Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bleju shqiptareve toke per 1 euro e shitjua me 100 euro! Fitim i mire. Sa keq qe nuk qellova i huaj por shqiptar...

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Kori i bretkocave tani filloi kengen e te sharit te Berluskonit. Dhe aresyeja eshte se ai u takua me Berishen.Ketu e kane inatin keto bretkocat. Por kane edhe nje inat tjeter qe keto suksese i atribohen qeverise Berisha. Nuk duan te dine nese keto investime jane ne dobi te te gjithe shqiptareve. Me sa pashe dhe lexova ( edhe nga shtypi i majte ) Investimet italiane jane me kushte goxha te favoreshme per shqiptaret. Ka ardhur koha qe ne duhet te japim dhe te futemi ne mardhenie partneresh me boten. Ka ikur koha e te lypurit ku vetem kerkonim dhe nuk donim te jepnim gje. mendoj se ky eshte nje hap tjeter pozitiv i qeverise.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po ti ke ndonje fjale tjeter sesa kori bretkosave.
    Apo te jan thare trute si gjith mbeshtetesit e sales.
    Te mira jane investimet dhe spo i shan njeri.
    Po e keqja eshte se sa vjen dikush fryhet si gjel deti pd po erdhi fundi i mandatit dhe vetem lloqe lloqe pafund.
    I vetmi investim qe kam pare gjate qeverisjes se sales eshte vetem Gerdeci.
    Te mos i hame hakun edhe rrugen Durres Kukes qe qe rruga me e shtrenjte ne bote.
    E beri saliu 1 euro Shqiperine asnje serdhi.
    Vjen Berluskoni e ben fjale per investime fryhet si kalli bosh pd
    Do jemi gjalle ta shohim asnje kacidhe sdo vije pa u kryer zgjedhejet.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Po mo po dashuri te madhe ka Italia per Shqiperin,;erdhi me i bo çentralet qe te kete drite Shqiperia apo te ndriçoje shtepite e Italianeve.
    Shume bukur mund ti ndertonte dhe ne Itali ,keto çentrale ,po atje nuk i ben dot sepse nuk e
    lejojne normat evropiane.
    Energjia qe do te prodhohet ne Shqiperi fale investimeve te firmave private italiane nuk do te "vidhet" por do te paguhet, dhe interesi i shtetit shqiptar, krahas vendeve te reja pune eshte edhe mbledhja e takses se vazhdueshme. Shteti e takson energjine, ashtu sic takson edhe naften qe del ne shitje ne vend. Dhe duke qene se transporti i energjise eshte dicka e vazhdueshme, nuk pushon kurre, kjo do te thote qe edhe te ardhurat e taksave te shtetit shqiptar nga energjia qe exportohet do te jene te konsiderueshme dhe te vazhdueshme. Sa me shume energji qe do te prodhoje dhe exportojne firmat e huaja ne Shqiperi, aq me shume te ardhura do te mbledhi shteti shqiptar nga taksat. Dhe sa me shume rritet buxheti i shtetit, aq me shume rriten investimet ne sherbimet publike: shkolla, spitale, rruge etj.

    Pa harruar edhe ate tjetren, qe nese keto projekte behen realitet dhe Shqiperia shnderrohet ne nje nga eksportuesit me te medhenj te energjise ne Ballkan, kjo do te thote qe Shqiperia do te behet akoma me joshese per investitoret e huaj qe duan te investojne ne industrine e rende apo ne infrastrukture, qe kerkon mbi te gjitha energjine elektrike te mjaftueshme dhe panderprerje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2008 më 04:21

  5. #25
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë nuk jam kundër investimeve të huaja në Shqipëri sepse sa më shumë investime të huaja aq me e besueshme bëhet Shqipëria në sytë e Europës Perëndimore. Po ashtu sa më shumë investime të huaja aq me e qëndrueshme bëhet klima politike në Shqipëri, sepse presioni ndërkombëtar do të jetë shumë herë më i ashpër për të zbatuar standartet Europiane.
    Por unë kam një shqetësim të vogël, përse shteti Shqiptar duhet të pranoj ndërtimin e këtyre centraleve Energjitik në vendin tonë kur energjia e përfituar nga këto centrale do të jetë minimale, në kufijtë e 10%-shit. Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë për tiu imponuar këtyre kompanive që të rritnin kapacitetin e këtyre centraleve dhe ata mernin sasinë e nevojshme dhe linin në tregun vendas një sasi më të madhe energjie.
    Shteti Shqiptar nuk mund të luaj me Energjinë Elektrike duke ditur që kjo është pika nevralgjike e Shqiptarëve, që kanë 12 orë ndërprerje energjie në ditë.
    Të gjithë prisnin deklaratën e dy kryeministrave se kriza energjitike në Shqipëri ka marë fund, por si për ironi kryeministri del në konferencën e shtypit dhe deklaron se tani që Italia po ndërton këto centrale Elektrike do të na japi një ndihmë të madhe për të mbjellë Ullinj, sepse pema e ullirit do na e bëka kryeministrin tonë të përjetshëm.
    Ne duam drita, të shikojmë njëri tjetrin, se u bënë afërsisht 15 vjet që vuajm, nga errësira.
    Së paku kryeministri të kishte dhënë ndonjë deklaratë për uljen e çmimit të qirinjve, ndoshta kjo do ta kishte bërë deklaratën e tij disi më pak qesharake.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    ...
    Shteti Shqiptar nuk mund të luaj me Energjinë Elektrike duke ditur që kjo është pika nevralgjike e Shqiptarëve, që kanë 12 orë ndërprerje energjie në ditë.
    ....
    Sa melodramatike! pusht-eti shqiptar luan (edhe do te luaje) me energjine elektrike, duke e ditur se ajo qenka pika nevralgjike e Shqiptareve ...

    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    ...
    Ne duam drita, të shikojmë njëri tjetrin, se u bënë afërsisht 15 vjet që vuajm, nga errësira.
    Sa per korrektese, nuk jane afersisht 15 vjet - jane me shume - qe ne kohe te dull-ramizit ...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •