Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shqiptaret dhe prejardhja e sllaveve

    ARTIKUJ VITI IV - 1 NĖNTOR 2002


    --------------------------------------------------------------------------------

    NACIONALIZMI SHQIPTAR, RREZIK E MUNDĖSI
    Shkruan: Ullmar QVICK

    Nacionalizmi si fenomen shoqėror e politik u zhvillua nė shekullin XIX, pjesėrisht si rezultat i kėrkesave pėr liri, barazi dhe vėllazėrim, tė frymėzuara nga Revolucioni Francez, pjesėrisht pėr arsye tė dobėsimit tė perandorisė osmane dhe mė vonė tė kolonializmit evropian, sė pari nė Amerikėn Veriore dhe nė Amerikėn Latine, e mė vonė - nė shekullin XX - edhe nė Afrikė dhe nė Azi.

    Nacionalizmi ka luajtur njė rol shumė tė madh nė zhvillimin botėror gjatė kėtyre dy shekujve tė fundit. Nga njėra anė mund tė themi se nacionalizmi pozitiv, i cili kėrkon tė drejta demokratike e etnike, mundėsi zhvillimi ekonomik, shoqėror dhe kulturor pėr cdo popull dhe minoritet etnik, me respekt tė plotė pėr popuj tė tjerė sipas parimit "to live and let live" (afėrsisht "jeto e lėri tė jetojnė") rreshtohet me forcat mė pėrparimtare tė botės dhe bėn pjesė nė proceset demokratike ndėrkombėtare.

    Nacionalizmi negativ, nga ana tjetėr, ėshtė i lidhur ngushtė me racizmin, me manipulime politike, fetare e ekonomike pėr tė fituar pushtetin nė njė vend. Kur ai synon drejt zaptimit tė territoreve tjera, jashtė njėsisė etniko-shtetėror ku vepron, quhet shovinizėm. Disa prej rrymave politike tė kohės sonė e kanė si themel atė mendim, se njė racė apo njė popull ėshtė epror, se racat dhe popujt e tjerė janė inferiorė, mė tė ulėt, nga tė gjitha pikėpamjet. Qėndrime tė tilla ideologjike dhe praktike ushqehen nga fashizmi, sionizmi, pansllavizmi e rryma tjera ultranacionaliste. Nė disa shtete tė botės, pra, kjo ideologji negative ėshtė bėrė pjesė e politikės zyrtare shtetėrore dhe ka shkatuar dėm tė pallogaritshme: luftėra, masakra, urrejtje, skamje. Mund tė them se nė mėnyrė mė tė fshehtė, edhe nė atdheun tim, nė Suedi, veprojnė organizata me karakter jashtėzakonish negativ nacionalist.

    Tė kthehemi tani te nacionalizmi shqiptar. A kemi nė historinė e shqiptarėve shembuj tė nacionalizmit pozitiv? Doemos qė po. Lufta dhe puna e rilindasve duhet vlerėsuar pozitivisht, sepse pa aktivitetin e tyre tė madh patriotik, me siguri Shqipėria nuk do tė ekzistonte sot. Dua tė pėrmend edhe Mit'hat Frashėrin, alias Lumo Skendo, (1880-1949), i cili si politikan, publicist dhe shkrimtar meriton shumė respekt edhe nė ditėt tona. Meqė ai u bė eksponenti numėr njė i organizatės Balli Kombėtar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pas luftės bėri qė ai tė bėhet objekt i sulmeve mė tė ndyra nga ana e komunistėve; kjo ka lėnė gjurmė deri nė kohėt tona, kėshtu qė Lumo Skendo mbetet mjaft i panjohur. Mundet qė disa prej krerėve tė Ballit Kombėtar bėnin njė politikė tė dyshimtė, ndoshta edhe kundėr interesave shqiptare, mirėpo kjo nuk duhet tė kushtėzojė qėndrimin tonė ndaj Mit'hat Frashėrit si ikonė e nacionalizmit pozitiv shqiptar.

    Dihet se shqiptarėt pėr mė shumė se 120 vjet kanė pėrjetuar vuajtje, vrasje - bile masakra - dhe dėbime nga trojet e tyre pėr arsye tė politikės shoviniste tė shteteve fqinj. Pėr fat tė keq, ideologjia helmuese shoviniste ka pasur ndikim edhe tek botėkuptimi i popujve tė shteteve pėrkatėse. Shpeshherė janė kombinuar sulme reaksionare politike e fetare kundėr shqiptarėve, pėr t'i pėrligjur synimet rrėmbyese tė pushtetarėve fqinj. Nga ana tjetėr duhet pranuar - dhe nė kėtė aspekt shumė shqiptarė duhet tė largohen pak nga egocentrizmi i tyre - se barbarizmat e shovinizmit kanė prekur gati tė gjithė popujt e Siujdhesės Ballkanike. Studimet historike na mėsojmė se vuajtjet mė tė tmerrshme janė shkaktuar nga luftėrat midis Turqisė dhe Greqise nė fillim tė shekullit XX, nga politika makabre e sadiste qė kanė ndjekur ustashėt nė Kroaci gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe nga ngjarjet nė Bosnje-Hercegovinė nė vitet 1990. Problemi i shqiptarėve ka qenė kombinimi i prapambetjes ekonomiko-shoqėrore, e cila e ka bėrė popullin tė pambrojtur, me faktin se sidomos Serbia dhe Greqia kanė pasur interese, kryesisht tė natyrės gjeostrategjike, pėr tė zaptuar territoret shqiptare.

    A janė shqiptarėt tė prekur nga ndjenja shoviniste apo jo? A vepron ndėr shqiptarėt racizmi dhe intoleranca ndaj popujve tjerė?

    Pėr fat tė keq besoj se jo vetėm te tė tjerėt, por edhe te shqiptarėt ka mjaft njolla, tė cilat ndonėse nuk duken nė pamje tė parė, prapė vazhdojnė ta kenė ndikimin e vet.

    Disa shqiptarė flasin me pėrbuzje pėr popuj tė tjerė. Sigurisht se shqiptarėt kanė arsye tė ndiejnė dėshpėrim dhe neveri, por duhet kuptuar se racizmi nė thelb ėshtė i shėmtuar. Si mik i shqiptarėve, mė duhet tė pranoj sinqerisht se mėrzitem kur dėgjoj shprehje si "Hitleri u dha sllavėve trajtimin e merituar", ose "serbėt e kanė ligėsinė nė gjene."

    Hitleri ishte armik numėr njė i tėrė njerėzimit, e politika e tij ēnjerėzore s'e ka asnjė fije pozitive. Nė fund tė fundit, ai u bė katastrofė edhe pėr vet popullin gjerman. Fakti se populli serb ėshtė ushqyer me mite antishqiptare nuk do tė thotė se ky si popull ėshtė i prishur nga pikėpamja gjenetike. Ndikimi shoqėror luan rol qendror, tė mendosh se serbėt e kanė "trashėguar gjenetikisht" urrejtjen ndaj shqiptarėve ėshtė njėsoj idiotike si tė pohosh se shqiptarėt qenkan njerėz me bisht! (Ēmenduri kjo e njė "shkencėtari" serb nė fillim tė shekullit XX).

    Poashtu, dėgjoj mjaft shqiptarė tė dėshpėruar tek thonė se "serbėt duhet tė kthehen nė vendet nga ku kanė ardhur, Karpatet." I shkreti shqiptar, i cili flet nė kėtė mėnyrė, duhet tė dinte se fjala "Karpatet" rrjedh nga fjala ilire "Karpė, krapė" me kuptimin "shkrep". Dihet se edhe fjala "Beskidet", njė pjesė e Karpateve, mund tė shpjegohet vetėm me fjalėn ilire "bjeshkė", fjalė qė gjallon nė gjuhėn shqipe edhe sot e kėsaj dite. Ilirėt i lanė toponimet e veta atje, shi pėr arsye tė qėndrimit tė vet tė gjatė nė atė territor. Kėshtu, nėse u dashka zbuar serbėt deri nė Karpate, atėhere le t'u bėjnė shoqėri atyre edhe shqiptarėt, kėta tė fundit pėr arsye tė prejardhjes sė vet ilire!!!

    Nacionalizmi i mbrujtur me tolerancėn dhe respektin ndaj popujve tjerė duhet tė lavdėrohet. Personalisht unė pranoj se nuk jam pa paragjykime, fundja kush ėshtė nė kėtė botė? Njė politikė e mirė, nė fund tė fundit, ėshtė tė jesh intolerant vetėm kundėr - intolerancės!

    Synimi i kėtij artikulli nuk ka qenė aspak tė irritoj njerėz me pikėpamje tė kundėrta, do tė gėzohem nėse ata marrin parasysh mendimet e shprehura kėtu, ndryshe lirisht ēdonjėri le tė mbetet te pikėpamjet e veta personale. Kam ėndrra, si shumica e shqiptarėve intelektualė, se njė ditė do tė zhduken kufijtė, se njė ditė njerėzit do tė llogariten thjesht si njerėz, duke gėzuar respekt e mirėkuptim nga tė gjithė, duke ruajtur vlerat e tyre etnike dhe duke vlerėsuar vlerat e tė tjerėve.

    Kjo ėshtė njė ėndėrr e bukur, por edhe po tė ishte e paarritshme, ne duhet tė punojmė nė drejtim tė realizimit tė saj. Sepse, pa ėndėrra njeriu nuk mbijeton dot.


    --------------------------------------------------------------------------------





    COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MĖ:. 31.10.2002 17:09

    ASNJĖ ARTIKULL NUK MUND TĖ BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TĖ REDAKSISĖ

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk eshte se pajtohem me gjithe cfare shkruan autori, por desha te cek vetem faktin se sllavet kane prejardhjen prej Karpateve dhe ne paragrafin 10 shume mire, thjeshte, logjikshem dhe shkencerisht nxirret kuptimi i Karpateve dhe te nje pjese te Karpateve Beskideve, dhe poashtu edhe ketu autori nxjerr ne pah okupimet dhe uzurpimet e tokave shqiptare nga serbia dhe greqia dhe poashtu pretendimet e tyre per akoma toka, kjo per te gjithe ata perkrahesit e Janullatosit dhe te tjereve si ai (qe shpresojme dhe besojme qe keta te pakohen dhe te mos mbetet asnjeri i tille). Dhe poashtu nje fakt me shume per te mbeshtetur ata qe kerkojne largimin e Janullatosit dhe te tjereve si ai.
    Mirepo sido qofte kete teme e hapa me shume per prejardhjen e sllaveve nga shqiptaret.
    Vlen te permendet edhe nje fakt ketu qe Kuteli e thekson ne nje shkrim te tija se cfare disa linguiste serbe i kishin thene ketij te fundit per serbishten me theks shqiptar te serbeve te Kosoves dhe te Serbise jugore.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kam lexuar nga disa historiane te paanshem sllave, por tashme kam harruar edhe emrat e tyre qe vet Stefan Nemanja nja nga krijuesit e kombit malazez ka qene shqiptar dhe mbiemri i tij ka qene Nimani por disa duke ngaterruar greqishten e vjeter me te re apo keshtu dicka ka qene puna e kane lexuar gabimisht.
    Poashtu per Stefan Dushanin ish mbret i Serbise ne fillim te shekullit te 14.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •