Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Daci i ofron Sejdiut koalicion parazgjedhor

    Daci i ofron Sejdiut koalicion parazgjedhor

    Lideri i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Daci, ka bėrė tė ditur se i ka dėrguar kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Fatmir Sejdiut, njė letėr ku i bėn njė ofertė pėr bashkėpunim, respektivisht pėr njė koalicion parazgjedhor.

    “LDD ka vlerėsuar se ėshtė koha qė tė ofrojė njė zgjidhje, njė alternativė dhe sot njė nga alternativat e mundshme tė daljes nga kriza e thelluar ėshtė, qė kryetarit tė LDK-sė dr.Fatmir Sejdiut i kam dėrguar njė letėr, ofertė pėr bashkėpunim, ofertė pėr njė koalicion parazgjedhor, konform qėndrimeve tona reale dhe duke respektuar rrugėn e pėrbashkėt qė kemi pas njė kohė tė gjatė”, ka thėnė tė enjten Daci, nė njė konferencė pėr media.

    Daci ka shpjeguar se nuk ka dashur qė t’i dėrgojė letėr publike Sejdiut, por ka shtuar se, “i mbetet kryetarit tė LDK-sė tė vendosė se a dėshiron ta bėjė publike a jo”, ngase nga LDD - siē tha ai - e ka atė leje. “LDD nuk e ka nė koncept tė luajė lojėra”, tha lideri i LDD-sė, akademik Nexhat Daci.

    Daci, nėpėrmjet kėsaj konference shprehu qėndrimet e LDD-sė lidhur me zhvillimet aktuale politike nė Kosovė, me pakėnaqėsitė e shprehura dhe protestat e vazhdueshme tė punonjėsve tė Kosovės, nė veēanti tė gardianėve dhe shėndetėsisė sė vendit, tė cilėt – siē tha ai – janė paraprijės tė protestave tė tjera nga sindikatat e ndryshme tė punėtorėve qė janė paralajmėruar.

    “Qėllimi ėshtė se, LDD dėshiron t’i ndajė preokupimet dhe brengosjen e vet, me qytetarėt e Kosovės. Lirisht mund tė themi, qė koalicioni qeverisės PDK-LDK i ngjan njė koalicioni pėr interesa tė thjeshta grupore dhe individuale, nė njė shtet tė vogėl dy milion banoresh, por qė e stėrzgjat njė proces shumė tė lavdėruar zgjedhor pėr qeverisjen lokale, i cili gati gjysmėviti do t’i marrė Kosovės, nė kohėn kur sfidat qė paraqiten para Kosovės janė vėrtet tė mėdha, serioze dhe tė rrezikshme”, tha Daci.

    Pėr tėrė kėtė kohė, sipas liderit tė LDD-sė, partitė nė koalicion nuk kanė pasur qėllim mbarėvajtjen e shtetit, “por pėrkundrazi secila ka shikuar se ēfarė ti bėjė njėra tjetrės, deri nė momentet e gjakosjes sė partnerėve pėr shtetin”. /Telegrafi/
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    President, zgjidh e merr



    Fatmir Sejdiu duhet t’u kthejė pėrgjigje dy letrave qė tashmė ka nė tavolinė. Nė letrėn e parė atij i propozohet qė ta emėrojė Ukė Rugovėn, Isa Mustafėn, Agim Ēekun dhe Teuta Sahatēiun nė postin e nėnkryetarėve tė LDK’sė. Letra e dytė flet pėr bashkėpunimin e LDK’sė dhe LDD’sė nė bazė tė modelit tė dy partive gjermane, CDU-CSU. Ardhmėria e LDK’sė duket se varet nga pėrgjigjet qė do tė kthejė Presidenti pėr kėto dy letra.


    Nga Leonard Kerquki mė 12.02.2010 nė ora 8:00

    Ėshtė koha qė Fatmir Sejdiu tė japė pėrgjigje.

    Ato qė do tė thotė ai ditėve tė ardhshme do tė pėrcaktojnė edhe tė ardhmen e LDK’sė nė skenėn politike tė vendit.

    Kryetari i LDK’sė duhet tė pėrcaktohet pėr ndryshime thelbėsore nė partinė e tij apo pėr ruajtjen e status-quo’s.

    Zgjidhje tė ndėrmjetme nuk ka.

    Nė tavolinėn e Presidentit tashmė janė dy oferta.

    Oferta e parė ėshtė e njė anėtari tė Kryesisė sė LDK’sė, e cila i propozon Fatmir Sejdiut tė bėjė ndryshime rrėnjėsore nė udhėheqėsinė e partisė. Oferta e dytė, ndėrkaq, ėshtė ajo e Nexhat Dacit, i cili propozon bashkėpunimin e LDK’sė dhe LDD’sė nė bazė tė modelit tė partive gjermane, CDU-CSU.

    Burime tė Express, brenda kabinetit tė Presidentit tė Republikės, kanė shpjeguar pėrmbajtjen e letrave nė fjalė.

    “Letra e anėtarit tė Kryesisė flet pėr nevojėn e ndryshimeve thelbėsore nė udhėheqėsi. Aty propozohen emra konkretė qė duhet tė emėrohen nė postet kyēe”, ka deklaruar njė zyrtar i Presidencės, nė kusht anonimiteti pėr Express, tė enjten.

    Sipas tij, Presidentit Sejdiu i propozohet qė ta thėrrasė sa mė parė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm.

    “Kėshilli i Pėrgjithshėm, sipas kėsaj letre, duhet tė miratojė ndryshimet nė Kryesi dhe njėherėsh tė shpallė zgjedhjet e brendshme partiake”.

    Gazeta ka mėsuar se, sipas kėtij propozimi, nėnkryetarė tė LDK’sė duhet tė emėrohen Ukė Rugova (djali i vogėl i ish-Presidentit Rugova), Isa Mustafa, Kryetari i PSD’sė, Agim Ēeku, dhe Kryetarja e ORA’s Teuta Sahaēia. Po sipas kėtij propozimi, tė gjithė nėnkryetarėt tjerė aktualė, pėrveē Lutfi Hazirit, duhet tė lėshojnė rrugė.

    “Udhėheqėsia e re do duhej ta drejtonte partinė deri nė mbajtjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, qė pritet tė mblidhet nė vjeshtėn e kėtij viti. Nga periudha e emėrimit tė tyre e deri nė mbajtjen e zgjedhjeve partiake, figurat e reja do tė kishin mundėsi tė promovoheshin para elektoratit dhe njėherėsh prania e tyre nė LDK do tė nxiste inkuadrimin e figurave tė reja nė parti”, ka thėnė burimi i gazetės, duke shpjeguar pėrmbajtjen e kėsaj letre.

    Sipas kėtij burimi, nė letėr jepen edhe detaje tjera rreth vendimeve qė duhet tė marrė LDK, sidomos kur ėshtė fjala pėr organizimin e brendshėm dhe rregullave tė reja tė lojės pas Kuvendit tė ardhshėm Zgjedhor.

    Pėr kėtė letėr, Fatmir Sejdiu ende nuk ka dhėnė pėrgjigje.

    Anėtari i Kryesisė Qendrore tė LDK’sė, Astrit Haraqija, shprehet se nuk ėshtė nė dijeni tė pėrmbajtjes sė letrės. Megjithatė, ai thotė se ditėt e ardhshme janė vendimtare pėr partinė e tij, LDK’nė.

    “Muaji mars ėshtė vendimtar pėr LDK’nė”, ka thėnė Haraqija pėr Express, tė enjten.

    LDK, pas zgjedhjeve tė sivjetshme lokale, po tenton tė sjellė nė gjirin e saj parti mė tė vogla. Nė kėtė kontekst, zyrtarė tė LDK’sė i kanė bėrė ofertė konkrete Partisė Reformiste Ora dhe Partisė Socialdemokrate.

    Por, Agim Ēeku, nė njė prononcim pėr Express, nuk ka dashur tė flasė pėr bashkėpunimin e mundshėm me LDK’nė.

    “Konkretisht nuk ka asgjė”, ka deklaruar Kryetari i PSD’sė, tė enjten.

    “Unė jam i hapur pėr bashkėpunim dhe nuk pėrjashtoj askėnd”, ka shtuar ai.

    Ēeku ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni se dikush ka propozuar emrin e tij pėr postin e Nėnkryetarit tė LDK’sė.

    “Ēėshtja ėshtė se unė nuk flas me askėnd pėr pozicionin tim. Por, flas pėr subjektin qė drejtoj”, ka potencuar Ēeku.

    Ndryshe, letra e dytė qė ėshtė dėrguar nė Presidencė, ka plotėsisht pėrmbajtje tjetėr nga ajo e anėtarit tė Kryesisė sė LDK’sė.

    Nė njė konferencė pėr media, tė enjten, Nexhat Daci ka thėnė se i ka dėrguar njė letėr Presidentit Sejdiu, por ka refuzuar tė pėrgjigjet kur ėshtė pyetur nga gazetarėt pėr pėrmbajtjen e ofertės sė tij.

    “LDD ka vlerėsuar se ėshtė koha qė tė ofrojė njė zgjidhje, njė alternativė dhe sot njė nga alternativat e mundshme tė daljes nga kriza e thelluar ėshtė qė Kryetarit tė LDK’sė Fatmir Sejdiut i kam dėrguar njė letėr, ofertė pėr bashkėpunim, ofertė pėr njė koalicion parazgjedhor, konform qėndrimeve tona reale dhe duke respektuar rrugėn e pėrbashkėt qė kemi pas njė kohė tė gjatė”, ka thėnė Kryetari i LDD’sė, Nexhat Daci.

    “Nuk kam dashur qė t’i dėrgoj letėr publike, por i mbetet Kryetarit tė LDK’sė tė vendosė se a dėshiron ta bėjė publike a jo, ngase nga LDD e ka atė leje. LDD nuk e ka nė koncept tė luajė lojėra”, shtoi Daci.

    Express ka mėsuar se Daci i kėrkon Sejdiut njė takim ku duhet tė diskutohet pėr format e bashkėpunimit mes LDD’sė dhe LDK’sė. Sipas Kryetarit tė LDD’sė, nė kėtė rast duhet tė ndiqet shembulli i dy partive simotra gjermane, CDU-CSU.

    Presidenca ka konfirmuar arritjen e letrės sė Nexhat Dacit.

    “Ėshtė e vėrtetė se sot ka ardhur njė letėr nga z. Daci. Nė zarf letra i drejtohej Presidentit tė Republikės, por nė pėrmbajtje ajo fliste pėr bashkėpunimin e LDK’sė me LDD’nė”, ka deklaruar pėr Express, Xhavit Beqiri, Zėdhėnės i Presidencės.

    “Si e tillė, letra ėshtė kthyer sėrish nė Protokoll, pėr shkak se Presidenti nuk mund ta ushtrojė edhe funksionin e Kryetarit tė LDK’sė. Por sigurisht se kjo letėr e z. Daci do tė dėrgohet nė Kryesinė e LDK’sė”, ka shtuar Beqiri.

    Nė ndėrkohė qė nė Presidencė janė dėrguar dy letra tė cilat duket se do ta pėrcaktojnė tė ardhmen e LDK’sė, nė opinion ėshtė shfaqur edhe Naser Rugova, anėtar i Kryesisė sė LDD’sė, i cili po ashtu ka dhėnė njė deklaratė interesante.

    Ai ka thėnė se LDK dhe LDD duhet tė bashkohen, derisa Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci duhet tė largohen nga drejtimi i partive.

    Sipas tij, Kryetar i tė dy partive duhet tė jetė djali i vogėl i Presidentit Ibrahim Rugova, Uka.

    “Unė nuk mendoj qė afrimi i dy partive politike mund tė lidhet pėr njė individ. Unė mendoj qė njeriu qė do t’i bashkonte nė njė trung LDK dhe LDD ėshtė Ukė Rugova. Njė djalė i ri qė ėshtė gjak i Presidentit historik Ibrahim Rugova, qė ėshtė rritur dhe edukuar nė frymė dhe filozofi politike tė tillė, qė tani po mbaron studimet nė SHBA”, ka deklaruar Naser Rugova.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ja edhe deklarata e plote e Nexhat Dacit,sipas faqes zyrtare te LDD-se;
    -----------------------


    Lideri i LDD-sė akademik Daci:

    I kam dėrguar njė letėr dr.Fatmir Sejdiut

    E enjte, 11 shkurt 2010 15:12

    “LDD ka vlerėsuar se ėshtė koha qė tė ofroj njė zgjidhje, njė alternativė dhe sot njė nga alternativat e mundshme tė daljes nga kriza e thelluar ėshtė, qė kryetarit tė LDK-sė dr.Fatmir Sejdiut i kam dėrguar njė letėr, ofertė pėr bashkėpunim, ofertė pėr njė koalicion parazgjedhorė, konform qėndrimeve tona reale dhe duke respektuar rrugėn e pėrbashkėt qė kemi pas njė kohė tė gjatė. Nuk kam dashur qė ti dėrgoj letėr publike, por i mbetet kryetarit tė LDK-sė tė vendosė se a dėshiron ta bėjė publike a jo, ngase nga LDD e ka atė leje. LDD nuk e ka nė koncept tė luaj lojėra.” – tha lideri i LDD-sė akademik Nexhat Daci nė konferencėn pėr media tė kėtij subjekti.


    Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė akademik Nexhat Daci, nėpėrmjet njė konference pėr media, shprehu qėndrimet e LDD-sė lidhur me zhvillimet aktuale politike nė Kosovė, me pakėnaqėsitė e shprehura dhe protestat e vazhdueshme tė punėtorisė sė Kosovės, nė veēanti tė gardianėve dhe shėndetėsisė sė vendit, tė cilėt janė paraprijės tė protestave tė tjera nga sindikatat tė ndryshme tė punėtorėve qė janė paralajmėruar.

    “Qėllimi ėshtė se, LDD dėshiron ti ndaj preokupimet dhe brengosjen e vet, me qytetarėt e Kosovės. Lirisht mundė tė themi, qė koalicioni qeverisės PDK-LDK i ngjan njė koalicioni pėr interesa tė thjeshta grupore dhe individuale, nė njė shtet tė vogėl dy milion banoresh, por qė e stėrzgjat njė proces shumė tė lavdėruar zgjedhorė pėr qeverisjen lokale, i cili gati gjysmėviti do ti marr Kosovės, nė kohėn kur sfidat qė paraqiten para Kosovės janė vėrtet tė mėdha, serioze dhe tė rrezikshme. Pėr tėrė kėtė kohė partitė nė koalicion nuk kanė pasur qėllim mbarėvajtjen e shtetit, por pėrkundrazi secila ka shikuar se ēfarė ti bėjė njėra tjetrės, deri nė momentet e gjakosjes sė partnerėve pėr shtetin” – u shpreh kryetari i LDD-sė.

    Duke shprehu qėndrimet e tij, nė cilėsinė e kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, lidhur me ngėrēin nė tė cilin ndodhet Kosova, lideri akademik Daci u shpreh:

    “ Tė brengosur me situatėn qė shtyllat kryesore tė shtetėsisė janė nė ngėrē, kur policia speciale e Kosovės, si institucioni mė i besueshėm dhe qė e kemi vlerėsuar si mė tė mirin institucion nė Kosovė, shpall pa-dėgjueshmėri dhe proteston.

    Kur elementi kyē i njė populli siē ėshtė shėndetėsia vazhdimisht ėshtė nė rrugė, kur ekonomia ėshtė e ngulfatur nė plotėni me karantinizimet e ndryshme, siē ėshtė mos realizimi i marrėveshjes sė CEFTA-sė, kur pėr njė vit janė mbyllur mė tepėr se 1000 ndėrmarrje fal politikės jo zhvillimore tė qeverisjes e cila i favorizon vetėm bizneset qė janė politikisht tė lidhura me qeverisjen, kur edhe nė dy vite shtetėsi, tėrė kapitalin qė e ka kesh Kosova eksportohet duke i ndihmuar ekonomitė e rajonit dhe duke mos ndihmuar ekonominė vendore, atėherė shtrohet ēėshtja se a duhet njė parti parlamentare tė jetė e heshtur pėr kėto ēėshtje, prandaj jemi munduar deri sot, qė LDD tė tregoj nismat e veta dhe e hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha partitė parlamentare por edhe ato jo parlamentare.

    Kryetari Daci tha para gazetarėve se, LDD asnjėherė nuk ka parashtruar barriera dhe kufizime, se me ke do tė bashkėpunoj, por ka thėnė se ėshtė e hapur me tė gjitha partitė politike, me shoqėrinė civile, shoqėrinė akademike, nė mėnyrė qė ti japim perspektivė konkrete qytetarėve tė Kosovės, pėr njė shtet normal, funksional dhe demokratik.

    Lideri i LDD-sė akademik Nexhat Daci nė fund tė konferencės, e bėri tė ditur se, nė cilėsinė e kryetarit tė LDD-sė i ka dėrguar njė letėr kryetarit tė LDK-sė dr.Fatmir Sejdiut pėr njė bashkėpunim tė mundshėm nė mes dy subjekteve LDD – LDK.

    Lidhur me kėtė letėr tė nisur nga kryetari i LDD-sė pėr atė tė LDK-sė akademik Daci u tha: “LDD ka vlerėsuar se ėshtė koha qė tė ofroj njė zgjidhje, njė alternativė dhe sot njė nga alternativat e mundshme tė daljes nga kriza e thelluar ėshtė, qė kryetarit tė LDK-sė dr.Fatmir Sejdiut i kam dėrguar njė letėr, ofertė pėr bashkėpunim, ofertė pėr njė koalicion parazgjedhorė, konform qėndrimeve tona reale dhe duke respektuar rrugėn e pėrbashkėt qė kemi pas njė kohė tė gjatė. Nuk kam dashur qė ti dėrgoj letėr publike, por i mbetet kryetarit tė LDK-sė tė vendosė se a dėshiron ta bėjė publike a jo, ngase nga LDD e ka atė leje. LDD nuk e ka nė koncept tė luaj lojėra”.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Per zotin me duket se Daci dhe LDD-ja kan mbetur si ajo lekura e lepurit.
    Kush te behet me ta nuk ka me pa hajr nje kohe te gjate.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Perpjekja e Dacit per te kopiju modelin Gjerman ,koalicionin CDU-CSU tregon poziten e veshtir nė tė cilen gjendet LDD,Gjermania ėshtė shtet federal,CSU ėshtė parti e landit te Bavarisė nė ket land nuk vepron CDU siq nuk vepron CSU nė landet tjera.
    Do tė ishte normale sikur LDK s iparti mė e madhe ti ftoi ne koalicion LDD,AAK dhe partit tjera mė tė vogla,kto letrat e Dacit &Haradinajt janė neqmuese pėr LDK,i vogli dhe i varferi kan deshir ti bashkohen te madhit,pasurit po nuk mund ti percaktoin rregullat e lojes,kjo qe bjn AAK&LDD ėshtė sikur Shqiperia,Kosova ti thonė NATOs,BE bashkohu me ne!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Intervista:

    Salihaj - Jam pėr koalicion me LDK-nė, nuk e pėrjashtoj as bashkimin

    Tashmė u pa qartė, se ndėrkombėtarėt, jo qė nuk e luftojnė krimin e organizuar, por ata e mbrojnė atė, sepse u pėrshtatet interesave tė tyre”, thotė Salihaj nė intervistė pėr “Bota sot”.
    A do tė bashkohet apo jo LDK-ja e LDD-ja nė njė parti tė vetme, me pretendimin qė ta rikthejnė imazhin rugovian dhe ta rivėnė nė jetė kėtė filozofi? Kush po e mban peng zhvillimin e Kosovės, dhe a janė fajtorėt kryesorė ndėrkombėtarėt dhe pėr ēfarė synimesh po e mbajnė kėtė gjendje? Pėr kėto dilema dhe tė tjera pėrgjigjet deputeti Adem Salihaj, nėnkryetar i LDD-sė dhe ish zėvendėskryeministėr i Kosovės.

    “Bota sot”: Kohėve tė fundit ka zhvillime interesante nė LDD. Ju dhe Naser Rugova po dilni me ide tė afrimit tė LDD-sė dhe LDK-sė. A do tė ketė bashkim nė mes tė LDD-sė dhe LDK-sė? A do tė kėrkoni ju qė tė ofroheni me partinė, nga e cila keni dalė mė herėt?


    Salihaj: Unė edhe sot mendoj, dhe jam i bindur pėr kėtė, se veprimet qė ndodhėn nė Kuvendin e gjashtė tė LDK-sė ishin njė gabim i madh, i cili na kushtoi tepėr shumė tė gjithėve dhe na defaktorizoi si subjekte politike tė filozofisė politike Rugoviane. Ajo qė ndodhi nė atė kuvend pėrfundimisht e hoqi nga skena politike LDK-nė si faktorin kryesor politik nė Kosovė dhe e solli nė pushtet PDK-nė dhe krimin e organizuar. Disa thonė se e gjithė kjo ishte interes shtetėror i Kosovės. Unė nuk pajtohem fare me kėtė. Nuk mund tė jetė interes i shtetit tė Kosovės shkatėrrimi i vlerave tė lirisė dhe demokracisė dhe sjellja nė pushtet e krimit tė organizuar. Unė mendoj se e gjithė kjo ka qenė njė plan i menduar mirė pėr ta shkatėrruar njėherė e pėrgjithmonė LDK-nė si lėvizje me vlera tė mėdha kombėtare e demokratike dhe pėr t'ia hapur rrugėn drejt pushtetit PDK-se dhe krimit tė organizuar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sejdiu: Ofertat nga AAK dhe LDD i ka marrė LDK, jo unė

    Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe kryetar me post tė ngrirė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ka thėnė se ai nuk i ka marrė ofertat nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe nga Lidhja Demokratike e Dardanisė pėr koalicion parazgjedhor – por ka shtuar – “se ato i ka marrė LDK-ja”.
    “Jo unė s’kam marrė, unė jam president i vendit. Ato i kanė marrė partitė politike, i ka marrė Lidhja Demokratike e Kosovės dhe ajo ka dhėnė apo edhe jep pėrgjigjet e veta”, ka thėnė Sejdiu nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, i pyetur pėr qėndrimin e tij lidhur me kėto oferta.

    “Natyrisht unė s’mund tė izolohem nga roli i liderit qė kam nė kėtė parti politike dhe kėtė kujdes qė duhet tė kem pėr tė, por edhe pėr partitė tjera politike, absolutisht. Mirėpo, ēėshtja e interesave nė kuptim tė bashkėpunimeve politike ėshtė pjesė e fokusit normal tė secilės parti politike”, ka thėnė ai.

    Presidenti Sejdiu ka vlerėsuar se kjo mbase mund tė jetė edhe njė ndjenjė e forcimit tė bashkėpunimit nė relaksimin e klimės politike pėrgjithėsisht, dhe jo pėr tė krijuar front, barriera, apo siē thuhet nganjėherė tabor kundėrshtues.

    “Por, nė kėtė kuadėr, unė besoj se LDK-ja ka energjinė e vet qė tė japė pėrgjigje edhe pėr iniciativėn e parė. Gjithashtu, besoj qė ka dhėnė pėrgjigje edhe pėr ēėshtjen e iniciativės sė dytė, qė ėshtė dhėnė kėto ditė, unė s’kam ndonjė pėrgjigje timen, sepse po tė isha pėrgjigjur, sigurisht se do tė ishte interferencė nė atė qė mua nuk mė takon tė merrem”, ėshtė shprehu ai. /REL/Telegrafi/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    VEĒ UKĖ RUGOVA MUND TĖ NA BASHKOJĖ MĖ LDK
    Daci e Sejdiu duhet t’ia lėshojnė rrugėn Ukė Rugovės pėr t’u bashkur LDD dhe LDK nė njė parti

    Naser Rugova ėshtė politikani i parė nė Kosovė qė publikisht kėrkon nga Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu tė largohen nga postet e kryetarėve tė partive, pėr t’ia lėshuar rrugėn djalit tė ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukė Rugova. Veē nė kėtė mėnyrė thotė se mund tė ndodhė bashkimi i shumėpėrfolur LDD-LDK. Naser Rugova tha se sot Kosova ėshtė mė keq nė tė gjitha aspektet sesa para tre vjteve kur nuk ishte shtet. Thotė se idea e tij pėr koalicionin LDD-LDK para zgjedhjeve nacionale e ka pėrkrahjen e tė gjithėve nė partinė e tij. Lidhja e koalicionit me AKR para zgjedhjeve lokale tha se ka qenė gabim. Dyshon se lideri i AKR, Behgjet Pacolli, ka pasur njė marrėveshje tė fshehtė me kryeminstrin Thaēi pėr ta dėmtuar LDD nė kėto zgjedhjet e fundit lokale. Pėr tė gjitha kėto ēėshtje, anėtari i kryesisė dhe deputeti i LDD, Naser Rugova, foli ekskluzivisht pėr INFOSOT.


    Ibrahim Ademi

    INFOSOT: Kėtyre ditėve e keni dhėnė idenė e njė koalicioni nė mes tė LDK dhe LDD para zgjedhjeve nacionale. Si e shihni ju kėtė koalicion?
    Naser Rugova: Unė e kam pasur njė shkrim publik, i cili ka qenė thirrje, apel drejtuar elektoratit rugovian, njerėzve qė e kanė mbėshtetur pėr vite tė tėra dhe janė ithtarė tė asaj filozofie politike dhe asaj baze ideologjike. Duke e parė degradimin institucional nė vazhdimėsi, nė kėto tri vitet e fundit, duke parė qė etapat e shtet-ndėrtimit tė shtetit mė tė ri nė botė, Republikės sė Kosovės, nuk janė duke shkuar ashtu siē kanė qenė pritjet e popullit tė Kosovės pasi shpallėm pavarėsinė, duke e parė njė degradim tė identitetit nacional, njė degradim institucional, njė degradim tė shtet-ndėrtimit nė Kosovė, njė degradim tė ēdo gjėje qė ka tė bėjė me krenarinė tonė kombėtare, njė rėnie enorme ekonomike nė aspektin social, vlerave kulturore dhe trashėgimisė tonė kulturore shumė tė pasur, duke e parė qė ky proces ka marrė tatėpjetėzen, atėherė kam dalė me njė thirrje qė vėrtet ai koncepti i identitetit nacional - tradicionales dhe modernes dhe objektivave nacionale – ai elektorat qė bashkėrendoi veprimet e veta, nė radhė tė parė LDD dhe LDK qė kanė njė bazė ideologjike dhe njė filozofi tė njejtė politike, qė tė baskėrendisin veprimin e tyre politik dhe nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta formojnė njė koalicion parazgjedhor nė mes tė dy subjekteve tė pavarura politike, por me njė koncept, me njė plan qeverisės, tė ndėrtojnė njė strategji tė qartė qė ta nxerrin Kosovėn nga kjo agoni, apo mė mirė tė themi nė gjuhėn mjekėsore, nga kjo ‘vdekje klinike’ qė e ka kapluar vendin tonė.

    INFOSOT: Ēka na solli nė kėtė gjendje, po thoni se ka degradu gjithēka nė Kosovė?
    Naser Rugova: Sė pari mungesa e vizionit shtetndėrtues, mungesa e vizionit tė njė strategjie tė gjithmbarshme, nacionale, shoqėrore, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, mungesa e vizionit e kėtij koalicioni qeverisės, mungesa e njė strategjie tė veprimit, e kur ja shtojmė kėsaj edhe rivalitetet politike qė i kanė pasur dy partnerėt e koalicionit dhe pengesa tė tjera, serviliteti dhe thėnia ‘PO’ ēdo gjėje qė vie nga mekanizma ndėrkombėtare tė verifikuar dhe tė paverifikuar (disa vijnė nga miqtė, por disa vijnė nga ata qė janė mė pak miq me Kosovėn), na ka sjellur deri nė njė gjendje tė tillė dhe ditėve tė fundit jemi dėshmitarė kur shtyllat kryesore tė shtetit, siē janė njėsitė elite tė Policisė sė Kosovės, shėndetėsia – njerėzit qė pėrkujdesen pėr shėndetin e popullit, pastaj gardianėt dhe administrata e burgjeve tė Kosovės qė ėshtė njė hallkė e rėndėsishme e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė, paralajmėrimi i gjyqėsorit dhe administratės sė gjyqėsorit tregon pėr njė kolaps moral e shpirtėror tė vlerave. E mos tė flasim pėr njė gjendje tė mjerė ekonomike dhe rritje tė varfėrisė enorme nė Kosovė. Kur gjithė kėsaj ia shtojmė edhe raportin e fundit tė progresit tė Komisionit Europian dhe ato sfida qė i nėnvizuan me tė zeza nė adresė tė institucioneve dhe tė shtetit tonė, tregojnė dhe ėshtė alarmi i fundit qė qytetarėt e Kosovės fillojnė ta ndryshojnė kėtė mendėsi politike qė institucionet e Republikės sė Kosovės, thjesht, nuk janė pronė private e askujt. Pastaj, mos-sundimi i rendit dhe ligjit, korrupsioni, krimi i organizuar, hapat institucional nė mėnyrė jo tė ligjshme, mosfunksionimi i Kushtetutės, mosrespektimi i saj nė tėrė territorin e Kosovės, ekonomia e zezė dhe informale e grupeve tė caktuara tė krimit tė organizuar tė lidhura me politikėn, qė ėshtė bėrė kancer, thjesht, mė kanė shtyrė qė ta bėj njė apel pėr kthimin e njė fryme dhe filozofie politike nacionale qė e solli Kosovėn deri te liria e shumėpritur dhe i bėri ėndrrat shekullore realitet.


    Gjendja nė Kosovė ėshtė zi e mė zi!


    INFOSOT: Po thoni se gjendja nė Kosovė ėshtė mė e rėndė se sa para 3 viteve kur e ka udhėhequr Kosovėn LDK, qė keni qenė edhe ju pjesė e saj?
    Naser Rugova: Definitivisht, edhe pse ishin Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse, edhe pse nuk kishim shtet, edhe pse kishim tre nivele vendimmarrėse, megjithatė kur e bėnė njė krahasim, qė nuk do tė ishte dashur tė bėhej nė mes tė Institucioneve tė Pėrkohshme Vetėqeverisėse dhe tani Institucioneve tė Republikės sė Kosovės si shtet i pavarur, vėrtet me keqardhje duhet konstatuar se nė kohėn sa ishte gjallė presidenti Rugova, edhe pse nuk ishim shtet i njohur ndėrkombėtarisht, vinte era shtet, dinjitet, identitet nacional dhe njė orientim nacional. Kishim adresė se si Kosova tė ishte vend i lirė, demokratik, ku sundon rendi dhe ligji, kishim njė objektiv nacional pėr integrimin nė familjen e madhe europiane dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Kishim edhe manifestime dhe simbolika tė tradicionales, por tė gjitha u venitėn pėr mė pak se 4 vite. Andaj, duke e parė njė kolaps tė tillė shpirtėror qė prek rėndė edhe identitetin tonė nacional, vlerat, historinė dhe trashėgiminė, e mos tė flasim pėr projektet zhvillimore nacionale, tash nė prag tė dekadės sė dytė tė mileniumit tė tretė – thjesht, ēdo gjė nė vitin 2009 dhe nė fillim tė 2010 fatkeqėsisht duket zi e mė zi.

    INFOSOT: Domethėnė, me ardhjen nė pushtet tė koalicionit LDD-LDK gjendja do tė ndryshonte pėr tė mirė?
    Naser Rugova: Definitivisht. Kur kėsaj ja shtojmė qė LDD dhe LDK kanė njė filozofi politike qė nė qendėr e ka lirinė e individit dhe tė cilitdo qytetar. Raporti i fundit i KE flet pėr shkelje flagrante nė tė drejtėn e lirisė sė shprehjes dhe lirisė sė shprehjes sė mendimit. Flet, gjithashtu pėr ndikime dhe kėrkime tė politikės nė media dhe pėr ndikime enorme nė gjyqėsor. Ndėrsa, filozofia politike rugoviane, koncepti i tradicionales me modernen, koncepti i asaj demokracie ku liria e individit dhe e qytetarėve ėshtė nė fokus, po shihet qė i mungon shumė vendit dhe qytetarėve tė Kosovės. Fatkeqėsisht, nė bazė tė atyre rekomandimeve tė raportit tė fundit tė progresit, njeriu mund tė konkludojė se diktatura e ka pėrfshirė ēdo kore tė jetės institucionale dhe shoqėrore pėrfshirė kėtu edhe shoqėrinė civile.

    INFOSOT: Po thoni se pėrgjithėsht punėt janė keq?
    Naser Rugova: Definitivisht punėt janė shumė keq dhe personalisht, si njeri aktiv nė politikė nė kėto 15 vitet e fundit, si njeri qė i takoj brezit tė ri tė politikanėve pragmatik kam pritur mė shumė prej kėsaj qeverie. Por, se gjendja degradon nė njė shkallė tė tillė, vėrtet jam i befasuar.


    Iden pėr koalicionin LDD-LDK e kanė mbėshtetur shumica nė parti


    INFOSOT: Cili ka qenė reagimi i z. Nexhat Daci pas lansimit tė kėsaj ideje pėr koalicion me LDK?
    Naser Rugova: LDD ėshtė parti politike, e cila organizon debat. Shpesh-herė kemi edhe polemika me kryesinė, gjithnjė nė sfondin pėr fuqizimin, profilizimin, reformimin dhe rritjen e LDD. Kryetari Daci, thjesht, e ka pranuar kėtė ide, si qėllim-mirė, sepse ishte pėrshtypja qė partitė rivale tė kėsaj filozofie politike apo baze ideologjike, po tentonin ta hudhnin topin qė LDK dhe LDD tė merren dhe tė luftojnė mes veti, kurse ata tė tentojnė qė nė formė tė shantazheve tė caktuara tė marrin njerėz pikėrisht nga LDK dhe LDD. Andaj, thirrja ime, apeli im publik pėr elektoratin rugovian, ka tė bėjė me ndaljen e erozionit dhe me kthimin e shpresės, tė besimit se ajo frymė politike qė ka mbėshtetje enorme te trupi elektoral, te qytetarėt e Kosovės, qė e kanė nė zemėr atė frymė politike, thjesht ka pėrgjigje. Ka impresione jashtzakonisht pozitive, qoftė nga baza e LDD dhe LDK, qoftė edhe nga struktura. Andaj, edhe kryetari Daci e ka pritur kėtė si njė qėndrim individual, por qė ka njė mbėshtetje tė madhe nė strukturat e LDD, nga kryesia, kėshilli kombėtar dhe degėt.

    INFOSOT: Domethėnė shumica nė LDD ju kanė mbėshtetur?
    Naser Rugova: Definitvisht, mė ka mbėshtetur shumica, qoftė gjatė bisedave direkte, qoftė gjatė takimeve qė i kemi me kryetarėt e degėve ēdo tė premte, qoftė pėrmes postės elektronike, telefonatave, etj., dhe jo vetėm Kosova, por edhe nga mbarė bota shqiptare. Dhe kjo mė ka inkurajuar shumė dhe besoj se njė nga shembujt e ndėrtimit tė njė koalicioni tė tillė, tė dy shtėpive qė kanė qenė vėllezėr, do tė jetė rasti i zgjedhjeve tė ardhshme tash pas ndarjes nga jeta tė kryetarit tė Istogut dhe kryetarit tė vendlindjes sime z. Fadil Feratit. Aty do tė montohet fuqishėm njė koalicion i tillė i elektoratit rugovian LDD-LDK dhe besoj qė do tė jetė njė shembull i mirė pėr gjithė Kosovėn.

    INFOSOT: Po thoni qė vetėm koalicioni LDD-LDK mund ta ēojė Kosovėn pėrpara. Madje keni bėrė krahasim me tė djathtėn nė Shqipėri, duke thėnė se ėshtė model se si Shqipėria ka shkuar pėrpara me udhėheqjen e tė djathtės. Nė Kosovė nuk ka profilizim tė partive politike. Asnjėrėn nuk mund ta identifikosh se ėshtė e majtė apo a djathtė. Na jepni ju njė shmebull qė e dallon LDD qė ėshtė e djathtė ose PDK qė ėshtė e majtė?
    Naser Rugova: Aspekti i profilizimit tė spektrit politik nė Kosovė, definitivisht duhet ta gjej rrugėn e vet. Ne kemi parti politike nė Kosovė, mbase mė tė mėdhatė, qė kanė aplikuar qė tė jenė pjesė e internacionales socialiste, ndėrsa para zgjedhjeve deklarohen se janė tė djathtė.

    INFOSOT: Cila parti?
    Naser Rugova: Partia Demokratike e Kosovės. Dhe, kjo ėshtė nonsens edhe politik edhe juridik. LDD dhe LDK, si njė brum dhe bazė ideologjike, si filozofi politike qė solli pluralizmin dhe qė e goditi rėndė komunizmin apo socializmin nė Europėn Juglindore, thjesht, janė bėrthamat e para edhe pluraliste, edhe demokratike edhe tė orientimit djathtist nacional. Dihet qė nė fazat e shtet ndėrtimit qeveritė e majta kurrė nuk kanė mundur ta arrijnė cakun apo objektivin nacional. Ēdoherė projektet e tyre janė shembur apo i ka kapluar erozioni pėr periudha tė shkurta kohore. Nė kėtė kuptim, LDD me programin e vet dhe platformėn politike ėshtė ithtare qė prona ėshtė e shejtė, prona u takon pronarėve, ne mbėshtesim biznisin privat, kapitalin privat, kemi mbėshtetur procesion e privatizimit, por jo njė privatizim tė tillė qė e degradoi edhe ekonominė kosovare, por edhe punetorinė kosovare. Pastaj, liria e individit, konkurrenca, tregėtia e lirė, qarkullimi i lirė i mallrave dhe kapitali janė bėrthamė e programit politik tė LDD. Por edhe te LDK. Gjithashtu vėrehen kėto vlera tė sė djathtės, jo konzervative por mė shumė liberal-demokrate. Duhet edhe mjaft kohė qė spektri politik nė Kosovė tė profilizohet, por askush nuk mund tė thirret nė djathtizėm dhe me vlera tė tilla tė sė djathtės mė shumė se LDD dhe LDK.

    INFOSOT: Pse bash tash e dhatė kėtė ide. Pse jo para zgjedhjeve lokale?
    Naser Rugova: Po, zgjedhjet lokale ishin edhe njė test qė elektorati rugovian, ajo filozofi politike nuk pranon qė klanet e caktuara, interesat apo grupet e caktuara, qė mund tė jenė edhe nė LDD edhe nė LDK, tė bėjnė pazare politike me grupacione tjera politike qė nuk e kanė bazė ideologjike rugovizmin dhe filozofinė politike rugoviane. Dhe pas njė muaji tė pėrfundimit tė zgjedhjeve, duke analizuar dhe duke u konsultuar me bashkėpunėtorėt e mi tė ngusht, me miqtė e mi, me strukturėn, me njerėzit e LDD, mė motivuan ta jap kėtė ide. Shumė persona nga baza e LDD mė kanė thėnė ‘Naser ėshtė momenti i fundit qė t’i bashkėrendojmė forcat’. Ka shumėēka qė na ndan me LDK, me konceptin e tyre sidomos gjatė 3 viteve tė fundit. Por, ka shumėēka qė nė koncept dhe nė veprimin politik na afron. Pse mos t’i lėmė inatet dhe ndarjet, pse mos t’i bashkojmė vlerat edhe tė koncepteve politike dhe programore dhe vėrtet ta rikthejmė njė koncept tė qeverisjes, ku qytetari ėshtė nė qendėr dhe nė fokus dhe jo individėt dhe klanet e caktuara politike dhe ekonomike.


    Dyshoj se z. Pacolli ka pasur marrėveshje tė fshehte me Thaēin pėr ta dėmtuar LDD


    INFOSOT: Pse nuk ju ‘dhezi’ koalicioni me AKR? Nuk e fituat asnjė komunė.
    Naser Rugova: M’u kjo tregon qė elektorati i LDD, i cili njihet si elektorat militant rugovian, nė njėfarė forme abstenoi. Nuk e mirėpriti kėtė marrėveshje tė ngutshme me AKR dhe pa e analizuar mirė, qoftė nga forumi qendror i partisė apo nga baza. Ka pasur degė qė e kanė kundėrshtuar hapur kėtė koalicion.

    INFOSOT: Doni tė thoni se ka qenė gabim koalicioni me AKR?
    Naser Rugova: Ka qenė njė nguti dhe njė mospėrputhje, qoftė nė koncept, program apo bazė ideologjike. Dhe, nė njė farė forme i tha jo kėtij koalicioni dhe na dha leksion tė forte, qė baza ideologjike, filozofia politike qė ne thirremi dhe e trashėgojmė, nuk lejon ekzibicione politike tė kėsaj natyre. Dhe, elektorati i LDD, por edhe strukturat e LDD qė punojnė nė terren janė jetėsisht tė orientuara qė LDD tė jetė e pėrafėrtė, tė bashkėpunojė dhe pse jo tė bėjė edhe koalicione vetėm me parti qė kanė bazė ideologjike, platformė dhe koncepte pollitike tė njejta.

    INFOSOT: Zyrėtarė tė LDD, kanė thėnė pėr INFOSOT se z. Behgjet Pacolli nuk ka pranuar nė asnjė mėnyrė qė tė shkohet me kandidat tė pėrbashkėt nė ato komuna ku rrezikohet seriozisht fitorja e PDK. Pėr shembull nė Gjilan dhe Ferizaj. Cili ėshtė vlerėsimi juaj?
    Naser Rugova: M’u kjo ka ndikuar te elektorati, sepse elektorati kosovar ėshtė shumė i informuar, ėshtė njė elektorat qė nuk lėvizė kah frynė era, por lidhet pėr njė bazė iodeologjike dhe pėr njė filozofi. Kur z. Pacolli nuk pranoi qė ne tė kemi kandidat tė pėrbashkėt nė Ferizaj, qė ėshtė bastion i LDD, kur nuk pranoi qė ta mbėshtesė kandidatin tonė nė Gjilan dhe Dardanė, atėherė kėtu erdh nė shprehje qė vėrtet mos ka qenė ndonjė marrėveshje me kryeministrin Thaēi qė LDD tė mos korrė fitore, sepse ishte haptaz njė veprim qė ēoi ujė nė mulli tė tjetėrkujt dhe e dėmtoi LDD. Duke i analizuar kėto edhe unė si anėtar i kryesisė dhe deputet i LDD, dhe bashkė me njė numėr tė madh tė anėtarėve tė kryesisė qėndrore, Kėshillit Kombėtar dhe degėve – kemi ardhur nė konkludim qė elektorati i LDD nuk pranon marrėveshje tė tilla dhe avantura politike qė ishin me nxitim, siē ndodhi nė zgjedhjet e fundit lokale. Kjo ishte njė impuls qė erdhi nga baza.

    INFOSOT: Domethėnė paska qenė gabim koalicioni me AKR meqė po thoni se po dyshoni se z. Pacolli ka pasur marrėveshje politike me kryeministrin Thaēi pėr ta dėmtuar LDD?
    Naser Rugova: Z. Pacolli e deklaroi tash sė fundi qė ėshtė i afėrt me kryministrin dhe ky ishte njė leksion qė LDD duhet dhe do ta nxjerrė njė mėsim tė fortė. Ne tani jemi nė prag tė kremtimit tė 3 vjetorit tė themelimit tė partisė dhe mė 26 shkurt e kemi Kėshillin Kombėtar, ku do tė diskutohet dhe debatohet pėr ecjen tutje drejt forcimit, rikonsulidimit, hapjes dhe profilizimit tė LDD.

    INFOSOT: A mendoni se Nexhat Daci e Fatmir Sejdiu mund t’i lėnė inatet personale dhe tė bashkoheni nė njė parti. Tė ktheheni, siē thuhet nė shtėpinė e vjetėr. A mund tė ndodhė kjo?
    Naser Rugova: Nė politikė kurrė nuk duhet thėnė kurrė. Edhe Presidenti Sejdiu edhe Akademik Daci vijnė nga bota akademike dhe janė intelektual tė spikatur. Gabimet qė janė bėrė nė Kuvendin e gjashtė tė LDK, i takojnė atij qė e fitoi garėn. Garėn e fitoi Presidenti Sejdiu. Ju kujtohet mirė apeli qė e kam dhėnė nė atė kuvend dhe lutja ime qė tė mos rrėnohet diēka qė ishte vlerė pėr shqiptarėt, pėr Kosovėn sepse e krijoi njė burrė i madh, qė falė asaj lėvizje dhe asaj filozofie politike erdhėm kėtu ku jemi. Duke mos e harruar kurrė vullnetin dhe luftėn heroike tė djemve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe gjakut tė derdhur pėr kėtė liri. Ne ishim njė binom i lirisė dhe gurėthemel i Pavarėsisė. Andaj, nė qoftė se Fatmir Sejdiu ėshtė nė gjendje tė ulet me Hashim Thaēin dhe tė bėjė koalicion, pse tė mos ulet me Akademik Nexhat Dacin. Z. Daci ishte kryetar i Parlamentit dhe Presindeti Sejdiu ishte nėnkryetar i tij. Pse tė mos ulen bashkė dhe ta ndėrtojnė njė koalicion. Nuk bėhet fjalė pėr bashkim, por njė koalicion i cili do tė mbėshtetej fuqishėm edhe nga aleatėt natyror tė filozofisė politike rugoviane si PSHDK, ADK e Edita Tahirit dhe pse jo edhe partitė me orientime dhe koncepte qytetare qė ėshtė ORA, e cila ka lėvizje tė fundit nė atė drejtim. Ky koalicion i spektrit tė gjerė, si model qė e bėri dr. Sali Berisha qė konsiderohet si njė nga Kryeministrat mė tė suksesshėm tė Europės Juglindore nė kėto 5 vitet e fundit, me njė qeveri shumė profesionale, qoftė nė aspektin individual, profesional, por edhe tė veprimit unik tė institucioneve dhe thjesht tė jetė njė model. Shkrimi im nuk ka qenė nė kuadėr tė kornizave partiake dhe interesave tė posteve. Naser Rugova nuk e ka bėrė atė thirrje elektoratit rugovian qė tė bėhet ministėr. Unė jam deputet i zgjedhur nga vota e popullit dhe nuk ka post mė tė mirė se tė jesh pėrfaqėsues i vullnetit tė qytetarėve. Kėtė ide e kam shikuar pėrtej kornizave partiake qė ta kthejmė atė frymė dhe filozofi politike, qė ta ndėrtojmė njė qeveri tė njė spektri vėrtetė nacional, profesional, tė dėshmuar, sepse ania e quajtur Kosovė e ka humbur kursin qė tė arrijė nė limanin qė quhet integrim nė familjen e madhe europiane.


    INFOSOT: Bashkimin po e pėrjashtoni?
    Naser Rugova: Nė politikė kurrė nuk duhet thėnė kurrė.

    INFOSOT: Por, a ka gjasė qė kjo tė ndodhė njėmend?
    Naser Rugova: Ka gjasė, pse jo. Por, unė e shohė kėtė nė faza tė tjera. Jo nė kėtė cikėl. Sė pari duhet tė ulen dy liderėt e dy partive, Presidennti Sejdiu dhe Akademik Nexhat Daci. LDD e ka njė zot shpije. Ka adresė me kė duhet tė bisedohet. I bėjė apel publik Presidentit Sejdiu qė t’i lėnė inatet dhe egot dhe ato pika qė na ndajnė. Tė shikojnė kah e ardhmja, kah ato pika qė na bashkojnė. Ky do tė ishte hapi i parė, fatkeqėsisht si alternativė e vetme pėr nxjerrjen e vendit nga kjo situatė, dhe kėtė mund ta bėjnė koalicioni LDD-LDK.


    Daci e Sejdiu duhet t’ia lėshojnė rrugėn Ukė Rugovės pėr t’u bashkuar LDD dhe LDK nė njė parti


    INFOSOT: Vlerėsohet se Isa Mustafa ėshtė personi i vetėm qė mund ta bashkojė LDD me LDK. Ēka mendoni ju?
    Naser Rugova: Z. Isa Mustafa ka qenė njė nga profilet e sukseshme tė vorbullit politik, tė dy viteve tė fundit dhe ėshtė etabluar si njė politikan shumė i sukseshėm qė garoi pėr Kryeqytetin. Unė nuk mendoj qė afrimi i dy partive politike mund tė lidhet pėr njė individ. Unė mendoj qė njeriu qė do t’i bashkonte nė njė trung LDK dhe LDD ėshtė Ukė Rugova. Njė djal i ri qė ėshtė gjak i Presidentit historik Ibrahim Rugova, qė ėshtė rritur dhe edukuar nė frymė dhe filozofi politike tė tillė, qė tani po mbaron studimet nė SHBA. Ai ka karakteristika dhe pamje qė reflekton unitet dhe qė i takon brezit tė ri, qė nuk ka ngarkesa, inate, konflikt dhe ego dhe besoj qė njė kushtrim i tij do ta ndryshonte shumė skenėn politike. Por, pėr kėtė duhet tė binden sė pari liderėt e dy partive politike qė e kanė njė moshė tė caktuar dhe qė kanė dhėnė kontributet e tyre tė pamohueshme dhe tė pakontestueshme, por qė trendet e reja u imponojnė atyre qė tė lėshojnė rrugė.

    Domethėnė, ju po thoni qė t’ia lėshojnė rrugėn z. Daci edhe z. Sejdiu djalit tė ish Presidentit Rugova, Ukė Rugovės sepse vetėm ai mund ta bashkojė LDD dhe LDK nė njė parti dhe ta marr timonin e partisė. A mendoni se mund tė pajtohen me kėtė ide z. Daci dhe z. Sejdiu?
    Naser Rugova: Sė pari Ukė Rugova do tė ishte njeriu unifikues i elektoratit rugovian sepse njerėzit janė tė lidhur shpirtėrisht edhe nė aspektin moral, politik, nacional, dhe tė identitetit tė shtetit tonė tė ri. Dhe, vetėdijėsimi i tė dy liderėve tė dy partive dhe hapja drejt kėtij koncepti do ta ndihmonte shumė Kosovėn nė radhė tė parė, ecjen pėrpara tė Kosovės dhe do ta unifikonte elektoratin rugovian, dhe definitivisht, do t’i kthehej dinjiteti edhe pjesės dėrmuese tė elektoratit kosovarė qė filozofinė politike rugoviane e kanė nė zemėr, e kultivuan, u rritėn me tė dhe definitivisht, simboli vetėm unifikues i kėtij elektorati do tė ishte Ukė Rugova.

    INFOSOT: Domethėnė, tė dy partitė tė bashkoheshin nė njė dhe Ukė Rugova tė bėhej lider i saj?
    Naser Rugova: Patjetėr, patjetėr.

    INFOSOT: A ka trashėguar diēka prej cilėsive tė Presidentit Ibrahim Rugova?
    Naser Rugova: Sigurisht qė ka trashėguar. Jo diēka, por shumėēka. Karizma e tij, pamja, toleranca, durimi, urtėsia dhe ajo qėndrueshmėria qė e kemi si trashėgimi familjare qė e kemi demonstruar ndėr shekuj tregon dhe reflekton njė unitet, njė ecje tutje me hapa tė sigurtė tė filozofisė politike rugoviane, tė asaj baze ideologjike dhe do tė ishte njė shpėtim i tė djathtės, jo vetėm nė Kosovė, por nė gjithė botėn shqiptare. Mbase, do tė reflektonte edhe me gjerė.

    INFOSOT: Muaj mė parė edhe Berim Ramosaj, derisa ishte nė partinė tuaj, tha se duhet tė LDK e LDD duhet tė bashkohen. Por, u tha se nuk e ka pėrkrahjen e LDD, se ka devijuar nga politika e LDD, etj. A e keni pėrkrahė nė atė kohė qėndrimin e z. Ramosajt?
    Naser Rugova: Jo, nuk e kam pėrkrahur, sepse qėndrimi i z. Ramosaj nuk ishte qėndrim i artikuluar politik. Ishte njė ide personale qė nuk e diskutoi me njerėz nė strukturat e LDD. Nuk dilet me njė projekt tė tillė qė ka pėrmasa nacionale krye nė vete apo edhe pėr interesa personale. Gjithė ajo bujė qė u bė nė media, s’ėshtė ēudi qė zgjatė vetėm 3 ditė dhe kėshtu mbaroi edhe ajo ide e z. Ramosaj, i cili kaloi nė LDK pa ndonjė pėrkrahje dhe nuk po shikohet mirė as nga shtėpia e vjetėr sepse nuk kishte njė bazė tė atij projekti dhe sė fundi u bė kėshilltar i Fatmir Sejdiut. Ky ėshtė epilogu tragjik pėr njė intelektual. Nėse LDD, siē e ka thėnė ai, ka devijuar nga politika rugoviane, qė nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė z. Ramosaj deri nė atė kohė ishte nėnkryetar i LDD.

    INFOSOT: Keni thėnė se keni pasė ofertė pėr t’iu bashkuar LDK-sė. Cili ėshtė personi qė ju ka bėrė ofertė?
    Naser Rugova: Po kam pasur, por nuk mund tė flas publikisht.

    INFOSOT: Nuk do tė tregoni se kush ju ka bėrė ofertė?
    Naser Rugova: Nuk do tė flas me emra, por oferta ka ardhur nga instancat e larta tė LDK. Kam pasur ofertė edhe nga subjektet tjera politike.

    INFOSOT: Prej AAK?
    Naser Rugova: Edhe prej AAK edhe prej PDK. Naser Rugova ėshtė anėtar i kryesisė sė LDD, deputet i zgjedhur nga LDD dhe nuk do ta zhgėnjej elektoratin qė mė sollli nė Kuvend. Unė do tė jem nė LDD. Unė kam koncept dhe shpirt reformues dhe profilizues, por do tė hapemi edhe ndaj kuadrave tė reja. Mund tė them qė LDD e ka njė ekip shumė tė mirė. Jemi kryesi prej 25 anėtarėve qė me tė gjitha karakteristikat politike, morale, profesionale dhe familjare mund tė japin kontribut tė ēmueshėm. Besoj se spektri politik dhe institucionet e Kosovės kanė nevojė qė LDD tė jetė pjesė aktive e zhvillimeve tė mėtutjeshmė shoqėrore dhe institucionale.

    INFOSOT: Na thoni pse nuk keni qenė njeri publik nė kohėn sa ka qenė gjallė Presidenti Ibrahim Rugova?
    Naser Rugova: Realisht, unė jam njeri publik qė nga lėvizja studentore e vitit ’97. Nė kohėn sa ishte gjallė Presidenti Rugova, unė e kam luajtur njė rol tjetėr, qoftė nė operativė, apo kam qenė njeri i drejtpėrdrejt qė nė forma tė ndryshme e kam mbėshtetur punėn dhe veprimtarinė e Presidentit Rugova dhe tė kabinetit tė tij, duke pėrmendur shumė sektorė, qoftė tė marrėdhėnieve me jashtė, protokollit apo mekanizmave tjerė organizativ. Nė vitin 2005 deri nė mars tė vitit 2006 kam qenė kėshilltarė politik i kryeministrit tė Kosovės pėr shėndetėsi dhe qėshtje sociale dhe nė komisionin pėr persona tė pagjetur, kam qenė njė nga njerėzit mė aktiv nė pėrmbushjen e standardeve para statusit dhe tė raporit tė sukseshėm tė Kai Eides pėr fillimin e bisedave pėr statusin politik tė Kosovės. Dhe, veprimtaria ime politike tash po i rrumbullakson afėr 15 vite, qė nga rinia studentore. Tash jam jam zgjedhur deputet pa bujė tė madhe, pa fotografi tė Presidenti Rugova, pa videospote me fotografi tė tij, pa e pėrdorur figurėn e tij. Kam dashur tė dalė dhe tė matem nė popull, tė shikoj se sa vlej. Nuk kam qenė nė 10-shin e parė tė partisė, por nga nga ajo renditje qė kam qenė elektporati i LDD mė pėrkrahu fuqishėm dhe jam ndėr 5 deputetėt mė tė votuar tė LDD edhe pse isha i 12-ti.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Kur njeriu i lexone komentet e Naser Rugoves .Ma kujtoje Koren Veriore dhe krytarin e s'ai qe djali i Diktarorit eshte ber Krytar o Naser Rugova kjo iterviste po i vjen era Kumunizem diktarorial .Dhe me kte prononsimin t'ai po duket se vet rugova e paska len amanet se ne vendin e t'i te vjen djali i tinai UKE rugova ket mentalitet e ka vetem Kuba Korea v dhe LDK dhe LDD hahah nuk mundemi me u largue nga e kalura komunizmit dhe pricipata e Velanise dhe TITA 2 dyte turpi po ju qeshe
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •