Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 109 prej 109
  1. #101
    Me fal por s'eshte hera e pare qe nuk te kuptoj...
    Ne pjesen e dyte te postit, ē'deshe te thoje?
    Ti je pro, kundra, asnjanes...?

  2. #102
    Arbereshi Niko, une nuk kam problem nese Turqia hyn ne Evrope. Madje per shqiptaret kjo gje gati nuk krijon asnje lloj ndryshimi pasi kultura shqiptare ka sasi te konsiderueshme perputhjeje me ate turke (per arsye historike qe i dime). Por une nuk shoh sesi mund te futet Turqia ne Evrope kur vete nje pjese e Ballkanit Perendimor qe perhere ka qene pjese e Evropes ende mbahet larg saj. Ne kontinentin tone mbizoterojne kishat, feja e krishtere, partite politike te krishtera, organizma fetare te krishtere me influence ne fusha te ndryshme te shoqerise, botekuptimi i krishtere i nje pjese te madhe te Europianeve. Nderkaq ne Turqi mbizoteron e kunderta. Madje ka parti politike me profil te theksuar islamik dhe mbeshtetje te gjere ne popull, aq sa nje dite mund te pretendoje udheheqjen e vendit. Pervec gjithe ketyre, edhe tiparet e jashtme te turqeve jane dukshem me ndryshe nga nje pjese e madhe e europianeve. Per keto arsye e shoh disi te pamundur integrimin politik te Turqise ne Evrope. Thjesht i shoh si perplasje midis 2 boteve te ndryshme. Evropa nuk eshte ende e pregatitur per "amerikanizimin" e shoqerise se saj, per arsyen e thjeshte sepse eshte Evrope.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #103
    brooklyn2007, une jam per hyrjen e Turqise ne BE, vetem me kushtet qe i kam elenkuar ne postimet e mia...
    Me hyrjen e saj, shpresoj qe te integrohen me se mire te gjithe europianet musliman, ku mos te kete dallim te pakten persa i perket besimit fetar.
    Por qe per ne shqipot, nuk eshte me interes pse hyn apo jo turku, por qe duhet te jete interesante, fakti qe keto dy mentalitete dhe kultura, pra turke dhe europiane ne pergjithesi, te dali nje kulture e vetme.

  4. #104
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    5- Pas disfates, Perandoria osmane u terhoq duke bere negociata ne kurriz te popujve vasale, si vendi yne, ku per rrjedhoje ndodhen edhe ato gllaberime territoriale, ku pjesa muslimane doli e humbur.
    Ketu je pak gabim per mendimin tim. Turqia rrezikoi copetimin per vete me renien e perandorise. Ne traktatin e Laussane u parashikua qe Turqise ti ktheheshin mbrapsh tokat ne Traken perendimore ( Sot qyteza e Edirne ) , te perfshiheshin qytetet perendimore si Izmiri (smyrni i thone akoma greket) brenda kufijve turke etj. Nje gje te zgjuar kerkuan si kusht ne traktat turqit dhe ajo i ka mbajtur pa shume trazira. Se pari ka bere shkembim popullsie me Greqine dhe se dyti ka cilesuar si minoritet vetem jo-muslimanet. Edhe sot e kesaj dite muslimanet e c'do kombesie qe jetojne ne Turqi nuk cilesohen si minoritet.
    Ti kthehemi tani vete-izolimit dhe forcimit ushtarakisht. Eshte shume e vertete qe Turqia e pati te nevojshem ate lloj vete-izolimi , por persa i perket marrjes se gjithe kontrollit nga ushtria ka pasur edhe disa arsye te tjera. Ne Turqi jetojne 5 milion shqiptare qe flasin ende shqip (vec nje pjese te madhe qe martohen e perzihen me turq) , rreth 15 mil kurde qe gjithashtu kane nje gjuhe dhe kulture te ndryshme nga turqit , 5 milion laze ( ne zonen e detit te zi , pasardhes te ish-mbreterise se Trebizondit ) qe prap kane gjuhe e zakone te ndryshme , rreth 1 milion armene , greke , bullgare , siriane , irakene etj.
    Me gjithe keto etni te ndryshme brenda vendit nga diku do ta presesh problemin dhe me sa duket kane qene te drejte ne parashikime se ne 80-en filluan kurdet nga pretendimet.

    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Qe duhet t'i jape te drejta pakicave s'ka dyshim fare, por nuk eshte kjo logjika qe funksionon. Po te ishte keshtu, do duhej Greqine ta kishin shporrur qe moti nga BE sepse po thyen perdite te drejtat e pakicave dhe sidomost te imigranteve, edhe ate duke i vrare e pushkatuar...
    Lexo siper. Ne turqi qe nga 1923 muslimanet nuk njihen si pakica ose minoritet dhe detyrimisht gezojne te njejtat te drejta me Turqit. Kurdet nuk kerkojne te drejta por shtet te pavarur. Shqiptaret psh nuk ankohen ndonjehere per te drejta.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    75
    Tani veq jemi ndare ne dy taborre ne te Krishtere dhe Musliman se cili perkrah sipas qejfit te vet dhe kjo nuk shkon, po me duket se kjo teme e ka humbur lezetin.
    Futja e Turqis ne Evrop nuk eshte keq per Shqipetaret /Nuk dua te flas me inate /
    dhe nje shteti islame nuk ja ka frigen Evropa tek e fundit e dime se sa eshte ekonomisht e forte dhe ushtarakisht mendoj se kjo kurr nuk paraqet rrezik per Evropen.

  6. #106
    Tani per tani Turqia nuk futet ne Europe. Dhe shkak eshte numri i popullsise. Nese Turqia behet pjese e BE, i bie qe te kete numrin me te madh te deputeteve, ne parlamentin Europian ose te jete e dyta, pas Gjermanise. Nuk besoj se Europa do te pranonte aq lehte qe nje shtet i sapo bere pjese e ketij Bashkimi te jete menjehere vendimmarresi me i madh, para gjithe atyre shteteve qe kane kaq vite qe punojne dhe jane pjese e BE.

  7. #107
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Dolphino tė pėrshnes dhe ty:


    Mbase tė kthehet mendja tė pėrkrahėsh elitat ushtarake. Pa ushtarakėt qemalista Turqia nuk do ekzistonte sot. Po pėrveē tyre do duhet tė demokratizohet populli nė pėrgjithėsi.
    Ezekiel 25-17.

  8. #108
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Po flas per elitat ushtarake te tanishme. Ka ikur koha kur Turqise i kanoseshin vertet rreziqe.
    Meqe ra fjala nuk e hap dot youtube nga Turqia se e ka bllokuar qeveria ngaqe disa greke kishin nxjerre ne youtube video qe ofendonin Ataturkun.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #109
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Intervista : Abdullah Gyl - „Ne nuk nxitojmė“


    Presidenti i Turqisė Abdullah Gyli, 57 vjeēar, mbi hapin e Ankarasė pėr nė Bashkimin Evropian, modernizimin e vendit tė tij dhe jetėn e pėrbashkėt ndėrmjet turqve dhe gjermanėve...

    SPIEGEL: Zotėri president, pėrse nė vendin tuaj konflikti mbi shaminė po zhvillohet me aq pezėm?

    Gül: Nė pozitėn time tė tanishme unė nuk guxoj tė merrem mė me partitė politike. Por unė mburrem me atė, qė kam qenė anėtar i qeverisė dhe pjesė e reformave politike nė vend. Edhe konflikti i shamisė ka tė bėjė me demokratizimin e Turqisė, ku hyjnė tė drejtat dhe liritė bazė, poashtu edhe religjioni. Vendi im ėshtė njė shtet laik dhe demokratik. Njė grua e vendos njė shami apo jo, ėshtė zgjidhje e saj personale. Meqė ra fjala, gjakrat nxehen kur politikanėt merren me kėto qėshtje.

    SPIEGEL: Disave nė Turqi u duket se shamia ėshtė njė sinjal, qė qeveria ka si qėllim islamizimin e shtetit.

    Gül: Ky problem mua nuk mė duket kėshtu. Sa i pėrket shamisė ne u pėrmbahemi rregullave dhe kritereve tė shtruara nga Bashkimi Evropian mbi lirinė e mendimit dhe religjionit.

    SPIEGEL: Qeveria e lejoi mbajtjen e shamisė nėpėr universitete, Gjyqi Kushtetues e ndaloi kėtė. Nė verė ishte afėr qė partia qeveritare e kryeministrit Rexhep Tajib Erdogan tė ndalohej sė funksionuari. A nuk ėshtė kjo njė luftė pėr pushtet ndėrmjet elitės kemaliste dhe elitės sė re konzervative qė tubohet rreth AKP-sė.

    Gül: Nė Turqi momentalisht janė duke ndodhur disa procese shumė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me modernizimin dhe demokratizimin e shtetit. Nė kėtė drejtim ne po vendosim standarde evropiane qė pėr disa ėshtė shumė e dhimbshme. Ndaj mendimin se ky ėshtė njė zhvillim i mirė.

    SPIEGEL: Qeveria Turke nė njėrėn anė po e modernizon ekonominė dhe nė anėn tjetėr nė pikėpamje sociale ėshtė konzervative, simbol i kėsaj ėshtė shamija.

    Gül: Partia nė pushtet asnjėherė nuk ka deklaruar se ėshtė njė parti konzervative-demokratike. Tek ne ka edhe parti socialdemokrate dhe nacionaliste. Ėshtė e vėrtetė qė gjatė viteve tė kaluara ekonomia ėshtė forcuar mjaft, ne po prosperojmė, ne po shkojmė para. Nė tė njėjtėn kohė shteti nuk e ka lėnė pas dore fuqinė e saj bindėse pėr demokraci, tė drejta tė njeriut dhe ekonominė e tregut tė lirė. Qeveria po e modernizon kėtė shoqėri qė ėshtė me shumicė muslimane – dhe kjo e bėn Turqinė tė veēantė.

    SPIEGEL: A mund tė shkojnė huq tė arriturat ekonomike pėrmes krizės sė pėrgjithshme ekonomike botėrore?

    Gül: Turqia ėshtė nga ato vende qė ende mė sė paku ėshtė prekur nga kjo krizė. Nė vitin 2001 ne e patėm njė krizė tė kėtillė. Atėherė duhej qė 25 pėrqind tė tė hyrave shtetėrore bruto, 45 miliard dollarė, tė investohen nė sektorėt bankarė. Nėse e vėshtrojmė nga ky kėnd, na ėshtė paguar. Tregu financiar turk nė ndėrkohė ėshtė shumė solid, poashtu duke iu falėnderuar mbikėqyrjes sė pavarur bankare.

    SPIEGEL: Por, tregu evropian me tė cilat Turqia eksporton ėshtė dėmtuar mjaft.

    Gül: Do tė ishte shumė e mundur qė eksporti gjatė vitit tė ardhshėm tė stagnojė, kur kemi parasysh qė ne tregtojmė me shtetet qė janė tė prekura direkt nga kriza. Nė gjashtė vitet e kaluara kishim njė rritje mesatare prej shtatė pėrqind, pėr kėtė vit edhe mė tutje presim njė rritje prej katėr pėrqind. Ne jemi nga shtetet me deficit mė tė ulėt buxhetor nė tėrė evropėn. Pėr dallim nga shumė shtete tjera evropiane ne i kemi plotėsuar kriteret e Mastrihtit.

    SPIEGEL: Nė fillim tė nėntorit do tė publikohen tė arriturat mė tė reja tė Bashkimit Evropian pėr turqinė. Nė kėtė drejtim pėrsėri mund tė merrni njė notė tė dobėt pėr sa i pėrket lėnies mbrapa tempos sė reformave.

    Gül: Kjo mund tė ndodhė pėr shkak tė angazhimit tė tejngarkuar tė shtetit me probleme tė mbrendshme politike.

    SPIEGEL: Sipas mendimit tuaj, kur do tė anėtarėsohet Turqia nė BE?

    Gül: Ne nuk ngutemi. Por njė gjė duhet ditur: Aq sa ka ndryshuar Turqia e kėtij viti me atė tė vitit 2003, aq shumė do tė ndėrrojė prej sot e deri pas pesė vitesh. Vendi im po transformohet pėr tė mbarė. Prandaj, ne gjendemi nė bisedime me Bashkimin Evropian. Nė njė tė ardhme tė afėrt do tė shqyrtohen tė arriturat tona dhe nėse ky proces do tė mbyllet me sukses, atėherė do tė bihet njė vendim politik se a do tė hyjė Turqia nė BE apo jo. Atėherė presim qė secili shtet tė nėnshkruajnė veq e veq nė pėrputhje me marrėveshjet paraprake.

    SPIEGEL: Keni shumė lėvdata nga evropianėt pėr politikėn e jashtme turke. Nė tė kaluarėn dukej se ishit tė rrethuar nga armiqėt, sot keni marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt, pėrveē Qipros. Si ia arrini?

    Gül: Ne udhėhiqemi nga njė politikė e zgjidhjes sė problemeve. Kemi besim se mund t`i zgjidhim jo vetėm problemet tona por edhe ato tė regjionit. Nė kėtė drejtim Turqia mund tė ndihmojė pėr paqė dhe stabilitet edhe nė Lindjen e Afėrt.

    SPIEGEL: Ankaraja, marrim shembull, ndėrmjetėson bisedimet ndėrmjet Sirisė dhe Izraelit. Si ėshtė situata atje?

    Gül: Ėshtė njė favor i madh qė ne e kemi fituar besimin e tė dy shteteve. Nė kėtė drejtim nė procesin e paqės sė konfliktit siriano-izraelit ne po luajmė njė rol tė posaēėm. Ne po ua lehtėsojmė partive nė konflikt qė tė bisedojnė mes vete. Dhe tė dy anėt po punojnė shumė ēiltėrsisht dhe seriozisht qė tė vijnė deri te njė marrėveshje.

    SPIEGEL: A ėshtė politika juaj e jashtme politikė e zgjidhjes sė problemeve kur ėshtė fjala edhe pėr konfliktin me PKK (Partia Komuniste e Kurdistanit)? Pse ēėshtja kurde mbetet njė plagė e hapur?

    Gül: Ēėshtjen kurde duhet shumė qartė ta ndani nga ēėshtja e PKK-sė. Sipas kushtetutės sonė ēdo person i vendin tim, qė ka nėnshtetėsi turke, i ka tė gjitha tė drejtat dhe mund tė konkurojė nė secilėn detyrė tė shtetit pa marrė parasysh se ēfarė etniteti i takon. Nė tė kaluarėn kėtu ka pasur probleme: shumė kurd pėr shkak tė etnitetit janė diskriminuar, ata nuk guxonin tė shkruanin dhe flisnin nė gjuhėn e tyre. Kjo ka ndryshuar, tė drejtat kulturore janė forcuar shumė.

    SPIEGEL: Kurse raportet me PKK-nė?

    Gül: PKK ėshtė njė organizatė terroriste. Ajo nė sheshet e qyteteve tė mėdha zhvillon akte terroriste, ku ndėr tė vrarėt kemi edhe gra dhe fėmijė. Disa nga kėta terroristė nė Turqi arritėn pėrmes Irakut. Ne tė gjithė duhet ta kuptojmė, qė PKK zhvillon njė luftė tė pamėshirshme dhe tė papėrfillshme. Ne duhet tė mbrohemi.

    SPIEGEL: Edhe nė Irlandėr Veriore IRA ka bėrė atentate dhe shpėrthime tė shumta, bile edhe nė Londėr. Atėherė ish kryeministri Toni Bler ngadalė dhe me vėshtirėsi, nga njė luftė qytetare, arriti paqė. A mund tė jetė ky njė shembull i mirė pėr Turqinė?

    Gül: Pėr t`i dhėnė fund terrorizmit mundėsitė janė tė ndryshme. Por, unė jam shumė i sigurtė qė ekspertėt tanė e kanė kontrolluar dhe analizuar edhe modelin britanik pėr Irlandėn Veriore.

    SPIEGEL: Gjatė vizitės suaj Panairit tė Librit nė Frankfurt tė Gjermanisė keni biseduar me pėrfaqėsuesit e shoqatave dhe klubeve turke. Ēka i porositėt turqit e lindur atje?

    Gül: Unė i kėshillova para sė gjithash qė tė jenė realist. Ata jetojnė kėtu, dhe ky ėshtė njė fakt. Nėse dėshirojnė qė me tė vėrtetė tė jenė tė lumtur, dhe qytetarė tė dobishėm pėr shoqėrinė, atėherė duhet para sė gjithash qė mirė ta zotėrojnė gjuhėn e vendit dhe tė gjitha mundėsitė e shkollimit qė i ofron sistemi shkollor gjerman. Qė tė jenė qytetarė tė interesuar dhe tė angazhuar. Qė tė investojnė nė biznese dhe tė anėtarėsohen nė partitė politike tė vendit. Nuk do tė kishte kuptim qė ju fizikisht tė jetoni nė gjermani dhe mentalisht nė turqi. Ju duhet tė bėheni njė pjesė e shoqėrisė. Do tė ishte shėrbimi mė i mirė pėr tė dy vendet, nėse kėta njerėz do tė formonin njė urė ndėrmjet Turqisė dhe Gjermanisė.


    Pėrktheu: Naxhi Ibrahimi

    Intervistoi: Gerhard Spörl, Daniel Steinvorth

    Der Spiegel 43 / 2008 Fq. 120-121
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrime tė ndryshme pėr studentėt Shqiptarė:
    Nga forever nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •