Intervista u bė nė Plazhin e Durrėsit. Si i telefonuan Nanos nė Janinė dhe faksi qė erdhi nga Prishtina
Si u prit deklarata-bombė e Moisiut
Presidenti: Fatkeqėsisht, SHBA i vetmi mik qė kemi
TIRANE
Gjithēka nisi si rutinė. Njė gazetė kosovare i kėrkoi presidentit shqiptar njė intervistė me rastin e festave tė fundvitit. Intervista u kėrkua nė kanale gjysėm miqėsore. Pėrmes njė tė njohuri tė Moisiut, gazetari u prit pak ditė mė parė nė rezidencėn qeveritare nė plazhin e Durrėsit. Aty u bė dhe intervista qė po shkakton kaq shumė zhurmė. I pashoqėruar nga kėshilltarėt e tij, Moisiu nisi tė japė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė intervistėn e gjatė.
Ndėrsa dje, kreu i shtetit ndoshta e kishte harruar se ēfarė kishte thėnė, u mėsua nė Tiranė thelbi i intervistės sė tij. Pėrmbledhja e saj u nxor nė internet ne site-in e agjensisė sė lajmeve tė Qėndrės pėr Informim tė Kosovės. QIK ėshtė agjensia e partisė sė Rugovės. Pėrmbledhja e intervistės doli nė internet me titullin "Alfred Moisiu: I vetmi mik qė kemi janė SHBA". Nė fakt kjo frazė ishte shkėputur nga teksti i plotė i intervistės. I pari qė e pėrcolli nė Tiranė kėtė deklaratė tė Moisiut ishte televizioni NEWS 24. Njė kėshilltar i telefonoi i shqetėsuar Nanos qė ndodhej nė Janinė pėr tė kaluar fundjavėn dhe Krishtlindjet. Kryeministri u interesua pėr vėrtetėsinė e kėtij lajmi. Ngarkoi kėshilltarin e tij diplomatik, Ksenofon Krisafi tė interesohej pėr gjithēka. Ky i fundit u telefonoi nė ministrinė e jashtme, zyrtarėve tė sė cilės u kėrkoi qė tė gjendej teksti i plotė i intervistės sė presidentit. U telefonua me urgjencė nė zyrėn e misionit shqiptar nė Prishtinė. Prej kryeqytetit tė Kosovės erdhi pas dhjetė minutash, pėrmes faksit, intervista qė ishte botuar nė tė pėrditshmen e Kosovės. U pa se citimi qė kishte bėrė QIK, ishte i saktė. Stafi i presidentit ishte mbledhur gjithashtu i shqetėsuar. Nė fillim u hodh ideja qė deklarata tė pėrgėnjeshtrohej. Mė pas u informuan qė redaksia e kishte tė rregjistruar intervistėn. Njė arsye mė shumė pėr tė mos pėrgėneshtruar intervistės u gjet dhe ēfarė kishte ndodhur rreth dy muaj mė parė. Atėhere Moisiu pėrgėnjeshtroi me tė madhe lajmin mbi njė mbledhje qė ishte zhvilluar nė presidencė, nė tė cilėn drejtuesit e lartė tė shtetit vendosėn qė tė ratifikohet statusi i Gjykatės sė Romės, por nė tė njėjtėn kohė tė nėnshkruhet njė marrėveshje dypalėshe me SHBA. Por pėrgėnjeshtrimi i Mosiut u bė i pavlefshėm kur dy janė mė pas mbėrriti letra e Dik Ēenit, i cili falėnderonte Tiranėn qė kishte marrė vendimin pėr tė firmosur marrėveshjen dypalėshe. Nė kėto rrethana, kėshilltarėt e Moisiut duke u kėshilluar me ata tė Nanos konkluduan qė do ishte mė e udhės qė tė bėhej njė sqarim mbi pozicionin e Shqipėrisė ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian.
SKENDER GJINUSHI: Kam pėrshtypjen se kjo ėshtė ideja qė Shqipėria s'ka shumė aleatė. SHBA-ja ka qenė njė vend me njė rol mjaft tė rėndėsishėm vite mė parė, si nė 1913-shin apo nė 1920-n, por edhe sė fundi me Kosovėn. Unė mendoj se Shqipėria ka pasur miq tė shumtė. Ishin shumė shtete qė e mbėshtetėn ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė dhe qė ishin mjaft aktivė nė Samitin e Rambujesė. Aleatėt tanė kryesore janė SHBA-ja dhe BE-ja. Megjithatė, po tė kthehesh pas nė histori, edhe mund tė thuhet kjo gjė.
BARDHYL AGASI: S'e kam lexuar intervistėn e presidentit. Pavarėsisht nga kjo, unė mendoj se nuk ėshtė vetėm SHBA-ja vendi mik i Shqipėrisė. Nė periudha tė ndryshme janė gjendur pranė shumė miq. SHBA-ja ka mbajtur gjithmonė njė qėndrim konstant dashamirės. Megjithatė unė mendoj se ėshtė nxitim qė tė thuhet se vetėm SHBA-ja ėshtė vend mik i Shqipėrisė. Nė Europė ka shumė vende tė tjera qė janė miq. Ka pasur edhe njė grup, i quajtur "Miqtė e Shqipėrisė".
REXHEP MEIDANI: Uroj qė deklarata tė mos jetė e vėrtetė. Uroj qė tė jetė njė keqkuptim.
SABRI GODO: Nuk kam asgjė. Por unė nuk dua qė ta komentoj kėtė deklaratė tė presidentit Moisiu.
ARJAN STAROVA: S'ka asgjė pėr tu befasuar nga kjo deklaratė. SHBA-ja ėshtė njė mik i madh i Shqipėrisė. Por ka edhe tė tjerė miq nė Europė si: Anglia, Gjermania, Austria, Spanja, Turqia e tė tjerė. Por ėshtė e vėrtėtė qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė treguar veten si miq dhe aleatė. Kėtė e treguan nė Kosovė dhe nė fillim tė shekullit. Shqipėria ka miq edhe nė Europė, por mendoj se integrimi i saj do tė ishte mė i shpejtė, nėse kėta miq do tė ishin mė tė lidhur.
FATMIR MEDIU: Natyrisht, unė s'mund tė bėj koment mbi deklarimin e Moisiut, por, nėse ju mė pyesni, nėse vetėm SHBA-ja ėshtė vend mik i Shqipėrisė, unė do tė thosha qė, nė radhė tė parė, shqiptarėt tė tregojnė se janė miq tė vetvetes. Mungesa e funksionimit tė shtetit, por edhe hapat e tij, kanė pėrcaktuar edhe miqtė tanė. Nė fillimet e tij shteti shqiptar kishte aleate Austro-Hungarinė dhe pastaj SHBA-nė. Dua tė them qė SHBA-ja ėshtė aleatė e fortė, por Shqipėria, veē kėsaj, ėshtė pjesė europiane dhe ka edhe miqtė e vet.
---------------------
----------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt