Shqiptarët janë më të refuzuarit për viza shengen në rajonin ballkanik. Lëvizja Evropiane publikoi dje përfundimet e sondazhit mbi zbatimin e marrëveshjes së lehtësimit të vizave mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Monitorimi i kësaj marrëveshje u bë në terren për një periudhë 11 mujore në diplomacitë evropiane në Tiranë. Në përfundim të tij, rezulton se shqiptarët një vit, që prej firmosjes nga qeveria shqiptare e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Komunitetin Evropian, e kanë edhe më të vështirë se më parë për t'u pajisur me vizë shengen. Sondazhi tregon qartë se gjatë këtij viti iu është refuzuar viza 26 % të shqiptarëve aplikantë, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është 14 %.
"Shkaku kryesor është problematika në dokumentacion. Gjatë vitit 2008, shqiptarët shënuan nivelin më të lartë në refuzimin e vizave", u shpreh, Gledis Gjipali. Sipas sondazhit, mënyra dhe kohëzgjatja e lënies së një takimi për intervistë, oraret e ndryshme të aplikimit për vizë, konvertimi i ndryshëm i tarifës së vizës prej 35 Euro që sanksionon Marrëveshja, apo marrja e vendimit për dhënien ose jo të vizës vazhdojnë të mbeten problematika të paharmonizuara ndërmjet konsullatave shengen. Përfaqësuesit e Lëvizjes Evropiane shprehen se kostot e aplikimit për vizë të një qytetari shqiptar shkojnë në rreth 9000 lekë, çka e bën një vizë Shengen tepër të kushtueshme. Kjo kosto përfshin tarifën e vizës dhe një listë dokumentesh në mbështetje të aplikimit për vizë. Ndërkohë që sipas shifrave zyrtare, refuzimi i vizave shengen ndaj qytetarëve shqiptarë ka qenë mesatarisht 23% në vitin 2007, Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave ka sjellë një impakt pozitiv te qytetarët që i përkasin të paktën njërës prej kategorive që përfitojnë nga regjimi i lehtësuar i vizave. Kjo kategori refuzohet 21%, ndërsa aplikantët që nuk i përkasin asnjë prej kategorive të Marrëveshjes refuzohen 30%. Megjithatë, shkalla e refuzimit të Shqipërisë vazhdojnë të mbetet rreth 26%, ndërkohë që mesatarja e Vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 14%. Por përveç vështirësive të marrjes së vizave shengen, nga ambasadat e vendeve të BE-së, sondazhi tregon se edhe tarifat për marrjen e një vize janë shumë të larta, por dhe procedurat edhe më të vështira. Kjo marrëveshje ka përmirësuar disi kushtet e procedurave, por ende nuk ka lehtësuar procedurat për marrjen e një vize. Sipas statistikave të këtij studimi, i cili ka ardhur përmes një sondazhi në terren, pranë ambasadave evropiane në Tiranë rezulton se shumë qytetarë, që përfshihen në 18 kategoritë që duhet të kenë lehtësira në marrjen e vizave, sipas marrëveshjes, këtë vit iu është refuzuar kërkesa e tyre për t'u pajisur me vizë shengen.
sondazhi
Refuzimi i vizave
Shqipëri 26%
Serbi 13%
Maqedoni 11%
Mali i Zi 6%
B&H 4%
Arsyet e refuzimit
Mangësi në
dokumentacion 58%
Konsullata mendon
që aplikanti ka një
qëllim tjetër nga
ai i deklaruar 11%
Mungesë e mjeteve
të mjaftueshëm
financiare 8%
Aplikimi i kryer më
pak se 1 vit nga
refuzimi i mëparshëm 4%
Arsye të tjera 19%
P.S Kush mendoni se eshte shkaku i refuzimit te vizave ndaj Shtetasve Shqiptare ne Ambasadat ne Tirane dhe Konsullatat e Pergjithshme ne rrethe te ndryshme te shqiperise ??
Jepni mendimin tuaj !
Faleminderit....
Panorama
Krijoni Kontakt