SHBA shqyrton planin e transformimit të TMK-së
UASHINGTON (24 Dhjetor) - Qeveria amerikane shqyrton planin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dikur të formuara nga pjesëtarët e Ushtrisë së shpërbërë Çlirimtare të Kosovës. Grupi i ekspertëve ka përgatitur "për Këshillin për Siguri Kombëtare" propozimin e planit me të cilin parashikohet rikonstruktimi dhe pezullimi i TMK me largimin e anëtarëve të dyshuar për krime të luftës, aktivitete subversive dhe veprime kriminale. Përgjithësisht, plani në fjalë e parasheh vënin e TMK të transformuara në kornizën e propozuar të strukturës së re të sigurisë, e cila do të quhej "Këshilli i Kosovës për Paqe dhe Siguri Publike" dhe do të ishte nën kontrollin ndërkombëtar civil dhe ushtarak. Në dokument, gjithashtu sugjerohet se duhet të paralajmërohet komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku që t'i zbatojë "standardet e sjelljes profesionale", por kërkohet edhe mbëshetetja e tij në aksionet të cilat UNMIKU i zhvillon kundër ish-pjesëtarëve të UÇK të dyshuar për krime lufte, dhunë politike, si dhe pjesëmarrjen në krimin e organizuar. ro/mr (BalkanWeb)
---------------------------
------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt