Nga Kolec Traboini
Pasi kisha dėgjuar tėrė komentet e politikzhbėrėsve shqiptarė, sepse nuk mund t'i konsideroj kurrė politikbėrės, sa kohė qė flasin roma pėr toma, e sa kohė qė mbllaēisin nė parlament sikur tė kishin para njė tufė hajvanėsh e jo njė popull relativisht tė shkolluar, qė i ndjek nėpėrmjet mediave audiovizive duke vėnė duart nė kokė prej lemerisė. U shtriqa pra edhe unė si populli im para ekranit tė televizorit. Nė Amerikė ēdo gjė kish pėrfunduar dhe njerėzit tė nesermen i qenė kthyer punės. Nė fakt qė atė ditė i qenė kthyer, 4 Nėntori jo mė kot ėshtė lėnė ditė zgjedhje, sepse tė punosh ėshtė votė e tė votosh ėshtė punė. Kjo ėshtė Amerika...
U pėrqėndrova nė dy momente qė trumbetonte mediabumi televiziv shqiptar, e para nė votim-improvizimin grotesk sikur shqiptarėt po votonin pėr Shtėpinė e Bardhė nė Hotel Sheratonin e Tiranės , ku i nderuari ambasador amerikan i akredituar nė Tiranė, qė i takon atij grupimit politik qė ėshtė nė ikje nga Shtėpia e Bardhė, shpalli me seriozitetin me tė ēuditshėm diplomatik, qė kaq pėrqind i mori Obama, kaq pėrqind i mori Mcain dhe kaq vota ishin tė pavlefshme nė pseudovotimin grotesk tė Sheratonit. Kaq serioz ishte kjo lojė kukamshefti sa u tha se Obama mori votat (prej koti) tė shqiptarėve nė proporcion tė drejtė me verdiktin qė dha populli amerikan nė tė drejtėn e vazhdimėsinė e tij historike tė demokracisė progresive.
E kėshtu konkluzioni na del se niveli i kopesė politike shqiptare nė votim groteskun e Sheratonit ishte thuaj i barabartė me pjekurinė e popullit amerikan. Serioziteti i shtirur i politikanėve shqiptarė arriti deri atje sa njė politikan nėn hije si Majko, me intuitėn e gjirokastritit ju shmang kėsaj loje bajate e deklaroi nė njė nintervistė se nuk kish pranuar tė votonte( me njė fjalė kish abstenuar). Ndoshta ndonjė trutharė i politikzhbėrėsve tė Tiranės ja morėn pėr tė keq Majkos, sepse po dilte nga grigja e atyre qė trumbetojne me tė madhe qė po ju bie bretku duke ecur nė udhėn e demokracisė amerikane. Mund qė edhe kundershtarėt politika t'a konsiderojnė kėtė abstenim si "antiamerikanizem". Ēfarė nuk gatuan guzhina e "Sheratoni".
Si u pronuncuan tė gjithė politikanet e dinjitarėt e qeverisjes nėpėr mediat vizive, madje edhe i kryesocialistit nga Londra, ėshtė e natyrshme qė radha t'i vinte edhe presidentit qė mesa dukej edhe ai kishte gdhirė nė Sheraton, sepse fjalė pėr fjalė tha: "Kaluam njė natė pa gjumė!".
Duke qėnė se jam qytetar amerikan qė nga koha e Klintonit dhe interesohem pėr ardhmerinė e popullit ku jetoj, po aq dhe popullit shqiptar tė cilit i pėrkas qė nga lindja e deri nė vdekje, mendoj se kam tė drejtė tė pyes "Pse ndėnjėn pa gjume politikanėt e shtetarėt shqiptarė?". Po kėta nuk po ēajnė kokėn pėr popullin e vet e si po tundohen aq shumė se ē'po ndodh nė Amerikė. Mirėpo, pasiqė analizova situaten politike shqiptare, ku tėrė pushtetarėt e politika shfaqen si njė varg qepėsh, qė po hoqe njė kokėqepe nė krye, tė gjitha rrėzohen rrakapjekthi, arrita nė mendimin se kanė ndenjė pagjumė me tė drejtė.
A nuk brohoriten demokratėt shqiptare mė shumė se antarėt e partisė republikane amerikane, kur u zgjodh pėr tė dytėn herė Bushi i ri, duke nėnkuptuar se qėndrimi i republikanėve edhe me tej nė Shtėpinė e Bardhė, do tė ishte njė faktor zotėrues pėr tė ardhur tė djathtėt nė pushtet ne Shqiperi, dhe vertetė erdhėn. Tani a nuk kanė tė drejtė tė brohorasin deri nė kupė tė qiellit tė majtėt shqiptare tė shpartalluar, por me dėshirėn delirante qė rotacioni i pushtetit tė zhvillohet pėr nga krahu i tyre. Dhe paradoksi ėshte ky: ky taborr politikanėsh ndėnji pa gjumė pėr zgjedhjet nė SHBA, kur amerikanėt e thjeshtė, pasi qė kanė hedhur votėn e tyre, tė lodhur prej punėve tė ditės, kanė shkuar e kanė bėrė kokrrėn e gjumit.
Epo, thashė me vete, amerikanėt e lodhur si kanė votuar, kanė fjetur tė qetė e pa ankthe, edhe kėndej populli shqiptar bėri kokrrėn e gjumit. Vetėm politika nuk fle. Pėrse kjo pagjumėsi politike. Ēfarė kanė krerėt e politikės, qeverisjes e tė shtetit qė nuk flėnė por dėnden me skoē uiski nė "Sheraton" ku edhe improvizuan njė gallup elektoral. Halli i madh i ka mbledhur tė dy palėt, tė djathtė e tė majtė, sepse duke e ndjerė vehten tė tėrhequr pas qerres sė botės, ata nuk mund tė flėnė. Po sikur, na ruaj zot, i posazgjedhuri tė mos i ketė pėr zemėr partinė tonė politike? Na mori lumi...Ndaj si zė gjumi. Kėta tė mjerė politikzhbėrėsit tanė, tani po pėrpiqen tė kapen pas Obamės, duke thėnė se presidenti i ri do tė bėje mrekullira por politika amerikane nuk ndryshon. Mrekulli qė kėta riqnat e politikės sonė shqiptare duan t'a pėrfitojnė duke i zgjatur jeten vetes duke u zhgarrėzyer edhe mė tej nė kurriz tė mjerit popull, i cili nuk pėrjeton me ankth se kush president amerikan shkon e vjen, se Amerika di t'i bėjė punėt e veta, por si t'ia bėjė me kėta derdimenėt e politikės sonė qė ngjasin me njėri tjetrin si dy pika uji, a diē mė keq, si njė m.... i ndarė pėr gjysėm. Po na vjen 2009 e populli shqiptar pėrjeton dilemen e vet: Ēfarė tė zgjedhė nga dy gjysmat?!
Krijoni Kontakt