Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Ali Kadriu

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Ali Kadriu

    TĖ LUMTĖ PĖR QĖNDRESĖN O BURRĖ SHQIPĖRIE!

    PA DY KRAHINAT KRYENGRITĖSE VLORĖN NĖ JUG DHE DRENICĖN NĖ VERI,

    ZOR SE DO TĖ KISHTE SHQIPĖRI!

    (Shefikate Sherolli)


    Letėr pėrkrahjeje vėllaut tė idealeve ēlirmtare, Ali Kadriut.

    Kur fillova tė shkruaj pėr vėllaun e idealeve tona ēlirimtare, Ali Kadriun, fillimisht mė erdhėn nė mendje dy ide:

    E para, m“u kujtua qė kur po bisedoja nė vitin 1992, me vėllaun e tij, Kadri Kadriun, tani dėshmor i kombit; tek ato dy kullat kala, Ay, midis tjerash mė tha: "O Fadil vėllai! Aliu ėshtė trim, Aliu, i merr armikut gjak nė vetull"!

    E dyta, m“ u kujtua njė motėr jona atdhetare, Shefikate Sherolli, e cila dikur ka jetuar nė Suedi, kurse tani jeton nė Mitrovicė, nė pjesėn veriore tė qytetit, me njė rast mė kishte thėnė: "pa dy krahina kryengritėse shqiptare, Vlorėn nė jug dhe Drenicėn nė veri, zor se do tė kishte Shqipėri".

    Kur po e shiqoja vėllaun tonė tė idealeve, nė rtv, AL-SAT duke u pėrfytur me policinė e UNMIK-ut, vėllaun me tė cilin dikur e kemi ndarė koromanen e thatė, i kemi pėrjetuar gėzimet dhe hidhėrimet sė bashku, natyrisht, se vėrtetė u ndjeva sė tepėrmi i shqetėsuar!…

    …Dhe, pėr tė marrė forca kombėtare, e ngrita dorėn grusht dhe thirra: Qėndresė vėlla!...

    Vajza ime Yllka, e habitur nga ky reagim imi, papritur, mė pyeti: -ēfarė po ngjanė atje nė Kosovė, baba?!

    -Pse janė barrikaduar ata policė, para shtėpive tė Aliut?!
    -A janė serbė, ata policė?!
    -Atje, po dėgjohen krisma armėsh?!
    -Aty, dėgjohen disa policė duke folur edhe shqip, or baba?!
    Nga shqetėsimi im, u revoltua ajo dhe e tėrė familja!...

    I fola vajzės sime se: Aliun e kam shok, ėshtė vėllai i dėshmorit, Kadri Kadriu, vėllai i atij atdhetari tė madh, i atij artisti tė mrekullueshėm: ishte, piktor dhe poet; por, mbi tė gjitha, vėlla i atij burri qė shqipen letrare e fliste aq bukur; sa qė kur e dėgjoje; mendoje me veten se po ligjėron bilbili nga majat e maleve tė Qyqavicės; -them kėshtu, sepse, vėllezėrit Kadriu kanė zbritur nė Mitrovicė, andej nga katundi Qirez i Drenicės Kreshnike.

    Policėt para kullave kala tė Aliut , janė barrikaduar ta pengojė Aliun dhe familjen e vėllait tė tij Kadriut, tė kthehen nė vatrat e tyre.

    Policėt, moj bija ime nuk janė serbė por, janė miqtė e tyre evropianė; francezė, rumunė, grekė e tė tjerė, qė u ka marrė koka erė, pėrderisa, i zbatojnė urdhėrat e padronėve tė tyre duke u bėrė vrasės mizorė dhe okupatorė tė shtėpive tė shqiptarėve, e jo ēlirimtarė tė shtėpive tė atyre qė janė autoktonė prej shekujsh nė trojet e veta.

    Krismat dėgjohen nga kolonėt serbė, tė cilėt provojnė ta frikėsojnė Aliun, qė tė largohet nga shtėpia e tij.

    Ndėrsa, pėr policėt qė po flasin shqip, ata janė shqiptarė moj bijė; ata momentalisht janė nė mes dy zjarresh: urdhėrave tė pushtetit tė pa shtet sovran i cili tani po dirigjohet nga tė huajt, pra, atyre u mungojnė eprorėt, drejtuesit e Kosovės sė pavarur dhe sovrane, por, jam i bindur dhe pėr kėtė jam informuar nga njerėz besnikė, qė nė rast se rrezikohet Aliu nė oborrin e tij , do tė gjenden trima; nga ata qė kanė luftuar nė aradhat e UĒK-sė, ata nuk do ta shkelin luftėn e tyre, pra, do ta mbrojnė vėllaun tonė, deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėrballė hordhive ēetnike.

    -Pastaj, po meditoja; sikur qenka shkruar me ngjyrė gjaku nga historia, qė pėr tė fituar pavarėsinė dhe pėr ta mbrojtur pavarėsinė shqiptare, tė parėt pėrballė armiqėve kurdoherė do tė dalin vlonjatėt dhe drenicakėt.

    Ah! Sa fjali me peshė tokėsore, paske folur; moj motra jonė, Shefikate.

    Rrethina e Mitrovicės, qė po ndeshet dhe po zien tym e barot nga sulmet serbe, pėrbėhet nga lagjet, Kroi i Vitakut, Lagje e Boshnjakėve, e tė tjera dhe nga katundet Suhodoll, Vinarc, Gushavc, Vidimriq e tė tjera katunde tė asaj ane, tani, vėrtetė kanė tė drejtė tė jenė krenarė pėr qėndresėn e tyre dhe ēėshtja e tyre u pasqyrua jo vetėm nė Kosovėn e Shqipėrisė, por, edhe botėrisht, -mė shumė se kurrė, nė veēanti nga QĖNDRESA e paepur e birit tė madh tė Drenicės, Ali Kadriut, nga djersa dhe gjaku i tij, i cili me gjoksin e tij prej graniti, ndeshej me falangat e Evropės, tė dirigjuara nga Beogradi dhe tė bekuara nga aletatėt e tyre tė hapur e tė maskuar, shqipfolės dhe tė huaj!

    Ėshtė nė nderin dhe pėrgjegjėsinė e secilit shqiptarė qė t“i del zot truallit tė vet, sepse, prej aty fillon ATDHEU, kėtė provė jetėsore po e bėnė babai i Korabit (Korab, quhet djali i Aliut ) dhe po e bėnė me guxim, xhaxhai i Shpatit,( Shpat, quhet, djali i Kadriut), dhe, kėtė jam thellėsisht i bindur qė kėtė qėndresė, nuk po e bėnė vetėm pėr vete, por edhe pėr ta quar nė vend amanetin e vėllait, dėshmor, i cili ato kulla i kishte pėr zemėr, i kishte simbole qėndrese nė trojet e tij.

    Meriton tė theksohet kėtu se, matrapazė e tregtarė tė huaj pėr qėllime politike, e tė tjera, pėr t“i shitur ato dy kulla kala ia kanė ofruar Aliut, hiq mė pak se njė miljon e dyqind mijė euro, mirėpo, ky besnik i trollit shqiptar u ėshtė pėrgjigjur: "kot e keni se edhe po t“mi jepnit edhe dymbėdhjetė miljardė euro, nuk do t“jua japė truallin qė ma ka lėnė vėllai"! -Pastaj, ka deklaruar me krenari nė rtk se: “nuk ka para Serbia pėr t“i blerė kullat e mija!

    Nuk shitet plisi!

    Ua pėrkujtoj lexuesve kėtu se: kullat i kanė nga tre plisa, si skulpturė nga ēimentoja), prandaj, “Prometheu shqiptar”, ka shtuar; "me gjoks do t“i mbrojė dy kullat”.

    -Ndėrsa, pėr tėrheqjen e tij me dhunė Ay, ka thėnė botėrisht: "vetėm kur t“m“i ngulni njė gur tek kėmbėt e njė tek koka , do tė tėrhiqem prej kėtyre kullave, unė po e mbrojė votrėn time, nuk po merrem me politikė, askujt nuk po i bie nė qafė”!....

    Kjo, pėr disa mendjelehtė mund tė duket ide jo e qėlluar, por, kėshtu ngapak e ngadalė-dalė, e pa bujė -po rrudhet atdheu: ja, fjala vjen nė Lagjen e Boshnjakėve , janė shitur pėrafėrsisht, 25- 30 shtėpi pra, janė shitur rreth 70% e tokės sonė, aty janė vendosur kolonėt serbė me ndihmėn e qeverive serbe, kėtyre viteve tė pasluftės.

    -Ėshtė pėr tė“u pėrshėndetur gjithashtu, respekti dhe pritja qė iu ka bėrė Aliut, dhe pėrgėzimi pėr qėndresėn nga Klubi, "Afrim Zhitia".

    -Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur nė veēanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarė terrin informativ tė rtk-sė, pėr kėtė rast, dhe njėkoėshisht i ka dhėnė jehonėn e merituar vendosmėrisė sė Aliut.

    -Ėshtė pėr t“ u pėrshėndetur gjithashtu dhe qėndrimi i Lėvizjes Vetėvendosje, rreth zgjidhjes sė Mitrovicės dhe tė viseve tė tjera qė sė shpejti do tė ballafaqohen me thikat e decentralizimit....

    O Ali vėllai!

    Pas qėndresės tėnde, u zgjuan dhe lėvizėn shumė politikanė tė Kosovės, tė cilėt deri atė ditė, sikur e kishin harruar se ka njė popullatė pa mbrojtje andej urės sė Lumbardhit.

    -Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, qėndrimi i drejtė i opozitarėve tė Kosovės, si Ahmet Isufi i AAK-sė, e tė tjerė, tė cilėt dualėn nė vendin e ngjarjes.
    Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, nė veēanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarė terrin informativ tė RTK-sė, lidhur me kėtė ngjarje.

    Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur, zėri i tė gjitha mediave televizive dhe media tė shkruara qė e kanė ngritur zėrin e sė vėrtetės.

    Ėshtė pėr t“ u pėrshėndetur, qėndrimi e djeshėm ( 15 nėntor, 2008), i kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i cili e pėrgėzoi pėr QĖNDRESĖN, vėllaun tonė dhe i premtoi njė ndihmė modeste prej 10 mijė euro pėr rregullimin e dy shtėpive, kulla-kala.

    Dhe, njėkohėsisht me kėtė rast konsideroj qė do tė ishte tepėr e ngutshme fakti qė njė ndihmė materiale pėr aq sa ėshtė e nevojshme, pėr mė tepėr se kaq; t“i ofrohet edhe familjes sė dėshmorit, Kadri Kadriu, i cili nė vitet 80-ta, qe i ndjekur nga puna dhe i persekutuar i lėnė pa strehė gjatė regjimit serbo-titist. Ėshtė pėr t“u pėrshėndetur gjthashtu edhe premtimi i Thaēit i cili deklaroi qė:"tė gjitha shtėpitė e uzurpuara ( tė cilat janė njėmijė ) , tė shqiptarėve nga serbėt, do tė lirohen".

    Mitrovicės tė gjithė kėrkohet t“i dalim zot, me tė gjitha format dhe mjetet, Mitrovica, ėshtė guri i provės pėr ruajtjen me besnsikėri tė tėrsisė tokėsore tė Kosovės, kėsaj pjese mė veriore tė Shqipėrisė.

    Pėrshėndetje shqiptare me grushtin lart, o vėlla Ali Kadriu!
    Pėrpara nė rrugėn e qėndresės shqiptare!
    Ashtu siē na ka pėrshėndetur kurdoherė vėllai ynė, Kadriu.
    Njė dije; nuk je vetėm!

    Edhe djali i heroit tė artit dhe shkencės, patriotit tė pėrjetshėm Kadri Kadriut nga diaspora po tė pėrkrah dhe po tė ndihmon pėr t“i ruajtur shtėpitė pėrmendore, apo kullat shqiptate binjake nė trollin e shqiponjave.

    Aty, kanė ngrėnė bukė shumė shqiptarė atdhetarė, aty kemi kėmbyer pėrvoja dhe kemi bėrė plane tė shumta, qysh herėt pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin me Shqipėrinė.

    Pėr ato dy kulla e meriton secili shqiptar tė sakrifikohet e jo vetėm Ty!

    Ata, qė i mbrojnė ato, tani nė kėtė kohė tė ligė, nuk do tė mbesin vetėm kurrė por, do t“u shtohen nė kolona gjithnjė vargane atdhetarėsh tė devotshėm sepse, qėndresa dhe bujaria e shqiptarit nuk do tė soset, (mbarohet) kurrė!

    Aliu, ka kėrkuar qė tė zbatohet Kushtetuta e Kosovės andej Lumbardhit, Ay, dhe shqiptarė tė tjerė kanė tė drejtė tė ndėrtojnė shtėpitė e tyre edhe nė Albanik e lėre mė, tė mos u lejohet tė rindertojnė shtėpitė e tyre nė rrethin e Mitrovicės sonė tė bukur.

    Me tė drejtė dhe me vendosmėri; Aliu, ka deklaruar se: NUK E NJEH FARE UNMIK-un !

    Ėshtė me rėndėsi, tė dinė lexuesit, se: UNMIK-u qysh ditėn e parė kur punėtorėt kanė ardhur tek Aliu, janė spiunuar nga unmikasit, duke iu treguar serbėve se sa veta janė dhe duke mos i penguar pėr t“i sulmuar ndėrtimtarėt por, duke i ndihmuar; edhe duke i ndėrsyer ata pėr ta sulmuar Aliun dhe kullat e tij. Meriton tė theksohet qė: kėshtu UNMIK-u, ka vepruar prej vitit 1999-tė, andej Lumbardhit, (ish-Ibrit).

    Ndėrsa, fytyrėn e vėrtetė tė aleatėve tė Serbisė, ia demaskoi QĖNDRESA E vėllaut tonė Aliut.
    Jemi me Ty, deri nė fitore!

    Suedi, 20 Nėntor, 2008

    http://www.shqiperiaebashkuar.org/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    se keni kuptuar qe llafet jane fukarallek?kuptojeni pra!
    Duke patur ne nje dore laptopin dhe ne doren tjeter veglat e peshkimit nuk arrihet gje.
    Duke qene i ulur brigjeve te suedise duke peshkuar apo ne ndonje lulishte te nju jorkut dhe duke shkruar neper forume nuk do beni gje per mitrovicen.
    Ali kadriu me shoke jane per tu dhene doren dhe per tu hequr kapelen.
    Ata qe po luftojne ne gryken e ujkut jane per tu nderuar,ata jane atdhetare dhe patriote,jo une,ti,ai qe flasim nga siguria e shtepise tone ne ndonje qytet evropian,duke ulur byth.en tone neper kolltuqet e ngrohta kush te therase me shume se kush eshte me shume patriot se tjetri.
    Shkoni dhe ndihmoni ali kadriun dhe shume si ai qe mbajne gjalle shqiptarizmin gjalle ne veri,nen tytat e serbit.
    Perkraheni se nuk eshte ceshtje personale e tij,eshte ceshtje panshqiptare.

    Ndihmojeni se do ta vrasin serbet e pabese.



    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Eh me fjale i kisha ndihmua une e para,po me pune nuk po mundem!Po ku ishit deri sot ju qe tani e quani VELLA?Kur Aliu me familje bredhte rrugve duke kerkua strehim askush nuk i doli ne ndihm.Gjate luftes dhe pas saj Aliu rrinte ne nje dhome tek nje djale i axhes se vet me gjithe femijt e te ndjerit Kadri,nuk u gjend kush ti ndihmonte per strehim.Pastaj ju dasht ti ndaj femijt nga shkolla ne Mitrovice e te shkoj ne nje fshat afer Kastriotit(Obiliqit)ku gjeti nje shtepi te braktisur nga ata qe nuk duronin pluhurin e elektranave(thengjillit)u vendos atu por askend nuk e brente ajo!E tani kur iu ,,ngul thika ne asht"nuk pa tjeter rrugedalje ju dasht ta mbroj at amanet qe e kishte nga i vellai,te cilin e shkatrruan psiqikisht e fizikisht qe nga vitet e 80-ta,per at qe tentoi disa here te ik ne Shqipri jo per te qendruar gjate po ishte i flakt ta njihte shtetin am.
    Shum mire e ceku parashkruesi leht eshte te shkruajm po duhet te veprojm!!!!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  2. Analiza mbi fushatėn parazgjedhore nė Shqipėri
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 03:27
  3. In Memoriam: Hasan Kadriu - Presheva, menaxher shqiptar i FIFA-s. Mė
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 15:12
  4. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45
  5. Kadri Bardulla
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2002, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •