali

    Java Shqiptare ne Itali

    Ditėn e Shtunė, datė 22 Nėntor 2008, u cel "Java Shqiptare nė Itali". Ajo eshte njė veprimtari e Shoqatės Kulturore Italo-Shqiptare Vatra, e realizuar nė bashkėpunim me Zyrėn e Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės nė Torino, e cila do tė shtrihet nė disa lokalitete tė Italisė sė Veriut, ndėr tė cilat edhe kryeqendrat Milano dhe Torino.

    Java u inaugurua me shfaqjen nė Shqip, me nėntituj nė Italisht, tė filmit "Parrullat" tė regjizorit Gjergj Xhuvani, nė kinemanė "Silvio Pellico" tė Bagnolo Piemontes. Mbi 200 miq dhe dashamirės italianė tė artit Shqiptar morėn pjesė nė shfaqjen e inkuadruar nė Festivalin Multietnik CineMigrante tė organizuar nga Associazione I313.


    Ajo do tė vijojė tė Martėn, 25 Nėntor 2008, me mbrėmjen poetike "Migjeni - ky poet Europian", dedikuar poetit tė madh Shqiptar nė 70-vjetorin e vdekjes sė tij. Veprimtaria, e ideuar dhe e kuruar nga prof. Claudio Canal, do tė zhvillohet nė qytetin e Torre Pellice-s, pranė Torinos, pikėrisht aty ku mbylli sytė Migjeni 70 vjet mė parė. Nėn kujdesin e vecantė tė Vatrės, nė veprimtari do tė marrin pjesė edhe mbesa e poetit, znj. Angjelina Ceka Luarasi, bashkėshorti i saj, zv. Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė z. Neritan Ceka, si edhe Konsulli i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė nė Milano, z. Spartak Topollaj.

    Nė bashkėpunim me Konsullatėn e Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė Milano, Vatra prezanton, tė Enjten, datė 27 Nėntor 2008, nė mjediset e Hotel Marriot nė Milano, ekspozitėn fotografike "Shqipėria Turistike 2008". Nė ekspozitė do tė prezantohen 45 fotografi tė Shqipėrisė tė realizuara nga fotografė profesionistė Italjanė dhe tė rinj shqiptarė, emigrantė tė brezit tė dytė, pjesėmarrės nė projektin "Tė Rinjtė e Rrugės Egnatia".

    Njė ekspozitė e ngjashme do tė inaugurohet edhe nė Torino, nė mjediset e entit universitar Edisu Piemonte, gjatė festės sė organizuar nga ky institucion nė bashkėpunim me Shoqatėn Vatra, tė Premten 28 Nėntor 2008, me rastin e festave kombėtare. Veprimtaria, e titulluar "Njė darkė nė Shqipėri" do tė shėrbejė edhe pėr tė nėnvizuar rėndėsinė e pranisė sė qindra studentėve shqiptarė nė Universitetet Piemonteze.

    Java Shqiptare, e realizuar nė bashkėpunim me Zyrėn e Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės nė Torino do tė mbyllet ditėn e Djelė, datė 30 Nėntor 2008, me njė veprimtari tė madhe festive nė qytetin e Torinos.

    www.vatrashqiptare.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Taku qeka akoma konsull,ai shoferi mazalla se e kap telefonin,ma pas noi hall me pyt per noi gjo, ehe ,te knoqin keto te ambasades tone .

  3. #3
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Taku qeka akoma konsull,ai shoferi mazalla se e kap telefonin,ma pas noi hall me pyt per noi gjo, ehe ,te knoqin keto te ambasades tone .
    Jepi noi lek dhe rrine gati tu kto, ose ma mire te morin vet ne tel me te pyt ca problemi tjeter ke
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •