Eshte nje katund ne mos gaboj ne treven e Pukes.. qe quhet Kryezi..
Nga kjo treve thuhet se kan dale shum fise te veriut ne shqiperi por dhe te kosoves..
Ku ka tjeter fise me llagapin Kryeziu..
Po katunde me kte emer?
Po ne Kosove sa te perhapur jane fisi i Kryezive dhe a kan lidhje me njeri tjetrin?
A jane musliman apo dhe katolik?
bujrum kush di dicka..
ja psh nje Kryezi i njohur..
--
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •Shko te: navigacion, kërko
Ekrem Kryeziu lindi më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.
Diplomoi në Akademin e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjosori produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.
Ekrem KRYEZIU, Ne TVB nga fillimi 1966 qe si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe UKA I BJESHKEVE TE NEMURA (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme.
Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës. Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari “irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi”. Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës “Labia” dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor. Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në SHBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike. Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve “Një lindje” ka fituar çmimin ORWO, më 1973; dy seriale televizive (“Po e zëm, po e zëm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera në Prishtinë” 2001, skenarist); tri teledrama (“Të ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980); tetë filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar “Prix d’ Italie”, në Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Gjurmë të Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Një jetë e tërë” 1980, “Gjurmë të Bardha” 1980 – “Arena e Bronztë” për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994; dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995; dy filma artistikë “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna” 1997; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si “Të ngujuarit”, 1971 Prishtinë, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004. Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
--
Ruaj Lidhjet