Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Çfarë nxjerrim në dritë nga filozofimi?

    Duke marre shkak nga nje koment i Sokolit ne nje teme, ku shprehet "Filozofia vetem ben pyetje dhe nuk jep pergjigje" me lindi pyetja:

    Valle perse njerezit filozofojne?

    Cfare fitojme duke bere pyetje e vrare mendjen per te gjetur pergjigje. Cili eshte ndikimi direkt i filozofise tek njerezit? A filozofojne te gjithe njerezit? A eshte filozofia luks i disa individeve? Cfare te ben filozof.

    Do te isha tej mase i interesua te lexoja mendimin e te gjithe atyre qe shkruajne ne kete forum.

    Albo

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Njerezit filozofojne sepse duan ti japin kuptim gjerave dhe vetem pastaj te veprojne ndryshe anarshia do te mbizoteronte

    Per tu bere filozof behet ai qe studjon njerezit menyren se si ata interact me njeri tjetrin cfare duan ata te fusin ne mendjet e dikujt perse ca gjera jane te nevojshme te ndodhin edhe pse nuk na pelqejne etjjjjjjj

    .................................................. ...........................

  3. #3
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Pse filozofojme?

    Edhe kjo eshte nje pyetje filozofike!!! Une filozofoj sepse deshiroj te di sa me shume, dhe rruga e dijes eshte e pafund dhe une dua ta ndjek ate rruge. Dua te luaj dhe me fjalet dhe mendimet e mia ne perplasje me boten qe me rrethon, me te kaluaren me te tashmen dhe me te ardhmen. Boshti jam une dhe misteri i gjithckase eshte ne fokus.
    Une them se te filozofosh, nuk ka asgje te keqe. Mjafton qe kjo filozofi mendimi te behet dhe filozofi jete dhe veprimi.
    kaq per tani
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Filozofimi = njerëzishmërimi i njeriut

    Po sikur të filozofonim më shumë ne shqiptarët do ta keshim një gjendje më të volitshme dhe do të ishim më të kënaqur me vetveten, me të tjerët dhe me Zotin.
    Ç'do të thotë të filozofosh? Do të thotë të fillosh të bëhesh njeri (sepse kafshët nuk filozofojnë, ato sillen me instinkt), pra, të fillosh ta përdorësh arsyen, mendjen, t'i fusësh në lëvizje mendjen, arsyen - që të veprosh me to e jo me bark, sepse njeriu pikërisht dallon nga kafsha për shkak se është kafshë racionale (mendore), kafshë që mendon.
    A nuk jemi dëshmitarë ne vetë të ditëve që po i jetojmë se të gjitha ngatërresat me njerëz lindin vetëm për shkak se mendojnë jo me arsye por me bark (instinkt). E pra, këta që nuk e kanë në rend të parë arsyen në veprimet e tyre mbështesin filozofinë (e tyre) se njeriu nuk është qenie racionale por kafshë. E si të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj filozofie?!
    IHS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Problemi im me pergjigjet tuaja eshte se ju nuk i jepni pergjigje aspak asaj qe "Filozofia/Filozofi servir pyetje por jo pergjigje"

    Si mund te mesosh, si mund te ndertosh e jetosh me mire kur filozofia dhe filozofet nuk te japin pergjigje por te shtojne perpleksitetin ne mendje me nje shumllojshmeri pyetjesh pa pergjigje?

    Si mendoni ju?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga lulja_e_dimrit : 06-11-2002 më 05:00

  7. #7
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    mendimi mendimi!
    eshte si nje elektron i lire qe na habit dhe na mrekullos
    dhe per te pajtuar me veten tone themi qe nuk eshte e vertet
    nuk eksiston ( per shumicene njerzeve mendimi eshte nje prodhues i perditshem per gjerat elementare dhe te domosdoshme per te jetuar dhe nuk shtyhen me tutje) por ne te njeten kohe kur ndodhet KUNFOSIONIN ME TE MADH KERKON NDIHME NE ankthin e brendeshem ku konflikti midis materies dhe shpirtit nderthure dhe thure malinkonine e eksistenzes.

  8. #8
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Albo

    pse e ke kete tendencen per te kundershtuar ate qe thone te tjeret? A nuk eshte me mire te jemi te lire?

    miqesisht puhiza
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  9. #9
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Per mendimin tim, qe te kthesh pergjigje pyetjeve filozofike, duhet te jesh filozof i filozofise. Mbase me kuptuat, nese jo ketu jam une

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Filozofimi = përgjigje në pyetjen "pse"

    Ndoshta komenti "Filozofia vetem ben pyetje dhe nuk jep pergjigje", ka mund të jetë më preciz, psh. se filozofia përpiqet të përgjigjet në pyetjen "p(ër)se" - për gjithçka pyet "pse?" - mundohet të gjejë shkaku apo arsyen e fundit të gjithçkafit. Pra, mundohet t'i gjejë përgjigje pyetjes.
    Po të mos kishte dhënë filozofia përgjigje nuk do të ishin bërë të gjitha ato debate, diskutime, teza etj. që i mësojmë sot nëpër shkolla dhe që i kanë shtyrë njerëzit të mendojnë dhe të marrin qëndrime për jetën. Falë së vërtetës duhet thënë se shumë ideologji, totalitarizme rrjedhën prej filozofimit, porse prej atij të gabuar. Ne ndoshta edhe po jetojmë të udhëzuar mu nga ky filozofim i gabuar.

    "Punë punë natë e ditë, filozofim filozofim natë e ditë, që të shohim pakëz dritë".
    IHS

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •