Esat Stavileci lindi mė 11 korrik 1942 nė Gjakovė, ku edhe pėrfundoi shkollėn fillore dhe atė tė mesme. U diplomua nė drejtėsi nė Fakultetin juridik tė Universitetit tė Prishtinės mė 2 korrik 1965. Po nė kėtė vit, si njėri prej studentėve mė tė dalluar tė gjeneratės, u zgjodh si asistent pėr lėndėn e sė drejtės administrative. Studimet pasuniversitare i pėrfundoi nė Fakultetin juridik tė Universitetit tė Zagrebit, ndėrsa studimet e sė drejtės sė krahasuar nė Fakultetin ndėrkombėtar tė Strasburgut nė Francė, ku mori Diplomėn e studimeve tė larta tė sė drejtės sė krahasuar, pasi kishte ndjekur katėr semestra universitare nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare nė Francė, Itali, Holandė dhe nė Venezuelė. Mbrojti me sukses doktoraturėn nė shkenca juridike nė Fakultetin juridik tė Universitetit tė Sarajevės nė vitin 1974.
Esat Stavileci ka ushtruar funksione tė rėndėsishme shoqėrore dhe shtetėrore, brenda dhe jashtė fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit pėr Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistės shkencore "Pėrparimi" , kryeredaktor i revistės "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrės sė shkencave juridiko-politike, ndėr themeluesit e "Vjetarit" tė Shoqatės sė Pavarur tė Juristėve tė Kosovės, dhe tė revistės sė parė juridike nė gjuhėn angleze tek ne. Pėrveē se nė Fakultetin juridik dhe nė Fakultetin filozofik, dega e historisė, ligjėroi tema tė veēanta edhe nė Fakultetin juridik tė Tiranės, Sofjes dhe Jenės. Ėshtė angazhuar si profesor edhe nė Universitetin e Tetovės. Ka marrė pjesė nė shumė konferenca brenda dhe jashtė vendit. Ėshtė laureat i Shpėrblimit tė Dhjetorit tė Kosovės pėr vitin 1978. Profesor ordinar ėshtė qė nga viti 1979. Ėshtė anėtar-korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Ka botuar shumė artikuj, monografi e studime. Merret me probleme tė terminologjisė juridike.
Tituj tė veprave
Drejtėsi
* Doktor i shkencave juridike, Universiteti i Sarajevės 1974
Arsim
* Prodekan i Fakultetit juridik, Universiteti i Prishtinės
* Drejtor i Entit pėr Hulumtime juridike, Universiteti i Prishtinės
* Drejtor i studimeve pasuniversitare, Universiteti i Prishtinės
* Shef i Katedrės sė shkencave juridike-politike
* Ligjėroi nė Fakultetin juridik tė Tiranės, Sofjes dhe Jenės.
* Profesor nė Universitetin e Tetovės dhe ne Universitetin privat Dardania (Instituti pėr Studime Bashkekohore)
Gazetari
* "Pėrparimi" - kryeredaktor i revistės shkencore
* "E drejta-Pravo" - kryeredaktor i revistės
* "Vjetarit" - njė ndėr themeluesit
Literaturė
* Nė Mbrojtje tė Pavarėsisė sė Kosovės, Prishtinė 1998
Mirėnjohjet
* Laureatė i Shpėrblimit tė Dhjetorit tė Kosovės pėr vitin 1978
* Anėtar-korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės
* Ēmimit Anton Mazreku, 2004
Krijoni Kontakt