Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Hari Mata Hari: “Kam gjak shqiptar, ndonjëherë ndihem i tillë”

    Në vizitën e tij të dytë në Shqipëri, këngëtari boshnjak Hari Mata Hari shpreh vlerësimet maksimale për “Miss Albania”, evenimentin që e kishte të ftuar nderi dhe anëtar të jurisë.

    Ai është pritur me duartrokitje të ngrohta mbrëmjen e së martës në sallën e Pallatit të Kongreseve, duke mbajtur kështu edhe një premtim, se do të këndonte për njerëzit që e votuan maksimalisht në Festivalin Evropian të Këngës, ku u rendit në vendin e tretë. Ka qëndruar pak në Tiranë, megjithatë kjo i ka mjaftuar për ta rinjohur edhe një herë qytetin, ndërkohë që duket se njeh mjaft mirë karakterin e shqiptarëve, meqenëse gjyshi i tij nga nëna ka qenë shqiptar. Ndoshta pikërisht kjo thirrje e gjakut, i shtyu shqiptarët, që dy vjet më parë me këngën “Lejla”, t’i jepnin vlerësimin maksimal në Eurosong. Hari Mata Hari është një shkurtim i emrit të këngëtarit Hajrudin “Hari” Varešanoviæ. Ndërsa i gjithë grupi është me origjinë nga Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës.

    Kjo nuk është hera e parë, që jeni në Shqipëri..

    Kam qenë edhe një herë tjetër privatisht, por mund të them që kjo është hera e parë që jam në një vizitë zyrtare. Më pëlqen shumë Tirana dhe njerëzit e saj.

    Si ju duket në këtë vizitë të dytë kryeqyteti shqiptar?
    Tirana është shumë e bukur, por e mbushur me kontradikta, ku do të thosha se gjen shumë diamante dhe shumë gurë, që do të thotë se është në një proces ndryshimi.

    Cili është ndryshimi mes Tiranës dhe Sarajevës?
    Ka shumë ndryshim mes të dy qyteteve, sepse Sarajeva është më e vogël dhe më kompakte, ndërsa Tirana po rritet për të qenë një metropol i madh.

    Patët kohë për të vizituar qytetin?
    Kam pasur vetëm pak kohë, por shpresoj të vij sërish dhe të vizitoj disa vende të bukura.

    Ishte shumë interesante deklarata juaj në Pallatin e Kongreseve për origjinën shqiptare?
    Po, babai i mamasë sime, shumë kohë më parë ka ikur nga Tirana në Sarajevë, kur lindi nëna ime.

    Kur e keni mësuar këtë origjinë?
    E kam ditur që në fillim. Ka shumë familje me origjinë shqiptare që jetojnë në Sarajevë. Unë e njoh mentalitetin e shqiptarëve dhe i shoh ata si miq. Kam dëgjuar kohë më parë për vendin tuaj, pasi ne jemi fqinj dhe, madje, unë kam pasur shumë miq shqiptarë si dhe fansa që më kanë ndjekur këtu e vite më parë.

    Ndjehesh ndopak shqiptar?
    Ndonjëherë.

    Çfarë mendoni për spektaklin “Miss Albania”, ku ishit i ftuar dhe anëtar i jurisë?
    Mund të them me bindje se është evenimenti më prestigjioz në të cilin kam marrë pjesë. Kam qenë në shumë spektakle në vende të ndryshme të Ballkanit, por në Tiranë gjeta vërtet një eveniment dinjitoz.

    Po vajzat pjesëmarrëse si iu dukën?
    Shqiptaret janë të bukura, (qesh), ashtu si vajzat e Ballkanit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx ballist per shkrimin ..

    po me gezon qe Hari qenka dhe Shqiptar..
    Eshte nje kengetar i jashtzakonshem.. i mrekullueshem.. dhe kenga e tij ne Eurovizion padyshim me e bukura jo vetem ne ate festival ku morri pjese..por e gjith eurofestivaleve..

    Per vete e kam degjuar kte kenge..mbi 120 here.. dhe asnjiher nuk mu merzit..perkundrazi..me kenaq cdo here..

    ..

    Suksese Harit.. tonë..

    Degjojeni sa embel kendon..



    http://www.youtube.com/watch?v=gWJqs...%20herzegovina



    ...

  3. #3
    Miss & Mister Albania 2007

    Hari Mata Hari midis prezantuesve Gazmend Gjoka dhe Agnesa Vuthaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ka shume shqiptare ne Bosnje sikur edhe ne cdo vend tjeter te ish-Jugosllavise. Pothuajse te gjitha burektoret dhe embeltoret (pasticerite) ne Bosnje, Kroaci, Slloveni, etj. mbahen nga shqiptaret.

    Me pelqen shume kenga e ketij qe e kendoi ne Eurovizion, mirepo mendoj qe eshte gje e tepert te ftohet dhe behet gjithe ky nder ne Shqiperi. Cfare ka bere ky per Shqiperine dhe shqiptaret? Asgje hic fare!!! Kengetar te nivelit te tij ke me dhjetra e qindra nder shqiptare. A ka ftuar ndonjehere Bosnja ndonje artist shqiptar ne evenimente te tilla? Jo, asnjehere. Pse ne tu bejme gjithe kete nder kur ata per ne skane bere gje asnjehere?
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 23-07-2007 më 01:04
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Pershendetje Dodon,

    Nuk mendoj se ftesa e tij kishte te bente me origjinen, mgjth me erdhi mire kur e degjova qe e permdendi diçka te tille.

    Kenga e tij u mireprit vjet ne Eurovizion dhe ne publikun shqiptar. Spektakle te tilla, jo vetem ne Shqiperi, tentojne te ftojne artiste te ndryshem qe kane patur sukses ne fushat e tyre.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Edhe ky me gjak Shqiptari , bravo ..lol

    Kte bashkpunimin me Draganen e ka shume te bukur

    http://www.youtube.com/watch?v=cna8p...%20herzegovina

  7. #7
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    hari mata hari ,besoni se kurr ska shanc ne televizor temin me kendu se fill e ndrroj programin.!
    High Voltage , Power Supply

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga Gjallica Lexo Postimin
    Edhe ky me gjak Shqiptari , bravo ..lol

    Kte bashkpunimin me Draganen e ka shume te bukur

    http://www.youtube.com/watch?v=cna8p...%20herzegovina
    Dragana eshte shkine nese se dije. Eshte e drejte e jotja ta pelqesh.Veq sa per informacion,me pase mundesi ajo ty(edhe mu) t'pren ne qafe.

    E kete tjetrin e paten ftu njehere edhe ne videofest. Tipi dul e tha qe i vinte mire qe ishte ne Kosove e Metohi. Po te isha presidente do ta shpallja aty per aty person non-grata.

    Ps.Muzika e tij nuk me duket ndonje gje e madhe do te thote me deshire nuk do ta degjoja fare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Miss & Mister Albania 2007

    Hari Mata Hari midis prezantuesve Gazmend Gjoka dhe Agnesa Vuthaj
    ky harrisi,

    duket qe ka qgjak shqiptar, se se ka koken e madhe dhe me berdunglla, si e kane ne pergjithsi boshnjaket apo malazest, per me teper shikoni malazest e Vrakes ne shkoder,...

    ja edhe nji nga kenget me te degjuara te harrisit,

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Eshte shum skandaloze. Qdoher ne Shqiperi kur mbahet ndonje spektakel i madh kombetar ftohet dikush nga jasht. Se fundmi eshte ftuar nje Boshnjak. Qfar K....... kerkon nje Boshnjak M..... ne spektaklet tona. Shum ofenduese nje Sllav M....... me vleresue femrat shqiptare. Marreeeeee.

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •