Close
Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 292
  1. #151
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Shem mllef ke o labeat malsori. Nuk te ben mire me degjo mua. Nuk e zhben dot ti historine, sikur gjithe mllefin e malsise te bashkosh.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Shem mllef ke o labeat malsori. Nuk te ben mire me degjo mua. Nuk e zhben dot ti historine, sikur gjithe mllefin e malsise te bashkosh.
    Cilen histori e ke fjalen zotrote? Ate "pordhikali" te veteraneve te spijunllekut 200 leksh te tet gjyshi?

    Sa per qytetarine, une e di nga vij po ty te ka filluar origjina ne vitin 1944. Prodhim skarco i bolshevizmit analfabeto-oriental, qe ju mori gjysherit/baballaret nga kasollet e dhive ne mal e ju beri biroista, drejtusa po sidomos oficera e kapterra.

    Talenti i vetem, spijunlleku e injoranca.

    Nuk ke faj o shtrems, dardha bjen nen dardhe, nuk eshte faji jot...

  3. #153
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Qetesohu or mik qetesohu. Te gjitha shkrimet e tua jane 'gjyshi jit, tezja jote, bolshvizmi, kapterri' e te tjera budallalleqe si keto. A nuk mund te elaborosh me shume? A duhen te futen gjith njerezit qe nuk flasin si ty ne nje thes? A shkruan dot pa mllef? Nese jo, HESHT, se ke me detyrim te lehesh posht e larte forumeve. Heshtja eshte flori per tipa inferiore si ty.

    Problemi yt eshte se akoma pas 15 vjet demokraci i gjen deshtimet personale tek komunizmi. Frojdi kete e quan 'disocimi i paaftesise'. Une vetem po te them se 29 nentori ka shume fakte qe e bejne relevante si date. Faktet jane thene ketu, por ti me urrejtje dhe inat te salduar nuk i sheh. Tani se sdo ti dhe rradakja jote ti pranoje faktet dhe historine nuk eshte faji im, por i zotit qe te ka bere ashtu si je.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne lidhje me dathurine e ppsh-ps-se dhe veteraneve te saj per deshmoret, luften antifashiste dhe gjakun etj ..


    ja cthot gadheta Tirana observer

    --

    Pushkatimet në diktaturën komuniste/Ministria e Brendshme, sekret emrat e ekzekutorëve
    Xhelatët, si ekzekutonin në diktaturë




    -------

    Sonila Yzeiri

    Më shumë se 1500 ekzekutime janë realizuar në diktaturë. Dy ishin mënyrat e dënimit me vdekje atëherë, me pushkatim dhe varje. Ekzekutim në diktaturë ishte një gjë e zakonshme. Të gjithë ata që kryenin krime të rënda, sidomos vrasje, vriteshin me plumb ose vareshin në litar. Në një farë mënyre kjo ishte diçka brenda ligjeve të asaj kohe, por e keqja qëndronte në faktin se si bëhej ekzekutimi dhe denigrimi i më pastajmë i kufomës, e cila qëndronte për ditë të tëra në vende të dukshme, që ishte një presion psikologjik mbi njerëzit e thjeshtë. Pra, diktatura në këtë rast u thoshte njerëzve që as të mos e mendonin e jo më të bënin një krim. Më të frikshëm kanë qenë ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, pra gjoja armiqve potencialë në krye të PPSH-së dhe qeverisë së saj.
    Ekzekutimet dhe ekzekutorët
    Kushdo që mund të dilte kundër partisë apo mund të ankohej për regjimin e atëhershëm, dënohej jo lehtë në diktaturën komuniste, dhe kjo për faktin se binte ndesh me interesat e tyre. Pas gjyqeve farsë jepej vendimi i ekzekutimit me vdekje. Këtu niste edhe trilli i historisë së ekzekutimit. Komandanti i skuadrës së pushkatimit dhe skuadra ishin njerëz të zgjedhur që dinin të mbanin sekretet. Ekzekutorët janë larguar nga jeta dhe ata që mbetën gjallë janë jashtë shtetit. Lufta e klasave, biografitë e dyshimta, lufta e klaneve, bënë që shumë njerëz dhe të afërmit e tyre të internoheshin duke i vendosur në vendet më të largëta. Ata dënoheshin në burgjet më të egra të diktaturës komuniste të largëta, dhe duke punuar punët më të rëndomta në shërbim të Partisë e Pushtetit Popullor. Kjo ndodhte jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por edhe për ata që kishin legjislaturë në Kuvendin Popullor ose poste të larta shtetërore. Me pretendime absurde, masat që merreshin për to qenë katastrofike, burgime me vite të tëra burg, por edhe pushkatime e varje në litar, që ishin dy rrugët më të rënda të ekzekutimit që realizoheshin. Kushdo që dënohej me vdekje gjykohej nga vepra e rëndë penale që kishte bërë, dhe më e rënda ishte tradhti ndaj atdheut. Personat që dënoheshin me vdekje i bënin kërkesë për falje presidentit të presidiumit të Kuvendit Popullor. Ky i fundit merrte vendimin për falje ose jo. Kur nuk falej merrte skuadrën e pushkatimit që përcaktohej nga personeli i burgut. Për personat që ishin me poste të larta shtetërore, skuadra e pushkatimit caktohej nga ministri i Brendshëm. Para se të pushkatohej i pandehuri shkonte në prokurori dhe thoshte fjalën e fundit. Deri në vitet 1967 qenë përfaqësuesit e sekteve fetare që i bënin këto ceremoni, por me ndalimin e besimit fetar në Shqipëri, këtë detyrë e kishte të ngarkuar prokurori, zyrtarët e lartë i mbanin të izoluar në një institucion dhe nuk i lejonin t’i takonin familjarët deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. Deri sa të bëhej dosja, hetuesi nuk takohej me të pandehurin. Dosja shkonte në gjykatë. Prokuroria bënte aktakuzën dhe më pas e formulonte prokurori.
    Realizimi
    Të pandehurit, në fillimin e seancës gjyqësore pyeteshin nga kryetari i seancës për ndonjë keqtrajtim. Pastaj lexohej aktakuza, pasi merrej vendimi nga gjykata. Nëse i pandehuri që kishte qenë zyrtar i lartë dënohej me pushkatim, sipas rregullit shkonte prokurori, dhe i dënuari thoshte fjalën e fundit. Pas pushkatimit, shkonte mjeku ligjor dhe merrej nga të afërmit për në varreza. Në seksionin e mbrojtjes së popullit bënte pjesë seksioni i sigurimit, i cili merrej me informacionin, me biografitë me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Në Komitetin Qendror ekzistonte një zyrë e goditjes, që planifikonte masat ndëshkimore dhe një zyrë e thashethemeve që drejtonte disinformacion për të hutuar njerëzit. Në vitin 1948, sigurimi i shtetit u nda në organizata bazë të partisë, ndërsa Sigurimi i Shtetit kishte celulat e veta në lagje e fshatra, ndërmarrje, institucione dhe reparte ushtarake. Nga ana e saj, organizata bazë kishte nën vëzhgim politik zonën e vet dhe me anën e anëtarëve aktivë të partisë merrte në shqyrtim raportimet, përgojimet, vëzhgimet me karakter politik ose të dyshimtë dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit të Partisë i cili kishte një zyrë të veçantë që mblidhte çdo raportim për çështje të dyshimta dhe ja komunikonte sigurimit për veprim. Ngjallja e frikës: imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës sabotimi ishin këto metodat e diktaturës të synuara për të krijuar gjithnjë psikoza në popull. Të gjithë familjet e të arratisurve dhe të dyshimtëve i largonin nga kufiri dhe i çonin në zonat kënetore. Ata dënoheshin nga 5 vjet deri më 40 vjet. Gjyq për ta nuk kishte vetëm komunikim shtesë internimi. Ishte internimi ekonomik, e pësonin njerëz që kishin bërë punë private pa leje. Internim për probleme morale që e pësonin njerëz për bixhoz, priftërinjtë. Hapeshin dosje për shumicën e popullsisë të rritur dhe i internonin në fshatra më të thellë e më të varfër.
    Ekzekutime të tjera
    Burgjet ishin kompetencë e Ministrisë së Brendshme. Burgu i Burrelit është ndërtuar në 1938-ën, kur ishte kryeministër Koço Kota. U ndërtua për kriminelë të posaçëm e ordinerë, se atëherë të burgosur politikë nuk kishte. Pa mbushur dhjetë vjet Koço Kotën e vranë pa gjyq po në këtë burg. Te porta e rëndë dhe e hekurt të prisnin me këtë parullë: “Burrel hyn dhe s’del”. Në Burgun e Burrelit kanë vdekur shumë njerëz, që shpeshherë nuk kishte edhe një aspirinë. Në kohët e vështira shumë kanë vdekur nga uria, edhe vetëvrasjet kanë qenë të shpeshta, rrahje në biruca dhe tortura me hekura ishte e zakonshme. .

    Ekzekutimet e nomenklaturës së lartë

    Komandant i skuadrës caktohej me urdhërsekret të Ministrit të Brendshëm
    Më pas ky zgjidhte dhe grupin e pushkatimit
    Kriteret për zgjedhjen e tyre ishin të rrepta: Njerëz të besuar dhe ithtarë të PPSH-së
    Sekreti ruhej edhe vendi i ekzekutimit, pasi me porosi nga lart këta njerëz nuk duket të kishin varr
    Riti i ekzekutimit, pasi u hiqeshin prangat qëndronin përpara skuadrës së pushkatimit
    Prokurori kërkonte fjalën e fundit nga të dënuarit më vdekje
    Drejtuesi i skuadrës urdhëronte të mbusheshin armët dhe të shënjoheshin të dënuarit
    Pas miratimit të prokurorit, urdhërohej hapja e zjarrit
    Mjeku konfirmonte vdekjen e të ekzekutuarve

    Grupet e ekzekutimit të zakonshëm

    Një skuadër pushkatimi me ushtarë të shërbimit aktiv, nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
    Një oficer komandonte skuadrën në ekzekutim
    Të dënuarit vendoseshin përballë tyre në një distancë të afërt
    Prokurori i çështjes kërkonte fjalën e fundit nga të dënuarit
    Hapja zjarr ndaj të dënuarve bëhej pas komandës së oficerit
    Një mjek verifikonte vdekjen e të ekzekutuarve dhe relatonte me atë

    (vijon nesër)


    Për 46 vjet u eliminuan plot 5487 vetë nga të cilët dhe shumë ish-komunistë
    Xhelatët, si i kryenin ekzekutimet




    --------------------------------------------------

    Sonila Yzeiri
    (Vijon nga numri i kaluar)

    Ekzekutimet e sistemit të kaluar flasin qartë për gjenocid. Plot 5487 vetë janë dënuar me vdekje dhe xhelatët “ritmikisht” gjendeshin përballë viktimave të tyre, të cilëve duhej t’u jepnin një plumb kokës. Historia e ekzekutimeve nis menjëherë pas vitit 1944, kohë kur në pushtet erdhën komunistët. Këta të fundit ekzekutuan si fillim kundërshtarët e tyre e kur mbaruan punë me këta nisën të “hanin” kokat e njerëzve të tyre sipas situatave të krijuara. Pas mbarimit të luftës, në bodrumet e hotel “Bristolit”, u gjet një varr i përbashkët ku ishin pushkatuar pa gjyq dhe në mënyrë barbare një numër i madh qytetarësh. Shumica e tyre ishin intelektualë që kishin studiuar në Perëndim si publicisti Nebil Çika, Aleks Mavraqi, vëllezërit Syrja e Vesim Kokalari, Ismail Petrela dhe shumë të tjerë. Më 1 mars 1945 fillon procesi kundër 60 të pandehurve; kryetar gjyqi ishte Koçi Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Jepen 17 dënime me vdekje. Aparati i diktaturës punoi sistematikisht, për eliminimin e armiqve të klasës.
    Dënimi i ish-ministrave të Brendshëm në Evropën Lindore
    Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Në vitin 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-lejtnant Koçi Xoxen. Në fillim e përjashtuan nga Byroja Politike, shkarkuan nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme dhe caktuan ministër të Industrisë. E lanë vetëm anëtar të KQ të PKSH-së. Pas gjashtë muajsh burg erdhi dënimi përfundimtar i Koçi Xoxes, më 11 qershor të vitit 1948.
    Dali Ndreu dhe Liri Gega
    Vetë Enveri kishte thënë: “Do t’i dënojmë si persona të vjetër të agjenturës jugosllave. Me këtë nuk do të dënojmë Daliun dhe Lirinë, por Jugosllavinë për veprimtarinë e saj. Ta marrë vesh Jugosllavia që ne jemi në gjendje të zbulojmë armiqtë, që ky vend mundohet të nxisë kundër pushtetit popullor”. Aranit Çela i kishte dëgjuar me veshët e tij këto fjalë të dilnin nga goja e Hoxhës ku thuhej se Daliu e Liria, duhej të dënoheshin me vdekje. Kështu u bë, trupi gjykues i dënoi me vdekje, edhe pse nuk justifikohej ky dënim, dhe më pas ata të dy u ekzekutuan.
    Grupet armiqësore
    Pas atakut që pësoi zemra e Enver Hoxhës në fund të tetorit 1973, d.m.th pak orë pas festimit të ditëlindjes së tij të 65-të, doli më shumë në pah çështja e trashëgimisë së pushtetit. Enver Hoxha filloi të mendojë për trashëgimtarin e ardhshëm politik të Enverit në krye të PPSH-së, në rast të ndonjë të papriture që mund të sillte vdekja e këtij të fundit. Kështu që nuk është pa rëndësi të thuhet që plani për të shkurtuar kandidatët e papërshtatshëm për trashëgimtarët politikë ka filluar pas vitit 1973. Kështu, periudha 1973-1983 është me të vërtetë një periudhë tejet e përgjakshme në historinë e PPSH-së, viktimë e së cilës janë shumë udhëheqës të partisë dhe shtetit komunist. Jo se më përpara nuk ka pasur periudha të përgjakshme në historinë e kësaj partie, por është me rëndësi të thuhet se në periudhat e mëparshme nuk ka qenë shtruar si këtë herë çështja e trashëgimisë së pushtetit nga Hoxha te një person tjetër.
    Eliminimet
    Hoxha kishte pushkatuar ministrin e Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe. Pas më shumë se 30 vjetëve i erdhi radha Mehmet Shehu, Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut. Pra, në plumb ishin shkuar plot katër ministra të Brendshëm. Por kronologjia e eliminimeve të ministrave ishte e tillë që në vitin 1975 u pushkatua ministri i Mbrojtjes Popullore dhe zëvendëskryeministri Beqir Balluku. Pas tij, u pushkatuan ish-zëvendëskryeministrat Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi. Nga eliminimet e udhëheqësve të lartë të partisë mund të përmendet pushkatimi i Liri Gegës dhe i bashkëshortit të saj, Dali Ndreu. Lufta për “zbulimin e grupeve armiqësore” pas tetorit 1973, s’do të ishte gjë tjetër veçse një luftë që i shërbente dobësimit të klaneve më të fuqishme para se të arrihej te prerja e kokave të mëdha. Kështu, Plenumi i 5-të i KQ të PPSH-së (25-26 korrik 1974) dënoi veprimtarinë e Beqir Ballukut dhe e përjashtoi atë nga Komiteti Qendror e partia dhe e shkarkoi nga të gjitha funksionet shtetërore që ai mbante. Pas pak më shumë se një muaj, radhën do ta kishte në mbledhjen e Byrosë Politike të 10 tetorit 1974, Petrit Dume e Hito Çako. Shumë shpejt ata u arrestuan, u “gjykuan” dhe u pushkatuan. Ndërsa përfundimet i bëri Plenumi i 6-të i KQ të PPSH-së, i cili i zhvilloi punimet më 16-17 dhjetor 1974. Këtu Enver Hoxha mbajti fjalën kryesore: “Mbi përfundimet e diskutimit që u zhvillua në parti rreth veprimtarisë së Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos etj”. Edhe në fushën ekonomike, Enver Hoxha ndoqi të njëjtën taktikë eliminimi me kuadrot kryesorë. Plenumi i 7-të i KQ të PPSH-së që u mbajt më 26-29 maj 1975, përjashtoi nga partia dhe i shkarkoi nga funksionet shtetërore Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin. Në tetor të po këtij viti, Plenumi i 8-të bëri të njëjtën gjë edhe me Kiço Ngjelën e Vasil Katin. Të parët u pushkatuan, ndërsa dy të tjerët vuajtën gjatë në burgjet e diktaturës. Që atëherë, Mehmeti kuptoi se me veprimet e fundit ndaj Këllezit, Theodhosit dhe Ngjelës po i vinte radha atij vetë.

    Të dhëna

    Të ekzekutuar
    5037 burra 450 gra

    Të dënuar politikë
    26788 burra 7367 gra

    Të vdekur në burgje
    988 burra 7 gra

    Të dënuar të huaj
    1215 burra 38 gra

    Funksionarë të ekzekutuar

    Koçi Xoxe
    U ekzekutua më 10 korrik 1949, duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve
    Liri Gega
    U arrestua në vitin 1956 dhe u ekzekutua një vit më vonë më akuzën si antikomuniste
    Dali Ndreu
    U arrestua në vitin 1956, me akuzën si antikomunist
    Teme Sejko
    U arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1970
    Beqir Balluku
    U arrestua në vitin 1974 dhe u ekzekutua në vitin 1975, duke e akuzuar se doli kundërshtar i vijës së partisë
    Petrit Dume
    U arrestua më 1974-ën dhe u ekzekutua më 1975-ën, me akuzën si anëtar i grupit puçist
    Hito Çako
    U arrestua më 1974 dhe u ekzekutua më 1975, si anëtar i grupit ekonomik
    Abdyl Këllezi
    U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”
    Koço Theodhosi
    U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”
    Kadri Hazbiu
    I arrestuar më 15 tetor 1982 i ekzekutuar në vitin 13 shtator 1983, me akuzën si bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Mehmet Shehut, që të dy gjoja kishin drejtuar “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar vendimet e partisë dhe për sjellë kapitalizmin në Shqipëri
    Feçor Shehu
    I ekzekutuar në vitin 1982 me akuzën si agjent i zbulimit amerikan, në kohën kur ishte kryetari i Degës së Brendshme në Korçë
    Llambi Ziçishti
    I ekzekutuar në vitin 1982, me akuzën se gjoja bënte pjesë në “organizatën kundërrevolucionare” të drejtuar nga “Mehmet Shehu”.

    (vijon nesër)

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    NJI DIATRIBĖ E KOTĖ

    Kur asht ēlirue Shqipnia? Nėse asht ēlirue ndonjiherė.

    Ardian Ndreca

    Ka disa pėrgjegje tė gabueme, tė cilat janė tė tilla si rrjedhim i pyetjeve tė gabueme


    Pėr me respektue kujtimin e gjithė atyne qė kanė dhanė jetėn me vetėdije dhe jo rastėsisht pėr lirinė e vendit tonė, nuk deshta me shkrue gja pa kalue mueji i nandorit. Edhe pse liria e vendit tonė duhet festue dhe mbrojtė pėrditė e jo vetėm nė ditėt e fundit tė vjeshtės sė tretė. Mā tepėr duhet festue e mbrojtė prej shqiptarėve sesa prej tė huejve, mbasi ne kemi qenė mā fort rob tė njeni-tjetrit sesa tė huejit. Nė anėn tjetėr ai shqiptar qė pėrdorė dhunėn e paligjshme kundėr shqiptarit nuk asht mā pak i huej se i hueji.

    Por ne kemi fatin e madh me ja lėshue nė shpinė marrinat dhe tradhtinat tona turqve, serbve, grekėve etj. – tė cilėt kanė mujtė me na pėrdorė vetėm pse ne kemi dashtė me u pėrdorė prej tyne. Ata mā sė shumti kanė ardhė e janė shtrue kambėkryq ndėr ne vetėm pse ne i kemi thirrė e i kemi dhanė vend e hyqėm midis nesh.

    Rreth datės 28 nandor pakkush ka dyshime, mbasi ajo datė na kujton vjetin 1443 kur Gjergj Kastrioti nisi luftėn pėr ēlirimin e Arbėrisė prej turqve e na kujton edhe vjetin 1912 kur nė Vlonė u shpall pamvarsia e Shqipnisė.

    Diskutimi polemik, pra diatriba siē i kanė pasė thanė grekėt e lashtė, fillon me datėn 29 nandor, ikjen e gjermanve prej territorit tė Mbretnisė shqiptare dhe hymjen - ndėr shumicėn e qendrave tė banueme - tė trupave tė ushtrisė nacional-ēlirimtare.
    Disa pėrgjegje tė gabueme mvaren kryekėput prej mėnyrės sesi asht shtrue problemi, pra sesi asht paraqitė pyetja.

    E nji pyetje e gabueme asht kjo: a duhet festue 29 nandori si ēlirimi i atdheut?

    Tė gjithė janė dakort me ua lanė kėtė pėrgjegje historianve, tė cilėt mā mirė se kushdo i dijnė kėto punė.
    Historianėt po, ata i dijnė kėto punė, por kush ua mėsoi historinė historianėve tanė tė Lanē-it? Ēka i ka shėrbye atyne si fontes (burime) pėr me shkrue historinė e kėsaj periudhe? Me ēfarė parimesh historiografike u drejtuen ata nė shkrimin e kėsaj historie? A ekziston ndonji ndryshim thalbsor ndėrmjet historianėve tanė tė Lanē-it dhe kronistave qė Mehmet Fatihu merrte mbas vetes gjatė fushatave tė tija luftarake?

    Gjithsesi edhe prej kronistave tė Mehmetit ashtu si edhe prej historianve tė Lanē-it mund tė mėsohen shumė gjana, bile edhe data e saktė e hymjes sė tyne bashkė me trupat e armatosuna nė Shkodėr. Nė fund tė fundit nuk jemi tue folė pėr luftat punike, por pėr nji fakt qė ka ndodhė nė vjetin 1944.

    Puna s’asht nėse partizant kanė hy nė Shkodėr me 28 nė mbramje apo me 29 nė nadje (shyqyr Zotit pa luftė e pa derdhė gjak), pyetja duhet formue ndryshe: a duhet konsiderue 29 nandori si “festa e ēlirimit” tė Shqipnisė?

    Mbi kėtė ēėshtje mund tė hjedhim dy lloje vėshtrimesh: njeni asht formal kurse tjetri i pėrket pėrmbajtjes sė vetė problemit.

    Nga ana formale duhet tė kemi parasysh pozicionin e Shqipnisė simbas sė drejtės ndėrkombtare e duhet tė kujtojmė se mbas 8 shtatorit 1943, ditės sė ramjes sė Italisė fashiste, Asambleja kushtetuese me shpejtėsi tė rrufeshme pikėrisht me datėn 14 shtator 1943 shpalli ndamjen e kunorave tė Shqipnisė dhe tė Italisė dhe njikohsisht shpalli vendin tė pamvarun prej fuqive tė hueja.
    Nga pikėpamja e sė drejtės ndėrkombtare vendi ynė me kėtė akt njihej si sovran pėrpara kombeve tė tjera e edhe prej atyne qė kishin trupa ushtarake nė territorin shqiptar. Kalimi dhe qėndrimi i trupave gjermane rregullohej nė bazė tė ligjit tė sovranitetit, i cili – jo vetėm pėr Shqipninė e dobtė – por pėr tė gjitha kombet pjesmarrėse drejtpėrdrejtė apo tėrthoras nė luftė mbetej nji sovranitet nė diskutim.
    Gjithsesi «diskutimi» ishte lanė pėr mbas luftės, e nė fakt u bā nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku u ndanė meritat dhe pėrgjithsitė, u paguen damet dhe u morėn damshpėrblimet.

    Qė Gjermania nė fundin e vjetit 1943 e kishte marrė teposhten kėtė gja e kishin kuptue gati tė gjithė, prandaj lufta e Lanē-it ishte kryesisht nji luftė pėr pushtet e si e tillė drejtohej kundėr atyne forcave tė mbrendshme qė mund tė kishin shanse me marrė fuqinė nė dorė. Ai qė e kishte kuptue mā mirė se tjerėt kėtė strategji tė Lanē-it ishte Mit’hat Frashėri i cili u pėrpoq me organizue nji forcė kundėshtare por nuk pat sukses.

    Pėr me kuptue mėnyrėn sesi luftonin forcat e Lanē-it kishte me shėrbye leximi i kujtimeve tė emisarėve anglez pranė forcave partizane. Pėrpjekjet e partizanėve me trupat gjermane nė afėrsi tė zonave tė popullueme baheshin nė mėnyrė qė gjermanėt tė kryenin raprezalje ndėr civila, tue bā nė kėtė mėnyrė qė populli tė urrente okupatorin e t’i afrohej nacional-ēlirimtares.

    E gjithė lufta partizane zgjidhej me prita dhe me pusina ndėr gryka e nė vende tjera tė mbrojtuna deri diku pėr sulmuesit, por jo aq tė mbrojtuna pėr katundarėt qė banojshin andejpari. As historiografia komuniste nuk ka mujtė me pru fakte tė ndieshme pėr ēlirime tė mirėfillta qytetesh e fshatrash, tė cilat realisht kanė ardhė si pasojė e tėrheqjes nė formacione luftarake (pra, edhe tue luftue) tė trupave tė Wehrmacht-it.
    I vetmi moment “triumfal” asht ēlirimi i Tiranės prej komandantit par excellence Mehmet Shehut. Por nė fakt plani pėr ēlirimin e Tiranės, i cili ishte pėrpunue prej Velimir Stojiniqit, dėshtoi krejtsisht, mbasi trupat e Brigadės sė parė nuk qenė tė zonjat me i pre rrugėn e tėrheqjes drejt veriut gjermanėve.

    Kėtė gja e tregon fakti se gjermant ikėn pėr nė Shkodėr dhe e dishmojnė nė kujtimet e tyne edhe partizanėt italianė qė morėn pjesė nė sulmin ndaj kryeqytetit.
    Mbetė Shkodra, e cila i pau partizanėt atėherė kur nuk shiheshin mā ndėr rrugė gjermant.
    E gjithė kjo strategji qė pati efekte relative nė bilancin global tė luftės, nuk ua zbehė meritat atyne tė rinjve e tė rejave qė si idealistė dhe si atdhetarė tė vėrtetė luftuen e dhanė jetėn pėr tė mirėn e Shqipnisė nė tė gjitha frontet. Por nuk mund tė vazhdohet ende me u pėrdorė sakrifica e tyne apo e nji pjese tė tyne pėr me legjitimue logjikėn e terrorit komunist qė pasoi nandorin e vjetit 1944 nė Shqipni.

    Formalisht vendi ynė ishte sovran qysh nė vjetin 1943, por realisht nuk ishte i tillė.
    Formalisht lufta nė Shqipni mbaroi nė nandor tė vjetit 1944, por nė tė vėrtetė ajo nuk pėrfundoi nė ketė datė por vijoi pėr mā se katėr dekada.

    Luftėn nė Shqipni e vazhduene forcat partizane, mandej batalionet e ndjekjes, policia popullore (u mendue sė parit me u quejt milicia popullore si nė Jugosllavi) e degėt e punėve tė mbrendshme, e vijuene forcat vullnetare, spijujt vullnetarė... e gjithēka tjetėr vullnetare simbas nji vullneti tė vetėm. Pra, nji vullnetarizėm qė tue ia mpi trunin njerzve i afroi gjithnji e mā fort me kafshėt.

    Ajo qė deri nė vjetin 1944 kishte qenė nji luftė civile e nisun me prishjen e vendimeve tė Pezės dhe tė marrėveshtjes sė Mukjes tashti u shndrrue nė luftė tė klasave e cila ka vijue efektivisht deri nė vjetin 1990.

    A mund tė festohet ēlirimi i Shqipnisė kur vendi ynė s’ka qenė pėr asnji moment pa ketė gjendje luftet shumė tė rreptė qė ka pase viktimat e veta!
    Gjatė periudhės sė komunizmit kemi: tė pushkatuem 5037 burra dhe 450 gra. Tė burgosun 26788 burra dhe 7367 gra. Tė vdekun nė burg: 988 burra dhe 7 gra.

    Shifrat padyshim qė janė tė pasakta, por pėr shkak tė mangėsive e jo tė shtesave.
    Mungojnė shifrat e sakta, mungon numri i tė internuemve e i tė dėbuemve, mungojnė lotėt e vuejtjet e tė pafajshėmve, mungon shkatėrrimi moral dhe ekonomik i vendit.

    A mund tė themi atėherė se vendi ynė ishte nė gjendje paqet dhe qė tek ne nuk kishte pushtues tė huej?
    Kryefjala e luftės ishte «hakmarrje rini» e deri edhe vetė autorja e kangės ra pre e kėsaj hakmarrje, mbasi me zjarrmin revolucionar alias terrorin e kuq nuk mund tė luhet kollaj pa u djegė.

    Nė fund tė viteve ’80, atėherė kur shtetin socialist e kishte marrė lumi, vetėm nji institucion i tiji funksionte: institucioni i shtypjes dhe i terrorit, ai qė karakterizon jo gjendjen e paqės por gjendjen e luftės.
    Paqja, bashkimi dhe vllaznimi mbarėkombtar nuk kanė si shprehje tė veten terrorin dhe krimin shtetnor.

    A ka ndonji ndryshim ndėrmjet shqiptarėve qė janė vra prej italianėve e gjermanėve gjatė Luftės sė Dytė botnore prej atyne qė ka vra klika e Enver Hoxhės gjatė luftės sė klasave deri nė vjetin 1990?

    Pse atėherė tė mos quhet dita e 29 nandorit dita e robnisė dhe e fillimit tė terrorit qė zgjati pėr gati 50 vjet?

    Kah ana tjetėr dita e nėnshtrimit dhe e humbjes sė gjithė tė drejtave dhe lirive demokratike tė nji kombi nuk mė duket se ka arsye me u quejt “ditė ēlirimit”.

    Romakėt nė tė tilla rasa thojshin: «bellum manet, pugna cessat», pra, lufta vazhdon edhe pse beteja ka heshtė. E lufta ka vazhdue tue konsiderue kundėrshtarėt politikė si anmiq dhe tue i trajtue anmiqt si kriminela ordinerė, tue i lejue vetvetes tė drejtėn e raprezaljes (ashtu siē bajshin nazistat) atėherė kur nuk mund tė kapeshin autorėt e vėrtetė tė aktivitetit subversiv, tue ba qė lufta e klasave tė kthehej nė nji luftė totale, e cila s’pėrjashtonte as vetė krenat e komunizmit shqiptar.
    Komunizmi asht doktrina qė pohon se njeh ligjet e historisė njerzore ashtu siē i njohin shkencatarėt ligjėt e natyrės, e kėshtu qė autorizon pėrdorimin e dhunės reale pėr realizimin e sė mirės utopike. Kudo ku kjo ideologji ka veprue dhuna dhe vuejtjet kanė qenė diēka reale, kurse e mira diēka qė duhet tė arrihej nji tė nesėrme qė s’mbėrrinte kurrė. Doktrinė e mirė, por ka vetėm nji tė keqe qė tė mirėn s’e realizon asnjiherė.

    Nji pjesė qė e ndoqėn qenė thjeshtė tė dashunuem mbas nji mirazhi, pjesa tjetėr qenė njerėz pa parime morale e pa karakter, kurse pjesa mā e madhe qenė thjesht frymorė tė pandėrgjegjshėm e tė tillė kanė mbetė edhe sot. Tė parėt janė stuhia e ēdo gjenerate, tė dytit janė turpi i saj ndėrsa tė tretit janė mjerimi, ai mjerim qė na persekuton edhe sot prej materniteteve deri nė vorreza.

    Nė histori ka shumė rasa kur nji diktator, nji satrap, nji despot ka vra nji diktator tjeter dhe ka zėvendsue nji tiranķ me nji tiranķ tjetėr. Por, fakti qė ka vra nji diktator tjetėr a mund t’i japin diktatorit tė ri tė drejtėn me u quejt ēlirimtar? Popujt antikė nuk kanė pasė dyshime: ndėrmjet dy tė kėqijave absolute, nuk ka vend me u gėzue e me festue, por vetėm me kujtue e me qa tė vramėt e tė gjitha anėve, ata qė e dojshin lirinė dhe jo ata qė dojshin me ndrrue nji tirani me nji tjetėr.

    Ka 15 vjet qė po pėrpiqemi me ndėrtue nji urė qė tė na ēojė drejt paqės, nji urė qė vjeti 1997 e dogji me rranjė e me themel, nji urė mbi tė cilėn shpresojmė qė do tė shkojnė drejt nji tė nesėrme paksa mā dinjitoze brezi i ri i shqiptarėve tė ēliruem prej hijeve tė sė kaluemes, por edhe nji urė qė duhet tė jetė nji «ponte dei sospiri» pėr ata qė duen me e mbajtė ende Shqipninė nė gjendje luftet me vetveten.

    Duhet tė kultivojmė frytet e arsyes e tė humanizmit dhe jo tė pėrulemi pėrpara triumfit tė barbarisė dhe tė dhunės sė pashoqe, e cila nuk shenjon asnji fitore pėr gjininė njerzore por vetėm thyemje, thyemje dhe poshtnim.

    E thyemjet e poshtnimi kujtohen por nuk festohen.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    topi sja lun fjalet .. ketij ndreces..

    labeat.. c'moshe ka ky djal?

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    topi sja lun fjalet .. ketij ndreces..

    labeat.. c'moshe ka ky djal?
    Rreth 35. Asht shkodran, profesor filozofijet ne Universitetin Urbanian ne Rome.

  8. #158
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    A ka mundesi te na e shqiperoni ate shkrimin lart qe te mund ta lexojme?

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ta shqiperon gjishi se ka qen me batalonet e ndjekjes ne veri e u ka kire tëmen ature burgjezave na shkodra e ature bajrako reaksionareve nga puka e kelmendi.. e me ate rast ka mesuar pak gegërisht..

    e nashi po i ve kapak une ketire diskutacioneve.. ju vazhdoni po deshet..

    pse ka rendesi dhjetori studentave..
    sepse solli lirine e shtypit mes tjerash..
    po cfar solli kjo liri shtipi..
    solli boll gjera..
    mes tjerave folen njerzit e shum te vjeter lan kujtimet e tire ne duar te gazetareve te rinj shumica bira ku.rvash te ish nomenklatures..
    por megjithate ne populli dicka lexuam.. edhe mesuam..

    ja nje xhavahir qe e kam lexuar e eshte dhe ne forum bile diku ne temat historike..

    citonte njeri pjese nga kujtimet e veteranit Shyqyri Kellezi..
    Shyqyri Kellezi eshte ose ishte ( ndoshta nuk rron me mbas dekadash perdhunim qe i beri atij dhe familjes kellezi Partia qe ai me shok e mbajti mbi shpine si kacile vezesh ter kujdes e vetmohim) ..vertet veteran i levizjes.. nacional clirimtare ose komuniste ose antifashiste..quajeni si te doni..

    duke qene nga nismetaret e levizjes ne tirane si dhe baze e levizjes me rroc e poc.. e me far e fis.. i ngrati ai dinte shume per te vertetat..e gjerave..te saj luftes clirimtare apo te gjakut te deshmoreve.. etj..

    ja cthoshte i ngrati shyqyri kellez( te cilin si emer e njeh cdo tiranas.. te pakten cdo tiranas qe baben e ka tiranas.. ) per nje ngjarje te luftes..
    po e them me fjalet e mija (brari) ktu e kush do ta gjen ne forum origjinalin..

    isha tha ( shyqyri Kellezi) pergjegjes i rojeve te sigurimit te shtabit pra roje i Enverit, Milladinit e atyre tjereve me kryesoret e shtabit.. ishim ne Panarit te Korces..diku nga meso- fundi i 44-tres.. dhe..ne ate kohe shtabi me ndihmen e anglezeve kishte vendosur radio nderlidhje me shtabet e korparmatave partizane..
    pran radios thot ai po rrinte enveri me Miladinin.. e po prisnin nje lajm me shum interesim..
    cte ken valle po mendoja une..qe isha disa hapa larg tyre..
    erdhi radiogrami dhe sapo mori Enveri me Miladinin kte lajm pashe se qe te dy u hodhen perpjete nga gezimi e u puthen e u perqafen me njeri jatrin..
    lajmi tregonte se.. ishte vrare Mustafa Gjnishi..
    U trondita thot i ngrati Shyquri..e nuk di si e mbajta vehten.. E njihja personalisht Mustafa gjinishin dhe e dija vleren e tije si krijues i Pezes dhe i levizjes nacional-clirimtare dhe si njeriu nr 1 me injohur ne popull nga radhet e krahut Partizan..
    Mbas pak ata..Enveri dhe miladini dhan nje radiogram per gjithe shtabet partizane kudo ne shqiperi..
    Ky lajm thoshte pak a shume..keshtu..
    Popull shqiptar.. me hidherim te thelle lajmerojme se u vra nga nazistet Heroi luftari e udheheqesi i shquar i Luftes Nacional-Clirimtare Mustafa Gjinishi..
    urdherojme tere komandat partizane dhe keshillat nacional clirimtare ne tere teritoret tona te vendosin ne gjysem shtize flamurin ne shenj zie e respekti per humbjen e madhe te heroit Mustafa Gjinishi.. etj etj..

    ---------


    kaq mjafton.. per cilindo qe ka nje minimum njohurish per historine tone.. qe te kuptoje sa e ka care athere dhe e can tani menderen PPSh-ja e Ps-ja e edvinua e Ramizi e Nexhi e tosi e Lir Metua e Dokle zabiti e majkua me adnan qatipnë me shoke.. per luften..per antifashizmin per gjakun e tjera..

    pra ne fund.. a mund te festojne, nderojne, perkujtojne.. kanibalet.. dicka te shenjte..
    jooooooooo..
    kanibalet skan fest tjater vec..kur shtrohen mbi nje kufome e ta hane e te lyejn turinjte me gjak..
    tjerat i kan hipokrizi..
    kte e verteton shyqriu e shum e shum ish luftar tjere e i ve kapak historiku i plenumeve kanibalo-staliniste..te shkruara po nga vet ata..

    qashtu..

    dhe fare ne fund..
    pse grij sallat andej nga punet e kosoves une..

    sepse po perseriten te njejtat metoda dhe atje.. nga bijzat-shushnja te ppsh-PS-se ..
    atje kan instaluar nje aparat regresiv kanibal ustallaret e PPSH-se.. kuptohet me enveriste Kosovare te trajnuar nga ekspertet Ps-iste shikoiste kloso edvino mejdano ramizo- nanoiste..
    Rasti i vrasjes se luftarit te mirnjohur ilir konushevcit eshte gati si 2 pika uji i ngjashem me rastin Gjinishi..

    kurse kulmi eshte ne rastin DRINI..
    e vrasin drinin.. dhe ja bejne nje ceremoni varrimi "shoket" e luftes.. dhe..i mnajne dhe nje fjalim ose referat..sic i thon andej..

    vrasesi mbas varrimit..i thot shoferit..te vet..
    e more Rasim.. qyky gjuks.. te vret e ta knon referatin.. e u zgerdhi..

    qelloj njeri ky rasimi e nuk duroj ma.. dhe..
    historine tash e di gjith kosova..


    rrofshin ata qe rrin shtrember e flasin shtrember.. kur thot i mencuri ciu ciu..
    do rrojn shume se.. terr syri su ben..

    ne gomeret ( pak jemi ktu ne forum) hidhrohemi kur degjojm tragjedi njerzore..e sidomos kur jan bashk kombasit tane.. e behemi keq..
    keshtu jemi gatuar..
    kanibale sbehemi dot..
    keq shume..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-12-2005 mė 20:40

  10. #160
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Dobesia e Demokracise eshte se i jep edhe injorantit dhe te pavlerit te drejten per te propaganduar opinionet e veta. Dhe ja keshtu ne Shqiperi dalin lloj lloj amatoresh e cobene malesh qe jo vetem s'dine te bejne argument sepse flasim per Diktaturen e Hoxhes kur debati eshte per LANC, por edhe s'dine akoma se ka shtet dhe shteti nuk eshte fis apo klan bajraktar seicili me gjuhen e vet.

    Vini re nje detaj qe anashkalohet jo pak here nga kritiket perverse te Hoxhes. Te gjitha argumentat e tyre, dhe cdo mentalitet qe shpalosin ata qofte ne forme apo ne substance, eshte ne thelb anti-shtet. Ata mohojne vlerat, datat historike, vete heronjte, shtetin e shkaterruan sic bene ne 97. Edhe kur shkruajne ata nuk duan te njohin nje standard gjuhe qe eshte nocion shume themeltar i shtetit, si dallim nga nje bashkesi fisesh. Ata flasin per diktature, por si mund te mos kishte diktature mbi Gjon Markagjonet, Prek Calet, Hamit Matjanet e bajraktare te tjere mesjetare qe therrnin femra kur ato kerkonin te emancipoheshin, apo vrisnin mesuset kur ata kerkonin te ndertonin shkolle. Keta bajraktare vetem per demokraci nuk luftonin.

    Si nuk flet askush ketu per Xhafer Deven dhe ata dhjetra te masakruar ne 4 Shkurt pikerisht nga dora e tij, apo ata nuk perbejne jete qe duhen nderuar??

    Pse s'flet Ndreca yne, per vrasjet, djegiet dhe shkaterrimet e Markagjonit ne fshatrat e jugut per hir te Italise kur ai ishte minister i brendshem, aq sa edhe vete shefi i tij, kryeministri Maliq Bushati u largua nga Pariani ( iderguari i Duces ne Shqiperi) pasi Bushati vazhdimisht ankohej dhe bente presion kunder Markagjonit dhe taktikave te tia brutale.

    Pse nuk flet askush ketu per luften e Gjormit ku kunder italise luftuan edhe Ballistet, por ashtu sic thote edhe vete Ermenji, rreth 15% te trupave italiane perbeheshin nga bajraktere e ndjekesit e tyre.

    Pse nuk flet ketu njeri per ata 4500 partizane qe vdiqen vetem gjate operacionit te dimrit (sipas Bernd Fisher), pikerisht kur forcave gjermane u ishin bashkuar edhe 10 mije trupa nacionalitesh qe i ndiqnin ata kemba kembes.

    Pse nuk flet njeri ketu per ata 131 partizane te kapur rob, 18 mes tyre femra, te gjithe te ekzekutuan gjate 19 Shtatorit dhe 23 Tetorit te 1944, ne kampin e perqendrimit ne Prishtine, pikerisht nga nacionalistet shqiptare.

    Pse askujt nuk i dhimbset gjaku i Persefoni Kokedhimes apo Bule Naipit qe u varen nga Gjermanet bashke me Ballistet ne mes te Gjirokastres?


    Te rreshtosh te viktimat e diktatures eshte e lehte, po pse valle askush nuk do te konstatoje ato mijera jete qe u shpetuan psh nga tharja e kenetave, vaksinimi total ne mase, dhe zhukja e epidemive. Pse askush nuk flet per se sa jete shpetoi rregjimi i Hoxhes vetem nga ligji dhe rendi qe vendosi duke eleminuar krimin thuajse totalisht. Ne shqiperi sikur tu lihej dore e lire fiseve dhe sjelljes klanore te zonave te tera, me ritmet e humbjes se jeteve mbas 90, vetem nga kanuni dhe ligjet apo mentaliteti mesjetar do ishin vrare mbi 5000 mije vete per ato 50 vite.

    Qysh prej 1990 ne Shqiperi, nga mungesa e shtetit civil (jo atij politik), jane vrare mesatarisht 2.3 here me shume shqiptare ne vit se gjate rregjimit te komunist. Vetem ne 1997 u vrane 3000 vete pikerisht nga konflikti i brendshem, intoleranca politike dhe shkaterrimi i shtetit. Vetem police jane vrare mesatarisht 30 ne vit. Apo keta jane mish per top dhe nuk duhet ti faturohen faktit se shqiptaret edhe ne 1990 nuk ishin gati per dekoraci e te drejta si ato qe hedhin ne leter ca merhume malesh. Me shume se demokraci kerkoni shtet dhe qeveri qe ti nenshtronte ne ligj dhe rregulla te perbashketa.

Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •