Close
Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 292
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E dyta Sala nqs. ja ka lene ne dore historianeve kete pune, pse e ka bere vete fakt te kryer qe dita e clirimit eshte 28 Nentori dhe ka ndaluar cdo lloj festimi ne daten 29 Nentor?


    ...shkruan Mirakles..

    kush tha or cun se ka ndaluar sala 29 nentorin?

    pyet ne tiran e te tregojne..

    Ja cfar shkruan Moisiu:


    ----------
    gazeta shqiptare:

    Krenarë se u renditëm mes fituesve:


    -------------------------------------------



    Nga Alfred Moisiu*

    Çdo mbrëmje të 28 nëntorit shqiptarët, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen në botë, mblidhen së bashku për të festuar Ditën e Flamurit, Festën tonë Kombëtare të Pavarësisë. Në kohë lufte dhe në paqe, në ditë të vështira e të lumtura, mes hallesh të shumta dhe gëzimesh të mëdha, 28 nëntori na ka falur një ndjenjë të shtrenjtë: krenarinë kombëtare, solidaritetin njerëzor dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
    Natyrshëm gjejmë rastin të kujtojmë dhe të nderojmë sonte me respektin më të thellë të gjithë ata shqiptarë, idealistë dhe atdhetarë, politikanë dhe luftëtarë, që me kurajo, aftësi dhe mençuri të rallë, me veprën e tyre të pavdekshme i rikthyen shqiptarëve shtetin dhe identitetin e tyre kombëtar. 93 vjetorit të pavarësisë i bashkohet nesër edhe 61 vjetori i fitores mbi fashizmin. Duke respektuar mendimet dhe ndjenjat që nganjëherë edhe nuk konvergojnë, jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë me qëndresën heroike antifashiste dhe kontributin e dhënë në luftën kundër pushtuesve të huaj, të cilat e renditën Shqipërinë në koalicionin fitues botëror.

    Të dashur bashkëqytetarë,

    Kur kthejmë kokën pas dhe shohim rrugën që shoqëria e shteti shqiptar kanë kaluar, nuk mund të mos vihet re se sa shumë përpjekje, luftë, sakrifica dhe akte mbijetese janë dashur të arrijmë tek Shqipëria e sotme. Më shumë se dy breza i kushtuan jetën dhe energjitë e tyre aspiratave për Shqipërinë ideale, një vendi të lirë, të begatë dhe të bashkuar me familjen europiane. Sot atdheu ynë, edhe pse në gjendje larg vizionit tonë ideal, është e mbetet një vend vital që me vullnet e kurajo la pas izolimin e gjatë, tranzicionin e vështirë dhe po bën hapa përpara me rëndësi drejt progresit dhe demokracisë. Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rotacioni politik thellësisht paqësor janë një shenjë e fortë e ndryshimit, e bindjes se shqiptarët kanë mësuar nga gabimet e të kaluarës, duan të tejkalojnë pengesat dhe të shpejtojnë ritmet për të fituar kohën e humbur.
    Në jetën e përditshme secili prej nesh ndeshet me pasojat dhe trashëgimitë negative të së kaluarës: kemi probleme me energjinë, punësimin, nivelin e jetesës, shtetin e së drejtës, korrupsionin apo me krimin dhe krizat në familje. A ka një zgjidhje magjike për të gjitha? Sa do të zgjasë tranzicioni? Deri kur do të vazhdojmë të besojmë në Shqipërinë ideale? Unë do të mbetem një optimist i pakorrigjueshëm sepse përvoja jetësore, vitet mbi supe dhe pozicioni im në pemën e shtetit, më japin të drejtën të besoj se ne dhe vetëm ne kemi në dorë çelsin e të sotmes dhe të ardhmes tonë.
    Të parët tanë fituan mbi çdo rrezik e vështirësi sa herë që u bashkuan dhe lanë pas ndarjet politike dhe interesat personale. Le të mësojmë prej tyre, të mesojmë prej historisë dhe gabimeve tona. Ata shkrinë pasurinë dhe vunë jetën në rrezik për të bërë Shqipërinë; ne na kërkohet të punojmë pareshtur për të çuar Shqipërinë përpara. Duke respektuar dhe forcuar pasurinë tonë të madhe, pluralizmin politik, le të bashkojmë energjitë tona, mazhorancë dhe opozitë, media e shoqëri civile, klerikë dhe besimtarë, politikanë e qytetarë, për të arritur ato synime madhore që u përkasin të gjithëve. Asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet i tepërt apo i menjanuar, pasi vetëm duke qenë bashkë në qëllimet e mira, do të arrijmë të vëmë gur të qëndrueshëm në ndërtimin e Shqipërisë europiane. Secili, duke respektuar Kushtetutën dhe përgjegjësitë publike, duhet të bashkëpunojë dhe ndihmojë pozitivisht për tu bërë pjesë reale e këtij procesi. Vendi ka nevojë për mirëkuptimin dhe kontributin e të gjithëve për të forcuar institucionet dhe veprimin e ligjit, për të luftuar fenomenet negative dhe për të realizuar ato reforma e kërkesa që shkurtojnë rrugën tonë të integrimit euroatlantik. Ne kemi detyrimin që më punën dhe angazhimet tona tu japim brezave të rinj optimizëm dhe besim në të ardhmen e tyre.
    Vitin e ardhshëm shqiptarët ndodhen përpara sfidash dhe momentesh me rëndësi historike. Shqipëria pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me Bashkimin Europian, ndërsa Kosova të fitojë pavarësinë e mohuar prej gati një shekulli. Sfida të tilla e bëjnë përgjegjësinë tonë, sidomos të politikanëve, shumë herë më të madhe. Me cilësinë e kryetarit të shtetit apeloj të gjitha partitë, institucionet dhe qytetarët të lënë pas mëritë, ndarjet e rastit, ideologjitë dhe interesat meskine, për t’ia kushtuar çdo minutë dhe energji në radhë të parë interesave tona madhore, interesave që prekin dhe duhet të bashkojnë gjithë shqiptarët, që forcojnë kohezionin shoqëror dhe kthejnë besimin e plotë për një të ardhme të sigurtë për kombin. Përmes shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve, punës për përballimin me sukses të sfidave dhe rritjes së ndjenjës kombëtare pasurojmë identitetin tonë, i cili natyrshëm do të jetë i dobishëm për të ardhmen tonë europiane.
    Miq e të ftuar,
    Shqipëria u është mirënjohëse shteteve mike dhe institucioneve ndërkombëtare për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ju ftoj që bashkë me këtë mesazh tua transmetoni qeverive tuaja edhe dëshirën e gadishmërinë tonë të plotë për të thelluar e forcuar akoma më shumë lidhjet e miqësisë e bashkëpunimit. Një politikë e tillë qëndron në prioritet e shtetit shqiptar. Shqiptarët janë pjesë e Europës, pjesë e të kaluarës, historisë, të sotmes dhe padyshim që do të përfaqësohen me vlera të dobishme edhe në të ardhmen e saj.
    Vendi ynë, me angazhimet tona në politikën e bashkëpunimit rajonal dhe koalicionin kundër terrorizmit ndërkombëtar sot e në të ardhmen, si një partner aktiv e i besueshëm, do të kontribuojë akoma më shumë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
    Më lejoni që në mbyllje të fjalës time të apeloj edhe njëherë për bashkimin e vlerave, të energjive dhe vullneteve, për të bërë, siç thoshte shqiptarja e madhe, Nënë Tereza, “punë të vogla, por me dashuri të madhe”. Edhe njëherë uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, gëzuar festën e Flamurit, 93 vjetorin e Pavarësisë, gëzuar ditën e çlirimit!
    Mbarësi dhe gëzime në çdo familje!
    Zoti qoftë me ne!

    *Fjala e Presidentit të Republikës dje në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Vlorës


    ----------

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vix.. ato cka shkruan labeati duhet ti dish dhe ti se nuk jane sekrete.. e skan te bejn me moshe.. por te thena 1000 here nga vet shtypi ppsh-s e i ps-se..
    ne se ti sdi asgje per luften athere mos u krruaj ketu..

    lexoni te tirana observer per plenumet e pastaj ejani e debatoni per clirime e 29-ta..

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare?


    Ne nji kohe qe popullit i mungon drita e buka, kta hahen si qente per nje date. Kujt iu be vone se kur ka ik Gjermani i funit nga Shqiperia, nese furrat tuja me zor pjekin buke se s'ke drita? Tek e fundit nje cope date eshte ajo... E re ndesishme eshte ē'simbolizon ajo date dhe ē'ndjenja pergjegjesie/krenarie ngjall te shqiptaret (ktu ka nje "?" te madhe!)... Nuk e di ne ka ndonje popull tjeter ne bote qe diskuton te tilla gjera... Epo jetojme ne epoken e qirifikimit, siē thote Rimi...erresire akoma...

    Gabim e kane te dy palet. Edhe Berisha qe behet pjese e nje polemike te tille (ndoshta te qellimshme) ne nje kohe kaq te veshitre, edhe kto pulat e lagura te opozites qe kakarisin kot me kot, megjithese per 8 vjet nuk ben asnje veze edhe pse hengren gjithe grurin e hambarit. Gjoja patriota te medhenj. Thjeshte demagogji pa asnje lloj vlere. Kur degjoj kto deklaratat e opozites me vjen per te vjelle.

  4. #74
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    A ke degjuar ndonjehere per 9 majin dhe D Day? Festohet pervit ne Evrope, ndersa vjet per 50 vjetor pati lidere nga gjithe bota qe u mlodhen ne Normandi per ta perkujtuar.
    Vioxxo, po he more, ku ke qene keto kohe ? Po gezuarē more 29 nentorin, dhe aty te te shoh, tek ish-varri i kumandarit, e meriton jo per gje...

    Tani vioxxo, persa i perket historise se zbarkimit ne Normandi, ato kane zbarkuar me 6 qershor 1944. Dhe vioxx, ta dish mire qe 6 qershori ne France eshte pune e ēfare pune, biles dyfish se jemi te frymezuar ate dite

    Vetem Chirac e ben nje xhiro andej nga deti i trazuar i Omaha Beach, dhe luftetaret sigurisht. Te tjeret, pune qafira se nuku behet keshtu !

  5. #75
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Mire e ka Xeni
    Carpe diem!

  6. #76
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Lufta e partizaneve e drejtuar nga komunistet nen direktivat jugosllavem kishte qellim te vetin marrjen e pushtetit politik pro-jugosllav dhe lehtesimin e frontit jugosllav.

    Te rinjte shqiptare qe mbushen "brigadat" 100 veteshe ishin ne shumice nga fshati, injorante dhe te manipuluar nga "ustallaret' e shkolles se Dushaneve, ose nje pakice idealista.

    Sa kohe qe ne Shqiperi ndodhej ushtria gjermane, keto turma rrinin maleve ku mbareshtronin morrat e pleshta si dhe pergaditeshin "ideologjikisht" per luften e klasave.

    Me raste zhvillonin kurse kunder analfabetizmit per te krijuar keshtu klasen e "kuadrove" qe do drejtonin vendin simbas porosive te miqve jugo-ruse. Si demonstrim ne miniature ishin ekzekutimet e "tradhtareve" - fshatareve "balliste" etj.

    Me gjermanet nuk ju kruhej shume se ne 2 operacione (i dimrit dhe i qershorit) pothuajse ju humbi fara, dhe shtabi i pergjithshem megjithe misionet aleate su pa nga vajti neper kasolle bagetish te cermenikes.

    Shkurt muhabeti, gjermanet u larguan kur u erdhi koha simbas planeve te veta per shkak te avancimit te ruseve ne Lindje dhe anglo-amerikaneve ne perendim.

    Me largimin e tyre vendi U PUSHTUA nga marionetat e jugosllaveve, mandej ruseve e kinezeve.

    Periudha me gjermanet ishte shume me e lire ne te gjitha drejtimet per kombin shqiptar sepse:
    1) Ishim komb i bashkuar nga Kosova ne Cameri
    2) Kishim qeveri legjitime, shume me demokratike se terroristat komuniste.
    3) Kishim te drejtat e prones, lirise shprehjes, levizjes etj

    Pra 29 nentori eshte krijim i propagandes komuniste per ti atribuar vetes se vet merita qe nuk ekzistojne.
    Perkundrazi!
    (Ne kemi qene edhe ne L1B te pushtuar nga italianet, francezet e austriaket nja 5-6 vjet te mira, por nuk merret date clirimi ikja e tyre.)

    Prandaj dita e marrjes se pushtetit nga terroristet komuniste, jo vetem duhet heqe nga kalendari i festave, por duhet perkujtuar si dita me e zeze e historise moderne te Shqiperise.
    Jam shume dakort !!
    Une vete kam degjuar nga goja e ish-partizaneve, se nese e dinin se cdo te ndodhte pas luftes, nuk kishin per te dale malit fare.

  7. #77
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    [QUOTE=vioxx]

    29 nentori duhet gjykuar ne kontekstin e dates kur ndodhi, jo se cfare ndodhi me mbrapa. pra 29 nendori festohet si dite clirimi kur gjermani i fundit u largua nga shqiperia. pra ne shqiptaret te cilet nen pushtuesin e huaj nuk ndiheshim mire, ne 29 nentor 1944 morrem fryme lirisht.


    Gjermani ishte kalimtar ne Shqiperi, nuk ishte pushtues. Ai shkoi per te pushtuar armikun tone Greqine. Por sepse grket dhe serbet i futen hundet ne vendin tone gjate ketyre viteve ky s'eshte faji i gjermaneve.
    Me sa di un Gjermania ka qene per Shqiperine e Madhe.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gabim.. nuk ma paskan hequr.. por e kisha postuar tjetr kund..

    per 29 nentorin po flasim..







    po mir mo ti viox.. te ardhur i paske nga korca e gjirokastra.. gjysherit..
    e dija qe andej do jesh.. por te pakten thuaji ndonjehere dhe gjyshit tend "Cecen" a derbardh qe te jesh i besueshem..kur llapaqenizon si edvini me kte termin cecen kokpalare malok etj..

    edhe edvini eshte "cecen".. pra i ardhur ne tiran.. por askush nuk i tha cecen..
    nejse kjo eshte metri juaj..

    nashi dalim tek "clirimi"..

    thot humi se do dalin shume ne tiran sot per 29 nentorin..

    mirpo humi e ju humsat nuk keni hall 29 nentori.. por hallin e humbjes ne 3 korrik..

    dhe doni qe perball 3 korrikut te lavdishem te vini 29 e qelbur..

    jeshen bashkuar sot edvin "pezaku" me lir te inatosurin e neritan kuislingu.. mir bejne.. por dhe ne 3 korrik u bashkuan por humben..


    pse eshte e qelbur 29-ta..

    jan shume gjera qe e bejne shum te qelbur..

    keto vitet e fundit.. permendet shpesh slogani.. se 29-ta na vuri ne nje krah me fitimtaret..pra me koalicionin e madh antifashist.. pra me nje autobus me Ameriken Angline e francen e Rusine..
    ne fakt pervec 1-2-3 vjetet e pare te mbas 29 Nentorit te ..44 -es.. ku dhe thuhej se.. ushtria partizane.. u rreshtua ne anen e Koalicionit te madh anti fashist.. pra lufta clirimtare e shqiptareve na vuri me nje komerdare me cercillat e Rusveltat e xha Stalon e moskes.. etjetj.. kjo parulle me kalimin e kohes u zhduk fare.. sepse FAKTI eshte se.. komerdarja e Enverit lundroi tjeter kah.. jo nga vajten te tjeret ..
    Pra Ndersa.. Anti fashistet europane kthenin Mathauzenin ne mUze.. dhe i benin gjyqin Hitlerianve ne nyrenberg.. shtabi enverist qe u instalua ne Tirane.. filloj te ndertoj Mathauzena e te beje pushkatime mbi ajken e Kombit..

    ishin me 90% analfabetizem or kokpalare.. me thot Leshatori.. e na duhej shtet se ashtu keshtu ka thene filozofi grek etjetj.. teorizon leshatori ..per te justifikuar enverin.. dhe krimet e tije..
    pikerisht o kok lari Leshator.. nje popull qe ka shum an-alfabetizem i mban si ujet e paket alfabetistat..pra te shkolluarit..

    e po ne kto 15 vite shtyp te lire.. kemi lexuar tmerre or ti koklare..

    kemi degjuar se si vetem ne Vlocisht ku keshe ti gjyshin gardian.. u fundosen e u varrosen e u perdhunuan.. ne balten e kenetes.. se Maliqit fill mbas 29 nentorit "clirimtar".. ( ti mburresh me kete) qindra e qindra.. universitare.. profesore ushtarake inxhiniere teknike e intelektuale te mrekullueshem..

    Po me vone..

    kur autobusi me Aleatet e medhenj antifashiste.. (per te cilet u kujtua tani mbas 60 vitesh PPSH-PS-ja) morren rrugen per... EUROPEN e BUKUR te viteve 50-60-70.. shqiperi e Leshatoreve.. mori rrugen e zeze.. rrugen e mijra e mijra kampeve Mathauzen.. ku u kalben mijra e mijra te shkolluar..
    emrat e tyre po ti rreshtojme.. del nje liste qe... do e semurej po ta lexonte nje atdhetar.. nga marazi e turpi e keqardhja..
    Por spo shkruaj listen sepse ju a shtoj kenaqsine juve sadistave me nicka lesh hum mik viox etjetj.. e natyrisht dhe LLapit.. i cili sot eshte ne rradhet e para te enveristeve kosovare qe i lexojne me kenaqsi kto radhe.. ku ata shikojne vehten ne pasqyre..e frymezohen per krime te reja..

    ishte nxehur Driteroi.. per 29 -ten..

    ka qene i cliruar gje Driteroi keto 6 dekada?

    le ta analizojme pak..

    sikur te mos kish dale Azem Hajdari.. me shoke.. do ishin ne fuqi ligjet e PPSH-se.. ne Shqiperi.. dhe Dritero agolli sdo kish mundesi te shihte te birin ne Rusi.. ala sot e ksaj dite..sikurse nuk mundi ta shohe te birin kurre sa kohe ne fuqi ishte Partia ku Driteroi ishte.. antar me peshe i Komitetit qendror te saje..

    e nje Baba te cilit nuk ja lejojne te shoh te birin.. e ay as nuk guxon te kerkoje kte ABC te se drejtave te njeriut.. cfar i lire ka qene..

    Jo po i lire per te pire raki ka qene.. do thot dikush.. i lire te shkoje ne devoll e te haje qepen me te mire ka qene..

    ama i lire qe ti thote Partise se vet..aman o enver se.. devolleshat e ngrata.. po vjedhin fasule per buken e gojes ne ara..nuk qe..

    o moj vajza lule qe vilni fasule..
    vilni vilni vilni.. vilni po mos vidhni..

    o moj vajza shqerka qe vilni piperka..
    vilni vilni vilni.. vilni po mos vidhni..

    kendonte i ngrati Dritero ne vitet 70 e ca..

    Po pse vidhnin grate e vajzat shqiptare piperka e fasule.. ?

    vidhnin se nuk i dilte rrogza.. per buke per nje tas fasule .. se.. edhe ate rrogze envero ramizoiste e donin te ngrat te blinin nje triko siloni..

    te cilen tregetia enveriste e shiste 2000-3000 leka.. pra sa trefishi i rrogzes mujore te kooperativistes me shembullore..

    a ka vend ta kujtosh 29 nentorin vetem nga keto menxyra?

    e po ai e kujton.. e kujton ai se.. ai nuk eshte me NJERI::

    ka ndodhur ktu e 50 vjet perpara metamorfoza..

    Cfare eshte nje POET?

    eshte ay qe.. nuk i thote derrit daje.. shkurt hesapi..

    jo mo se Poeti i thot dhe shkembit.. je si nje vajze.. apo lisit i thote ckemi o lis na ndize nje cigare..
    mirpo ka ca gjera qe poeti nuk mund ti kaperdije..
    psh kur.. vet poeti eshte burr i madh.. baba.. kok thinjur.. dhe ne lidhje i vijne ca vjersha nga fshati..

    dhe merr vesh se te sapo berit antar te lidhjes coc kan folur.. e nashi gjyqo sigurim komitet partia dashkan ti pushkatojne..

    Poeti tromakset.. ai mendon.. po cdo thone mbas 20 30 120 vjetesh mileti per Muan..

    joo per hir te artit per hir te se vertetes.. nuk do hesht.. do i benj nje pusull shokut miz a nexh.. se me dullen nuku folet.. qe aman derman.. per di poezi mo i pushkatoni ata djemt e rinj se jemi 1970 e caja e jo 1111- ta e inkuizicionit..
    Aman o ramiz se sme ze gjumi naten.. se jemi poete djalli e mori.. mo i pushkatoni se vetem nga 20 vjeca jane..
    Nuk foli poeti..nuk foli askush nga Lidhja.. heshten u struken si miu..
    pse Liri i thone kesaj.. Pse epok Clirimi kan perjetuar keta qikllope te Genjeshtres?

    dalim tek Edvinua..

    qe na feston sot 29 nentorin..

    E ka marr vesh edvinua se..kush qe ne 28 Nentor te 12-tes ne Vlore?

    patjater e di..
    po mire mo.. si nuk pyet ai..po keta skulptoro piktoret pse vetem.. ismail qemalin.. qe vdiq para se te formonej PPSH-ja e pikturojne e e skulptorizojne..
    Ku jane tjeret..
    Pra im ate paska skluptorizuar genjeshtren.. bashke me shoket e tije ne Lidhje..

    E po cti festosh dites se genjeshtareve?

    Del ne TV mbesa Beqir Ballukut nje fare Belinde ballukja.. e thote se ashtu keshtu do festojme ne si bashki.. 29 Nentorin..

    Mir thosh njeri.. po me ke do e festoc moj balluke 29 nentorin.. me ata qe gjyshin tend partizan e mbanin me muaj ne biruce me thes ne koke e me pranga duar e kembe..?

    E kur e vune para toges.. thote oficeri qe ka asistuar ne pushkatim.. u shurrua plaku 70 vjecar ministri i mbrojtjes..nje nga komandantet e ushtrise partizane..

    bile u mutos fare.. thone deshmitaret e paket..
    Vetem Hito cakua dy pellembe burre.. gjenerali qe kish luftuar maleve te laberise.. qe te vinte 29 Nentori i 44-res.. i tha oficerit .. mos me ver leck te syte se nuk tremben une.. shko or djal e bej detyren i tha.. dhe mori plumbat ne vitin 1970 e ca.. mu ne lule te ballit.. nga kanibalet qe ekzekutonin porosine e Komandantit Enver..

    E cfar do i festoje fisi i Hito Cakos 29 Nentorit..

    Qe i thane 30 vjet kelisha te armikut?

    E kush ja tha?

    Saliu?
    Jo ja ajo falanga koklakrave kanibale qe del sot mbas potureve te Edvinit..

    Cdo i kujtoje 29 Nentorit.. Inteligjenca Shqiptare?

    Qe 50 vjet rresht derisa skish dale tja thyej hundet PPSH-se se 29 nentorave.. kepuctari Azem me shoke.. ... nuk guxuan ti thone Gjergj Fishtes..pervec se.. reaksionar.. agjent..armik e nuk munden ti thone.. kurre POET KOMBETAR..

    E cfar clirimi kan perjetuar keta intelektuale te Kombit.. kur vec kesaje.. as te pine kafe skan guxuar me llazar Gushon ne poradec e lasgushit..se kishin frike.. ..e qe skan guxuar te thone..dale mo pse na i fusni ne burg Sherif Merdanin se kendoi led id bi.-ne.. po Keng angleze kendoi.. keng nga ata Koalicioni antifashist qe na rreshtoi ushtria partizane..
    nuk eshte per te qeshur por per te qare.. kur lexon se biroja ne plenumin kok-ngrenes kanibalesk.. (plenumi 74) edhe me veshprerin merren.. pra me kitarristin Radi.. se ka kenduar keng bidellsash.. pra kenge nga ana e atyre qe na rreshtoi lufta partizane.. e qe gjoja prandaj e festojme..
    aman se hipokrizia e ketyre ska fund..


    Thot Leshua..kapterri i kohes stalinit..se..Haxhi lleshi---antifashist.. e ka nderuar Klintoni..
    Po ku di gje Klintoni or cun..

    Sikur te vinim ketu.. listen me anti fashiste.. per te cilet Haxhiu i leshit.. ka dhene firmo vulen per pushkatime burgime e internime ( natyurisht me urdher te usta Hasanit. dulles pra) .. ne dekadat qe ai ishte Kryewtar i presidiumit.. a e di se del Haxhiu nje AJMAN e kaluar tije..
    A mund te themi se ishte i lire Haxhiu?
    Joo se dhe nenen e kalamajve.. gruan e tije e detyruan ta braktise e ja internuan ne Belsh..
    e po kur kryetari i Presidimit te Kuvendit Popullor ka qene nje i perdhunuar ne rranxe.. cfar Lirie e cfar 29 Nentora do festoje ki popull..





    Po e mbyll me nje shembull..

    Shoqja e luftes se Qemal Stafes.. Drita Kosturi.. .. nuk i festoj dot 29 Nentoret ne Tirane.. por i ngrysi ne mocalet e Levanit.. e jo pak po disa dekada..

    As Clirimtari i Skraparit..e i Shkodres Gjin Marku nuk i festoi dot.. 29 nentorat i lire.. se e mbyten ne biruce kanibalet e Ramizit e nexhmijes se gramoz Majko edvinit..

    bashkim Shehu i biri i partizaneve Mehmet e fiqeret Shehu .. ja gjeti kockat prinderve jo gjat 29 nentorave te Enverit.. se Enveri i vrau.. por ne ato pak 28 Nentora te Azem hajdarit me shoke..

    lere spo shkruaj me..

    nje mal me m.ut.. e mbulon 29 nentorin..




    Minjte e gjirizeve..ata qe kan mbaruar se qeni NJEREZ.. le te festojne..

    Njerzit.. ja kan varur teneqene 29 nentorit te kanibaleve..


    dhe ne fund.. do dalin te kendojne kenget e bukura partizane kanibalet e edvinit sonte...

    por mesojeni ju te rinjte.. se.. Autoren e kengeve partizane.. pianisten.. ate qe kompozoi gati 90% te kengeve partizane.. e mbajti PPSH-ja e 29 nentorit 50 vjet o ne biruce o ne mocale o ne bajgat e myzeqese.. te ngraten Dhora Leka.. dardharo Korcaren.. legjendare.. e jo vec ate por krejt fisin e saje te kulturuar..


    e dalin sot ta kendojne kengen e Lirise ato kanibalet mullaqe trasha ish shefe kuadri e spiune e k.arak.urva me ca sahan lepires qe skan qen kurre as partizan por vec hafije e kapterra.. te neveritshem..

    rrofte 3 korriku..

    ta mbrojme nga kanibalet 3 korrikun..

    kjo eshte detyra e atdhetareve..e Njerzve..

    ..........

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-11-2005 mė 13:21

  9. #79
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Të kemi çlirim të përbashkët, pastaj datë të tij

    Nga Visar ZHITI

    Siç pritej dhe siç nuk pritej, përsëri nisi përplasja e qëndrimeve për datën e çlirimit të Shqipërisë, ajo që do të tregonte ditën e fundit kur pushtuesi i huaj u largua nga vendi yni. Megjithëse historike, ajo nuk është ngjarje e largët, madje i ka gjallë një pjesë të luftëtarëve të saj apo protagonistët, mbi të gjitha dokumentacionin e nevojshëm dhe s’është mirë që pas saj të fshihen qendrime të skajshme politike, acarim liderësh dhe mllefe ndaj realitetit dhe njerëzve që e bëjnë realitetin, duke e shndërruar atë datë në vetvete totem, fetish të rrezikshëm dhe, në vend që të na bashkojë më shumë, na ndan mërzitshëm.

    Ndërsa media, sidomos ajo elektronike, sikur mezi e pret këtë debat, gjithmonë në në nëntor, që të zbrazet edhe vetë kuturueshëm, duke e shkëputur veten nga kjo çështje, duke u shndërruar, nuk dua të them në sehirxheshë, që nxit fshehurazi sherre, kur, si pushtet i katërt, duhet të ndihmonte pushtetet e tjera, në dobi të të gjithëve dhe të së vërtetës, ndërsa ajo, përkundrazi, i largohet misionit dhe nuk kujdeset dhe aq, në këtë rast, që të sjellë fjalën e saj dhe argumentin nëpërmjet dëshmitarit të historisë, të specialistit, historianit, të dokumentit, por vazhdimisht thërret politikanin anekdodik, sidomos kur ka humbur pushtet e shpesh mediokër në këtë fushë.

    KUR JEMI ÇLIRUAR, NËSE…

    Dhe me të vërtetë qytetarit të sotshëm i lind shqetësueshëm pyetja: vërtet, kur jemi çliruar? Ndërsa shkollarit të tanishëm duhet t’i dukemi ende të paçliruar. Dhe këtu ka një të vërtetë të hidhur. Shqipëria u çlirua përgjysmë, atëhere kur u çlirua, por nuk u çliruan shqiptarët.

    Komunistët në pushtet, partia e tyre, vendosën si datë të çlirimit të Shqipërisë 29 Nëntorin e vitit 1944, kur, sipas tyre, u çlirua qyteti i fundit i vendit, Shkodra, nga çizmja e fundit e gjermanit, duke e shpallur atë ditë të gëzueshme si festë zyrtare, e cila duhej të festohej dhe festohej me madhështi. Edhe socialistët tanë, si trashëgimtarë, vendosën të trashëgojnë këtë datë çlirimi për vendin.

    Mbas rënies së diktaturës, historianët zbuluan (ose e dinin, por s’mundën ta thoshin në kohën e diktaturës), se dy vjet me rradhë pas mbarit të Luftës II Botërore shqiptarët festuan si festë të çlirimit datën 28 Nëntor. Ndërsa më pas e deri më tani u shpall si data e çlirimit 29 Nëntori dhe ka historianë që na thonë se ishte diktatori Enver Hoxha ai që vendosi dhe urdhëroi që festa e çlirimit të ishte 29 Nëntori, e cila, jo rastësisht, është e njëjtë me datën e festës që Beogradi kishte vendosur për vendin e vet. Meqënëse atëhere miqësia politike mes dy vendeve tona ishte e madhe, një datë e përbashkët çlirimi do t’i bënte edhe më mirë asaj miqësie, që, për fat, s’mbajti gjatë dhe sikur ua ndolli dhe u parapriu po ashtu miqësive të mëpastajme politike që shteti i diktaturës do të vendoste me Bashkimin Sovjetik, me Kinën, me gjithë ish perandorinë komuniste.

    Komunistët e mbetur dhe socialistët e konvertuar, por edhe të rinjtë e tyre, e duan datën 29, e kanë të çmuar, simbol, datën kështu, më shumë se sa ç’ka mbart kjo datë, sepse, sipas analistëve, i dallon dhe i bën me një mit, që i bashkon shumë më tepër me të kaluarën, se sa me të gjithë shqiptarët, me bëma që s’duhet të harrohen, që u përkasin luftës dhe lavdisë së tyre.

    Kurse kundërshtarët e datës 29, jo se janë kundër festës së çlirimit të vendit, gjithsesi jo, por, sipas tyre, nuk është ajo data e vërtetë historike, por e vendosur politikisht, përdhunshëm. Çlirimi i vendit, sipas këtyre, u krye më 28 Nëntor, kur iku nazisti i fundit (dhe jo gjermani) nga qyteti i fundit, Shkodra. Prandaj homazhi ndaj datës 29 është homazh ndaj diktaturës dhe jo nderim i sinqertë ndaj luftës çlirimtare të popullit shqiptar, e cila kërkohet të mbahet e monopolizuar nga socialistët siç u mbajt për dekada të tëra nga diktatura.

    Të gjithë duhet ta nderojmë dhe të përulemi para luftës së madhe për çlirim, të asaj që bënë të gjithë, me monarkistët në fillim, nacionalistët dhe, më së fundmi, me partizanët, me të cilët vërtet mori përmasa shumë më të mëdha, u organizua më mirë dhe më fuqishëm, aq sa gati u shndërrua në luftë civile, megjithëse ka historianë që e konsiderojnë si të tillë dhe kanë argumenta.

    Duhet pranuar se lufta e partizanëve, pas fitores, jo për faj të tyre, devijoi nga udhëheqja e saj, e cila instaloi diktaturën, shtoi dhunën, burgjet, punën rraskapitëse për të gjithë duke i varfëruar të gjithë dhe duke e izoluar vendin nga bota. Nëse u çlirua Shqipëria, nuk u çliruan shqiptarët, por ranë nën një pushtim tjetër, atë të vetes më të keqe. Prandaj data 29 nëntor simbolikisht më shumë se sa datë e çlirimit të vendit, është e vendosjes së diktaturës komuniste.

    Çlirimi i shqiptarëve u kërkua hapur, kur filloi lëvizja për demokratizimin e vendit dhe u krijuan partitë e opozitës, duke filluar me Partinë Demokratike, që ka për veteranë ish të burgosurit politikë dhe heronj të pushkaturit si opozitarë të ndërgjegjshëm.

    Po rëndësi ka të kemi çlirim të përbashkët, pastaj data të tij.

    PROPOZIMI IM:

    Shumë vende të tjera si ditë të çlirimit të tyre festojnë datën kur është çliruar kryeqyteti dhe jo qyteti i fundit. Është e drejtë edhe kjo. Neve, shqiptarëve, do të na shkonte shumë për shtat përzgjedhja e një date të tillë, ajo e çlirimit të Tiranës, si festë e çlirimit të vendit, jo vetëm pse kjo nuk diskutohet, por do të mundohem ta argumentoj më poshtë. Sidoqoftë 17 Nëntori 1944, do të shkonte si data festive e çlirimit të Republikës së Shqipërisë. Pse?

    Kurse data 29 nëntor, meqënëse punët kanë vajtur kështu si kanë vajtur, le t’i takojë Shkodrës, që ta zgjidhin historianët dhe jo politikanët e as të votohet në parlament, në është data e çlirimit të atij qyteti a e një ditë më parë, që do të na shtonte edhe ca liri. Se kjo datë kështu, e 29 Nëntorit, s’mund ta mbartë veten si ditë e çlirimit të Shqipërisë, sepse, gjykoj, që Shkodra nuk është qyteti i fundit i çliruar, edhe nëse është çliruar më 29, apo edhe 28, kur gjysma e Shqipërisë ende është jashtë Shqipërisë, duke qenë ne i vetmi shtet në botë i kufizuar me vetveten dhe me popullsinë më të madhe jashtë, në pjesët e shkëputura dhe në diasporë, se sa brenda.

    Unë nuk dua të bëj nacionalistin dhe as nxitësin e verbër, por çdo qytetar normal shqiptar e ka dhe duhet ta ketë në vetëdijë fatumin e ndarjes së vendit dhe, teksa ëndërrojmë Europën e Bashkuar, kemi të drejtë të ëndërrojmë dhe vetveten ashtu, në një Europë të tillë. Pikërisht ishte dhe kjo ndjesi, kjo intuitë dhe kjo largpamësi që e çoi Berishën në njohjen i pari të Kosovës Republikë, një veprim prej burri të lartë shteti, se më pas erdhi lëvizja e madhe popullore atje dhe ndërhyrja ushtarake e Natos, që shëmbi bashkë me padrejtësitë dhe genocidin edhe thëniet e papërgjegjëshme se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi apo Millosheviç është e keqja më vogël, që dolën nga Tirana zyrtare, kur socialistët ishin në pushtet.

    Pra data 29 nëntor, si festë e çlirimit, është gjysmake, sakate, e paplotë në fund të fundit.

    Ndërsa 28 Nëntori padiskutueshmërisht është dyfish a shumë festë e kombit shqiptar. Më 28 nëntor 1443 Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë dhe po më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali e përsëdyti këtë ngritje në Vlorë duke shpallur pavarsinë e vendit. Edhe qyteti i fundit i Republikës së Shqipërisë, Shkodra, ka gjasa të jetë çliruar po më 28 nëntor.

    Prandaj unë do të propozoja që për këtë datë të madhe, si festa jonë kombëtare, të shpalleshin zyrtarisht dy ditë pushimi, jo sepse kështu kënaqen dhe maniakët e festave, bashkarisht dhe ata që besojnë në datën 29, por sepse për 28 Nëntorin deshi historia që të ngulitet thellë në ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve, të paktën dy herë, lavdishëm, jo për një qytet, por të gjithë kombin, duke ndryshuar kështu për mirë dhe drejtimin e ecjes shekullore të Shqipërisë.

    RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 29-11-2005 mė 14:12

  10. #80
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ashtu ne fakt, shqiperine e cliroi kepucari tropojan Azem Hajdari. Hej bela me keta.

    Kuislinget dhe kolaboracionistet ne te gjithe boten U VAREN mbas lufte, kurse Hoxha ca i vrau ca i futi ne burg. Me tej Hoxha ka vrare 5000 vete per 50 vjet. Reth 100 vete ne vit. Ne shqiperi qysh prej 1990 nga intoleranca, keqqeverisja, konflikti i brendshem jane vrare mbi 11,000 vete. Vetem police jane vrare 30 ne vit. Le pastaj sa ka vrare kanuni, dhe krimi qe ne kohen e Hoxhes nuk ekzistonin.

    Luften e partizaneve shqiptare s'ka nevoje per tu njohur nga kokeplaret xhahile te PD apo te se djathtes per tu afirmuar. Shqiperia e ka emrin e saj ne cdo monument apo muze nderkombetar te asaj lufte ne bote.

    Por e keqja eshte se te majteve sot ne Shqiperi tolerancen ua marrin per dobesi. Erdhi Fatosi ne pushtet jo vetem qe e uli ate xhahilin ne tavoline, kur ai e kishte futur ne burg, por shkoi i tha edhe palloshit Leke, ec ore jeto ne Shqiperi, ta hap une rrugen, bej force politike edhe pse je i vetmi mbret ne bote qe ben kete ne nje republike, po s'ka problem do bashkjetojme. Nenen ia varrosi me te gjitha nderimet, babane Mbretin Zog ia nderoi pa rezerva dhe i dha vendin e vet ne histori. Nano dhe e majta e leshuan mesazhin e paqes.

    Por dhia ceshte tagjia? Jo ore jo. Si fise barbare, si ujqer malesh do behemi keshtu te ndare do rrime dhe festat nuk do ti gezojme bashke. Pse na thoni Cecene, pse na thoni malok pyesin kur vijne ne Tirane. Si mos tiu thone. Shiko se me cfare zelli per sherr dhe konflikt vini ju ne mes te civilizimit Shqiptar. Edhe per tre breza para doni te ndillni konflikt. Ajka e Tiranes dhe e gjithe shqiperise sot, profesoret, inxhinieret, artistet, doktoret, bile edhe kapitalistet me te mire e te suksesshem jane te gjithe ose djemte e niperit e veteraneve, ose pasardhesit e te privilegjuarve prej tij. Keta ishin ata qe bene shkolla, moren zanate dhe tashme e trashegojne nder breza. Keta jane ata qe sot nderojne 29 Nentorin. Vijne xhahilet dhe kokepalaret e PD nga Bjeshket e Namuna e te thone s'ke nder, s'ke babe, s'ke krenari, s'ke se kujt ti perulesh. Pra futen ne konflikt shtresa me e larte me llumin e shoqerise. Cila valle do fitoje?

Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •