Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Vace Zela

  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Vace Zela

    Lushnja dallohet si nje nga rrethet me prodhim te rendesishem kulturor. Ne Lushnje kane lindur dhe jane rritur shume nga personalitetet e kultures shqipetare.
    Mund te permendim; Loni Papa, Margarita XhepaGjergji Lala,Vath Korreshi,Halil Jacellari, Lazer Radi, Visar Zhiti, Fatberdh Rustemi Bujar Xhaferri etj.
    Por natyrisht emri me i spikatur eshte Vace Zela 'Artiste e popullit,dhe kengetare me fame. U zbulua rastesisht ne moshe te re ne lushnje. Vace Zela ka nje ze te jashtzakonshem. Ajo eshte nje kegetare qe ka mare pjese ne te gjitha festivalet e muzikes ne radio e me pas ne radio televizion qe prej organizimit te pare ne vitin 1962 deri ne vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e cmimit te pare.
    Vace Zela eshte nderuar gjithashtu me Urdherin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2008
    Postime
    16
    Vace Zela sipas informacioneve qe kam gjate kohes kur kishte kenduar kishte hyr ne mesin e 500 personaliteteve boterore

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Havaja.. ose Vacja.. thone se eshte me origjin Kosovare..

    Keshtu me ka thene nje profesor i njohur..

    Nejse.. rendesi ka qe eshte e jona..dhe e duam te gjithe.. se eshte dhe njeri imire dhe kengetare si ajo..
    Cfat ka Gim Doci..

    Njihet e takon krejt artistet e vjeter e te rinj..
    Kjo eshte nje pasuri e madhe.. o Agim qe ti e ke..

    Jet te gjate Vaces e Gimit e gjith artistave tone..

  4. #4

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Havaja.. ose Vacja.. thone se eshte me origjin Kosovare..
    Havaja...? Hera e pare qe po e degjoj!
    Por meqe ra fjala, po pse i thone Hysniut edhe Niko, e kam pare disa here te shkrojtur ne disa vende te ndryshme, ne internet...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558
    VAce Zela eshte vertet 1 Kengetare e madhe
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    Nga Lushnja jane edhe Marika Kallamata, Pavlina Mani, etj..., por si Vaēja, jo Lushnja por edhe gjithe Shqiperia nuk do te kete me!
    Mendoni sa e veshtire qe ishte te mbijetoje dhe te ndriste nje yll i vertete ne kohen e qenerve, sot mund te behesh i njohur me gjithfare metodash...!
    Kurse ajo me talentin e saj, ndriti edhe kur arti yne ishte i ndrydhur nga diktatura.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22
    Vace Zela, zeri i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenen shqiptare

    E Merkure, 08 Prill 2009

    Vace Zela, e lindur me 7 prill te vitit 1939, nje vajze nga Lushnja, qe u be artistja e popullit, nuk e kishte menduar se te kenduarit e kenges shqipe do ta perfshinin ne librin e 500 personaliteteve me me shume influence ne bote, e vetmja shqiptare qe mori kete cmim nga Instituti i Biografive ne Amerike.

    Ne Paris, e krahasuar me kengetaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndersa ne Itali me te madhen Mina, teksa poeti, Visar Zhiti do e quante zerin e Vaces, nje pjese te lirise se munguar.

    Do te kendonte qe e vogel ne aktivitetet e ndryshme qe organizoheshin ne qytetin e saj, ku u zbulua si talent per te qene paskesaj pjese integrale e te gjitha festivaleve te muzikes ne radio dhe me vone ne radio- televizion, qe prej organizimit te pare te tyre ne vitin 1962 dhe deri ne vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e cmimit te pare. Po ajo ka nje kontribut te rendesishem edhe ne muziken e filmit, ne te cilin ka interpretuar shume kenge, pjese e muzikes se filmave.

    Per yllin e muzikes shqiptare do te vinin njeri-pas tjetrit cmime te shumta. Kenget "Celu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Endrra ime", "Lemza", "Nenave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Te lumtur te dua" e shume te tjera do te mbeteshin ne fondin e arte.

    Ndersa cmimet qe do te shkonin per kengetaren jane te panumerta. "Artiste e Merituar" ne '73-in, "Artiste e Popullit" ne '77-en, "Mjeshtre e madhe e punes", "Qytetare nderi e Lushnjes", po ne qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit nje bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndersa u shpall edhe "Qytetare Nderi e Qarkut te Fierit.

    Cmime te tjera ka marre edhe jashte territorit te Shqiperise. Ajo ka marre Diskun e Arte nga Amerika, per kontribut ne shoqeri ne vitin '97, eshte zgjedhur gruaja e vitit '97-98 ne Kembrixh te Anglise, "Mikrofoni i Arte", nga Ministria e Kultures e Kosoves, "Cmimi i karrieres" e shume te tjera. Ndersa Institutit Biografik Amerikan, e rreshton ne botimin e tij nder 500 njerezit me me influence.

    Viti 1991 do te shenonte ngjitjen e fundit ne skene per te, pikerisht ne Zvicer, ne nje koncert per shqiptaret qe jetonin atje. Sot, ne moshen 70 vjecare, ajo kujtohet me adhurim nga publiku qe ruan ende sot per kengetaren e madhe.

    Prej kohesh Vace Zela, mungon fizikisht ne aktivitetin muzikor, teksa mbetet "Zeri" i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenat shqiptare. Ndonese e larguar prej 8 vitesh ne Zvicer, e lumturon fakti qe njerezit e kujtojne, qe ata nuk i kane harruar kenget e bukura qe ajo i percillte nga skena e festivaleve. E ndersa te gjithe shqiptaret do t'i shprehnin ne kete dite, urimin per nje jete te gjate.

    Vace Zela jeton me bashkeshortin e saj, Pjeter Rodiqi dhe vajzen, Irma. Studenten e shkelqyer te ekonomikut dhe me pas pedagoge ne kete fakultet dhe qe tashme punon ne Institutin e Statistikave ne Zvicer. Por rikthimi ne Shqiperi, mbetet deshira me e madhe per Vacen.

    E kujt si ka rene ne sy ballkoni me lule ne qender te Tiranes, prane Sheshit Avni Rustemi ne Tirane. Ballkoni i shtepise se saj, vazhdon te jete i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetem kengetare, por edhe "gruaja e luleve". Per to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresen se nje dite ajo do t'i preke ato serish.

    Sot ne mbremje ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, nen kujdesin e vecante te Zonjes se Pare, Teuta Topi, organizohet nje mbremje Gala kushtuar yllit te kenges shqiptare, e titulluar "Vace Zela, nje grua, nje mit", ne te cilen pritet te marre pjese edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ne plot 120 minuta artiste te njohur te skenes do te risjellin per publikun kenge te interpretuara ne vite nga Vace Zela.


    KJ

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22
    "Vace Zela, nje grua, nje mit"

    E Merkure, 08 Prill 2009

    Me ovacione dhe me mall u prit dje ne Pallatin e Kongreseve mbremja gala, per nder te te madhes Vace Zela, e cila edhe pse nuk ndodhej aty fizikisht, ishte padyshim e qenesishme me kenget e saj te paarritshme. Nen kujdesin e zonjes se pare te vendit, bashkeshortes se presidentit, zonjes Teuta Topi, u organizua mbreme me rastin e 70-vjetorit te kengetares se shquar Vace Zela, nje koncert gala ne Pallatin e Kongreseve. Plot 15 kenge te interpretuara ne skene nga Irma Libohova, Myfarete Laze, Sidrit Bejleri, Vikena Kamenica, rikthyen per publikun emocionet dhe nostalgjine e kengeve te Vaces. Ne nje skenografi te krijuar me imazhe te riprodhuara nga fotot e legjendes se muzikes, artdashesit paten mundesi ta ndjejne me afer prezencen e saj. Kengetaret pjesemarres paten mundesine te uronin "live" kete ikone te muzikes se lehte shqiptare. Megjithate, ne eventin qe zgjati rreth 2 ore, shenje e mirenjohjes se kontributit te Vace Zeles ne muziken shqiptare, "Artistja e Popullit", njekohesisht edhe "Nder i kombit", nuk mundi te ishte e pranishme, per shkak te problemeve shendetesore. Problemet fizike nuk e lejojne qe ajo te mund te bashkohet me miqte, shoket, te afermit dhe artdashesit e shumte, ketu ne Tirane. Megjithate, mesditen e djeshme, ne shenje nderimi per kete jubile, presidenti i Republikes, Bamir Topi, kreu nje lidhje telefonike me kengetaren Vace Zela, e cila jeton prej vitesh ne Zvicer, me bashkeshortin dhe vajzen. Presidenti Topi, duke vleresuar interpretimin e jashtezakonshem te kengeve te muzikes se lehte e popullore shqiptare se kengetares Vace Zela i uroi ikones se shenjte te muzikes shqiptare shendet dhe jete te gjate. Presidenti i Republikes theksoi ne telefonaten e tij me Vace Zelen se "figurat e shquara kombetare, perlat e muzikes shqiptare, gjithnje do te jene ne vemendjen e shtetit shqiptar dhe do te kene mbeshtetjen e duhur per kontributin e dhene ne evidentimin e vlerave te artit e te kultures shqiptare". Nga ana e saj, kengetarja e madhe e falenderoi Presidentin Topi perzemersisht per urimet, duke i uruar edhe atij suksese ne krye te shtetit shqiptar. Ajo nuk harroi te falenderoje kreun e shtetit edhe per kujdesin e vecante e te vazhdueshem, qe ai tregon per figurat e shquara te artit. Te shumta jane urimet qe kane shkuar ne adrese te kengetares se shekullit nga artdashes se shumte, madje shume i kane percjelle pershendetjet e tyre te ngrohta per kete jubile, edhe permes te vellait te Vaces, Hysni Zeles.

    KJ

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22
    A ka me artiste si Vace Zela?!

    E Marte, 07 Prill 2009

    Nga Ben Andoni

    Sic ndodh rendom, kur afron nje pervjetor, te gjithe rendin. "Kundershtaret", qe te tregojne se aksh institucion nuk e kujtoi dhe te tjeret, ata panegjiriket, qe per fat te keq, Shqiperia i shumon pafund, qe flasin me patetizma. Ne rastin e Vace Zeles, qe sot me 7 prill ploteson 70 vitet e saj, eshte krejt ndryshe. Perpjekjet e dy paleve jane te humbura. Vace Zela eshte ne mendjet e njerezve dhe e ruajtur njesoj ne kujtesen e tyre si ne ditet e saj me te mira, kur interpretonte. Ndaj, edhe meritoi me te drejte 11 cmime rresht ne festivalet kombetare. Askush nuk e paragjykoi, cmimin e saj. U largua nje dite, per te mos u kthyer me ne skene, por duke lene pas kujtesen e timbrit te saj dhe te vokalit te jashtezakonshem. Ajo, vete, gjate ketyre 25 viteve te fundit, nuk ka rendur qe te marre lavderime. Vace Zela ka gjetur paqen me talentin e saj. E ka nderuar ate, ashtu si talenti e ka nderuar ate, duke mos e lene kurre ne balte.

    Nderimi

    I tille nderim do te jete dhe sot ne Pallatin e Kongreseve, kur nen patronazhin e Zonjes se Pare, Teuta Topi, do te zhvillohet nje mbremje "Gala", per nder te kengetares. "Vace Zela, nje grua, nje ze, nje mit", e kane titulluar koncertin organizatoret e saj, qe eshte i pari i ketij lloji kushtuar kengetares dhe qe eshte bere fale Ministrise se Kultures dhe TVSH-se. Jane 15 kenge, te cilat te orkestruara nga Adrian Hila, do te interpretohen nga Qemal Kertusha, Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Endri dhe Stefi, etj. Disa nga kenget qe do te kendohen jane "Valsi i lumturise", "Naten vone", "Mesnate", "Nenave shqiptare", "Rrjedh ne kenge e ligjerime", "Nuk e fshehim dashurine", "Flake e bore", etj. Nderim per kengetaren do te jete dhe ne faktin qe te gjitha kenget do te jene "live", sipas koordinatores se aktivitetit Alma Hoti. Por, ne Zvicer, ku jeton prej kohesh kengetarja e njohur, ka marre edhe disa dhurata nga ana e Presidentit Shqiptar Bamir Topi dhe bashkeshortja e tij Teuta. Nje prej dhuratave ishte nje mikrofon i lare ne ar, i punuar enkas per pervjetorin. Ne pllakatin e tij shkruhej: "Vace Zeles si nje grua, si nje ze, si nje mit- Nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe Zonja e pare Teuta Topi". Ndersa dhurata e dyte ka qene nje "leter", pergatitur ne forme papirusi dhe e gdhendur ne dru, ku shkruhej: "Perles se muzikes shqiptare nga te gjithe shqiptaret". Thjesht.

    Pas Vaces

    Por, per gjithe shqiptaret, historia qe vjen pas Vaces nuk eshte me ndonje histori e madhe kengetaresh. Ka pasur nje bum emrash, por shume pak e kane vendosur steken ne lartesite, ku gjendej normalisht Vace Zela. Ne vend te kesaj gjendje, muzika e lehte shqiptare ka vuajtur nje tranzicion te veshtire dhe pershtatjen me kohet e reja. Tekstet, muzika dhe zerat me tonalitetet e munguara kane bere nje kulture, qe e ka zvetenuar shume traditen e muzikes se lehte shqiptare. Ndaj kur permendet emri i Vace Zeles, me shume se nderim per vete kengetaren eshte homazh per vleren e vertete te muzikes shqiptare, qe e ka mbajtur nje perfaqesues si ajo.

    Retrospektive

    "Vacja ka patur nje vokal te shkelqyer, te qarte, te pastert, te deshiruar per t'u imituar. Kishte nje shtrirje te zerit prej nje oktave deri ne kuinte ('do' natyral ne 're' kaluese). Kjo varej nga trajtimi qe i bente kenges. Ka kenduar ne te gjitha menyrat, kryesisht me ze gjoksi, por (me rralle) dhe me importim (ne notat lart), me ze koke ( i cili eshte me i kthyeshem teknikisht), te cilet i kombinonte me shume inteligjence, cka varej nga materiali muzikor. Kjo i jepte mundesi ta zgjeronte diapazonin. Zeteronte mjete shprehese teknike, qe e conin ne konturime temelosit, me vibrime te shkelqyera te zerit: me glisandot, postamentin, ngjyrimet dhe levizjet kolovature te zerit ku me ndjeshmeri, ne gjysme zeri, e ka perdorur dhe kantilenen ( si shprehje te embelsise se tingullit). Kantilena (nepermjet vibrimeve te ngrohta), si element teknik, e bente kengetaren te degjohej ndjeshem (lehte) ne salle; ajo i vinte per shkak te lidjeve te frazes, linjes vokale etj., me boten shpirterore" (Cituar nga Vace Zela..magjia e kenges shqiptare-shkruar nga As.Prof. Nexhat Agolli).

    ...

    Nuk ka me Vace. Tani ka ne mase kinse kengetare, qe fale studiove moderne te regjistrimit, te duken aq te talentuar. Vajza te bukura, gjysme te zhveshura dhe pseudo. Pafund te tille. Per fat te keq, nuk ka me Vace. Dhe, s'ka talente si Vacja- qe te besonim ne ato pak gjera te mira, qe e kane mbajtur te paprekur cilesine e vleres ne Shqiperi.


    KJ

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22
    Vaēe Zela: Ēdo ditė lus Zotin tė kthehem nė Tiranė

    ALMA MILE

    Sa herė ka shpresuar se do tė bėhej mė mirė dhe do tė mund tė merrte avionin e tė kthehej nė Tiranė. E ka pritur me padurim kėtė moment dhe nuk e fsheh dot mallėngjimin, kur e pyet se kur do tė kthehet sėrish nė Shqipėri. Kėngėtarja e madhe shqiptare, Vaēe Zela mbush sot 70 vjeē. Me kėtė rast qindra urime i kanė shkuar kėngėtares nga ēdo kėnd i globit, ku ka shqiptarė dhe adhurojnė kėngėt e saj. Ajo ėshtė e mallėngjyer dhe i sėmbon nė zemėr qė kėtė 70-vjetor nuk do tė mund ta festojė dot nė vendin e saj. Ėshtė lumturuar pa fund, kur njė pėrfaqėsi nga Radio Televizioni Shqiptar dhe presidenca shqiptare, i kanė shkuar nė shtėpinė e sė bijės, ku jeton prej vitesh, dhe i kanė ēuar urimet dhe dhuratat pėr ditėlindje. Pėrmes sė bijės, kėngėtarja na sjell emocionet nė kėtė pėrvjetor larg vendit tė saj.
    Znj. Vaēe, duke ju uruar fillimisht jetė tė gjatė, do tė donim tė dinim, si e pritėt idenė pėr tė organizuar njė mbrėmje “Gala” pėr nderin tuaj nė Tiranė?
    Ju faleminderit pėr urimet. Dėshira fisnike pėr tė kremtuar pėrvjetorin tim tė shtatėdhjetė mė ka prekur shumė.
    Ky vit kulturor nė Tiranė mban emrin tuaj, ēdo tė thotė kjo pėr ju?
    Aq shumė, sa e kam tė vėshtirė ta pėrmbledh nė fjalė.
    Vazhdoni tė mbeteni zonja e skenės shqiptare, keni marrė shumė ēmime, po ka ndonjė gjė qė ju ka mbetur peng, qė nuk e realizuat dot?
    Ndoshta po tė mė kishit pyetur dikur, kur isha akoma aktive nė jetėn artistike, edhe mund t’ju kisha thėnė diēka. Sot i kam harruar tė gjitha kėto. Ajo qė mė ka mbetur thellė nė kujtesė ėshtė dashuria e pafund qė mė ka dhėnė dhe vazhdon tė mė japė edhe sot publiku shqiptar.
    Nė dhuratėn qė ju erdhi nga Presidenca shkruhej “mitit shqiptar”, si ju duket kur ju thonė kėshtu?
    Gėzohem me gjithė shpirt. Kėto janė momente qė s’ėshtė pak tė them qė mė shtojnė jetėn.
    Ēfarė ju mungon mė shumė nga Tirana?
    Gjithēka. Mė ka marrė malli aq shumė pėr Shqipėrinė. Ai vend mė ka dhuruar njė jetė plot emocione. Ai vend mė bėri kėtė qė ju thoni se unė vazhdoj tė jem pėr ju.
    Do tė donit tė vinit?
    Oh mė mirė mos mė pyesni, sepse prekem shumė. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Lus Zotin qė kjo njė ditė tė bėhet realitet.
    Si ju duket kur dėgjoni kėngėt tuaja tė interpretuara nga kėngėtarė tė tjerė?
    Jam e lumtur qė ato kėngė vazhdojnė t’i mbijetojnė kohės.

    Koncerti
    Sot nė orėn 20:30 nė Pallatin e Kongreseve, organizohet mbrėmja “Gala”, “Vaēe Zela, njė grua, njė zė, njė mit”, pėr nder tė kėngėtares sė madhe. Koncerti ėshtė organizuar nga radio televizioni Publik Shqiptar, nėn kujdesin e veēantė tė zonjės sė parė, Teuta Topi. Koncerti ėshtė menduar nė formėn e njė spektakli, ku kėngėt mė tė mira tė kėngėtares, tė interpretuara nga tė tjerė zėra, do tė ndėrthuren me kujtime miqsh dhe kolegėsh. Ndėrkaq, kėngėtarja do tė jetė e pranishme pėrmes pamjeve arkivore, qė do tė shfaqen nė njė monitor tė madh.

    Kėngėt
    Nga fondi i pasur i kėngėve tė kėnduara nga Vaēe Zela, janė pėrzgjedhur 15 mė tė mirat, mes tė cilave shumė fituese ēmimesh tė para. Tė orkestruara nga Adrian Hila, kėngėt do tė vijnė nėn interpretimin e kėngėtarėve mė tė mirė tė skenės shqiptare si Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Endri dhe Stefi, Qemal Kėrtusha, etj., si dhe Naim Krasniqi, si i ftuar i veēantė i mbrėmjes.

    Dhuratat pėr ditėlindje
    Njė mikrofon i larė nė ar, i punuar me kujdes tė veēantė, ishte njė nga dhuratat qė Presidenti i Republikės i bėri kėngėtares Vaēe Zela, pėr ditėlindje. Nė pllakatin e tij shkruhej “Vaēe Zelės si njė grua, si njė zė, si njė mit. Nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi dhe Zonja e parė Teuta Topi”. Ndėrsa dhurata e dytė ishte njė letėr e gdhendur nė dru, ku shkruhej: “Perlės sė muzikės shqiptare nga tė gjithė shqiptarėt”.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •