Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Rritje e popullatës myslimane në Rusi

    Shkalla e ulët e natalitetit dhe rritja e emigrimit nga ish republikat sovjetike shkaktuan rritje të madhe të bashkësisë myslimane në Rusi. Në të njëjtën kohë popullata ruse ka rënë në krizë. Jeta e shkurtë dhe numri shumë i vogël i lindjeve në mesin e rusëve etnik shkaktuan zvogëlimin e numrit të banorëve për 700.000 në vit.

    Me kthimin e kufizimit të gjatë të lirive fetare në Rusi, islami përjetoi një lulëzim të paparë. Për këtë arsye shumë Rusë etnik frikohen se vendi i tyre është duke humbur identitetin e tij nacional. Sot, në Rusi jetojnë afro 25 milion mysliman, çka do të thotë një rritje prej 4% në krahasim me vitin 1989.

    Deri në vitin 2020, siç shihet, myslimanët do të arrijnë një të pestën e popullatës në përgjithësi. Numri i myslimanëve vazhdon të shtohet duke falënderuar emigrimin nga ish republikat sovjetike, nga zonat e Kavkazit verior dhe Azisë qendrore. Liderët myslimanë pohojnë se Rusia është parajsë për emigrantët mysliman të cilët punojnë dhe mbështeten në rritjen e bashkësisë së tyre, duke mos shikuar rritjen e nacionalizmit kundërshtar.

    Damir Gizatullin nga Këshilli i myftive thotë: "Disa politikan të papërgjegjshëm tentojnë të fitojnë vota duke krijuar disponimin nacional. Thëniet e tyre se Rusia është e rusëve është rrugë e gabuar dhe mund të shpijnë deri te shkatërrimi i federatës ruse."

    Shumica e rusëve etnik tmerrohen nga mundësia që të bëhen pakicë në shtetin e tyre. Alexander Belov nga Lëvizja kundër emigrimit ilegal thotë: "Historia është luftë mes racave dhe religjioneve. Ky është ligj i natyrshëm. Njerëzit janë mësuar të jetojnë me njerëz të ngjashëm, të flasin gjuhën e njëjtë të cilën e mësuan nga nënat e tyre."

    Kisha ortodokse e riformuar pas rrënjës së Bashkimit Sovjetik edhe më tej dominon në Rusi. Por me rritjen e islamit, me përcjelljen e shkallës negative të shtimit të popullatës sllave në Rusi parashihen ndryshime dramatike. Nëse ky trend vazhdon, në tridhjetë vitet e ardhshme myslimanët do jen më dominant se rusët etnik.


    përgaditi: Beqir Kastrati
    Kuran dhe Sunnet
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Rusia drejt një vendi musliman


    Paramendojeni Rusinë 2050! Paul Goble, specialist për pakicat etnike në Federatën Ruse parashikon që pas disa decenieve Rusia do të bëhet shtet me shumicë muslimane. Normalisht këtu bëhet fjalë për për një rrënje drastike në popullatën ruse e cila është problem në rritje për politikanët rus dhe nga e cila kanë frikë edhe shtetet perëndimore.

    Demografët parashikojnë se popullata ruse deri në vitin 2050 nga 143 milion do të bie në 100 milion. Presidenti Putin, me disa masa shtetërore tenton të ndaloj këtë trend, andaj ka ofruar shtesa fëmijërore prej 1.500 rubla për fëmiun e parë ndërsa 3.000 rubla për fëmiun e dytë; pastaj shpërblime për familjet të cilat adoptojnë fëmijët jetim, por e gjithë kjo rezultoi pa sukses. Arsyeja për këtë trend të pasqyrës negative demografike para së gjithash është se popullata e gjinisë femërore në Rusi nuk dëshiron të ketë fëmijë. Nëse një çift vendos të ketë fëmijë, atëherë ata vendosin vetëm për një. Në anën tjetër një familje mesatare muslimane ka 3-5 fëmijë, prandaj pritet që numri i muslimanëve të rritet.


    Pranë këtyre shifrave në trendin e rritjes së muslimanëve në Rusi tregon edhe fakti se sot në Rusi ekzistojnë 8.000 xhamia, ndërsa para 15 viteve ishin vetëm 300.

    Sipas statistikave të ngjashme numri i xhamive deri në vitin 2015 do të rritet në 25.000. Të gjitha këto shifra, krahas aktiviteteve të rëndësishme të organizatave të davetit në mbarë Rusinë me numër të madh të femrave dhe meshkujve të cilët gati çdo ditë konvertohen në Islam, tregojnë se këto parashikime për të ardhmen e Rusisë si një vend musliman nuk është kurrfarë utopie, por një realitet.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Përgaditi: Beqir KASTRATI
    Burimi: Asia Tribune
    Kur´an dhe Sunnet
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Tema të Ngjashme

  1. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Nektari I Vulosur I Xhennetit
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 10:47
  4. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  5. SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    Nga DeuS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •