Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Bote brenda kutise

    Ajo u zgjua ne mengjes dhe hapi televizorin.
    Mengjesi ne Tv Klan. Degjoi muzike dhe pastaj telefonata te disa beqareve qe kruheshin me Aldon. Sa i pelqen Aldua, ai gjithmone e ka ne maje te gjuhes batuten e duhur. Muzika rifillon dhe asaj nuk po i pelqente me. Shkoi ne tualet, hodhi nje grusht uje syve dhe u rikthye. Prane vetes afroi paketen dhe ndezi nje cigare.
    Ritransmetim i "Njerez te humbur". Ishte koha per te qare. U perfshi e gjitha nen ngjarjet e dhimbshme dhe patetike te emisionit. Qau... Ndezi nje cigare tjeter dhe filloi te mendoje me vete : gjynah shqiptaret, njerez te pervuajtur. Sa familje jane ndare...sa njerez kane perfunduar rrugeve te Europes. E dhimbshme ! Lotet i shkonin rreke dhe nuk po mundte ti ndalte. Po lodhej nga e qara. Shkoi ne tualet dhe hodhi nje grusht uje syve perseri. U rikthye dhe ndezi nje tjeter cigare.
    Lajme, Top-Channel. Ne Kosove nuk ka uje. Ne kosove vritet nje qen. Shitja e prezervativeve ne Kosove person rritje te konsiderueshme. Filloi te mendoje : Po cbehet keshtu ? Kta te topit paskan luajtur mendsh fare. Vdiqen per te shitur pak Digitalb ne Kosove dhe nuk len lajm pa dhene. U lodh... Serisht ne tualet, serisht uje syve dhe...serisht cigare.
    100 Vitrinat. Me ne fund pak aksion, pak jete. Ja tashme erdhi momenti i duhur i dites per te perjetuar pak drame apo dashuri, te medhaja apo te vogla. Por nuk eshte momenti per seks, ai vjen me vone. Gjithsesi asaj i erdhi deshire edhe per seks, keshtu qe e mori telekomanden dhe i kaloi nje here te gjithe kanalet. Ska seks. Mire...i duhet te prese edhe pak.
    I rikthehet 100 vitrinave dhe perfshihet ne dramen e Anes. Ajo eshte e martuar por do nje tjeter. Ai nderkohe eshte gjithashtu i martuar. Epo pune dreqi, thote ajo me vete. Mendo sa e dhimbshme duhet te jete, te dy te martuar dhe duan njeri tjetrin. Por lodhet dhe...tualeti, uji, cigarja.
    Tvsh. Interval muzikor. Nga ata qe jane prodhuar prej 15 vjetesh, por mbeten gjithsesi interesante. Muzika shoqerohet nga pamjet e liqeneve te Lures. Kjo i duhej. Pamje te kendshme te natyres dhe muzike qetesuese, pas emocioneve te forta qe kishte perjetuar me Anen. Por emisioni vazhdon gjate dhe muzika behet monotone. Kamera i vjen perhere rrotull te njejtit liqen dhe te pergjum. Por nuk eshte koha per te fjetur, eshte ende heret. Shkon ne tualet, lane syte, ndez cigaren.
    Lajmet ne Vizion plus. Obama eshte zgjedhur president dhe gjithe bota eshte nen euforine e amerikaneve. Tamam ne kohen e duhur, i duhej pak eufori pas pergjumjes keshtuqe fiksohet pas imazheve. E ardhmja duket e ndritur, te bardhe e te zinj te barabarte, nuk ka me krize boterore, lufta mbaron. E ndersa i ploteson detajet ne koken e saj, mbarojne dhe lajmet. Tashme eshte momenti i duhur, eshte momenti me ne fund per pak seks. Shkon per te fundit here ne tualet, lan syte mire e mire dhe ulet me telekomanden perpara televizorit. Ne doren tjeter mban nje cigare te sapondezur. Kanalet i leviz me shpejtesi derisa me ne fund e gjen.
    channel X i dubluar ne shqip. Ai eshte nje djalosh jo me shume se 25 vjec ndersa ajo nje kuqse me gjoks te madh. Djaloshi po i pelqen shume, sapo fillojne skenat e para ajo fik cigaren dhe doren e con mbi vagine duke e ferkuar ngadale. Ai fillon te zhvishet, hoqi pantallonat, me ne fund eshte duke hequr te brendshmet dhe....ikin dritat. E nervozuar ajo perplas telekomanden, ndez nje cigare ne erresire dhe teksa e pi vazhdon te ferkoje vaginen. Por dritat nuk vijne keshtuqe seks nuk ka.
    Shkon ne krevat dhe shtrihet, e zhgenjyer por gjithsesi e kenaqur sepse sot kishte kaluar nje dite gjithe emocione.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te nesermen? Ajo qe ndodhi sot ne kete pershkrim kaq realist e domethenes te Pratolinit. E sotmja-dje dhe e nesermja-sot e keshtu ne vazhdim...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Pratolin. Ku e do mendimin tim ketu apo ne mesazh privat? (po ferkoj duart une, se ftohte hesapi, po po me vjen keq per ty se ne mes te dimrit do pish uje te ftohte - I'm just kidding)

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Pratolin. Ku e do mendimin tim ketu apo ne mesazh privat? (po ferkoj duart une, se ftohte hesapi, po po me vjen keq per ty se ne mes te dimrit do pish uje te ftohte - I'm just kidding)
    Shoot me honey

    Ps : Jo per justifikim por duhet te theksoj se ky krijim eshte bere dje ne mes te nates dhe eshte pa piken e redaktimit, keshtu qe per disa probleme te formes ( jane disa fjali te shkurtra njera pas tjetres pak te bezdisshme ) apo te perseritjes se fjaleve jam i ndergjegjshem.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Shoot me honey

    Ps : Jo per justifikim por duhet te theksoj se ky krijim eshte bere dje ne mes te nates dhe eshte pa piken e redaktimit, keshtu qe per disa probleme te formes ( jane disa fjali te shkurtra njera pas tjetres pak te bezdisshme ) apo te perseritjes se fjaleve jam i ndergjegjshem.
    Bukur, vec ktyre ka dhe disa pika te tjera.
    Atehere, fillimisht me lejo te te pergezoj per linjen e shtrimit te mendimeve. Me pelqen ideja e gershetimit te problematikes (lexo: injorances) shqiptare me 'kutine' qe ti e ke perdorur si nje simbolizm artistik. Kutia, bota e ngushte e gruas shqiptare e dhene aq shume pas disa emisioneve skandaloze etj etj. (nuk po zgjatem per keto) futet ne gracken e kesaj kutie gjithmone e me teper, pa patur as me te voglen deshire te ndryshoje 'destinacionin e qenies se saj'.
    Ajo qe do te thoja une eshte: ristrukturo paragrafin "njerez te humbur'. "Lotet i shkonin rreke" (e te tjera fjali si keto) me duket fjali e dobet dhe aspak realiste. Nuk ia mbush mendjen lexuesit per ate qe ke shkruar. Ka te tjera forma te shprehuri per te pasqyruar keqardhjen qe ajo ndiente si nje qenie humane dhe me ndienja, e edhe pse keto i dedikohen dikujt qe as e ka idene se kush eshte ne realitet.
    Vura re se ne kete skice ke shtuar pak dozen e humorit (e edhe per kete te pergezoj) por ende nuk e ke realizuar ate qe ta kam thene njehere ne privat. (por qe per mendimin tim eshte themelore per nje krijim.)
    Vec ketyre ka disa fjali qe per mendimin tim ia rrezojne shijen kesaj skice, psh:

    e zhgenjyer por gjithsesi e kenaqur
    Do te te sugjeroja ta riformuloje menyren e te shprehurit ne kete fjali.
    Kshu Prato, po deshe me te te shkruaj vetem me ler te ditur Mendimi im eshte qe duhet ta rishikosh serisht kete qe ke shkruar.

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nuk mund ti shtoj as edhe nje presje gjithe c'ka shkruar Anxhi. Autori duhet ta rishikoje kete skice dhe te gjej nje menyre me mire te formuluar.

    Shpresoj ne mirekuptimin tuaj zoti Pratolini dhe suksese ne krijimtarine e metejshme !

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Nuk mund ti shtoj as edhe nje presje gjithe c'ka shkruar Anxhi. Autori duhet ta rishikoje kete skice dhe te gjej nje menyre me mire te formuluar.

    Shpresoj ne mirekuptimin tuaj zoti Pratolini dhe suksese ne krijimtarine e metejshme !
    Vetem mos e rrih veten tani.

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon dhėnia e tapive pėr proēesin e legalizimeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Trekendeshi i Bermudeve
    Nga AuGuSt_ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-11-2011, 10:23
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Krishterimi: Fe apo Jeta e Krishtit brenda nesh!
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 13:51
  5. A kanė fuqi dhe nenēuri shqiptarėt qė tė bashkohen?!
    Nga Veshtrusja nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2005, 18:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •