Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Exclamation Pavarësia e Kosovës së shpejti në Hagë

    Sic e dinë shumica , besoj , së shpejti Shteti i Kosovës , do të dalë para gjykates ndërkombëtare të Hagës , për të dëshmuar legjimtimitetin e shpalljes së pavarsisë.

    Cfarë mendoni për këtë qështje?

    se nuk jemi në një gjendje të favorshme ndaj shkijeve , është dhe fakti që ata arriten që ¨, tani jo vetëm persona të caktuar si rrasti i Limajt dhe Haradinaj , por e gjith Kosova teni u hodh në gjyqin e Hagës.

    Fajtori i favorizimit të shkijev endaj Kosovës dhe shqiptarëve në Kosovë , janë politikat e gabuara dhe antishqiptare të vet organeve të Kosovës.

    Në vend se serbija të gjendje në Hagë dhe nën masa të rrepta ushtarake ndërkombëtare , dhe duke pasur rrth 30000 vrasës masiv në burgje rrepsisht të kontrolluara nga njësi speciale , është Kosova ajo që duhet të mbrohet ndja gjykimeve nga sebija.

    Deri kur do të na udhëheqin kësi politikan palaqo nuk e di , por deri sa nuk do të bëhen ndryshime rrënjësore në politikën udhëheqëse të vendit , do të jemi ne ata që duhet të mbrohemi nga ata që na akuzojnë , e që duhet të kishte ndodhur e kundërta.

    Politikanët paloqo të Kosovës , shprsojn në fitore , në gjyqin ndërkombëtarë.

    Unë , shpresoj në fitore , sepse jan angazhuar advokat të fuqishëm evropian.

    Por po të kishi qen politikanët tanë ashtu sic duhet të ishin , ata duhet të mendonin edhe për humbje.

    Cfarë atëher nëse?!

    Nuk besoj se politika e jonë ka ndonjë strategji për opcionin e humbjes.
    Humbje do të na sjell në një situat që , do të shtyhet pranimi në OKB për kohë të pacaktuar , e kjo rrjedhimisht humbje të paimagjinuara të popullatës sonë , edhe ashtu të mbetur mbrapa , jo në krahasim me shtetev e Evropës po me ato të rajonit.
    Qëllimi i serbie është ky!

    Duke e theksuar edh njëher se dëshira ime është që të dalim fitues, pres që të japni mendimin e juaj në lidhje me këtë qështje të rëndësishme për Kosoven dhe popullin shqiptarë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

    Eksperti britanik Majkëll Vood ka thënë se tashmë deklarata për fillimin e procesit në Hagë është përfunduar dhe ajo do të deponohet, para datës 17 prill, në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë


    “Ne kemi bashkëpunuar me avokatin Majkëll Vood dhe kemi përgatitur një dokument të shkëlqyeshëm, për të mbrojtur Pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha presidenti Sejdiu.
    Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

    Përballja e Kosovës me Serbinë do të ndodhë më 17 prill të këtij viti, kur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për herë të parë palët do të deponojnë deklaratat e tyre me shkrim lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ndonëse kanë mbetur më pak se një javë kohë, Serbia do të përjetojë edhe një humbje karshi shtetit të Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për të dëshmuar në Hagë se shpallja e pavarësisë ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, është bërë konform vullnetit të popullit dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, argumente bazë të fuqishme për legjitimitetin e pavarësisë.

    Ndonëse zyrtarët institucionalë shprehen se kanë argumente të shumta për të dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, megjithatë për shkak të ndjeshmërisë së procesit Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka publikuar strategjinë dhe sigurinë e informacioneve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i beson punës së avokatit Majkëll Vood. Ai deklaron se për procesin e GJND-së Kosova ka dosjet e saj të kompletuar. “Për ne është me rëndësi që edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dalim me dosjen e kompletuar dhe kujtoj që është e kompletuar mirë. Besojmë në punën e madhe, të njerëzishme dhe juridikisht të qëndrueshme e të argumentuar të z. Majkëll Vood”, tha presidenti Sejdiu. Ndonëse nuk ka dashur të flas hapur për përmbajtjen e dokumentit me të cilin do të prezantohet Kosova në GJND, ai është i bindur se është një dokument që sjell argumente të rëndësishme për të gjitha zhvillimet. Megjithatë, ai pohoi se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me z. Vood dhe i kanë ofruar atij të gjitha argumentet e kërkuara. “Ne jemi konsultuar mirë dhe gjithçka që është kërkuar nga institucionet e Kosovës ne e kemi ofruar. Natyrisht ne kemi bashkëpunuar edhe me të emëruarin nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, avokatin Majkëll Vud. Mendoj edhe një herë se është një dokument i shkëlqyeshëm, që sjell argumentet më të rëndësishme të mundshme për të gjitha zhvillimet tona”, tha Sejdiu, sipas të cilit Majkëll Vood e ka borxh që ta prezantojë Kosovën ashtu siç ai e ka vizionin e tij. Eksperti britanik Majkëll Vood, ndonëse nuk ka dashur të komentojë detajet e deklaratës me argumentet e pavarësisë së Kosovës që do të paraqiten në GJND, për mediat e Kosovës ai ka thënë se tashmë deklarata është përfunduar dhe ajo do të deponohet para datës 17 prill në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë. Deri atëherë, përballja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbetet sfidë për diplomacinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    I'am ILLYRIAN Maska e ballisti_tetova
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Vendndodhja
    TETOVA
    Postime
    26
    ska force qe mund ta kundershtoje pavarsine
    www.votethenation.com votoni shqiperine

    www.ballistet.org

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Nuk është në diskutim pavarsia, por vënja në jet e saj në instancat ndërkombëtare!

    Po humbën rastin në gjyq , kjo , pra pranimi ndërkombëtar shtyhet për koh të gjatë.
    Kjo do të jet një sfid e madhe për shqiptarët në Kosovë.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET1
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Më 17 prill Kosova dërgon deklaratën e saj në GJND

    Kosova do të respektojë në përpikëri afatin dhe procedurat e vendosura nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, çka nënkupton se një deklaratë fillestare do të dërgohet nga Prishtina në këtë gjykatë më 17 prill.

    Prishtinë, 13 prill

    Institucionet e Kosovës janë të përgatitura për ballafaqim me Serbinë në GJND. Me këtë rast, Vlora Çitaku, zv.ministre e Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, vlerëson se kjo ministri e ka marrë “shumë seriozisht” çështjen e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatë Ndërkombëtare, pasi Serbia kërkoi nga ky organ që të japë një mendim këshillëdhënës nëse kjo shpallje ka qenë e ligjshme. Ajo është shprehur se pala kosovare do t’i respektojë në përpikëri afatet dhe procedurat e vendosura nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë , çka nënkupton se një deklaratë fillestare do të dërgohet nga Prishtina në këtë gjykatë deri më 17 prill. Ndërkaq, partitë opozitare kanë shprehur dyshimet e veta për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë çështje të nxehtë këto institucione, rezultat i së cilës , sipas shumë ekspertëve, pritet të ndikojë shumë në ecjen e mëtejme të shtetit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vete gjyqi edhe sikur te arrije nje deklarate kunder kosoves, nuk mund te marre vendime mbi nje fakt te kryer tashme dhe realitet i cili nuk zhbehet dot edhe sikur te merrej nje vendim i tille.
    Nuk ka kurrsesi mundesi qe pavarsia e kosoves e arritur nen moton amerikane te shtrirjes gjeostrategjike te rikthehet mbrapsht.
    Pra kjo gjykate thjesht luan me bllofin e garantuar, pervec faktit qe serbia fiton nje premio morale dhe asgje me tej.



    dito..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Prishtina e përgatitur ta mbrojë pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Në fund të kësaj jave institucionet e Kosovës dërgojnë një Deklaratë fillestare në GND, në kuadër të procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është kërkuar nga Serbia dhe është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në tetor të vitit të kaluar. Institucionet e Republikës thonë se janë përgatitur mirë për t’u prezantuar dhe për t’u ballafaquar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.
    Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me të Drejtën ndërkombëtare, ndërkohë që shpallja nuk e ka cenuar asnjë dokument juridik ndërkombëtar, përfshirë edhe Rezolutën 1244. Ky besohet të jetë argumenti më i fuqishëm, që ekipi për mbrojtjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do ta shfrytëzojë në procesin që pritet të fillojë të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, procesin e përgatitjes së Kosovës për këtë sfidë e vlerëson si shumë profesional.

    “Me siguri do të hapë dilema për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë jam i bindur që vendimi do të jetë pozitiv dhe ai vendim edhe do t’i kthjell edhe ato shtete të cilat ende kanë dilema në raport me Kosovën. Besoj po ashtu se do të jetë argumenti i fundit që Serbia e ka përdorur kur dihet se ajo ka përdorur të gjitha argumentet edhe në kuptimin e përdorimit të dhunës, por edhe tani në përdorimin e mjeteve po them në thonjëza “juridike” që ta kontestojë pavarësinë e saj”, ka theksuar zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

    Kosova e ka edhe një shans që para këtij organi të lartë të drejtësisë ndërkombëtare të dëshmojë të drejtën e vet historike, politike dhe juridike për të qenë shtet, thotë Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re, duke e kritikuar njëherësh procesin e përgatitjes si tejet të mbyllur për opinionin.

    “Opinioni në Kosovë duhet të njihet me shkallën e përgatitjes së ekipit të Kosovës, sa i përket kësaj çështje shumë të ndjeshme dhe natyrisht në këto procese nuk do të duhej të përjashtohej askush, madje do të duhej që të involvoheshin sa më tepër akterë dhe njohës të këtyre fushave, në mënyrë që të jemi më të kompletuar dhe të gatshëm që të dëshmohet për të drejtën e Kosovës dhe të qytetarëve saj për të pas shtet të tyre”, deklaron Makolli.

    Ndërsa, sipas analistit Behlul Beqaj, me faktin që “Serbia ka shkelur sovranitetin e vet duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve brenda territorit të vet”, e ka humbur edhe të drejtën që të ketë sovranitet edhe mbi atë popull, andaj ky proces do të jetë edhe një dështim për përpjekjet e Serbisë.

    “Sovraniteti i shtetit serb nuk ka lejuar assesi, sikurse që nuk lejon sovraniteti i asnjë shteti në botë që ta nëpërkëmbë, që ta dhunojë, ta deportojë dhe ta vrasë etnitetin tjetër, i cili është pjesë përbërëse e atij shteti. Këtë e ka bërë Serbia dhe me faktin që sovranitetin e ka keqpërdor duke i shkelur të drejtat e njeriut, mendoj që e ka privuar vetën nga e drejta që të ketë sovranitet edhe mbi atë popull i cili ka kërkuar lirinë”, thotë analisti Beqaj.

    Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillon të premten ku Kosova dhe Serbia do të paraqesin deklaratat fillestare.
    Ky proces nuk pritet të ketë ndonjë efekt të rëndësishëm, pasi Kosova tashmë është çështje e kryer, vlerësojnë politikanët në Kosovë. Ndërkaq, Qeveria, ka deklaruar se tashmë ka marrë gatishmërinë nga shumë shtete me ndikim në botë që do ta mbështesin deklarimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


    | s.b & RTK staff |
    13 prill 2009 - 13:22:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në GJND Kosova përkrahet nga më të fuqishmit

    Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia.
    Në GJND Kosova përkrahet nga më të fuqishmit

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, para disa ditësh konfirmoi se Prishtina zyrtare ka përgatitur shumë dokumente që vërtetojnë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Skadimi i mandatit të dorëzimit të materialit është 17 prilli. Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia. Ndërsa Serbinë po e përkrahin shtetet siç janë: Rusia, Kina, Azerbajxhani, Argjentina, Bolivia, Venezuela, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia do të përkrahin iniciativën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Pordhe me rrigon jane keto proçeset e Hages ndaj çeshtjes se pamvaresise se Kosoves.

    Sa te jete Amerika, s'e gjun kush dot topin e shqiptarit.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Rrofte Chavez!
    Usa nuk e rruan fare nga fukarenjte e East-it apo West-tit, i shtyp si morra dhe tani i shtyp me shume se ka 5 milion shpirtra me teper.
    Gjithmone me ka ardhur keq per serbet, ne ish qytetin ku jetoja bile isha per te pare nje inagurim kishe qe bene m'u duken njerez normale, te sjellshem(vetem te veshur keq). Gjynah nga zoti! Per nj'at zot Kosova e meriton te jete shtet, jetojne shume shqiptare atje ........ ?
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •