Eshte interesant ne kete teme se sa pak prej jush ju intereson qe te njihni te verteten historike, dhe sa bukur mundoheni te perligjni paragjykimet e trasheguara. Ky debat mbi Diten e Clirimit, si shume debate te tjera qe jane bere dhe do te behen ne ditet qe do te vijne, jane simptomat e "krizes se identitetit" qe e gjejme tek cdo shqiptar qe deri dje perandori/sulltani/mbreti/diktatori i diktonte me force, kurse sot mundohet te rigjeje vetveten ne liri.
Ne kete teme do te lexoni shume mendime:
Do lexoni ata qe jane dakord me cdo vendim qe del nga goja e krereve te PD apo PS, pasi jane ushtare te moderne me tru te stakuar qe e shkrepin kollaj armen pa u menduar shume sa here qe komandanti i tyre jep sinjalin. Pune e madhe se si eshte e verteta, pune e madhe se cfare na rrefen historia, e rendesishme eshte te ruajme llogoren tone, apo jo brari e kompani?
Do te lexoni edhe pinjollet e komunisteve te djeshem qe tek lufta nacional-clirimtare shohin rrezen e vetme te drites ne erresiren totale 50 vjecare qe mbolli komunizmi me anen e baballareve te tyre ne Shqiperi. Lufta nacional-clirimtare dhe triumfi i partizaneve eshte arritja e vetme me te cilet pinjollet e ish-veteraneve apo njerezve ne sherbim te rregjimit komunist mund te ndihen krenare. Apo jo Leshator e vioxx e kompani?
Do te lexoni edhe shqiptaret nga veriu i Shqiperise qe luften e II boterore e shohin si nje kapitull te erret ne historine e tyre pasi gati gjithe veriu i vendit u kthye ne sherbim te kampit nazi-fashist dhe dha nje kontribut shume te vogel ne luften nacional-clirimtare. Keta jane ata qe mundohen te minimizojne luften nacional-clirimtare dhe vlerat e saj historike duke ulur numrin e te reneve, numrin e brigadave sulmuese, luften e kryer. Mundohen te mbulojne turpin e baballareve te tyre duke hedhur balte mbi sakrificen e mijera shqiptareve qe humben jeten nga ajo lufte. Apo jo Labeat e kompani?
Do te lexoni edhe ata qe jane gati te rishkruajne historine e Shqiperise me doren e tyre ne kete forum, ne kete moment kur thone se "29 nentori nuk mund te jete dita e clirimit te Shqiperise pasi eshte edhe dita e clirimit te ish-Jugosllavise." Pra per kete kategori njerezish, dita e clirimit nuk eshte nje perfundim llogjik i nxjerre nga njohja me faktet historike, por cdo dite eshte e mire per aq kohe sa nuk perkon me diten e clirimit te ish-Jugosllavise! Kesaj i thone, "per inat te sime vjehrre do te fle me mullixhine", thote populli shqiptar.
Do te lexoni edhe mesazhin e djalit te atij qe e drejtoi luften nacional-clirimtare qe eshte gjeneral vete dhe sot mban edhe postin e presidentit te vendit. Dhe presidenti Moisiu thote gjithcka me nje fjali: "Krenarë se u renditëm mes fituesve" Dhe kjo fjali i permban te gjitha te vertetat historike brenda. Permban te verteten se lufta e II boterore ishte nje lufte civile ne Shqiperi ku shqiptaret ishin te ndare ne kampet pro dhe kunder nazi-fashizmit. Permban te verteten historike se ai gjaku i derdhur i atyre partizaneve te varfer e te pa shkolluar neper male eshte kostoja qe ben te mundur qe ne sot mund te ndihemi krenare qe ishim ne krahun e fitimtareve. Permban edhe te verteten tjeter historike se me e rendesishme se debati mbi nje date clirimi, eshte nevoja per vendosjen e luftes nacional-clirimtare ne kontekstin e duhur historik, te ndare me thike nga politika e pas-luftes apo pas-komunizmit. Dhe nese ju do ta benit nje gje te tille, nuk do te shqetesoheshit shume per daten, por do te nderonit gjakun e derdhur dhe sakrificen e cdo shqiptari qe humbi jeten per lirine e popullit te tij.
Albo
Krijoni Kontakt