Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-sė
Anila LIMANI
Polica ka ndaluar nė kufirin e Qafė Thanės delegacionin e Partisė Bashkimi Demokratik Kombėtar (BDK) qė po kthehej nga simpoziumi i Lėvizjes Intelektuale pėr Ēėshtje Kombėtare, simpozium ky qė u mbajt tė shtunėn nė Tiranė. Pėr katėr orė rresht tre anėtarė tė delegacionit tė BDK-sė janė marrė nė pyetje nga policia si dhe i janė marrė tė gjitha dokumentet e sjella nga simpoziumi. Sekretari i pėrgjithshėm i partisė, Bashkim Bashoja, sekretari pėr marrėdhėnie me jashtė, Milaim Fejziu dhe kryetari i degės sė Ēairit, Hysamedin Baftjari janė torturuar psikikisht me pyetje tė natyrės ku ishit, pse ishit, ēfarė bėtė, etj. Ka shpėtuar pėr momentin kryetari i BDK-sė, Hysni Shaqiri, i cili ka kryesuar delegacionin pėr nė simpozium, por nuk ėshtė kthyer me anėtarėt e tjerė tė delegacionit, por ka mbetur edhe pėr disa ditė nė Tiranė.
Pyetja e parė qė na bėnė ishte, ku e keni anėtarin e katėrt, qė do tė thotė se ne gjatė gjithė kohės kemi qenė nė mbikėqyrje, tha Baftjari duke shtuar se sipas tė gjitha gjasave edhe kryetarin Shaqiri e pret i njėjti maltretim psikik. Pėr BDK-nė ky veprim i policisė ėshtė jo demokratik, pasi BDK ėshtė parti e regjistruar nė gjykatėn e Maqedonisė dhe vepron nė legalitet tė plotė. Ne nuk jemi parti ose organizatė ilegale, por jemi parti e cila platformėn e saj e ka shpalosur para trupit zgjedhor. Platforma jonė qė ėshtė bėrė publike me kohė nuk cenon integritetin e Maqedonisė, tha Baftjari.
http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3368
************************************************** *************
Tre orė maltretohet nė Qafė Thanė delegacioni i BDK-sė
11 /24/ 2008
Qėllimi i kėsaj pres-konference ka tė bėjė me problemet e shkaktuar ndaj delegacionit tė BDK-sė nė vendkalimin kufitar tė Qafė Thanės, tha Milaim Fejziu, sekretar i BDK-sė.
"Pėr tre orė qemė tė ndaluar duke na bastisur veturėn, e mė pas edhe ēantat personale dhe na u konfiskuan, na u morėn pėrkohėsisht materialet e ndryshme nga puna jonė intelektuale e partiake, me motivacionin se kėta do tė shėrbejnė si objekt analize nė pikėpamje tė ekzistimit tė veprės penale, nxitje dhe urrejtje nacionale dhe fetare. Do tė ishte shumė nė rregull qė kėto materiale tė jenė objekt leximi dhe analize. Por dhe pėrcaktimi i veprės penale nxitjet e urrejtjes nacionale dhe fetare ajo mė ėshtė vepėr pėr tė cilėn unė mendojė se ata e paralajmėrojnė akuzėn qė do tė del nga kjo, deklaroi Milaim Fejziu, sekretar i BDK-sė.
Ne nuk ishim persona privat, ne nuk ishim qytetarė tė rėndomtė, nė ishim delegacion qė morėm pjesė nė njė simpozium nė Tiranė qė organizonte Lėvizja Mbarėintelektuale Shqiptare ku kishte pėrfaqėsues nga tė gjitha trevat dhe ne si subjekt kemi qentė tė ftuar, tha Fejziu.
ALSAT-M
http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/7971.html
Krijoni Kontakt