Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Nëna e Noçes: Unë vetë në Big Brother? Pse jo?

    Familja e Najadës, fierakes së njohur nga edicioni i kaluar i Big Brother-it, me emrin Noçe, banon në katin e katërt të një pallati në lagjen Apollonia në Fier.

    Vera, e cila ruan ende bukurinë e rinisë, jeton me vajzën Filoanja, motrën e vogël të Noçes, ndërsa vetë kjo e fundit vazhdon shkollën artistike, dega pikturë, në Akademinë e Arteve në Tiranë.

    E takuam Verën si prind. Këto ditë, qindra të rinj janë duke aplikuar për edicionet e reja të emisioneve televizive reality show dhe menduam që prindërit e tyre do të donin të dëgjonin një bashkëmoshatar të tyre, që e ka kaluar tashmë këtë eksperiencë.

    Vera na tregon se Najada ka qenë një fëmijë me karakter të qëndrueshëm dhe shumë e qetë. “Ashtu si edhe sot, asaj nuk i ka humbur akoma ajo buzëqeshja që, unë si nënë, nuk e shkëpus dot nga ditët e saj të fëmijërisë”, - tregon Vera, - “nuk ka qenë fëmijë konfliktual, nuk më ka sjellë kurrë problemenga raportet me shokët, ka qenë përherë dashamirëse me të tjerët”.

    E pyetëm Verën fillimisht se çfarë mbante mend më shumë nga fëmijëria e vajzës së saj:

    “Ka qenë një organizatore e mirë festash apo aktivitetesh që krijonin me shokët. Ka qenë fjalëpaktë, por e vendosur si tip. Shikonte punën e saj, por kjo veti bënte që shokët t’i afroheshin vetë dhe në shumë raste ia dëgjonin fjalën. Si nxënëse ka pasur vullnet për të mësuar, por jo gjithmonë shkëlqente. Ka qenë e lidhur me grafikën dhe pikturën. Aty gjente veten dhe imazhin e saj për botën. Çdo kukull apo lodër, e rikrijonte me veshje apo bojëra, sipas imazhit të saj. Shkollën e mesme e la në gjysmë, shkoi në Itali me dëshirën tonë që të vazhdonte studimet”.

    Çfarë keni synuar si nënë për Najadën? Marrëdhëniet mes jush, nënë-vajzë, si kanë qenë?

    Përherë kam menduar që të jetë e aftë për të krijuar pavarësinë e saj, përfshirë këtu administrimin e parave, situatën financiare. Për fat të mirë, kemi qenë gjithmonë kënaqshëm financiarisht.

    Sa për marrëdhëniet, kemi respektuar e vlerësuar mendimin e njëra-tjetrës si dy shoqe. Ka edhe ndonjë rast që jemi grindur, por kanë qenë gjëra kalimtare dhe të pranueshmeSi në çdo raport prind-fëmijë, unë nuk bëj përjashtim si nënë: Dëshiroj më të mirën. Ndonjëherë, kur përpiqesh t’ia imponosh mendimin fëmijës, por nuk gjen mënyrën e duhur, krijohen keqkuptime. Me motrat, Noçja është e dashur dhe përpiqet të jetë në vendin e një nëne të mirë.

    Me çfarë po merret aktualisht Noçja?

    Vazhdon studimet në Akademinë e Arteve për pasionin e saj pikturën. Është në vitin e tretë. Aktualisht punon për një ekspozitë që do të çelet afërsisht pas dy muajsh. Në fillim ka menduar ta çelë këtë ekspozitë për artdashësit fierakë e më pas në Tiranë.

    Më vjen mirë që ajo është kaq e sigurt në ato që do të bëjë, ecën lehtë përpara pa u shqetësuar nga cinizmi, egoizmi dhe çoroditja që ka, në përgjithësi, sot shoqëria shqiptare.

    Tani që spektakli ka përfunduar, si janë marrëdhëniet midis grupit, Najadës dhe ish-miqve brenda shtëpisë së Big Brotherit?

    Me sa kam dëgjuarnga Najadajanë të mira,por të distancuara.

    Po me Olsin ?

    Me Olsin, si dy të dashuruar që s’mund t’i përshkruajë fjala

    Shohim në spektakle si Portokallia, p.sh., apo të tjerë që merret e rimerret si personazh në mënyrë satirike. Keni ndonjë koment për këtë?

    Asgjë! Secili përpiqet të bëjë mirë punën e vet. Ajo që mbetet është që, mua, më vjen mirë si prind, që personaliteti dhe karakteri i Najadës u pëlqye nga të rinjtë shqiptarë. Shpresoj që dhe ajo vetë ta shijojë këtë Najadë të realizuar.

    Si prind që e keni përjetuar një eksperiencë të tillë… Një këshillë për prindërit e atyre të rinjve që duan të konkurrojnë për të marrë pjesë në emisione të tilla?

    Shpesh krijojmë raporte shoqërore të gabuara me fëmijët. Bëhemi barriera për hapat e të rinjve. Emancipimi i vonuari një pjese jo të vogël të familjeve shqiptare, shpeshherë lind konflikte serioze me brezin e ri. Këto konflikte arrijnë, shpesh, deri në fatalitete.

    Unë si prind jam trembur nga ky fakt, nga këta prindërtutorë. Kam zgjedhur për vete rrugën e tolerancës dhe të mirëkuptimit me fëmijët. Dhe ndihem mirë me ta sot. Lërini të rinjtë të jetojnë me impulsitetin e moshës.

    Për të rinjtë, sidomos vajzat, dua të them diçka si nënë: Të besojnë tek dashuria e familjes. Është e pazëvendësueshme. Dhe të udhëhiqen nga mirësia në jetë.

    Një këshillë për banorët që do të futen së shpejti në edicionin e ri të këtij viti?

    Ndoshta do të përkufizoja dy. E para, të jenë vetvetja. E dyta, të dëshmojnë kulturë e qytetari, jo prapaskena dhe cinizëm.

    Po t’ju propozonin organizatorët e Big Brotherit që të futeshit vetë në shtëpinë e kësaj loje televizive, do ta pranonit?

    Me shumë dëshirë. Pse jo?
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Kushedi sa do ta kete shqiponjen nena e noces.

  3. #3
    IrC AlBaSoUl.CoM Maska e MISTREC_BERATI
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    GreeCe
    Postime
    150
    po sa paske shkruajtur ore shejtan une pertoj ta lexoj e jo ta shkruaj gjithe kete faqe :PPPPP
    Na mbyten servilat.com

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Pse te mos futet !
    Kenga folklorike thote :
    "....me mire e ema se bija ".

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    nena noces te vij ne big brother, ama ngaqe c"icat i ka te rame, shqiponja ksaj do i fluturoj ulet, jo si Noces qe i fluturonte lart e me lart.

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Kushedi sa do ta kete shqiponjen nena e noces.
    Nena Noces ka skifter ttatto, po e ka te suma. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema të Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijëve te tij (1515)
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Nusja shkateroi familjen per Big Brother.
    Nga bebushja në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-10-2009, 06:08
  3. E kthejne shtepine e tyre ne Big Brother!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 05:59
  4. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •