Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Gjarpni ne krye e jo ne bishte zoteri dhe zonja,po ja hjeke Hardhuces bishtin i del tjetri,9 rej bishti e jo prej krejevjet 5 shtepia 18 dhete shtepia 36 vjet njizet shtepia,e liruem prej bishti e jo prej kreje...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sot nisėn punėt pėr rindėrtimin e pesė shtėpive nė lagjen Kroi i Vitakut nė veri tė Mitrovicės
    Mitrovicė, 23 prill - Pasi janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet, sot kanė nisur punėt pėr rindėrtimin e pesė shtėpive nė lagjen Kroi i Vitakut nė veri tė Mitrovicės, banorėt e sė cilės prej pasluftės janė duke jetuar nėpėr strehimore kolektive dhe vende tė papėrshtatshme pėr jetė normale. Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, pėrshėndet fillimin e rindėrtimit tė shtėpive tė djegura dhe tė shkatėrruara nė Kroin e Vitakut nė veri tė qytetit dhe njėkohėsisht shpreh gatishmėrinė pėr tė ndihmuar nė kėtė drejtim tė gjithė tė zhvendosurit pa dallim etnik. Ai theksoi se nė kėtė proces nuk ka kurrfarė prapavijė politike, por krejtėsisht humane meqė strukturat komunale kanė obligim qė tė krijojnė kushte tė mira pėr jetė pėr tė gjithė qytetarėt. "Njerėzit kanė tė drejtė tė ndėrtojnė dhe tė jetojnė nė pronat e tyre". Rexhepi garanton se nuk do tė ketė kurrfarė provokimesh nga askush dhe nė pronat ku do tė fillojė puna do tė jenė vetėm punėtorėt dhe familjarėt. Gjithashtu ai tha se nė shtėpitė qė do tė rindėrtohen nuk do vendoset askush tjetėr, pos familjeve qė janė tė veriut dhe kanė pronat e tyre atje. Rexhepi tha se komuna pėrkrah brenda mundėsive tė gjithė ata qė duan tė kthehen nė pronat e tyre pa kurrfarė dallimi etnik. Nė kėtė kontekst, ai tha se komuna ėshtė e gatshme tė ndihmojė dhe tė kėrkojė nga Ministria pėr Kthim dhe Komunitete qė tė ndajė fonde pėr tė gjithė serbėt qė kanė pronat nė jug dhe qė dėshirojnė tė kthehen.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pajaziti pėrjashton zgjidhje policore pėr veriun


    Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, i tha BBC-sė se nuk ėshtė synim i autoriteteve nė Kosovė qė tė bėjnė zgjidhje policore pėr problemet nė veriun e Kosovės.

    Ai tha se janė pėrcjellur porosi tė bashkėjetesės nė veri dhe se masat policore janė tė fundit pėr tė penguar, siē i cilėsoi, keqbėrėsit qė duan ta mbajnė gjendjen pezull nė kėtė pjesė tė Kosovės.

    Autoritetet policore pėrdorėn nė dy ditėt e kaluara, gazin lotėsjellės pėr tė shpėrndarė njė grup protestuesish serbė nė lagjen Kroi i Vitakut nė veri tė Mitrovicės, qė kėrkuan ndaljen e punimeve nė rindėrtimin e shtėpive tė banorėve shqiptarė, tė shkatėrruara qė nga pėrfundimi i luftės.

    Pjesėtarėt e komunitetit serb nė veri, kanė kundėrshtuar rikthimin e banorėve shqiptarė nė pjesėn veriore, tė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės dhe kanė refuzuar bashkėpunimin me autoritetet nė Kosovė.

    Pjesa mė e madhe e pjesėtarėve serbė tė policisė sė Kosovės, kanė lėshuar vendet e tyre tė punės pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Qeveria e Kosovės, ndėrkaq u ka dhėnė njė afat deri mė 30 qershor qė tė vendosin nėse duan tė kthehen nė vendet e tyre tė punės.

    Ministri Pajaziti tha se ka filluar njė process i komunikimit me policėt serbė dhe se afati i pėrcaktuar do t’u mundėsojė atyre tė vendosin pėr tė ardhmen.

    Ai shprehu besimin e tij se njė numėr i madh i tyre do tė kthehet nė vendet e punės.

    Zoti Pajaziti tha se duhet tė shfrytėzohet prania e misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX, pėr kthimin e policėve serbė nė institucionet e Kosovės dhe pėr tė ndaluar njė manipulim, siē e cilėsoi, tė rrezikshėm tė tyre nga strukturat jashtė vendit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mitrovicė: Shtohet numri i forcave tė sigurisė - vazhdojnė punimet nė Kroin e Vitakut
    Rreth 100 protestues serbė janė shpėrndarė me forcė nga organet policore tė EULEX-it dhe ato tė Kosovės, tek lagjja “Kroi i Vitakut”, nė veri tė Mitrovicės, pasi qė refuzuan t’u binden urdhrave tė policisė. Protestuesit kėrkonin ndėrprerjen e punimeve tė shtėpive tė shqiptarėve, njoftojnė agjencitė.
    Banorėt serbė tė pjesės veriore tė Mitrovicės edhe sot kanė protestuar dhe janė pėrpjekur t’i ndalin punimet e filluara pėr ndėrtimin e shtėpive tė shqiptarėve tė zhvendosur tek lagjja Kroi i Vitakut.
    Forca tė shtuara tė Policisė sė Kosovės dhe asaj tė EULEX-it, tė pėrkrahura edhe nga KFOR-i, kanė siguruar vazhdimin e punimeve nė kėtė lagje nė veri tė Mitrovicės.

    Zėdhėnėsi rajonal i Policisė sė Kosovės, Besim Hoti, thotė se pas mosbindjes sė serbėve qė t’i zbatojnė urdhrat e policisė, ėshtė dashur qė tė pėrdoret gazi lotsjellės pėr t’i shpėrndarė protestuesit serbė.

    “Rreth orės 10:30, diku afėrsisht 100 qytetarė serbė, sipas Hotit, janė tubuar nė pėrpjekje tė pengimit tė punimeve tė shtėpive tė shqiptarėve tek lagjja Kroi i Vitakut.

    Pėr shkak tė mosbindjes sė tyre, Hoti thotė se intervenimi ka qenė i domosdoshėm. Pasi qė nuk i kanė pėrfillur urdhrat policore, forcat speciale tė Policisė sė EULEX-it ėshtė dashur dhe kanė qenė tė detyruara tė pėrdorin gazin lotsjellės pėr t’i zmbrapsur protestuesit dhe njė gjė e tillė ka ndodhur.

    E gjithė situata ėshtė pėrcjellė nga afėr edhe nga pjesėtarėt e KFOR-it, thotė Hoti. Zmbrapsja e protestuesve ka rezultuar me njė situatė tė qetė dhe tė palėnduar, thotė zyrtari i Policisė sė Kosovės.

    Mirėpo, ai konfirmon se nė atė pjesė janė shėnuar edhe tė shtėna me armė zjarri, por tė cilat nuk kishin si pasojė tė plagosur apo viktima nė njerėz.

    Ndonėse nuk ėshtė konfirmuar ende se prej nga kanė ardhur kėto tė shtėna, Hoti beson se ato kanė qenė tė drejtuara drejt forcave qė po ruajnė vendin e punimeve nė kėtė pjesė tė Mitrovicės.

    Tė revoltuar pasi qė nuk po munden t’i pengojnė punimet pėr ndėrtimin e shtėpive nė Kroin e Vitakut, disa serbė janė tubuar nė cep tė urės kryesore tė lumit Ibėr, kurse numėr i madh i pjesėtarėve tė KFOR-it dhe EULEX-it janė vendosur mbi urė pėr tė penguar ndonjė incident tė mundshėm. /Agjencitė/

    Mė herėt KosovaLive, duke u thirrur nė “burime tė veta tė besueshme” ka raportuar se njė serb ka pėsuar lėndime gjatė njė shkėmbimi zjarri mes grupit tė banorėve serbė qė po protestonin kundėr rindėrtimit tė shtėpive tė shqiptarėve nė lagjen “Kroi i Vitakut”, nė veri tė Mitrovicės dhe pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės dhe atyre tė EULEX-it.

    Po ashtu burime tė besueshme tė KosovaLive brenda Policisė rajonale tė Mitrovicės, kanė bėrė tė ditur se shkėmbimi i zjarrit ėshtė provokuar nga protestuesit serbė, tė cilėt kanė shtėnė nė drejtim tė policisė qė po siguron mbarėvajtjen e punimeve pėr rindėrtimin e shtėpive tė shqiptarėve nė kėtė lagje tė qytetit tė Mitrovicės. Por, ende nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht identiteti i tė plagosurit e as rrethanat qė ēuan nė shkėmbim zjarri mes protestuesve serbė dhe pjesėtarėve tė policisė.


    | s.b & RTK staff |
    27 prill 2009 - 13:14:50
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arrestohen tre serbė pėr sulmin ndaj policisė

    Nga Express mė 29.04.2009 nė ora 10:35
    Policia e Kosovės ka arrestuar tre persona tė nacionalitetit serb, banorė tė fshatit Sllatinė tė Leposaviqit, si tė dyshuar pėr pėrfshirje nė rastin e sulmit tė armatosur ndaj policisė, qė kishte ndodhur mė 18 prill.

    Tre tė dyshuarit janė arrestuar pa ndonjė incident tė shėnuar, tė hėnėn pasdite, si rezultat i shėnimeve tė mbledhura operative mbi rastin e raportuar, njofton Besim Hoti, zėdhėnės i policisė nė Mitrovicė.

    Policėt e stacionit Leposaviq, nė konsultim me prokurorin e Prokurorisė sė Qarkut nė Mitrovicė, ka zbatuar urdhėr kontrollin e njė shtėpie private nė fshatin Sllatinė e Ibrit, nė kėrkim tė provave dhe elementeve tjera tė rastit.

    Gjatė zbatimit tė kontrollit tė shtėpisė, policia ka gjetur dhe sekuestruar njė pushkė mitraloz tė kalibrit 7.62mm, me 147 copė fishekė tė kalibrit tė njėjtė.

    Nė lidhshmėri me rastin, policia ka arrestuar; M. Jankoviq (1982), S. Antonijeviq(1982) dhe S. Jovanoviq (1988), si tė dyshuarit e mundshėm pėr pėrfshirjen e tyre nė rastin e sulmit tė armatosur ndaj zyrtarėve policor si dhe nė rastin e vjedhjes gjithashtu.

    Ndaj tre tė dyshuarve tė arrestuar, me vendim tė prokurorit publik, policia ka caktuar ndalimin policor pėr zhvillim tė hetimeve tė mėtejme.

    Patrulla policore e stacionit Leposaviq ishte sulmuar me armė zjarri, mė 18 prill, nė rrugėn magjistrale Mitrovicė - Leposaviq, pėrkatėsisht nė fshatin Kamenicė.

    Rasti ishte raportuar se ka ndodhur rreth mesnatės, nė kohėn kur njėsiti patrullues i stacionit Leposaviq po kryente patrullimet e zakonshme nė rrugėn magjistrale.

    Policia kishte bėrė tė ditur se patrulla kishte vėrejture njė traktor, pa shenja ndriēimi, i cili po lidhej nė rrugėn magjistrale nga rruga dytėsore e fshatit Kamenicė tė Leposaviqit. Nė momentin kur policėt kanė tentuar tė ndalin traktorin, nga prapa janė dėgjuar disa tė shtėna nė drejtim tė automjetit policor, ndėrsa tre tė dyshuarit kanė braktisur traktorin dhe kanė ikur nė drejtim tė panjohur.

    Automjeti zyrtar i policisė sė Kosovės, “KIA Sorento”, si rezultat i tė shtėnave me armė zjarri, kishte pėsuar dėme materiale nė xhamin e prapmė tė automjetit, si dhe nė xhamin dhe derėn e krahut tė djathtė tė automjetit.

    Nė vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe marrė shtatė gėzhoja tė kalibrit 7.62mm, tė cilat besohej se ishin pėrdorur nga tė dyshuarit nė kėtė rast.

    Traktori i braktisur nga tė dyshuarit ishte identifikuar se i takon njė 52-vjeēari, banor i fshatit Kamenicė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    BE: Tė dėnohen sulmuesit nė Mitrovicė

    Bruksel, 29 Prill 2009 (Kosovapress) Koha 20:09

    Protestuesit nė Kosovė, tė cilėt i kanė sulmuar paqeruajtėsit ndėrkombėtarė, duhet tė sillen para drejtėsisė sa mė shpejt tė jetė e mundur, thuhet nė njė komunikatė tė Bashkimit Evropian, dy ditė pasi njė paqeruajtės francez u lėndua nė dhunėn nė pjesėn veriore tė Mitrovicės
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tirana dėnon veprimet e dhunshme tė ekstremistėve serbė

    Tiranė, 30 prill - Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dėnon veprimet e dhunshme tė ditėve tė fundit tė njė grupi tė vogėl ekstremistėsh serbė nė lagjen «Kroi i Vitakut», nė Mitrovicė, qė kėrkojnė ndėrprerjen e punimeve pėr rindėrtimin e shtėpive tė qytetarėve shqiptarė tė shkatėrruara gjatė luftės sė vitit 1999. Me anė tė njė deklarate, Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė bashkohet me apelin drejtuar qytetarėve tė Mitrovicės pėr tė ruajtur qetėsinė dhe pėr tė shmangur ēdo provokim, duke qenė tė sigurt se Policia e Kosovės, EULEX i dhe KFOR i janė tė vendosur, tė pėrkushtuar dhe tė gatshėm tė pėrgjigjėn ndaj kujtdo qė kėrcėnon sigurinė, stabilitetin dhe rendin publik nė Kosovė. Nė kėtė kontekst, Ministria e Punėve tė Jashtme ėshtė e bindur se e drejta e qytetarėve shqiptarė, ashtu si edhe e gjithė qytetarėve tė tjerė, pėr kthim nė shtėpitė dhe pronat e tyre, si njė e drejtė elementare njerėzore dhe plotėsisht legjitime nuk do tė mbetet peng i kalkulimeve politike. Ministria e Punėve tė Jashtme rikonfirmon mbėshtetjen maksimale ndaj institucioneve qendrore dhe vendore tė Kosovės, EULEX it dhe KFOR it nė pėrpjekjet e tyre tė vendosura pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e mėtejshėm tė dhunės, si dhe pėr tė garantuar funksionimin e institucioneve tė saj legjitime, nė tė gjithė territorin, nė interes tė paqes e stabilitetit dhe perspektivės integruese europiane e euroatlantike tė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ambasadori gjerman mbėshtet rindėrtimin dhee kthimin e tė zhvendosurve

    Mitrovicė, 30 prill - Gjatė qėndrimit nė Mitrovicė, ambasadori i Gjermanisė nė Kosovė, Hans Diter Shtajnbah, i ka dhėnė mbėshtetje rindėrtimit dhe pėrpjekjeve pėr kthimin e tė zhvendosurve nė pronat e tyre nė gjithė Kosovėn. Duke u ndėrlidhur me procesin e rindėrtimit nė veri, ku gjatė disa ditėve ka pasur protesta tė dhunshme tė serbėve, tė cilėt kundėrshtojnė rindėrtimin, Shtajnbah ka thėnė se dhuna ėshtė e papranueshme. Gjatė njė takimi me kreun e Mitrovicės Bajram Rexhepi, diplomati gjerman ėshtė interesuar pėr pėrpjekjet e komunės pėr krijimin e kushteve pėr kthim edhe nė jug tė qytetit, duke pėrmendur me kėtė rast fshatin Frashėr ku janė tė rindėrtuara 137 shtėpi tė serbėve, tė cilėt hezitojnė tė kthehen. Lidhur me kėtė ēėshtje, Rexhepi, vlerėsoi si shumė me rėndėsi depolitizimin e ēėshtjes sė tė zhvendosurve. Ai tha se rindėrtimi ėshtė njė projekt humanitar dhe ai nuk duhet tė politizohet prej askujt. Sa i pėrket Frashėrit, Rexhepi tha se komuna ka shprehur gatishmėrinė qė tė ndihmoj me tė gjitha mundėsitė qė ka nė mėnyrė qė banorėt serbė tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Ai tha se ekziston vullneti i plotė i komunės qė tė ndihmoj konkretisht pėr kėrkesat qė kanė banorėt e kėtij fshati. Ndėrsa pėr procesin e rindėrtimit nė Kroin e Vitakut, Rexhepi tha se atje punėt janė duke shkuar sipas planit. Ai dėnoi dhunėn e ushtruar nga ekstremistėt serbė ndaj strukturave tė rendit dhe punėtorėve qė janė tė angazhuar nė atė projekt, duke thėnė se ata kanė pėr qėllim tė politizojnė edhe gjėrat mė humane.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e musauka
    Anėtarėsuar
    20-06-2006
    Vendndodhja
    ne italia
    Postime
    1
    Nuk ma merr mendja qe do te dorzohen kosovaret,,,dihet qellimi i serbis ,karshi kosoves,,rroft kosova,,rrofte shqiperia,,rrofte shqiptaria kudo qofshin,,
    Kodi PHP:
    [CODE][/CODE
    NINO,.,.ITAL

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.youtube.com/watch?v=-fvb0...layer_embedded


    Kthimi i shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės

    Besim Abazi
    Zėri i Amerikės
    30-04-2009


    Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi tha sot se kthimi nė shtėpi ėshtė e drejtė e garantuar pėr tė gjithė qytetarėt e vendit pavarėsisht pėrkatėsisė etnike.

    Komentet e tij pasuan njė javė protestash tė grupeve tė qytetarėve serbė nė pjesen veriore te Mitrovicės tė cilėt po kundėrshtojnė rindėrtimin e disa shtėpive tė shqiptarėve nė atė zonė. Policia edhe sot pėrdori gazin lotsjellės pėr tė shpėrndarė njė grup protestuesish, tė cilėt kėrkojnė ndėrprerjen e punimeve pėr rindėrtimin e shtėpive.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •