DATEN E CLIRIMIT NUK MUND TA NDRYSHOJNE BANDITET POLITIKE
Leter per doktorin
Doktor. Degjova qe nderrove daten daten e clirimit, 29 Nentorin, pikerisht sot tamam si ne te shkuaren tende barazisht te zeze. Ish Sekretar. Une jam Mergim Tari qe kam dicka te perbashket edhe me partizanin Meke. Emri i tij eshte bere simbol i luftes, i gdhendur me pene ne vargjet e te madhit Dritero. Ndersa emrin tim dhe te mijera shqiptareve, si une e gdhende ti, i madhi doktor, me duart e tua te lyera me gjak.
Doktor. Driteroi gdhendi emrin e Mekes, njeriut qe vetem pasi cliroi Shqiperine ne 29 Nentor, u shtri i qete ne krevatin e "Perandorit", si zot ne vendin e tij. Ndersa ti doktor gdhende emrin e Mergim Tareve shqiptare, qe me pare flinin te pashqetesuar ne shtepite e tyre, ndersa tani me mijera flene rrugeve dhe semaforeve te Evropes.
Ne 29 Nentor 1944 shqiptaret u bashkuan ne atdheun e tyre si clirimtare. Ndersa ne kohen tende te zeze ne ikem doktor, morem titullin "shkencor" Mergim Taret. Ikem jo se nuk e deshem atdheun, por se erdhe TI. Erdhe e na pushtove. Na rrahe, na gjakose, na burgose, na vrave, cenove vlerat dhe virtytet, por mbi te gjitha u perpoqe te na fshije historine.
Ti doje te mos kishim histori doktor, sidomos ate te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, pasi Ti je maniak qe nuk duron histori clirimtaresh. Per ty histori eshte vetem pushtimi. Ti njeh vetem pushtuesit dhe bashkepunetoret e tyre doktor, sepse edhe ti i tille je, opresor dhe bajraktar, i asaj kopeje. Edhe pushtimin tend ti e quajte clirim. Por pushtimi yt ishte me i eger, me mizor e me i pafytyre edhe se ai fashist, gjykuar per dekaden, kohen, vendin dhe ata qe e kryen.
Koha jote doktor mund te quhet pa frike "demo"-fashizem
Fashistet bene lufte Doktor. Lufte bere edhe ti. Ata e bene kunder botes, ti e bere kunder popullit tend doktor, se lavdi Zotit aq fuqi kishe. Pra, rrjedhimisht Ti nuk ke shans te pranosh qe 29 Nentori eshte nga ditet tona te shenjta, pasi Ti je si ata, pushtues. Ti je pushtuesi yne, doktor, ndersa e shenja per ty nuk egziston. Ti nuk je as per liri e as per clirim. Ty kur te jepet rasti i pare te fut ne burg, te fut ne lufte, te "fut ne gjak" dhe te con me hap rreshtor ne marshimin shkaterrimtar drejt ferrit.
Fashistet ndalonin mitingjet. Edhe ti si ata bere doktor, dhunove dhe gjakose popullin neper mitingje duke perdorur edhe Gestapon tende, SHIK-un. Pyete "mikun" me te afert ne kabinet; ASSistentin tend, "kriminelin e bandave te Jugut" Arben Imami. Ai ka cfare te tregoje per dhembet, rrahjen me zvarritje te Gaqo Apostolit, gjakosjen e Servet Pellumbit dhe gazetareve te huaj, si dhe fatin e mijra shqiptareve qe u dhunuan nga trusti Yt i sallates. Pra ti mbetesh pushtuesi i shqiptareve doktor, pasi mbi popullin tone ti eksperimentove filozofine fashiste te dhunes. Kete ke per te bere Ti zoteri perseri mbi popullin, dhe rastin e pare e ke. Beje ne 29 Nentor, ne Diten e Bardhe. Ktheje kete dite ne dite te Zeze, sic ke bere me tere ditet tona ne te shkuaren tende. Thone qe do te jesh larg ate dite, por nuk te mungon Kloni yt mendor ne Ministrine e Brendeshme te permbushe epshet e tua per te gjymtuar e dhunuar ata qe mendojne ndryshe nga ty.
Ti po e rive perseri dhunen doktor. Keshtu qe edhe optimisti me i madh nuk ka asnje force te besoje qe ti je normal e i mbare sa te bashkohesh me ata qe na cliruan nga dhuna fashiste e viteve te luftes qe ti po e rive.
Fashistet perndiqnin ata qe luftonin per clirimin e vendeve te tyre. Ndalonin propaganden antifashiste, arrestonin e vrisnin gazetare e shkrimtare, digjnin shtepite ku dyshohej se botohej propaganda clirimtare. Edhe ti kete bere doktor. E bere me Aleksander Frangajn, Martin Leken, Saimir Dulen e shume gazetare e analiste te tjere doktor. Edhe redaksine e "Koha Jone" e dogje dhe e shkaterrove, duke dhunuar ne radhe te pare shtypin shqiptar, duke cenuar pronen private dhe perdhunuar nderin e Nikolle Lesit, botuesit te pare te fjales se lire ne Shqiperi.
Per kete bota nuk te harroi pa te vleresuar doktor; por gjithmone si famekeq. Ti hyre ne histori, ne pjedestalin e 10 krimineleve me te eger te shtypit. Tani Ti je ne krah te mikut tend naftedhenes Milloshevicit. Edhe ai ne 10-she te famekeqeve te shtypit eshte, ne ekipin tend doktor, tamam si fashite te vertete. Ja pra qe kjo te largon me ata te 29 Nentorit, pasi edhe ketu ti i ngjason anes tjeter, zjarrvenesve.
Por nuk te mjaftoi. E nise perseri avazin tend te vjeter doktor, perndjekjen. Nuk i largohesh dot instinkteve te tua; tamam si pulat dhe qente me ushqimin e tyre te preferuar. Ende pa nuseruar mire as per 100 dite, ke filluar te shperndash neper bote tipin e ri te shikasit, 80 lekesh. Nuk eshte ai shikas i meparshem me corape te palara, me ere te qelbur dhe i peshtire deri ne pafundesi. Eshte "SHIKASI i RI", edhe me i peshtire, edhe me i pafytyre. SHIKAS i RI ka fatin te mesoje edhe per jeten tone private, duke futur hundet edhe ne Universitetet e botes e duke u shfaqur me emrin e vete padronit.
Gjendja e jashtezakonshme u vu ne Shqiperi ne kohen tende dhe ate te fashizmit doktor. Vetem ne kohet tuaja njerezit u ndaluan te ecnin alla-braca, me duar ne xhepa, ose me shume se tre kater vete. Kam pare nje familje demokrate ne ate kohe qe i kapi ora jot e bekuar e shtetrrethimit jashte. Ata ishin me shume se gjashte dhe qe te zbatonin rregullin tend doktor, ecnin ne rresht per nje ne largesi te caktuar, tamam si ne ushtri. Duart i mbanin jashte xhepave dhe per fat nuk kishin kollare te kuqe. Ishte nje grimce komedie brenda tragjedise se madhe qe na solle Ti doktor. Ishe Ti qe e cove Shqiperine ne ate dite doktor, shkaterrove endrren dhe idealin e atyre qe sollen 29 Nentorin, diten qe u hoqi njerezve shtetrrethimin fashist ne Shqiperi per gjysem shekulli, deri ne castin horror kur ti e rivure perseri.
Fashistet shkaterruan boten doktor, por me pas u shkaterruan edhe vete nga popujt qe luftonin per liri, nga Ushtria e Kuqe dhe forcat aleate. Ate bere edhe Ti, me boten qe te rrethonte. E shkaterrove Shqiperine, kete pjese te vogel te botes, e fute ne luften me pa kuptim, me te cmendur sepse i tille je edhe vete. Por me pas edhe ti u shkaterrove nga revolta popullore, por sigurisht edhe nga forcat aleate qe erdhen ne Shqiperi te na clironin nga shpellaret. Pra ti nuk mundet te njohesh 29 Nentorin, pasi ajo eshte dite qe lidhet jo me cuba por me heronj.
Fashistet zhduknin njerezit dhe i linin pa varre qe te harrohej e shkuara. Edhe ti u bere usta zhvarrimesh doktor. Eshte makabre ajo qe bere Ti me shume heronj, perfshi ketu edhe Myslym Pezen, njeriun qe krijoi ceten e pare Antifashiste ne Evrope. Nuk u mjaftove, por Ti i mbylle deren e varrezave te Kombit popullit, njerezve te thjeshte, veteraneve. Cdo njeri normal tronditet kur e degjon, ndersa Ti jo. Keto jane fakte doktor. Fale tyre vetem nje alien mund te besoje qe ti ke ndonje ndjenje per luften, per veteranet, per lirine dhe mbi te gjitha per ate dite qe i bashkon ata qe jane shqiptare, 29 Nentorin.
Fashistet bene shume krime ne Shqiperi, u perpoqen te benin edhe krimin me te madh, te percanin shqiptaret. Nuk e arriten dot. U perpoqe ta beje edhe Ti, te vije shqiptaret kunder shqiptareve, Veriun kunder Jugut. Per fat, perkunder fantazise tende perverse e percarese, shqiptaret qendruan si perhere, vellezer e te bashkuar si ne 29 Nentor 1944 kur cliruan Shqiperine. Prandaj 29 Nentori eshte date qe ti kerkon ta harrosh doktor, pasi nuk ke asnje lidhje me te dhe as fuqi te besh te kunderten.
Si mundet qe Ti doktor te njohesh 29 Nentorin, diten e Clirimit nga fashistet, kur ti i coje nafte Milloshevicit, mikut tend dhe bashkefashistit me te madh te Ballkanit dhe te popullit kosovar. Nafta jote kaloi edhe me tubacione ne kohen kur gjithe bota antiafshiste e diteve moderne i beri embargo. Firma e naftes se PD "Shqiponja" u themelua taman ne kohen e embargos ndaj Milloshevicit dhe ndaloi aktivitetin tregetar kur embargua ndaj Serbine nuk kishte me kuptim. Ky je ti doktor, qe edhe naften tone e cove ne sherbim te fashizmit. Keshtu qe vetem ata qe kane mendjen tende, pra ata qe ti u ke hedhur trute e gomarit, mund te besojne se ti ke ndonje lidhje qofte edhe te "brezit te shtate" me fitimtaret dhe me daten tone te Clirimit, 29 Nentorin.
Fashistet krijuan ministrine e propagandes doktor. Edhe ti e bere por jo si ministri. Pasi sakatove shtypin e shkruar, Ti uzurpove median vizive, TVSH, te vetmin stacion televiziv te kohes tende "moderne". Ti e shnderrove ate institucion ne folene e nje lukunie qensh e bushtrash uleritese qe gdhiheshin e ngryseshin duke u cjerre per kryeqenin. Ne ate fole egersirash nuk u permend pothuaj asnje here ndonje ngjarje qe lidhej me dite a date clirimi, si te ishte festa e grumbullimit te barit. Nuk u dha asnje film me teme nga lufta Antifasiste Nacional Clirimtare. Kjo ishte epoka jote doktor. Prandaj edhe sot Ty nuk te besojne as femijet se mundet te kesh nje ndjenje respekti ne ndergejgejn tende te piset, te pakten per tere ate gjak qe u derdh per 29 Nentorin.
Fashizmi ka ne natyren e tij grushtet e shtetit. Ne Kili kete e beri Pinoceti, ndaj shtetit demokratik te Aliendes, duke gjetur nje pretekst. Kete bere edhe ti doktor ne Shqiperi ne 14 Shtator 1998 po me nje pretekst. Disa dite pasi lajmerove qe do te vritej nje njeri qe shqiptaret te cliroheshin nga "kriminelet" socialiste, u vra Azemi. Te doli flaja doktor!!!!! Kelyshet e tu ujqer Me fjalen tende ne goje "per tu cliruar nga te kuqte" u sulen te shkallmonin dyert e kryeministrise duke vene perpara trupin e pajete te atij qe ishte bere simboli i demokracise, i atij qe ti i hoqe edhe imunitetin!
Por akti fashist i marrjes se pushtetit me PUC te mbeti ne tentative, pasi edhe bota nuk te mbeshteti por te peshtyu ne fytyre per aktin kriminal me te larte kushtetues ndaj shtetit. Ti je ne thelb krijese antidemokratike keshtu qe nuk ke asnje lidhje me boten evropiane e cila u perulet me respekt heronjve, pra edhe atyre te 29 Nentorit.
Nazistet mobilizuan shume gjenerale ne ushtri kunder popujve. Ne operacionin gjerman "Barbarosa" kunder Bashkimit Sovjetik permenden shume gjenerale te emeruar nga vete Hitleri. Edhe ne operacionin tend ushtarak "barbarosa" kunder JUGUT, vete Ti emerove gjeneral operacioni per te sulmuar Jugun nje krijese te zeze, banditin Gazidede. Pra Ti ke emeruar gjenerale per te sulmuar popullin tend doktor. Keshtu qe edhe moralisht nuk ke te drejte qe te vendosesh per fatet tona. Fatet dhe datat tona sic eshte edhe 29 Nentori data e Clirimit, i vendos vete populli doktor ndersa ti je ne anen e kundert, ti ndoshta nuk je as popull, keshtu qe te takon te heshtesh.
Nazistet veshen boten me te zeza. Mbi bote ra zija, humbi humori, u zhduk gezimi i jetes. Edhe ti e bere kete ne vendin tend doktor. Ti i veshe nenat me te zeza, u more prinderve djemte e vajzat. Ti e doje nje gje te tille pasi me gojen tende kishe shprehur qe do t'ua ngrije shqiptareve buzeqeshjen ne buze. Ua ngrive doktor, saqe tani nuk kane fuqi as te flasin, megjithese kane fuqi te te mallkojne. Pra Ti ke shume ngjashmeri me ata qe u munden ne 29 Nentor, me ata qe i mallkoi gjithe bota.
Ne nje seance ne Kuvend Majko tha: "Kjo seance vjen era fashizem". Nuk ka dyshim qe ashtu eshte, pasi vete filozofina nga e cila udhehiqen te vetmet instrumente qe drejtojne jeten tende, instinktet, jane te tilla, fatkeqesisht jashte standardeve te nje qenie normale.
Doktor. Historia jone eshte shkruar me te kuqe, me jeten e atyre qe e dhane per liri. Ajo nuk mund te rishkruhet me bojen blu te nje qeverie me pamjen e nje dushku te madh hibrid, ku ne deget e thyera te tij varen kalbesirat e politikes shqiptare, si dhe Xhuveleria e Xhuveli, largqofti dhe turpi i parlamentarizmit normal boteror.
Doktor, historine e bejne heronjte e vertete, ata te 29 Nentorit, o ata te tute. Heronjte e tu nuk ishin ata qe u bashkuan me shqiponjat ne male, por ata qe i bene shoqeri pulave dhe patave me shishen e rakise. Ti nuk mundet te bashkohesh me shqiponjat doktor. Zvarraniket nuk fluturojne. Ti nuk ke per ti njohur kurre heronjte. Ti i zhvarrose dhe i rivrave ata. Per ty hero u be cdo njeri, edhe ata qe binin nga pemet ose shtyllat, vetem se ishin dashamires te PD. Kjo mund te jete gjithcka, edhe cmenduri, por asnjehere histori.
Doktor. Ti kerkon te marresh atesine per daten e Lindjes se Lirise, per te cilen ti nuk je baba. Ate date e kane caktuar baballaret e vertete, luftetaret, veterane dhe clirimtaret. Ata e dine me mire se gjithe te tjeret daten, pasi ata e shkrehen per te sjelle lirine. Kurse ti edhe po te doje nuk shkrehje dot gje se fatkeqesisht sapo kishe lindur. Eshte e veshtire te behesh baba me zor doktor, pasi nuk te beson njeri qe je i verteti. Per me teper ajo date do te te "mbetet ne dere" si femije ilegjitim, pra do te kesh mbi vehte nje date "dobic".
Mos u merr me pune qe nuk te takojne ty Doktor, merru me punet e Qeverise ose ndryshe te Xhuvelerise. Jepi popullit drita e uje ashtu sic merr per vehte dhe per ministrat e tu. Rrit rrogat e pensonet. Mos e ndalo Tiranen dhe Shqiperine te behet me rruge, me mbikalime e nenkalime vetem per qellimet e tua te felliquara politike dhe epshet hakmarrese qe ke ndaj njerezve. Lere jeten e njerezve te jetohet dhe mos ua nxi me teper se mjaft po u nxihet nga erresira qe sjell ti.
Trego te pakten ne pamje te jashtme qe ke ndyshuar, pasi ka edhe naive qe nuk besojne te verteten, qe ti je nje makine e pariparueshme, je specie e vecante ne llojin tend. Ti nuk mund te ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997 eshte vakum ndersa "ndryshimi" yt i viteve 90' ishte vetem nje synetllik politik. Ti thjesht nderrove "pamjen" per te vazhduar karrieren tende arrogante. Ti u shnderrove nga nje Sekretar Partie, Komunist radikal 25 vjecar, pa asnje ndjenje te komunisteve idealiste, ne nje "demokrat" te pasterizuar. U shnderrove si me magji, sikur te bene synet nje pjese te trurit qe ti e quaje te tepert. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerez qe kane shprese ne riedukimin tend gabohen pasi me ty eshte e vertete vetem ajo shprehja e Ujkut dhe e Qimes.
Ti mund te besh cfare te duash doktor, be po deshe prape sic bere edhe ne 1997, pasi keto jane ceshtje truri. Por mos mendo qe duke nderruar dite e data, shqiptaret do te harrojne historine.
Une si cdo shqiptar me mend, femijeve te mi po i mesoj dhe do t'i mesoj ate qe eshte e vertete, jo ate qe vjell truri i fosilizuar i antihistorise. Ne ketu festojme dy data doktor edhe 28 edhe 29 Nentorin. Gjithsesi "sic i thone fjales) ty shqiptaret te hapin rruge doktor. Bej cfare te duash, madje edhe nentorin beje si shkurtin me 28 dite por prape 29 Nentori do te festohet perseri.
Doktor. Ne kete shkrim une nuk po e permend emrim tim, ashtu sic po te dalin perballe Edet, Erionet e politikes dhe jo te politikes, etj. Jo sepse kam frike per vehten, por ti te vret familjen e fisin, sic bere psh me djalin e familjes Haklaj nga Tropoja. Pasi u the kelyshave te tu: "E dua gjalla a vdekur", ai djale u vra. Pra ty te dalin urdherat dhe parashikimet doktor, ashtu si edhe nerastin e Azemit, qe fatkeqesisht te gjitha kane nje emer; vdekjen dhe shkaterrimin.
Por edhe une nuk e kam permendur emrin tend doktor. Kjo jo vetem se nuk ma lejon edukata e nuk ma nxe goja, por sepse ti nuk duhet te permendesh. Ndryshe nga 29 Nentori, si dite e shnderritshme per Shqiperine, emri yt duhet te te harrohet.
Ti doktor nuk duhet te permendesh me emer. Ti duhet te mbetesh thjesht nje fantazem qe ju shtua historise se fatkeqesive dhe vuajtjeve te kombit tone. Sa me shpejt te harrohesh, aq me shpejt do te mbyllen plaget ne zemrat e Shqiptareve dhe aq me shpejt do te perparoje Shqiperia ashtu sic e donin ata te 29 Nentorit.
Per te gjithe do te jete me mire qe Ti te harrohesh sa me shpejt. Eshte me mire te permendesh si DOKTOR WHO dhe te te harrohet emri, sesa te rrish mbi kokat e Shqiptareve, mbi kombin tone, historine tone, mbi varret e heronjve te 29 Nentorit, si hije dhe njolle e zeze me titullin famekeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.
Mergim Tari
Mekulipress
Krijoni Kontakt