Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Ma mir te kemi 2 karrika , 2 vota.
    Te shofim sa dot jet i vertet ky lajm...
    Me mire te mos kemi asnje karrige e asnje vote prej gabeleve, pasi nuk i duhen kujt ato vota...
    Nuk eshte ajo fare konference qe zgjidh çeshtjen e Kosoves, nuk ishin ata qe e ndihmuan Kosoven kur u desh, pra ç'na duhet te kemi karrige kur asqe na e varin fare, duke ditur fort mire arabet, qe ata qe shkojne atje, shkojne per interesa personale dhe jo fetare. Me mire mos te shkoj edhe Shqiperia si pergjigje qe perjashtuan KOsoven! Por qe ne nuk kemi njerez me seder!!!
    Per hater te vellait, nuk duhet te prezantohej edhe vellai tjeter!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Jo nuk konvertohem , as nuk e ndrrojn mendimin per popullin arab te Egjiptit , por do ta kuptoja se udheheqsia e atij shteti nuk prezenton vullnetin e egjiptasve musliman.
    Sikur qe e kuptoj se qeveria e Malit te Zi kur mori vendimin per njohjen e Kosoves nuk respektoi vullnetin e shumices malazeze.

    Ksaj i thuhet : Pis Pun

    po gabohesh thell ajo qe ti nuk deshiron te shohesh eshte e verteta .

    Ajo e vertet eshte se mendimi i qeveris perfaqson edhe vullnetin e popullit per me ta vertetu qe ai edhe eshte vullneti i ati populli po kaloj duke e lidhur me postimin tend te radhes ...

    p.s si shqiptar 95% te tyre ameriken konsiderojn si mikun mat madh dhe aleatin mat madh ....

    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Derjans pom dhimesh cysh tkan qerru kto misionart grek , ne krye me injorantin white-knight.
    Ta merr mendja se shumica e muslimaneve ne ket rruzull toksor mbeshtet nje popull musliman , kto jan msime Islame.
    po populli jon si pas mesimeve islame del se eshte popull qafir apo murxhi apo qysh ju thuni ju pasi qe aleat kem "Djallin" Ameriken e kjo aleanc osht vullnti i mbi 95% te popullit ton .


    besoj se e ki te kjart pse ky refuzim i pavarsis osht edhe vullneti i popullit egjiptian arab etjj etjj ...
    We are all Aliens

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Ma mir te kemi 2 karrika , 2 vota.
    Te shofim sa dot jet i vertet ky lajm...
    Dhe për çfarë na duhen ato dy vota?

  4. #34
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Universiteti i Kairos nuk eshte Egjypti. Ne fakt Universiteti i Kairos perfaqeson shtresen me pro-perendimore te shoqerise Egjyptiane.

    Sjellja e Egjyptit sot eshte tipike, sjellje e pabese arabe. Edhe pse nje shqiptar e ka themeluar kete shtet, kjo popullate magjypesh nuk kane as bese, as dinjitet.

    Por ne fakt kjo duhet konsideruar si lajmi me i mire. Personalisht do preferoja qe vendet Arabe te mos e njohin kurre Kosoven. Keshtu shume ne Kosove do ta kene me te qarte se cfare kulture vet-vrasese kane perqafuar. Nga bota islame vetem dhimbje do tu vijne.

    Ndoshta ka ardhur koha qe kosovaret ta mesojne kete te vertete nepermjet dhimbjes, dhe kjo ndoshta i nxit ata ta pastrojne veten prej ketij helmi oriental. Me vjen keq gjithsesi per shumicen e Kosovareve qe jane laike dhe nuk kane asnje lidhje shpirterore me kulturen orientale islame.
    Shizofreni ne stilin e tij : Per inati te te rejes me vdekt djali.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ne menyre hipotetike do ta shtroja kete pyetje: A ka lidhje ceshtja e formimit dhe pranimit te shtetit palestinez dhe njohja e Republikes se Kosoves nga bota arabe ?

    Une keshtu e mendoj injorimin arabe karshi Kosoves,

    Shteti i ri Palestina,sipas nje plani te XH. Bushit -Junior,do te duhej te krijohej dhe njihej nga bashkesia nderkombetare deri ne fund te kesaj decenie.

    Ka mundesi qe arabet pragmatike te kalkulojne, qe nje dite (mund te ndodhe shume shpejte)- ne kembim te njohjes se Palestines nga Perendimi,te njohin edhe ata Kosoven shtet.Sipas tyre,Kosova eshte formuar,shpallur dhe pranuar shtet nga Amerika dhe Evropa perendimore.

    Ishte vetem nje mendim personal,

    Njatjeta!

    Ps. Mendoj se refuzimi i njohjes se Kosoves nga ta,fare nuk ka lidhje me fe e gjana te ngjajshme.Arabet jane shume me te menqur se sa duken ne pamje te pare.Llogarite dijne ti bejne shume sakt.

  6. #36
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Sirti nuk do t’i sjellë njohje Kosovës



    Sirti nuk do t’i sjellë njohje Kosovës

    Kosova nuk mund të presë njohje nga shtetet e Ligës Arabe, sepse një çështje e tillë ka ngelur përjashta rendit të ditës së agjendës.


    Kosova nuk mund të presë njohje nga shtetet e Ligës Arabe, sepse një çështje e tillë ka ngelur përjashta rendit të ditës së agjendës, që këto shtete kanë caktuar për samitin e tyre.

    Më 27 dhe 28 të këtij muaji në Sirt të Libisë mbahet Samiti i 22-të me radhë i Ligës Arabe, ku pritet të marrin pjesë 22 udhëheqës të nivelit më të lartë të vendeve arabe, të cilët përfaqësojnë 360 milionë banorë të asaj pjese të botës.

    Në krye të agjendës së Konferencës së Sirtit janë bisedimet arabo-izraelite, jostabiliteti politik i Irakut, problemi i ndarjes së Sudanit, anarkia e Somalisë dhe armatimi i Iranit, por jo edhe debati për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Albana Beqiri është shprehur për Kohën Ditore që MPJ-ja të mos ketë arritur që, nëpërmjet pesë shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Liga Arabe, ta fusë çështjen e pavarësisë së Kosovës në konferencë. Ajo ka thënë që MPJ-ja të jetë përpjekur të bëjë shumë lidhur me organizimin në Libi, porse përpjekjet kanë rezultuar të kota.

    “I kemi shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike lidhur me këtë samit, por nuk ia kemi dalë”, ka thënë Beqiri, teksa është pyetur për aktivitetin e diplomacisë kosovare kundrejt Samitit të Ligës Arabe. “Por Kosova jo vetëm në këtë Samit të Ligës Arabe, por edhe në gjithë të tjerët është e interesuar të marrë pjesë. Ky është komenti i vetëm”.

    Në anën tjetër, njohësit e zhvillimeve të botës arabe janë shprehur se mosfutja e Kosovës në rendin e ditës së Samitit të Sirtit flet për plogështi të diplomacisë së Kosovës në raport me shtetet arabe.

    Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani i ka thënë gazetës se karshi botës arabe institucionet e Kosovës përkatësisht MPJ-ja, në përgjithësi, nuk kanë zhvilluar aktivitet diplomatik të shkallës së kënaqshme.

    “Në drejtim të botës arabe ka pasur mundësi që të zhvillohet një aktivitet më i ngjeshur diplomatik dhe të funksionalizohen të gjitha resurset individuale, institucionale dhe politike që ekzistojnë në Kosovë, për vendosjen e urave të bashkëpunimit me shtetet e botës arabe”, ka thënë Agani.

    Ai ka thënë që mbetja e Kosovës jashtë rendit të ditës në Sirt të Libisë, paraqet dështim të diplomacisë kosovare.

    “Nëse rendi i ditës nuk e ka debatin rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo paraqet një dështim politik të diplomacisë kosovare”, ka nënvizuar ai. “Dështim, sepse ato shtete të Ligës Arabe, të cilat deri tani e kanë njohur Kosovën, kanë mundur ta realizonin një aktivitet shumë më të theksuar diplomatik në atë drejtim”.

    Edhe profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe njohës i zhvillimeve në botën arabe, Qemajl Morina ka thënë që MPJ-ja po pret që të tjerët t’ia kryejnë punët që ajo duhet t’i bëjë.

    “Është dashur që çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës të jetë në Sirt, por këta tanët po presin që ata të vijnë këtu dhe t’ua kryejnë punët që u takojnë këtyre vetë t’i bëjnë”, ka thënë Morina. “Për Samitin e Ligës Arabe është ditur shumë më herët dhe është dashur që të bëhen përgatitjet e duhura dhe Kosova të jetë e pranishme qoftë si vëzhguese apo në kuluare në Libi”.

    Ai është shprehur se përmes pesë shteteve që e kanë njohur Kosovën ka qenë shumë i lehtë depërtimi në rendin e ditës së samitit.

    “Definitivisht, ka qenë një rast i mirë për Kosovën”, ka theksuar Morina.

    Pakëz më i butë në raport me MPJ-në ka qenë analisti politik, Seb Bytyçi, për të cilin shtetet arabe nuk e njohin mirë rastin e Kosovës dhe për këtë arsye diplomacia kosovare ka më shumë vështirësi.

    “Është shumë e rëndësishme që t’u mundësohet vendeve arabe të kenë informacione reale për Kosovën. Ata Kosovën e shohin vetëm nga perspektiva e Beogradit”, ka thënë Bytyçi. “Do të ishte e udhës që ministri Hyseni t’i vizitonte të gjitha vendet përpara takimit. Nuk është në rregull që Kosova të presë nga Uashingtoni të lobojë tek ato shtete për njohjen e saj, sepse SHBA-së i duhet të flasë me to për të tjera çështje”.

    Që nga akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, mëvetësinë kosovare e kanë njohur gjithsej 65 vende të botës. Një gjë të tillë nga bota arabe e kanë bërë vetëm pesë vende: Jordania, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Marituania. Edhe nga bota arabe e edhe nga bota “tjetër”, e fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Marituania, e cila një gjë të tillë e ka bërë më 13 janar të këtij viti. /koha/

  7. #37
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Edhe një gjë që nuk është cekur në lajm.
    Liga Arabe numëron 22 shtete, 5 nga të cilat e kanë njohur Kosovën dhe janë me ndikim tejet të madh në ligen Arabe por edhe në Organizaten e Konferences Islamike dhe ketu aludohet se si pala Kosovare nuk i ka shfrytëzuar resurset e veta që në këtë samit të debatohet edhe për ç'ështjen e Kosovës

  8. #38
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Monkey Cuontry

    Ski hajer prej tyne,po me e keqja eshte jemi bo si lypsar i shteteve arabe e te tjera ne vend se ti gjejme vehtes zgjidhje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •