Jo pėrderisa s'lotoni!
Zėri i Zgjimit | www.atafili.wordpress.com
Dhe tu kėnaqet syri.. Kurani, 43:71
Shkruan: Avni Tafili
Jo, pėrderisa syri nuk tė loton, mos mė fol pėr devotshmėrinė! Mos mė fol pėr sinqeritetin! Mos mė fol pėr bujarinė! Mos mė fol pėr zemrėn e mirė! - pėrderisa syri stė loton!
Syri vetėm nė Xhennetet e Allahut kėnaqet! E nė kėtė jetė loton vetėm kur tė vėrtetėn bindshėm e beson dhe e ndjen! Po loti nuk rrjedh prej syrit tė thatė! Jo, kurrė prej syrit qė jetėn e merr prej njė zemre tė tharė! Zemėr e tharė ėshtė zemra e shqetėsuar, e jo e qetė. Nuk ka sesi syri tė lotojė, kur zemra vazhdimisht mbushet, e rrallėherė zbrazet. Mbushet me tė liga, e nuk pendohet; e keqardhje nuk ndjen! E si ka pėr tė zbrazė tė ligat! Po, njerėzit janė tė ngutshėm nė tė folur dhe nė tė gjykuar, e shpeshherė nuk pėrfillin tė drejtėn e tė pastrėn, dhe gabojnė.
Jo, syri qė i ngulitur nė bukuritė e kėsaj ėshtė, nuk loton! Sepse janė sy tė lėvizshėm e tė dalldisur. E nuk janė sy, qė argumentet shohin. Janė tė mbyllur ndaj tė vėrtetės. Jo pėrderisa slotoni, tė vėrtetėn e tė bukurėn thellė nė shpirt sdo ta ndjeni!
Mė e ligė ėshtė ligėsia e njeriut qė syri vet i palotueshėm ėshtė! Loton kush i butė ėshtė, i matur e i qetė. Vėshtron me sy tė zemrės e jo tė ballit! Dėgjon me arsye e jo me vesh! Duron duke pritur gjykimin e Allahut tė Madhėruar, nuk nxiton nė paragjykim ndaj tė tjerėve. Jo, por ai ka sy qė sloton, sepse ka zemėr qė nuk sheh, po ka sy qė vėshtron, por materie sheh! Gjithēka qė uni e nefsi i pėshpėritė. Emrat e njerėzve pėr tė, nuk janė emėrtime krijesash tė Zotit, por konkurrues tė kėnaqėsive trupore tė tij!
E si tė lotojė syri qė Krijuesin e vet spėrkujton. Edhe atėherė kur gjuha nė pėrkujtim i lėvizė, zemra e heshtur i rri. Po, a mos vallė se zemrėn mund ta mashtroj! Jo, zemra nuk gėnjen, e as nuk mashtron, ajo nuk dėgjon vullnetin tėnd. Ti mund tė dėshirosh diēka, por dėshirat trupore zemra i kundėrshton. E ti pėrpiqu tėrė kohėn tė lotosh, por syri gėnjeshtar mund tė jetė. Pėrderisa zemra me dashuri e frikė ndaj Zotit tė saj smbushet!
Jo pėrderisa slotoni! Nuk keni pėr tė aguar njerėz tė rinj, e as njerėz tė zgjuar mendėrisht e shpirtėrisht. Ju nuk do tė lotoni pėrderisa ndaj fėmijėve tė mos jeni tė urtė, e ndaj prindėrve tė butė, e ndaj pleqve tė mėshirshėm, e ndaj vajzave tė turpshėm! Jo, kurrsesi! Syri qė loton, ėshtė sy me zemėr qė Allahun adhuron! Jo pėrderisa nuk ulni shikimet kur nė rrugė ecni, e jo pėrderisa nuk ulni zėrin kudo qė jeni, e jo pėrderisa ndaj dijetarėve tė Ummetit tė matur e tė respektueshėm nuk jeni!
Jo, ju ata qė nė rrugėn e Zotit luftojnė, nuk i pėrfillni! Ata qė nė rrugėn e Allahut pėrpiqen; me pasuri, me dije, me kohė e me gjithēka! E ēdi ti se ēdo tė thotė muxhahid tė jesh! Muxhahid ėshtė ai qė pasurinė e vet e flijon qė pasuria jote tė mos cenohet. Ai qė kohėn e vet flijon qė ti kohė tė kesh Allahun ta njohėsh e ta adhurosh! Jo, por syri sloton, sy qė gjithēka lexon me ulje e fyerje. Nuk di ēėshtė flijimi, e as sakrifica, e as vetėmohimi! Po, njeri me sy qė vetėm kur dritėn prek, sheh!
Ti lexon, por sndjen. Nuk tė udhėzon germa. E as fjala qė dėgjohet. Por nė udhėzim tė drejton vullneti e logjika! Kur ti ke vullnet tė mirė e tė fortė, e ke logjikė qė mendon, Zotit i drejtohesh sinqerisht, dhe Ai me mėshirėn e Vet tė udhėzon. Sepse syri qė sloton, ėshtė e njė koke qė slogjikon, e jetė merr prej njė zemre qė vullnet ska!
Jo, pėrderisa syri nuk tė loton, mos mė fol pėr devotshmėrinė! Mos mė fol pėr sinqeritetin! Mos mė fol pėr bujarinė! Mos mė fol pėr zemrėn e mirė!
Vetėm loti qė kur pėr tė vėrtetėn flitet, rrjedh! E dėshmi ėshtė loti, jo fjala e qerja e fytyrės! Lot qė rrjedh atėherė kur duhet tė rrjedh. Edhe atėherė kur vetėm nė vetmi je! Kėtė dėshmi se ke pėr tė tjerėt, por ndaj vetvetes. Tė kuptosh sesa ndaj Allahut, qė sheh e dėgjon, e di nė hollėsi atė qė mendon dhe punon, i je i bindur dhe e do!
Syri qė rrallėherė loton, nuk ėshtė sy qė loton! Por sy i etur pėr lot! Loti i sinqertė vendbanim ka sytė e njerėzve tė sinqertė! Loti ėshtė dėshmi e brendisė plot besim, bindje e dashuri pėr tė Vėrtetin, ndaj Zotit tė ēdo gjėje, Allahut tė Madhėruar!
Lum pėr sytė qė lotojnė, sy qė ndaj bukurive tė kėsaj jete nuk nguliten!
O Allah! Na bėj prej atyre qė lotojnė, e u shtohet bindja e respekti ndaj Teje, e prej atyre qė kur Fjalėt Tua dėgjojnė, trupi u rrėqethet, e besimi e dashuria ndaj Teje mishėrohet!
Ve ma et-teufik ila bilah
Krijoni Kontakt