Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Gjermani, shërohet i sëmuri me Sidë

    Një person i infektuar nga sëmundja e shekullit, Sida duket se është shëruar për mrekulli.

    Të paktën këtë besojnë doktorët gjermanë, të cilët prej dy vitesh e kanë kuruar 42-vjeçarin amerikan të sëmurë me leuçemi. Kura e një doktori gjerman ishte tepër intensive dhe konsistonte në disa seanca transplanti të indeve kockore në palcën kurrizore. Qelizat ishin marrë nga një dhurues me qëndrueshmëri të lartë gjenetike ndaj virusit HIV. Si për çudi, pas analizave u zbulua se në trupin e pacientit nuk kishte asnjë gjurmë të virusit Hiv. Gjatë gjithë kësaj kohe pacienti, emri i të cilit nuk identifikohet nuk kishte marrë asnjë ilaç për trajtimin e Sidës Megjithatë, mjekët dhe kërkuesit rezervohen edhe vetë duke thënë se mund të jetë thjesht rastësi, ndërsa të tjerë shpresojnë se kjo ngjarje mund të frymëzojë kërkime në fushën e terapisë gjenetike për luftën kundër sëmundjes, që ka infektuar 33 milionë njerëz anembanë globit.

    Por mjeku Gero Huetter në spitalin Carite të Berlinit paralajmëron se ky lloj transplanti për leuçeminë është tepër e rrezikshme për t’u marrë në konsideratë si një kurë për shërimin nga sëmundja e sidës. Kjo nuk është hera e parë që transplantet e qelizave janë përdorur për të kuruar pacientë me HIV/AIDS. 9 vjet më parë, disa kërkues prezantuan rezultatet e tyre shkencore dhe nga 32 raste, në të paktën 2 pretenduan se virusi ishte zhdukur.


    © TV Klan
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Një person i infektuar nga sëmundja e shekullit, Sida duket se është shëruar për mrekulli.
    E lexova edhe une kete lajm. Pacienti ne fjale u trajtua per leucemi,por ne fund te kures 600 ditore u pa se ishte zhdukur edhe HIV nga trupi i tij.

    Ka mundesi qe palca kurrizore e dhuruesit eshte mutuar dhe imune ndaj virusit vdekjeprures. Permes Mutacionit zhduket qendra vepruese, pra lidhja me rezeptorin CCR5 per HIV-in dhe ai nuk ka me mundesi te perhapet ne qelize. Domethene pas dy vjeteve terapi vdiqen te gjitha qelizat e vjetra prej leucemise dhe qelizat e reja imune u shumuan duke sheruar keshtu dy fish pacientin e infektuar.

    Ky trajtim eshte shume i rralle dhe shume i shtrenjte, sepse duhet gjetur dhuruesi i duhur. Nga ana tjeter kjo lloj metode aplikohet vetem tek ata paciente qe vuajne nga te dyja semundjet : pra leucemi dhe jane te infektuar me HIV. Duke shtuar ketu qe transplantet e palces nuk jane lojra, ndaj dhe shanset per sukses jane minimale.

    Para pak kohesh, kerkuesit kane prodhuar ne Zvicer nje Xhel, qe parandalon infektimin prej virusit HIV. Kjo metode ka koste me te ulet prodhimi dhe mund te aplikohet lehte edhe ne vendet e varfera. Megjithate mungon per momentin nje investitor.

    A eshte kjo fillimi i fundit te virusit te tmerrshem?
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    kete e lexova edhe une tek gazeta "WELT ONLINE "

    eshte me te vertet nje arritje e madhe por mjeket nuk japin shume shpresa te medha per pacientet e tjere qe jane te infektuar nga ky virus

    ndoshta po arrihet ne nje vaksin kunder virusit
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    Ishalla eshte e vertete...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Tema të Ngjashme

  1. A ju kanë bërë magji?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 10-03-2016, 06:45
  2. Informim per ato qe duan te studiojne ne Gjermani!
    Nga gentjan123 në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 21:16
  3. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  4. Islami në Gjermani
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 14:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •