ka nje ministri bujqesie qe do ta zgidh kte problem o shi skeptiku...
mo u beni merak ti me josifin..
rendesi ka qe parate e shtetit do benen ullinj e jo dubaje.. si i ben ps-ja..as bunker si dulla..
thom una kaiher se nuk ka mo budallej ... jom gabim ... hala flet me llafollogjin e dulles - paret e shtetit ... prona e ministris bujqsis ...
si guxon ...
thuaji salles te behet skenderbe ... te propozonj qe qdo qdo qift Shqiptar qe te martohet ketej e tutje, kudo qe te jene, te vijne te mbjellin ne male e kodra, fusha e bregore ... nga nje deri nje mije rrenje ulli ... perndryshej ...
n'tollum ty edhe ustait tat ... haxhiqamils ...
Ore ullinj per te tėre ore sbehet fjale.po ca ullinjsh thoni re.me thoni nje qytet qe ka mbjell ullinj ene ju ka pa ndonje te mire.shif o vella lazaratin mbjellin "ullinj"ene kenaqen.... :P
Haha do mbjelle ullinj Saliu.
Me siguri do ja kene kerkuar serbet ose greket sic beri Hrushovi me Enver Hoxhen qe i tha mbillni vetem portokalle se grure jua sjell une. Sa doni ju tha Hrushovi kaq ton grure? Te ne kete sasi e hane minjte per nje vit.
Ja po persritet historia komuniste.
Shekulli, E Enjte, 18 Dhjetor 2008
Majė ulliritErvin Bushati
Rasti i fundit i talljes abuzive me konceptin e bujqėsisė dhe zhvillimit rural, ishte premtimi pėr 20 milionė rrėnjė ullinj tė mbjellė nė mandatin e ardhshėm qeverisės. Kėsaj radhe, Kryeministri vendosi qė ta bėjė vendin tonė njė superfuqi tė vogėl vaji, menjėherė pasi arriti tė realizojė ėndrrėn e tij bėrthamore. Ashtu si ēdo kryetar i madh qė do tė hyjė nė histori, ai zgjodhi ullirin si tė preferuar, nė vend tė patates historike.
Ndėrkohė qė direktiva ėshtė dhėnė, ministria e linjės ėshtė ngarkuar qė brenda muajit janar tė ngrejė ekipin qė do tė justifikojė dashurinė dhe pasionin ekonomik qė gjeti Kryeministri te kjo pemė fisnike, pasaportė e pėrjetėsisė sė tij. Ėshtė afėrmendsh qė qeveria nuk mund tė paraqesė asnjė studim shkencor prej 2 fletėsh, mbi tė cilin ėshtė mbėshtetur kur ka bėrė premtimin e saj bombastik tė radhės.
Sot kemi gjithsej 4.7 milionė rrėnjė ullinj, nė njė sipėrfaqe prej 45 mijė ha nėpėr gjithė Shqipėrinė. Mjaftojnė njohuri bazė tė matematikės pėr tė parė qė, duke gjykuar nga sasia dhe sipėrfaqja e mbjellė me ullinj deri mė sot qė nga koha e Skėnderbeut, nesėr duhet qė kjo sipėrfaqe tė rritet me 200 mijė hektarė mė shumė. Ndėrkohė, nė vendin tonė ka vetėm 239 mijė hektarė tokė kodrinore, nė tė cilėn mund tė kultivohet ulliri; dhe nė kėtė shifėr pėrfshihen dhe zonat qė nuk e kanė parė ndonjėherė ullirin me sy, qė nga Tropoja, deri nė Korēė.
Pėr tė realizuar ėndrrėn fisnike tė Kryeministrit, fizikisht nuk ka tokė, pa marrė parasysh mundėsitė ligjore, teknike, financiare, trendin rajonal tė kėsaj industrie, marketingun, etj.
Pėr tė pėrmbushur ėndrrėn e Kryeministrit, duhen shkulur tė gjitha pemėt e tjera frutore qė janė mbjellė nėpėr kodra, duhen shkulur dhe gjysma e ullinjve ekzistues, duhen shkulur tė gjitha shtėpitė e ndėrtuara rishtas nė proces legalizimi nga ALUIZNI, ashtu si dhe u duhet marrė me zor aprovimi i atyre qė nuk janė dakord qė tė mbjellin ullinjtė e Kryeministrit nė oborrin e tyre.
Reforma e ullirit mund tė realizohet vetėm si njė reformė agraro-ushtarake, pa asnjė sens ekonomik dhe social. Nėse pėr kėtė qeveri ėshtė e rėndėsishme qė me ēdo mėnyrė tė mbajė ēfarėdo lloj premtimi absurd, atėherė mirėqenia e shqiptarėve nuk do jetė kurrė prioritet. Ajo nuk e ka idenė se ēfarė rruge duhet tė ndjekė qė tė gjejė tregun apo dhe format pėr tė mbrojtur fermerėt, nė rast se nis kėtė projekt tė marrė.
Ėshtė formė e njohur e kėsaj qeverisjeje qė tė caktojė prioritetet nė tavolinė; dhe vetėm pastaj tė kryejė me radhė studimet mbi fizibilitetin, mundėsitė financiare, ligjore, teknike, tregtare, etj. Javėn e kaluar, Ministria e Bujqėsisė nga Vlora, deklaroi me pompozitet se deri nė janar do tė ngrinte grupin punės pėr tu marrė me zbatimin e strategjisė. Do ishte normale qė deklarata e qeverisė tė vinte pasi tė ishte mbledhur grupi, tė ishte kryer studimi, tė ishin analizuar mundėsitė dhe pastaj tė ishte arritur konkluzioni.
Mėnyra se si tė gjitha kėto politika tė qeverisė kryhen, dėshmojnė pėr mungesėn e seriozitetit pėr tė ndryshuar gjendjen e bujqėsisė dhe ekonomisė nė vend. Ėshtė humbje kohe dhe fyerje ndaj njerėzve qė jetojnė nė fshat, pėr tė marrė dhe analizuar nė mėnyrė profesionale ato veprime dhe sjellje, qė janė produkt i demagogjisė, paaftėsisė dhe militantizmit politik, nė prag tė njė viti elektoral.
Qeveria, nė mėnyrė tė pėrsėritur fyen dhe denigron qytetarėt e kėtij shteti kur ndėrmerr hapa tė tillė nė ekonomi, duke folur si e ėma e Zeqos, kėsaj radhe majė ullirit. Populizmi i dėmshėm i Kryeministrit i ka sjellė shumė andralla dhe vuajtje vendit tonė gjatė gjithė kėtyre viteve tė njė tranzicioni pa fund.
Zgjidhjet pėr bujqėsinė, zhvillimin rural dhe ekonominė, do tė dalin vetėm kur procesi i propozimit tė zgjidhjeve tė jetė shkencor, serioz dhe realist nė pretendimet e tij. Zgjidhjet pėr njė jetė mė tė mirė nė Shqipėri, do tė dalin vetėm atėherė kur nė krye tė politikave tė jetė njė vullnet tjetėr; njė vullnet i ri.
shoku sifi..
interestorant qo pune o dujsif.. te jete koicidence qe ti ndan te njejtat shqetsime me shokin ruc shoqen dad e lahperet caush arap e miljarderet edvin met tak.. etj.. ne lidhje me berishen sali..
ne rezonanc te plote je me ata monstra..
he me te lumte o kuader me vlera i partise..
po portokalla dhe mandarina do mbjelli ky mer
hajt para partizon,ti bejm malet dhe kodrat pjellore si dhe fushat![]()
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
dhe ku si enveri me ullinj e aksione bejme baba te te ngjaje
Krijoni Kontakt