Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Burri më i gjatë në botë bëhet baba

    Burri më i gjatë në botë është bërë baba. Në një intervistë ekskluzive, mallëngjyese për “The Sun”, burri me gjatësinë 233.52 centimetër, Bao Xishun, zbulon se sa shumë do të thotë për të lindja e djalit të tij, Tianyou

    Mongolezi 2.4 metra, i njohur në gjithë botën, bëhet baba pas martesës, korrikun e kaluar. “Do t’i mësoj djalit të jetë punëtor dhe i sjellshëm”
    Burri më i gjatë në botë është bërë baba. Në një intervistë ekskluzive, mallëngjyese për “The Sun”, burri me gjatësinë 233.52 centimetër, Bao Xishun, zbulon se sa shumë do të thotë për të lindja e djalit të tij, Tianyou.

    58-vjeçari thotë: “Unë kam ëndërruar të bëhem baba, të mbaj fëmijë në krahët e mi. Ishte një moment i mrekullueshëm, shumë prekës. U ndjeva shumë i lumtur”.

    Tianyou ishte një fëmijë normal, afërsisht 50 centimetër i gjatë, kur lindi muajin e kaluar. Babai i tij nuk ka shqetësime rreth gjatësisë së djalit në të ardhmen. Bao thotë: “Edhe në qoftë se djali im do të bëhet aq i gjatë sa unë, me dietën e duhur, jam i sigurt që do të jetë i fortë dhe i shëndetshëm”.

    Thyerja e rekordeve të lartësisë së Baos, ia ka bërë të vështirë lëvizjen, si rezultat i nervave të dëmtuara në këmbët e tij. Por, ai është përpjekur që ta ndihmojë gruan e tij, Xia Shujuan, 29-vjeçaren, e cila është 165, 84 centimetër e gjatë. Ai thotë: “Unë çohem në mes të natës nga gjumi për të ndihmuar gruan, gjithashtu punoj shumë që të ruaj para për të ardhmen e djalit tim”.

    Bao, i cili ka luajtur basketboll në ushtri, përpara se ai të bëhej kaq i ngathët, ka shumë shpresa për djalin e tij. Ai do që Tianyou të rritet dhe të bëhet, të paktën, 182 centimetër i gjatë, kështu ai mund të bëhet një basketbollist.

    Përpara se të njihej si burri më i gjatë në botë nga Rekordet Botërore të Guinness-it, në 2005-n, Bao, rrallë dilte nga shtëpia.

    Por, ai shpejt u bë i famshëm, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke u shfaqur në televizion dhe reklama. Bao preku zemrat e të gjithë botës, kur ai zbuloi se pothuajse i ishte dorëzuar dashurisë. Më pas ai takoi Xian dhe ata u martuan korrikun e kaluar. Bao jeton në qytetin Chifeng:

    “Jeta ime është afërsisht e kompletuar, ajo që uroj tani për tani, është që djali im të rritet dhe të bëhet një njeri i shëndetshëm. Shpresoj t’i mësoj atij disa leksione në jetë, të cilat janë të rëndësishme dhe këto janë: Të jesh punëtor dhe i sjellshëm. Shpresoj që gjatësia ime ta bëjë të kuptojë rëndësinë e të qenit mendje hapur. Duke më pranuar mua kështu si jam, ai do të mësojë të pranojë ndryshimet që ekzistojnë tek ne të gjithë”.

    Gjithsesi, Bao pranon se roli i tij si prind nuk do të jetë aq i thjeshtë.

    “Jam krenar, por i mërzitur, sepse ai nuk do të jetë në gjendje të arrijë dorën time dhe, për shkak të gjatësisë, unë nuk do jem në gjendje të vrapoj me të, të luaj me të. Por, megjithatë, unë jam i sigurt që ne do të gjejmë mënyra për t’ia kaluar këndshëm bashkë”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a eshte ky qe kam pa ne tv italian vjet..ne mos gaboj tek kanali 5?


    jet te gjate kti burrit e familjareve te tije..!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •