Mexico City, 9 persona me kokë të prerë
Prerja e kokës përdoret nga kartelet meksikane të drogës. Trupat u gjetën përgjatë një rruge kryesore, në afërsi të qytetit të Chilpancingo, rreth një ore larg me makinë në veri të Acapulco. Kokat e tyre të prera ishin futur në një qese plastike pranë një qendre tregtare.

Chilpancingo është një bazë ushtarake. Sekretari lokal për sigurinë e publikut ka thënë se disa nga viktimat ishin ushtarë. Bashkë me kokat e prera ishte lënë edhe një letër ku shkruhej se do të kishte edhe më shumë koka të prera.

Në një kohë kur korrupsioni mbetet një problem në radhët e forcave policore në Meksikë, presidenti Calderon gjithmonë e më shumë i ka varur shpresat tek ushtria, në një përpjekje për të shkatërruar kartelet e fuqishme te drogës që operojnë në mbarë vendin.

Rreth 40.000 janë të punësuar aktualisht, ata kanë qenë të suksesshëm në arrestimin e udhëheqësve të disa bandave dhe në ndërprerjen e disa rrugëve të trafikimit.

Qeveria thotë se shumica e vrasjeve në Mexico gjatë vitit që shkoi janë rezultat i karteleve të dobësuara që luftojnë mes tyre.

Por po ashtu ka prova se bandat e drogës janë të përgatitura që të luftojnë edhe me ushtrinë, dhe në këtë rast kjo taktikë e tmerrshme e prerjes së kokave duket se ka si qëllim që të përhapë frikë mes atyre që kërcënojnë ata.